Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mik i mire eshte ai, qe te mban vajzen e keqe.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 144 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Ceshtje Kombetare :: Rikthehet Familja Mbreterore ne Shqiperi
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Odiseja e gjatė e Familjes Mbretėrore nėpėr shtetet e ndryshme tė Europės e Afrikės, nga shtatė prilli i vitit 1939 kur u largua nga Shqipėria e deri sot

Aventura e gjatė e Mbretit Leka Zogu pėr kthimin nė Shqipėri


Dashnor Kaloēi

Pas njė odiseje tė gjatė prej mė shumė se 63-vjetėsh nė mėrgim, trashėgimtari i familjes Mbretėrore tė Shqipėrisė, Mbreti Leka Zogu i Parė mė sė fundi mbėrriti sot nė Tiranė, nga ku ai ishte larguar si fillim nė 6-prillin e vitit 1939 kur nuk ishte mė shumė se dy ditė qė kishte lindur. Shkak pėr largimin e Familjes Mbretėrore nga Shqipėria u bė agresioni fashist italian ndaj vėndit tonė dhe qė nga ajo kohė e deri mė sot ajo familje dhe Mbreti Leka i Parė kanė kaluar njė odise tė gjatė jo pa peripecira duke u vendosur e u zhvendosur nė disa shtete tė Europės dhe tė Afrikės.

Po pėrse u largua Familja Mbretėrore nga Shqipėria nė shtatė-prillin e vitit 1939, nė cilat shtete u vendos ajo dhe cilat ishin peripecitė e panumėrta qė kaluan ata nė 63-vitet e qėndrimit nė mėrgim jashtė atdheut tė tyre?

6-Prill 1939 largimi nė Greqi

Mė 27-prill tė vitit 1938, me njė ceremoni madhėshtore tė zhvilluar nė ambientet e Pallatit Mbretėror nė Tiranė, Mbreti i Shqiptarėve Ahmet Zogu vuri kurorėn martesore me princeshėn Geraldina Apony, e cila rridhte nga njė familje aristokrate me baba nga Hungaria dhe me nėnėn amerikane. Ēifti Mbretėror nuk mundi qė tė jetonte mė shumė se njė vit nė Shqipėri, sepse mė 6-prill tė vitit 1939, kur atyre kishte vetėm dy ditė qė u kishte lindur djalė dhe Mbreti Zog akoma nuk ishte shmallur mirė me trashėgimtarin e tij, po atė ditė ai u detyrua qė ta largonte atė bashkė me bashkėshorten e tij nga Shqipėria pėr nė Greqi, ku do tė nisej dhe vetė njė ditė mė pas. Shkaku kryesor dhe i vetėm i largimit tė familjes Mbretėrore nga atdheu ishte agresioni fashist i Benito Musolinit ndaj Shqipėrisė, i cili e datėn e sulmit ushtarak ndaj dhe zbarkimin e trupave tė tij nė portet Durrėsit, Shėngjinit, Vlorės e Sarandės e kishte zgjedhur apostafat atė ditė qė Mbretit Zog i kishte lindur fėmija i parė qė do tė ishte dhe trashėgimtari i vetėm i familjes Mbretėrore. Mbretėresha Geralndinė sė bashku me djalin e saj dy ditėsh, Lekėn dhe njerzit qė e shoqėronin, nė mesditėn e 6-prillit kaluan kufirin shtetėror nė pikėn kufitare tė Kapshticės dhe pasi u futėn nė territorin grek, mbėrriti nė qytetin e Follorinės. Njė ditė mė pas u bashkun me ta nė atė qytet edhe bashkėshorti i saj, Mbreti Ahmet Zogu, me gjithė besnikėt e tij qė e shoqėronin. Mbreti Jorgos i Greqisė duke dashur qė tė mos krijonte probleme me Italinė, me gjithė ndihmėn qė i ofroi Mbretit Zog, i sugjeroi atij qė tė vazhdonte udhėtimin e tij mė nė lindje dhe tė vendosej nė Turqi, ku ai do tė ishte mė i qetė dhe do tė kishte ndihmėn e pakursyer tė miqėve tė tij tė vjetėr.

