Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė bėhet i urtė si delja, e hanė ujqėt
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 133 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Emigracion :: Sa kushtonte liria per shqiptaret ne 1989?
Postuar nga: Albo

Emigracion Historia tragjike e shtatė djemve kryeqytetas qė vendosėn tė arratiseshin nga Shqipėria. Vrasja e Kujtim Xhajės me 60 plumba dhe qeni qė shqeu Ilir Serjanin


Shtatė tiranasit qė u pėrgjakėn nė telat e kufirit nė 1989-ėn


Dashnor Kaloēi

Duke e parė qė nuk kishte asnjė lloj sigurie pėr jetėn e tij dhe gjithė kohėn rrinte me gjak tė ngrirė se nga dita nė ditė mund ta arrestonin, aty nga fundi i muajit gusht tė vitit 1989, Ylli vendosi qė tė arratisej nga Shqipėria. Bashkė me tė nė grupin qė kishin vendosur tė arratiseshin, bėnin pjesė dhe i vėllai i tij mė i vogėl, Agimi dhe nipi tyre, si dhe katėr persona tė tjerė qė Ylli i kishte shokė tė ngushtė.

Me pėrjashtim tė nipit tė Yllit, tė gjithė pjestarėt e tjerė tė grupit kishin qenė tė dėnuar politik dhe kishin vuajtur me dhjetra vjet nė burgjet e regjimit komunist. Nisja e tyre pėr nė drejtim tė Librazhdit, ku mė pas ata do tė merrnin rrugėn pėr nė drejtim tė kufirit nė fshatin Rrajcė, u bė nga shtėpia jonė nė njė mėngjez shtatori tė vitit 1989. Siē mė ka treguar Ylli, aty rreth orės tre e gjysėm tė natės ata mbėrritėn deri tek kloni dhe nė ēastin qė i prenė telat me pincat siguruese, Petro Pishtarit i preku xhaketa nė telin e korentit dhe u dha alarm. Mė pas ata u gjendėn nėn breshėritė e automatikėve tė dy postave kufitare dhe qenėve tė kufirit qė u lėshuan nė drejtim tė tyre". Njeriu qė flet dhė dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 45-vjeēarja Vjollca Sula (Giēi) e veja e Ylli Sulės, tiranasit tė tmerrshėm qė pasi kishte vuajtur plot njėmbėdhjet vjet nė burgjet e regjimit komunist, nė shtatorin e vitit 1989 sė bashku me gjashtė shokė tė tjerė, morėn rrugėn pėr t'u arratisur nga Shqipėria. Po cili ishte Ylli Sula dhe pėrse ishte dėnuar dhe ridėnuar ai nė burgjet e regjimit komunist ku dhe kishte mundur qė tė arratisej njėherė nė 1978-ėn? Pėrse vendosi ai qė tė arratisej nė shtatorin e 1989-ės dhe cilėt ishin gjashtė personat e tjerė tė grupit qė bashkė me tė morėn rrugėn pėre nė drejtim tė telave tė kufirit nė fshatrat e Librazhdit. Si u diktuan ata nė ēastin qė prenė telat e klonit dhe kush mbeti i vrarė prej tyre nga plumbat e ushtarėve e qenėve tė kufirit?

