Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Martesa eshte nje duel i vertet ku, per te triumfuar mbi kundershtarin, duhet patur vemendja ne cdo moment; sepse po pate fatkeqsine te kthesh koken, shpata e beqarise ju shpon nga njera ane ne tjetren.
--- Balzak

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 156 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Lajme :: Tensioni pas marreveshjes Berisha - Nano
Postuar nga: Albo

Politike Nga Spartak Ngjela



Befas, gjithkush ka mbetur disi i habitur nga nje marreveshje qe politika shqiptare arriti keto ditet e fundit. Marreveshje kjo qe mori emrin e lidereve perkates te maxhorances dhe opozites. Madje nuk mund te thuhet vetem kaq, sepse brenda kesaj "habie" ka dhe nje reaksion te tensionuar te qarqeve te ndryshme, politike ose jo, ndersa koha nderkaq duket se po ecen per ta futur marreveshjen ne nje proces. Prandaj me te drejte ne duhet te arsyetojme me pergjegjesi nese marreveshja Berisha - Nano eshte fillimi i nje procesi te ri apo eshte fundi i nje lufte konkrete politike.



Ne shtyhemi te mendojme se kjo marreveshje eshte fillimi i nje procesi te ri dhe prandaj pikerisht ketu e gjejme edhe shkakun e reaksionit qe konstatohet ne segmente te vecante te politikes dhe te qarqeve te lidhura me te. Megjithate menjehere duhet te kujtohemi per te thene se nese ka nje defekt serioz ne politiken shqiptare, qe ka qene prezent gjate gjithe kohes, qe nga formimi i shtetit shqiptar e deri me sot, eshte pikerisht pamundesia jone per te arritur nje marreveshje. Ne nuk kemi ditur kurre te bejme nje marreveshje palesh ne politike, dhe prandaj jemi shkaterruar here pas here. Te besh marreveshje sot do te thote te kesh vullnetin per te ndertuar shtetin shqiptar, per te mos e lene ate gjithmone te njeanshem, me nje fryme antiinstitucionale, ose me keq, me nje fryme armiqesore ndaj kundershtarit. Pikerisht per kete, shtrohet edhe pyetja nese do te futet ose jo kjo marreveshje ne nje proces te gjate konstituent, sepse ne te kundert ky akt nuk do te ishte me nje marreveshje por vetem nje bashkepunim i shkeputur personal per nje ceshtje te vecante, e aq.



Megjithate, nga sa kuptohet deri tani na duhet te themi se Berisha dhe Nano nuk kane shkuar ne tryezen e bisedimeve per te zgjidhur nje ceshtje te ngaterruar si ajo e zgjedhjes se Presidentit, por qe ne te vertete eshte vetem nje ceshtje e shkeputur, e aq. Ne na duket se ata jane ulur ne kete tryeze per shume me teper. Nuk duhet te harrojme nderkaq, se nje poltike ndertuese, ne funksion te shtetit, ka gjithmone nje karakter intencional, ne te kundert ajo eshte spontane. Por deri tani ne e kapim sigurine se marreveshja Nano - Berisha ka pasur nje karakter te theksuar intencional, prandaj mendojme se eshte nderkaq edhe fillimi i nje procesi te gjate qe ka te beje me ndertimin e struktures se qendrueshme shteterore. Institucionet tona shteterore jane ne te vertete pikat qe kane buruar konflikt, sepse ato jane ndertuar gjithmone te njeaneshme. Ne sot nuk kemi sistem administrativ profesional, sepse politika e ka shkaterruar kete me tendencen e saj per te dominuar kundershtarin ne cdo aspekt te jetes institucionale. Ne s'kemi drejtesi te pavarur, apo kemi korrupsion ne segmente te shumta shteterore, pikerisht per kete arsye; dhe me ne fund, ne nuk kemi kontroll sespse, vertete flasim per pluralizem dhe parlamentarizem, por nuk e kemi aspak te institucionalizuar opoziten, dhe ceshte me e renda, s'kemi ende te garantuar voten e lire.



Ne gjithmone e kemi neglizhuar me lufte te panderprere opoziten, dhe shoqeria, ndonese e ka votuar ate me perqindje te konsiderueshme per ta perfaqesuar, ajo asgje nuk ka perfituar prej kesaj, pasi fituesi, me mjete te vjetra te luftes, nuk i ka lene asnje lloj hapesire opozites, dhe per kete shkak, gjithcka ka mbetur e kycur aty ku ka qene - tek abuzimi me pushtetin.



Keshtu pra, me te drejte duhet te kerkojme nga kjo politike konfliktuale qe eshte ulur ne tryeze per te bere nje agriment historik, jo vetem perfundimin e luftes shterpe qe ka prodhuar gjithmone shkaterrim, por nisjen me ne fund te procesit te institucionalizimit te opozites, te ndarjes se pushteteve per te sjelle realisht balancimin e tyre, dhe me ne fund per te krijuar pikat e forta te garantizmit, i cili i mungon jo vetem politikes, por gjithe shoqerise. Nje ekonomi e lire tregu do te thote para se gjithash konkurrence ne lidhje me fitimin, e po keshtu edhe pluralizem politik do te thote konkurrence ne lidhje me pushtetin politik. Por ne Shqiperi ne ende nuk mund te themi se e kemi vendosur konkurrencen me rregulla te barabarta loje. Ky eshte me ne fund pra ai intencioni, apo qellimi per te cilin folem me lart: qellimi i paracaktuar per te vendosur perfundimisht rregulla te barabarta loje mes institucioneve te perbashketa, per te nisur me ne fund procesin e gjate te ndertimit te shtetit demokratik shqiptar. Por patjeter qe ky proces do te menjanoje hap pas hapi, te gjitha segmentet qe kane nxjerre perfitime nga lufta politike per te dominuar opoziten. Dhe keta nuk jane te paket, prandaj dhe veshtiresia aktuale eshte pikerisht tek reaksioni i ketyre segmenteve, te cilet logjikisht do te mbesin pa perfitime, materiale apo politike te pamerituara nese procesi do te ece me sukses. Por, a do te kene mundesi qe keto segmente ta ndalojne kete proces? Gjithcka varet nga aftesia e grupeve qe kane vendosur per te vijuar marreveshjen per emancipimin e politikes shqiptare dhe ndertimin e nje shteti modern perendimor shqiptar.






© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.