Prill 1939, nė Greqi dhe Turqi

Pas disa ditėsh qėndrimi nė qytetin grek tė Follorinės, aty nga mesi i muajit prill tė vitit 1939, Mbreti Ahmet Zogu sė bashku me Oborrin Mbretėror dhe rreth 2000 besnikėt e tij qė e shoqėronin, u nis nga Greqia dhe mbėrriti nė qytetin e Stambollit, kryeqėndrėn e Turqisė. Qė nė ēastin e mbėrritjes sė tij nė Stamboll, Mbretin Zog dolėn pėr ta pritur me mijra vetė qė kryesisht ishin shqiptarė tė vendosur aty ndėr vite, tė cilėt e pėrshėndetėn ardhjen e tij dhe i shprehėn zėmėratėn e tyre kundėr pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste. Ndonėse nė Turqi Mbreti Zog ndjehej krejt i qetė dhe kishte shumė miq tė tij qė ishin gati t'i gjendeshin pranė nė ēdo kohė, ai vendosi qė tė largohej prej andej, pasi aty e ndjente veten krejt tė izoluar nga shtetet Perendimore tė Europės ku dhe luhej e gjithė politika. Pas shumė bisedash me miqtė e tij tė ngushtė tė cilėt e kishin ndjekur nga pas, ai vendosi qė tė largohej prej andej dhe tė vendosej nė Francė, e cila i kishte dhėnė mė parė garancinė se ishte nė gjėndje dhe pranonte ta priste Mbretin Zog me gjithė suitėn Mbretėrore.

Gusht 1939, nė Francė dhe Angli

Pas kėtij vendimi Mbreti Zog sė bashku me njerzit e tij ndėrmorėn njė udhėtim tė gjatė i cili zgjati disa muaj duke udhėtuar nga Turqia nė Bullgari, Rumani, Poloni, Suedi dhe prej andej nė gushtin e po atij viti ai mbėrriti nė Paris. Gjatė kėtij udhėtimi tė gjatė, nė ndalesat qė u bėnė nė Bukuresht dhe nė Varshavė, Mbretin Zog dhe njerzit qė e shoqėronin kishin dalė pėr t'i pritur me mijra vetė tė cilėt i shprehnin atyre simpatinė pėr Familjen Mbretėrore. Mbreti Zog me Oborrin e tij nuk qėndroi pėr shumė kohė nė Francė , pasi ajo rrezikonte nga ēasti nė ēast tė pushtohej nga Gjermania e Hitlerit dhe nisur nga ai fakt, ai vazhdoi udhėtimin e tij tė gjatė pėr tė mbėrritur nė Angli pas shumė peripecish. Pas mbėrritjes nė Angli, Mbreti Zog si fillim u vendos nė njė hotel tė Londrės dhe mė pas pėr t'i shmangur rreziqeve tė mundėshme qė mund tė vinin nga bombardimet e gjermanėve, ai u largua pėr nė njė qytezė tė vogėl jo shumė larg Londrės. Njė nga pasuritė qė kishte mundur tė merrte me vete Familja Mbretėrore e Shqipėrisė, ishte dhe njė "Mercedes" tė cilin atyre ua kishte bėrė si dhuratė Hitleri, me rastin e martesės sė Zogut me Geraldinėn. Si pėrfundim atė makinė ai ia bėri dhuratė Kryqit tė Kuq tė Anglisė. Gjatė gjithė periudhės sė qėndrimi nė Angli, Mbreti Zog nuk i pushoi tratativat dhe takimet me autoritetet e larta britanike nė mėnyrė qė ata ta ndihmonin pėr t'u rikthyer nė Shqipėri. Por duke qenė se Anglia e pati njohur pushtimin e Shqipėrisė nga Italia, nė prillin e 1939-ės, anglezėt e kishin tė pamundur qė ta njihnin Qeverinė shqiptare nė mėrgim. Pas sulmit tė Italisė ndaj Greqisė nė fillimin e vitit 1940-tė, anglezėt pranuan qė ta ndihmonin Zogun qė tė kthehej nė Shqipėri, pasi ai u paraqiti dhe planin e tij ku do tė mbėshtetej nga 15-mija forca tė armatosura qė ishin gati pėr t'u mbledhur nė Turqi. Mirpo plani i aglezėve pėr rikthimin e Zogut nė Shqipėri dėshtoi pas refuzimit tė Greqisė pėr tė bėrė njė deklaratė qė ajo i njihte dhe do tė respektonte kufijtė e Shqipėrisė, pa tė cilėn Zogu mendonte se do tė ishte i kotė inkursioni i tij ushtarak pėr tu rikthyer nė fron.