Plani i arratisjes

Pasi pėrfitoi nga dy amnistitė qė u dhanė nga regjimi komunist i Enver Hoxhės pėr njė pjesė tė burgosurve politikė nė vitet 1982 dhe 1986, Ylli Sula u lirua nga burgu pasi kishte vuajtur pėr mė shumė se njėmbėdhjetė vjet dėnimin si i burgosur politik. Pas daljes nga burgu ai mundi qė tė sistemohej nė punė nė fonderinė e Uzinės sė Autotraktorve "Enver Hoxha" nė Tiranė, ku zakonisht dėrgoheshin pėr "edukim" personat qė konsideroheshin reaksionarė dhe kishin dalė nga burgjet. Lidhur me kėtė, e veja e Ylli Sulės, Vjollca, dėshmon: "Koha e lirimit tė Yllit nga burgu nė vitin 1986, shėnon dhe me njohjen e martesėn tonė. Qė nė takimet e para, Ylli mė tregonte pėr jetėn e tij tė vėshtirė dhe plot peripecira qė kishte kaluar nėpėr burgje. Unė i thosha qė ta harronte atė kohė, por ai nuk e kishte tė lehtė pėr arsye se atė vazhdonte ta ndiqte dhe ta survejonte Sigurimi i Shtetit edhe pas lirimit nga burgu. Nė atė kohė kudo qė shkonim ne tė dy, e kishim ndonjė njeri tė Sigurimit qė na ndiqte nga pas nė ēdo hap qė hidhnim. Sapo uleshim nė ndonjė stol nė lulishtet e Lushnjes ku banoja unė, apo nė Tiranė kur vija pėr tė takuar si tė fejuar qė ishim, ai mė thoshte tė ktheja kokėn prapa dhe mė tregonte njeriun qė na ndiqte. Ylli nervozohej shumė nga ajo gjė dhe herė-herė fliste me zė tė lartė qė ta dėgjonin njerzit e Sigurimit, duke sharė mbarė e mbrapsht. Duke mos pasur asnjė lloj sigurie pėr jetėn dhe duke qenė nė ankth se mos nga ēasti nė ēast do tė arrestohej nga Sigurimi i Shtetit, aty nga fundi i muajit gusht tė vitit 1989, Ylli vendosi qė tė arratisej nga Shqipėria. Planin pėr arratisje ai e kishte bėrė me njė shokun e tij tė ngushtė qė quhej Kujtim Xhaja, i cili vinte shpesh nė shtėpinė tonė dhe bisedonin gjatė me Yllin nėn hijen e ullinjve nė oborr. Bashke me Yllin e Kujtimin, nė grupin qė do tė arratisej bėnin pjesė dhe katėr persona tė tjerė tė cilėt ishin: Agim Sula, (vėllai i vogėl i Yllit) Bani, nipi i tyre (djali i vėllait tė Yllit, Metit) Petro Pishtari, Ilir Serjani (student) dhe njė person tjetėr nga lagjia e jonė qė fatkeqėsisht nuk ja mbaj mėnd emrin. Nga i gjithė grupi prej shtatė vetash, pėrveē nipit tė Yllit, Banit, tė gjithė tė tjerėt kishin vuajtur nėpėr burgjet e regjimit komunist si tė dėnuar politik. Agimi kishte bėrė gjashtė vjet burg dhe punonte nė Kombinatin e Mishit, Kujtimi nėntė vjet, Petro kishte bėrė burg e internim dhe sapo ishte liruar, ndėrsa tė tjerėt kishin bėrė mė pak vite burg. Plani i Yllit pėr t'u arratisur nė atė kohė, u bė pėr arsyen se ne kishim djalin tė shtruar nė spital dhe Ylli mendonte se Sigurimit tė Shtetit nuk do t'i shkonte mėndja se ai do tė arratisej nė atė kohė qė kishte djalin e sėmurė", kujton Vjollca Sula (Giēi) lidhur me planin e arratisjes tė ish-bashkėshortit tė saj Ylli Sula dhe gjashtė tiranasve tė tjerė qė bėnin pjesė nė grupin e tij, tė cilėt ashtu si dhe Ylli, kishin vujatur nėpėr burgje si tė dėnuar politik.

