|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Dhimbja eshte ndihmese e krijimit.
--- Bloy
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".
Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.
Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".
Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.
Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
|
|
|
|
| |
|
Njė studimi mbi pėrdorimin afatgjatė tė estrogjenit ka vėnė nė dyshim vlerat e terapisė me hornmone.
Terapia me hormone pėrdoret tek miliona gra pėr kapėrcimin e simptomave tė menopauzės ose pėr tė parandaluar sėmundjet kronike si ato tė zemrės dhe ostoperozės.
Por rezulati i njė studimi mbi pėrdorimin afatgjatė tė estrogjenit ka vėnė nė dyshim vlerat e terapisė me hornmone pėr shkak tė shtimit tė rrezikut pėr kancer tė gjirit.
Instituti amerikan i shėndetit u ka ndaluar klinikave pėrdorimin e estrogjenit tė kombinuar me progestin tek gratė. Ky vendim u morr pasi studimet treguan se kjo lloj terapie bėhet shkak pėr kancerin e gjirit.
Si njoftohet nė revistėn e shoqatės amerikane tė shėndetėsisė, mjeku Rossouw drejtoi grupin e punės qė kreu studimin e rasteve mes 16 mijė grave midis moshės 55 dhe 79 vjeēare. Kėto gra iu nėnshtruan njė terapie klinike me estrogjen dhe progestin, kombinim i njohur pėr parandalimin e kancerin e vezoreve.
Kjo terapi ishte planifikuar tė zgjaste 8 vjet e gjysėm, por u ndėrpre pas 5 vjetėsh pėr shkak tė rrezikut tė kancerit tė gjirit, dhe pasi mund tė shkaktojė edhe sėmundje tė zemrės, hemoragji cerebrale, e bllokim arteresh tė mushkrive dhe gjymtyrėve.
Megjithatė, studimi tregoi njė pakėsim tė frakturave tė kockave dhe tė kancerit nė boshtin e kurrizit. Por shkencėtarėt thonė se rreziqet afatgjatė tė terapisė sė hormoneve ishin mė tė mėdha sesa tė mirat, prandaj edhe provat u ndėrprenė.
Mjekja Margery Gass thotė se terapia afatshkurtėr zgjat nga 1 nė 4 vjet dhe rreziku gjatė kėsaj periudhe do tė ishte i vogėl, por gratė duhet ti shqyrtojnė vetė tė gjitha tė mirat dhe rreziqet qė rrjedhin nga kjo lloj terapie dhe pastaj tė vendosin duke u kėshilluar me mjekun. ***************************************
Qėndra pėr kontrollin e sėmundjeve ka nė plan tė hapė dy laboratorė tė rinj qė do tė ndihmojnė nė luftėn kundėr bio terrorizmit.
Nė laboratorin e parė shkencėtarėt do tė punojnė pėr tė zhvilluar metoda tė pėrparuara pėr matjen e nivelit tė kimikateve tė njohura pėr shkatimin e sėmundjeve. Ndėrsa laboratori tjetėr i ri do tė merret me kėrkime nė fushėn e sėmundjeve tė shkaktuara nga parazitėt.
Laboratorėt do tė vendosen nė mjediset e qėndrės pėr kontrollin e sėmundjeve nė Atlanta tė shtetit Georgia pritet tė fillojnė nga puna aty nga fundi i vitit. ***************************************
Quhet Castelio Campos dhe ėshtė 65 vjeē. Problemet nė zemėr shkaktuan tek ai hypertension pulmonar dhe trysni tė lartė nė arteret e mushkrive.
Pas analizave tė hollėsishme, mjekėt arritėn nė pėrfundimin se Castelio kishte nevojė pėr transplantin e njė zemre tė dytė, kjo nė anėn e djathtė tė gjoksit.
Mjeku Si Pham qė kreu operacionin thotė se zemra origjinale e Castelios do tė vazhdojė tė pompojė gjak nėpėr mushkri, ndėrkohė qė zemra e re e transplantuar do tė pompojė gjak nėpėr mjesėt e tjera tė trupit.
Qė prej vitit 1970 mjekėt amerikanė ka kryer 100 operacione tė tilla transplantimi.
Castelios Campos, ėshtė me prejardhje kubane dhe nė vitet 1960 ai u burgos nga regjimi i Kastros pėr veprimtari politike kundėr qeverisė. Ai erdhi nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1990 dhe ka punuar pėr njė kompani transporti nė Florida. ( Zeri i Amerikes )
|
|
|
|