1945, nė Egjypt

Viti 1945 shėnoi dhe fundin e Luftės sė Dytė Botėrore, gjė e cila i shoi dhe shpresat e Mbretit Zog pėr tu rikthyer nė Shqipėri. Nisur nga situatat e reja qė u paraqitėn nė politikėn Europiane, Mbreti Zog sė bashku me njerzit e tij vendosi qė tė largohej nga Anglia. Pas disa ofertave ai vendosi qė tė shkonte nė Egjypt ku nė fuqi ishte Mbreti Faruk me tė cilin ai kishte pasur marėdhėnie mjaft tė mira. Gjatė qėndrimit nė atė vėnd Zogu me familjen e tij u vendos nė njė vilė luksoze nė Aleksandri, tė cilėn ia bėri dhuratė Mbreti Faruk. Gjatė periudhės sė qėndrimit nė Aleksandri, Mbreti Zog ndėrrmori njė udhėtim nė SHBA ku u prit dhe pati disa takime nė Departamentin e Shtetit me disa zyrtarė qė mbulonin problemet e Ballkanit Jugor. Autoritetet amerikane i ofruan Zogut ndihmė qė sė bashku tė kordinonin planet pėr zbarkimin e disa besnikėve tė tij nė Shqipėri, tė cilėt do tė shikonin dhe pėrgatisnin situatėn pėr rrėzimin e Qeverisė komuniste tė Enver Hoxhės. Ndonėse amerikanėt e mbajtėn fjalėn dhe me anė tė CIA-s dėrguan disa grupe desantėsh nė Shqipėri, ku ndėr tė fundit u dėrgua ai i ish-adjutantit tė Zogut, Zenel Shehut dhe Hamit Matjanit, nuk u bė e mundur qė Zogu tė rikthehej nė Shqipėri. Korriku i vitit 1954 shėnoi dhe fundin e shpresės sė Mbretit Zog pėr tu rikthyer nė Shqipėri, pasi nė atė kohė nė Tiranė dolėn para gjyqit dhe u ekzekutuan njerzit mė besnikė tė Zogut qė ai i kishte nisur me misione pėr rrėzimin e qeverisė komuniste. Gjatė periudhės sė qėndrimit nė Egjypt, trashėgimtari i Mbretit Zog, Princi Leka i parė vazhdoi studimet dhe u shkollua nė "Victory Collage" tė Aleksandrisė ku dhe mori diplomėn "Matrriculacion of Oxford"tė "Britsh Boys Scholl" nė vitin 1956. Pas rėnies sė Mbretit Faruk dhe ardhjes nė fuqi tė Naserit, me tė cilin Mbreti Zog pati pėrplasje dhe kontradita tė mėdha, ai vendosi qė tė largohej nga Egjypti.

