|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ne politike, absurditeti nuk eshte nje pengese.
--- Napoleon Bonaparte.
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Qendra do tė jetė njė derė e hapur pėr tė gjithė ata qė kėrkojnė informacion rreth mundėsive tė ligjshme tė migrimit
IOM, asistencė falas pėr emigrantėt
Hapet nė Tiranė zyra e asistencės pėr personat qė dėshirojnė tė emigrojnė
Olsi Kolami
Tė interesuarit pėr emigrim nuk do tė kalojnė mė orė tė gjata pėrpara dyerve tė ambasadave nė Tiranė pėr t'u njohur me procedurat pėrkatėse. Organizata Ndėrkombėtare pėr Migracionin (IOM) ka hapur dje, nė Tiranė, zyrat e reja tė Qendrės sė Asistencės pėr Emigrantėt. Hapja e kėsaj zyre, ka si qėllim futjen e emigracionit nė kanalet ligjore dhe shmangien e rrugėve tė rrezikshme dhe tė paligjshme tė emigracionit. Nė ceremoninė e pėrurimit tė kėsaj zyre kanė qenė tė pranishėm zv.kryeministri dhe ministri i Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, Skėnder Gjinushi dhe pėrfaqėsuesi i IOM-it nė vendit tonė, Maurizio Busatti. "Kjo qendėr ėshtė e para e kėtij lloji nė vend dhe do tė jetė njė derė e hapur pėr tė gjithė njerėzit qė kėrkojnė informacion rreth mundėsive tė ligjshme tė migrimit", - ka thėnė pėrfaqėsuesi i IOM-it. Me hapjen e kėsaj zyre, synohet reduktimi i kohės pėr aplikimet e vizave, duke marrė nė fillim informacionet e sakta pėr mėnyrat e emigrimit. Ndėrsa Gjinushi, hapjen e kėsaj zyre e vlerėsoi si njė mundėsi mė shumė pėr rregullimin e procedurave tė migrimit, siē i kėrkon legjislacioni vendas dhe ai ndėrkombėtar. "Njėkohėsisht, kjo zyrė do tė parandalojė aktivitetet e trafikantėve nė kėtė drejtim",- tha ai.
Rruga e emigrimit
Drejtuesit e qendrės kanė pranuar se zyra do tė ofrojė njėkohėsisht asistencė pėr shėrbime parakonsullore, duke u mbėshtetur nė marrėveshjet dypalėshe me ambasadat tė ndryshme. "Qendra e Asistencės pėr Emigrantėt do tė ofrojė informacion tė saktė dhe falas pėr emigrantėt shqiptarė duke i ndihmuar ata tė njihen me procedurat e ligjshme tė emigracionit", - ka theksuar Busatti. Herė pas herė kjo zyrė do tė publikojė procedurat pėr mėnyrėn e emigrimit nė Amerikė, Kanada, Evropėn Perėndimore dhe Australi, duke u bazuar nė legjislacionin vendas dhe atė tė vendeve tė tjera. Ndėrsa pėr qytetarėt qė nuk janė tė qartė me procedurat e emigrimit, ėshtė vėnė nė dispozicion njė numėr telefoni. Ndėrkohė, punonjėsit e zyrės kanė hedhur poshtė idenė se qendra do tė sigurojė vizė apo leje qėndrimi, pasi ato mbeten kompetenca tė ambasadave. Nė tė njėjtėn kohė, IOM- do tė ofrojė skemėn e migracionit selektiv, i cili prej vitesh bėn pėrzgjedhjen e atyre qė duan tė emigrojnė, pas intervistimit tė tyre.
Riintegrim pėr emigrantėt
Njėkohėsisht, nė zyrat e IOM-it, sapo ka nisur njė projekt pėr identifikimin e shqiptarėve qė kanė emigruar jashtė vendit dhe pėr arsye tė ndryshme janė kthyer. Pėrfaqėsues tė IOM-it bėjnė tė ditur se, me anė tė kėtij projekti, synohet njohja e emigrantėve tė kthyer me kėrkesat qė ata kanė pėr punėsim apo pėr trajnim dhe riintegrimin e tyre nė Shqipėri. Pėr momentin, sqarojnė burime pranė IOM-it, ka nisur procedura e shpalljes sė kėtij projekti, nė tė cilin pritet tė pėrfshihen edhe njerėz qė kanė qenė vetė nė emigracion dhe njohin nevojat dhe kėrkesat e emigrantėve tė kthyer, kryesisht nga vende tė tilla, si: Anglia, Belgjika, Holanda etj.
Shekulli
|
|
|
|