Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dashurohet vetem ajo qe nuk kihet.
--- Marcel Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 160 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Lajme :: Deklarate e Parlamentit Europian
Postuar nga: Albo

Lajme Deklarate e perbashket e Delegacionit per Marredheniet me vendet e Evropes Juglindore e Parlamentit Evropian dhe Delegacionit te Kuvendit te Shqiperise

Bazuar ne konkluzionet e Takimit te 9-te Nderparlamentar midis Parlamentit Evropian dhe Republikes se Shqiperise, i mbajtur ne Bruksel me 9-10 Shtator 2002, te dy delegacionet miratuan deklaraten e meposhtme:

Lidhur me situaten politike ne Shqiperi

1. Vleresuan zgjedhjen me konsensus ne 24 Qershor 2002 te Presidentit te ri te Republikes se Shqiperise, gje qe tregoi nje thellim te maturise te
politikes shqiptare

2. Shprehen urimet e tyre me te mira per stabilitetin politik dhe demokratik ne Shqiperi, pavaresisht nga formimi i tre qeverive te ndryshme, qe nga zgjedhjet parlamentare te Veres 2001; kerkuan forcimin e te gjitha institucioneve demokratike ne nivel qendror dhe lokal, ne menyre
qe te reduktohet distanca midis perfaqesueve te zgjedhur dhe qytetareve dhe te permiresohen aftesite e ketyre institucioneve per te ofruar sherbimet baze;

3. U ben thirrje forcave politike opozitare ne Parlamentin Shqiptar te mbajne premtimin e tyre per te luajtuar rolin e tyre ne Kuvend, si dhe ne
organet politike lokale, pasi jane te nevojshme per te siguruar rivendosjen e besimit reciprok dhe suksesin e reformave politike dhe ekonomike.

4. U kane bere thirrje ligjvenesve shqiptar, komisionit bi-partizan dhe aktoreve te tjere te pershpejtojne punen e tyre lidhur me reformen
elektorale shqiptare dhe te inkurajojne dhenien e nje informacioni me te plote per publikun dhe pjesemarrjen e gruas ne jeten politike.

5. Miratuan nevojen per te permiresuar legjislacionin per median dhe praktikat e zbatimit, ne menyre qe te sigurohet qendrueshmeria dhe
pavaresia e tyre financiare.

6. Inkurajuan Shqiperine per te vazhduar perpjekjet e tyre per te permiresuar respektimin e te drejtave te njeriut dhe atyre te minoriteteve ne perputhje me konventat nderkombetare ne keto fusha te rendesishme;


Lidhur me situaten ekonomike dhe zhvillimin e infrastruktures


7. Shprehen shqetesimin e tyre per GDP e ulet per fryme dhe situaten e veshtire ekonomike ne vend dhe inkurajuan Qeverine per te arritur tregues
positiv makro-ekonomik; te ul nivelin e papunesise dhe deficitin fiskal, borxhin e huaj, dhe te stabilizoje monedhen vendase;

8. I bene thirrje Qeverise Shqiptare per te ecur dhe perfunduar privatizimin e ndermarrjeve te medha shterore te mbetura, te tilla si Albtelekom dhe bankat; te modernizoje sektorin e industrise, ne vecanti ato te energjise dhe te ndihmoje ne racionalizimin e fermave te vogla, duke i lejuar ato te kalojne pertej veprimeve per mbijetese dhe te rrisin sasise, varietetet dhe cilesine e produkteve te tyre, ne menyre qe te permiresohet niveli i eksportit.

9. U ben thirrje te gjithe lojtareve pergjegjes dhe kryesisht Qeverise se Shqiperise, autoriteteve lokale dhe Institucioneve financiare nderkombetare te vazhdojne mbeshtetjen e tyre per te ndertuar apo rehabilituar dhe permiresuar sektorin e energjitikes si dhe te infrastruktures se transportit, ujit dhe telekomunikacioneve; u ben thirrje atyre per te pershpejtuar hapat dhe veprimet me tej me nenshkrimin e Protokollit per Korridorin, implementimi i menjehershem i te cilit do te sillte nje kontribut te rendesishem rigjallerimin ekonomik dhe social te Shqiperise.