Gusht 1956, nė Francė

Nė gushtin e vitit 1956, Mbreti Zog sė bashku me njerzit qė e shoqėronin u largua nga Egjypti dhe u vendos nė qytetin e Cannes qė ndodhej nė Francėn Jugore. Pasi jetoi pėr disa kohė nė njė vilė luksoze tė atij qyteti bregdetar tė cilėn Mbreti Ahmet Zogu e bleu nga tė hollat qė fitoi pas shitjes sė njė prone nė SHBA, mė pas ai u shpėrngul prej andej dhe u vendos nė Paris. Aty ai qėndroi deri nė prillin e vitit 1961 kur gjėndja e tij shėndetėsore u rėndua keqazi dhe Mbretėresha Geraldinė u detyrua dhe e shtroi nė njė nga klinikat mė moderne tė kryeqytetit francez. Por gjėndja e tij shėndetėsore nuk ndryshoi dhe ai mbylli sytė pėrgjithmonė mė 6 prill tė atij viti, (nė moshėn 65-vjeēare) nė praninė e Geraldinės e njerzve tė afėrm tė saj. Pak ditė mė vonė, nė bazė tė Statutit tė Mbretėrisė Shqiptare tė vitit 1928, trashėgimtari i tij Princi Leka, nė praninė e qindra shqiptarėve tė ardhur aty nga shumė shtete tė botės, bėri betimin nė Hotelin "Bristol" duke u shpallur Mbreti Leka i Parė. Pas vdekjes sė tė shoqit, Mbretėresha Geraldinė sė bashku me djalin e saj Mbretin Leka i Parė, vendosėn tė largoheshin nga Franca dhe tė shkonin nė Spanjė.

1961, nė Spanjė

Arsyeja e largimit nga Franca dhe vendosja nė Spanjė, u bė sepse aty ishte nė fuqi Mbretėria e Gjeneralit Franko, e cila u siguroi atyre njė jetė krejt tė qetė. Gjatė asaj periudhe tė qėndrimit nė Spanjė, Mbreti Leka i Parė i vazhdoi pėrsėri studimet dhe u shkollua nė "Royal Academy" tė Sandhurs dhe mė pas u diplomua nė Shkencat Politike nė Universitetin e Sorbonės nė Francė. Edhe gjatė qėndrimit nė Francė, ashtu si i jati i tij, Mbreti Leka i Parė i vazhdoi pėrpjekjet e tija pėr tu rikthyer nė Shqipėri. Nė Madrid ku ai jetonte sė bashku me tė jėmėn e tij, Geraldinėn, ai priste dhe pėrcillte eksponentė tė ndryshėm antikomunistė qė jetonin nė Europėn Perendimore dhe SHBA, duke biseduar me ta pėr rrėzimin e Qeverisė sė Enver Hoxhės, gjė e cila mund tė realizohej me anė tė njė zbarkim tė mundshėm nė Shqipėri. Mė dhjetė tetor tė vitit 1975 Mbreti Leka i Parė u martua me Mbretėreshėn Suzanė, e cila kishte lidhje gjaku me familjen Mbretėrore tė Anglisė. Pas shumė vitesh qėndrimi nė Spanjė, Mbreti Leka dhe nėna e tij, Mbretėresha Geraldinė u detyruan tė largoheshin qė andej aty nga viti 1978, pas njė incidenti qė i kishte ndodhur Lekės gjatė njė vizite nė Tajlandė nė marsin e vitit 1977.

1978, nė Afrikėn e Jugut

Pas largimit nga Spanja, Mbreti Leka i Parė sė bashku me Oborrin Mbretėror tashmė tė reduktuar, u vendos nė Afrikėn e Jugut. Aty familja Mbretėrore bleu njė sipėrfaqe tė madhe toke tė cilėn qeveria afrikano-jugore ia njohu si territor shqiptar me statusin e imunitetit diplomatik dhe flamurin kombėtar tė Shqipėrisė. Pas shumė vitesh qėndrimi nė Afrikėn e Jugut, nė verėn e 1994-ės, kur nė Shqipėri kishte tre-katėr vjet qė ishte shembur diktatura komuniste e Enver Hoxhės, Mbreti Leka vendosi dhe erdhi nė Tiranė i shoqėruar nga Ministri i Oborrit Abedin Mulosmani. Ardhja e tij ishte krejt e papritur dhe autoritetet e Qeverisė shqiptare tė asaj kohe e detyruan atė qė tė largohej pėrsėri nga Tirana ku ai nuk qėndroi mė shumė se 48-orė. Arsyeja e largimit tė tij u komunikua nga media zyrtare me faktin se ai nuk kishte ardhur nė Shqipėri si njė qytetar i zakonshėm, por me pashaportėn e Mbretėrisė Shqiptare tė vitit 1928, e cila e njihte atė si Mbretin e Shqipėrisė, gjė e cila binte ndesh me ligjet e shtetit shqiptar nė fuqi.

