|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Dashuria, miqesia, respekti nuk formojne lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashkėt.
--- Tchehov
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Klosi- PS, dashuri ne kohen e koleres
Fatos Nano qe e kishte propozuar profesorin e fizikes me 1997, per te zevendesuar Arben Karkinin, kerkoi ta shkarkonte pas nje viti, kur u vra Azem Hajdari. Por deshtoi, ashtu si edhe Majko pak muaj me vone dhe opozita, 3 muaj me pare ne Parlament. Kronologjia e nje marredhenie te veshtire, derisa sa dje u firmos divorci
Nuk ka grafik me te mire per te matur humorin e politikes se mazhorances ne 5 vitet e fundit, se ajo e marredhenieve te saj, me shefin e sherbimit inteligjent Fatos Klosi. Nje marredhenie e veshtire, qe erdhi duke u degezuar, sipas ndarjes se grupimeve politike dhe raporteve mes lidereve, si brenda PS, ashtu edhe ne "Aleancen per Shtetin". Ne 5 vjet, qe mbajti mandatin e shefit te SHIK, vetem nje vit mund te konsiderohet i qete per Klosin, ndersa kater te tjerat, kane mbajtur mbi shpine 4 tentativa per shkarkim.
Pas trazirave antifajde qe sollen marreveshjen e marsit 1997 nga ku doli Qeveria e Stabilitetit e Bashkim Finos, shefi i sherbimit sekret te Berishes Bashkim Gazidede, i cli kishte drejtuar operacionet ne Jug, u arratis nga Shqiperia. Vendin e tij perkohesisht e zuri propozimi i PR, Arben Karkini, i cili pas 29 qershorit 1997 ia dorezoi celesat e zyres Fatos Klosit. Profesori i fizikes, sapo i kishte dorezuar PS dhe aleateve te saj te majte fitoren, me cilesine e Kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. I propozuar me sa duket nga ish-koleget e tij te Fakultetit te Shkencave te Natyres, Gjinushi dhe me pelqimin e Presidentit te sapozgjedhur Meidani, Kryeministri i asaj kohe Fatos Nano nuk ngurroi te firmose.
Por, pas nje viti, Nanos iu desh te firmoste edhe njehere, por kete rradhe kerkesen per shkarkimin e Klosit. I larguar per disa ore ne Maqedoni, gjate ngjarjeve qe pasuan vrasjen e Azem Hajdarit me 12 shtator 1998, Kryeministri, te parin vendim qe mori pasi u kthye ne Tirane, ishte propozimi per largimin e shefit te sherbimit inteligjent. Pasi mori "me dhune" votebesimin nga KPD e PS, Nano nuk arriti te krijoje kabinetin e ri qeveritar, keshtu qe vendin e tij e zuri Pandeli Majko. Meidani refuzoi ta largoje Klosin, me shpjegimin se ai e kishte paralajmeruar atentatin e bujshem, 4 muaj para se te ndodhte, duke sugjeruar edhe marrjen e masave nga institucionet pergjegjese.
Por, nuk do te kalonin shume kohe, brenda vitit 1998, edhe Kryeministri Pandeli Majko do te firmoste nje kerkese drejtuar Meidanit, per shkarkimin e Klosit. Kete rradhe, pengese per kete u bene "sherbimet sekrete te vendeve partnere", (nenkupto CIA). Lufta e Kosoves ishte drejt fillimit dhe SHIK e kishte kaluar proven e pare me agjentet amerikane, gjate veres se 1998, kur kishin arritur te shkaterronin disa celula te terroristeve islamike te Xhihadit dhe Bin Ladenit. Keshtu qe sinjalet e tyre dhe dashamiresia e Meidanit, e mbajten perseri Klosin ne zyren e katit te dyte te godines qendrore te ish-Shkolles se Mesme Ushtarake "Skenderbej". Tre muaj me pare, me 3 maj 2002, opozita ka deshtuar per here te trete, gjate ne nje votimi ne Parlament, ne perpjekjet per shkarkimin e shefit te SHIK, nen akuzen e pjesemarrjes ne veprimtari terroriste shteterore.
Ne nje leter drejtuar Klosit, me 11 korrik 2002, shefi i CIA, Xhorxh Tenet, shkruan se "bazuar ne punen tone te perbashket gjate krizes se Kosoves dhe deri ne luften kunder terrorizmit, nen drejtimin tuaj SHIK e ka provuar veten qe eshte nje partner i shendoshe, tek i cili qeveria ime mund te mbeshtetet gjithmone". Askush ne Shqiperi nuk e ve ne dyshim kete. Por, kjo duket se nuk ka mjaftuar kete rradhe per t'i dhene sinjale politikes se Tiranes, qe te mos e shkarkojne Klosin.
Marreveshja pozite- opozite e 19 qershorit per reformen ne institucione, pozicionimi i tij dukshem pro Meidanit ne garen per Presidentin, "pergjimi" nga ana e tij e bisedes Nano- Berisha kur diskutohej me ambasadorin Artur Kuko per President konsensual, largimi i mbrojtesve te tij, Meidani nga Presidenca dhe Gjinushi nga qeveria, jane zhvillime te mjaftueshme per te pershpejtuar renien e shefit te sherbimit sekret shqiptar. Megjithese diten qe diskutohej programi i qeverise se re ne Parlament, pozita dhe opozita, vetem me 4 vota kunder kishin arritur qe te ngrinin nje komision hetimor parlamentar per veprimtarine e SHIK. Puna e te cilit, do te nise keto dite, nderkohe qe Klosi, eshte thjeshte nje i papune.
|
|
|
|