10. I ben thirrje Qeverise se Shqiperise per te intensifikuar perpjekjet e saj per te zgjidhur ne menyre me efektive fenomenin e ekonomise paralele “gri”, mashtrimin dhe evazionin fiskal, duke percaktuar pikat per uljen dhe kontrollin final te tyre; u ben thirrje ligjvenesve dhe administrates
publike te krijojne nje mjedis ligjor te sigurt dhe dashamires ndaj biznesit, i cili do te inkurajoje investimet e huaja direkte dhe konkurencen e ndershme midis ndermarrjeve ne nje ekonomi tregu;

11. Vleresuan hapat e shqiptareve drejt dhe perfundimit te marreveshjeve te tregetise se lire me vendet fqinje;


Lidhur me luften kunder krimit te organizuar dhe imigrimit ilegal

12. Rikujtuan se krimi i organizuar dhe trafiku ilegal jane akoma probleme kryesore ne Shqiperi, te cilet jane dhe kercenim serioz per demokracine dhe sigurine; inkurajuan autoritetet shqiptare qe te vazhdojne ne menyre serioze perpjekjet e tyre ne menyre qe te eliminohen keto fenomene;

13. Vleresuan Strategjine Kombetare 2001 per Luften kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore dhe veprimeve anti-trafik te ndermarra kohet e fundit;
inkurajuan autoritetet shqiptare per vazhdimin e perpjekjeve te tyre ne kete fushe teper te mprehte;

14. U ben thirrje autoriteteve shqiptare per te permiresuar aftesite e tyre zbatuese, te forcojne zbatimin e ligjit dhe te permiresojne kapacitetet e tyre per menaxhimin e kufijve, vecanerisht nepermjet nje organizimi te mjaftueshem dhe stafit te organeve perkatese te zbatimit te ligjit, nepermjet nje koordinimi me te mire midis ketyre organeve dhe nepermjet sigurimit te pajisjeve, infrastrukturave dhe lehtesirave trajnuese me te mira per juristet dhe policine.


Lidhur me sistemin e gjyqesorit, administrates publike dhe luftes kunder korrupsionit


15. Shprehen shqetesimin e tyre per keq-funksionimin e vazhdueshem te gjyqesorit dhe te korrupsionin te perhapur gjeresisht atje dhe ne
strukturat e administrates publike; theksuan nevojen per te permiresuar me tej kapacitetin administrativ dhe pavaresine e sherbimit civil, i cili
vuan ne menyre te vecante ne nivel lokal, qe nga mungesa e stafit te kualifikuar deri tek mungesa e burimeve financiare;

16. I ben thirrje Qeverise t’i permbahet programit te saj per te kryer reforma ne administraten publike dhe te luftoje korrupsionin, te gjitha
ceshtjet duhen te trajtohen duke punuar ne menyre te ngushte me opoziten; ben thirrje per zbatimin e plote te Planit Anti-Korrupsion;

17. Kembengulen ne urgjencen per te marre te gjitha masat per dergimin dhe zbatimin ne kohe te vendimeve te gjykates, duke perfshire masat per
denimin e duhur te atyre gjykatesve dhe nenpunesit e tjere civil te cilet do te shpallen fajtore per korrupsion ose sjellje jo te mire profesionale;


Lidhur me Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit


18. I ben thirrje te gjithe aktoreve ne Shqiperi dhe ne institucionet e BE-se qe te respektojne angazhimet e tyre per te perfunduar te gjitha
hapat dhe pergatitjet ne menyre qe te arrihet asociimi formal te Shqiperise me BE-ne dhe ti permbush ato ne menyre te kenaqshme;

19. I ben thirrje Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare qe ti tejkalojne veshtiresite e zbatimit qe lidhen me programet e Komunitetit dhe me gjithe mbeshtetjen e BE-se per Shqiperine dhe te jap vemendjen e duhur zbatimit te suksesshem te prioriteteve te percaktuara ne
Programin Indikativ Shume-Vjecar 2002-2004, i hartuar nga Komisioni Europian ne bashkepunim me autoritetet shqiptare.

20. Duke marre parasysh marreveshjen politike te arritur nga Keshilli i Ēeshtjeve te Pergjithshme me 7 qershor 2002, per permbajtjen e direktivave tė negociimit qe ti besohen Komisionit Europian, shprehen deshirat e tyre se, ne perputhje me te gjitha kushtet dhe garancite paraprake dhe ne baze te progresit te arritur deri tani, mandati per te
hapur negociatat per nje Marreveshje te ardhshme te Stabilizim Asociimit mes BE-se dhe Shqiperise duhet te jepet ne nje nga takimet e ardhshme te
Keshillit te Ministrave, keshtu qe negociatat mund te fillojne brenda Presidences Daneze.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.