Prill 1997, ardhja nė Shqipėri

Edhe pas dėbimit nga Shqipėria nė vitin 1994, Mbreti Leka i Parė nuk i rreshti pėrpjekjet e tij pėr tu rikthyer nė atdheun e tij nė Shqipėri. Kėshtu nė prillin e vitit 1997, teksa Shqipėria gjendej e zhytur nė kaosin e njė anarkie totale e cila kishte ardhur pėr shkak tė shėmbjes sė firmave piramidale ku kishin humbur kursimet e tyre me qindra mijra shqiptarė, Mbreti Leka mbėrriti nė Tiranė, ku iu bė njė pritje madhėshtore qė nė Aeroportin e Rinasit ku kishin dalė pėr ta pritur me mijra simpatizantė tė Monarkisė dhe krerėt kryesorė tė Partive Legaliste. Sipas marrėveshjes politike tė 9-Marsit, tė arritur nė mes partive tė pozitės dhe opozitės pėr shpalljen e ditės sė Referendumit pėr formėn e regjimit, Mbreti Leka Zogu mori pjesė nė fushatėn elektorale tė Partisė sė Legalitetit tė kryesuar prej Guri Durollarit dhe Ekrem Spahisė, duke vajtur pothuaj nė tė gjitha rrethet e Shqipėrisė nga Jugu nė Veri. Nė zgjedhjet e 29 qershorit ku u votua dhe pėr Referendumin pėr formėn e regjimit, sipas njoftimeve zyrtare tė Komisjonit Qėndror tė Zgjedhjeve, Monarkia fitoi 36 % tė votave. Ky rezultat nuk u njoh nga Partia e Legalitetit dhe vetė Mbreti Leka i Parė, tė cilėt e quajtn atė tė pavėrtetė dhe tė fallsifikuar. Nisur nga kjo, tre ditė pas zgjedhjeve, mė datėn 2 korrik, Partia e Legalitetit organizoi njė miting proteste nė Sheshin "Skėnderbej" ku nga aty simpatizantėt e saj sė bashku me Mbretin Leka Zogu marshuan pėr nė drejtim tė Pallatit tė Kongreseve ku ishite selia e Komisjonit Qėndror tė Zgjedhjeve. Aty pati konfrontime me forcat policore qė kishin marrė nėn ruajtje Pallatin e Kongreseve dhe nga tė shtėnat mbeti i vrarė njė djal i ri me mbiemrin Gjonpali. Pak ditė pas kėsaj Prokuroria e Tiranės hapi njė proces hetimor ndaj Leka Zogut duke e akuzuar atė pėr sulm tė armatosur ndaj institucioneve tė shtetit. Si rezultat i kėsaj akuze, Leka Zogu u dėnua nė mungesė me tre vjet burg, (pasi ai ishte larguar nga Shqipėria) dhe pas disa seancash gjyqsore qė zgjatėn disa vjet, ai mundi tė pėrfitonte nga njė amnisti e dhėnė ku vepra penale pėr tė cilėn ai akuzoej, ishte amnistuar. Heqja e kėsaj pengese ligjore bėri qė Leka Zogu, trashėgimtari i ligjshėm i fronit Mbretėror tė Shqipėrisė, tė kthehet sot nė atdheun e tij ku babai i tij Ahmet Zogu mbretėroi nga 1925 deri nė 1939-ėn.

G.SH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.