Zbulimi i grupit nė klon

Po cili ishte plani i arratisjes sė grupit tė kryesuar nga Ylli Sula dhe si u realizua ai? Lidhur me kėtė, Vjollca Sula dėshmon: "Nė atė kohė qė Ylli me gjashtė pjestarėt e tjerė tė grupit vendosėn pėrfundimisht tė arratiseshin dhe caktuan edhe datėn kur do niseshin nė drejtim tė kufirit, ata u betuan se pėr planin e tyre nuk do t'i tregonin as dhe njrezve mė tė afėrt tė familjeve. Por Ylli ishte i vetmi qė mė tregoi mua, duke mė dhėnė dhe porositė se si duhej tė veproja nė rast se atyre do t'u dėshtonte plani i arratisjes. Takimi i fundit dhe nisja pėr nė drejtim tė Librazhdit, u bė nga shtėpia jonė nė njė mėgjez shtatori tė vitit 1989. Njoftimi pėr ditėn e nisjes u bė vetėm njė natė pėrpara, nė mėnyrė qė tė eleminohej ēdo dyshim pėr secilin nga pjestarėt e grupit. Ata u nisėn me tren dhe siē mė ka treguar Ylli, kur zbritėn nė Librazhd, u ndanė nė dy grupe dhe lanė vėndin e takimit nė fshatin Rrajcė qė ndodhet vetėm pak km. nė lindje tė qytetit tė Prrenjasit. Ylli me shokėt e tij kishin vendosur pėr t'u arratisur ditėn e dielė, pėr arsye se ushtarėt e kufirit ishin mė tė shkujdesur. Pas takimit nė fshatin Rrajcė, ata u nisėn nė drejtim tė kufirit shtetėror qė ndodhet mė sipėr atij fshati, nė sektorin e quajtur Skėnderbe. Nė atė sektor qė ndodhet fare afėr kufirit, ata mbėrritėn rreth orės tre e gjysėm tė natės. Pasi arritėn aty, Ylli nxorri pincat qė kishte marrė me vete pėr tė prerė telat e klonit dhe nė momentin qė i kishin prerė ato, Petro Pishtarit i ngeci mėnga e xhaketės nė telin e korentit qė ishte dhe teli sinjalizues i klonit qė jepte sinjalin nė postėn mė tė afėrt pėr shkelje kufiri. Menjėherė pas dhėnies sė sinjalit, u bė alarm dhe nga dy postat kufitare tė Rrajcė-Sutaj dhe Rrajcė-Skėndėrbe, u nisėn rreth gjashtėdhjetė ushtarė tė ndarė nė dy grupe. Ata kryen rrethimin e plotė tė tyre dhe pėr rreth dy orė pa pushim qėlluan me automatikė pa e ndaluar pėr asnjė ēast zjarrin", kujton Vjollca Sula lidhur me zbulimin e grupit tė kryesuar prej bashkėshortit tė saj, aty nė telat e klonit nė sektorin Skėnderbe tė fshatit Rrajcė tė Librazhdit.

Vrasja e Kujtimit, Ilirjanin e shqyen qeni

Po ē'ngjau mė pas me grupin e shtatė tiranasve aty nė telat mė gjėmba tė klonit nė kufirin shtetėror, ku ata vetėm disa hapa i ndanin nga bota e lirė qė kishin ėndėrruar prej vitesh? Lidhur me kėtė Vjollca Sula rrėfen gjithė ngjarjen qė ia ka treguar ish-bashkėshorti i saj Ylli. "Pėrreth dy orė qė ata ishin nėn zjarrin e automatikėve tė ushtarėve tė kufirit, asnjė prej tyre nuk lėvizi nga vėndi, por tė gjithė shtėrngoheshin sa mė fort pas gurėve e shkėmbinjve. Nė njė moment aty rreth orės pesė e gjysėm ku po zbardhte dita, Ilirjan Serjani u ēua nė kėmbė pėr tė kaluar klonin, por ai u kap i gjallė nga rojet kufitare. Njėri nga ushtarėt e lidhi me tela dhe njė tjetėr i vuri grykėn e nxehtė tė automatikut nė gojė dhe i tha: "A do tė vdesėsh nga ky, apo nga qeni i kufirit?". Ilirjani krejt i tmerruar iu pėrgjigj: "Nga qeni". Pas asaj kufitarėt i ndėrsyen qenin e madh tė kufirit i cili iu hodh pėrsipėr dhe pasi e shtriu pėr tokė, filloi ta shqyente. Nė atė kohė, Ylli qė ishte disa hapa mė larg, mbuloi sytė me duar ngaqė nuk e shikonte dot shokun e tij qė klithte nga hungėrimat e qenit qė e kafshonte pa pushim. Teksa Ylli shikonte Ilirjanin me copra mishi dhe rrobash tė pėrziera, kafshoi fort buzėn e tij sa i plasi gjaku. Nė atė kohė nga alarmi qė ishte dhėnė, aty ishte grumbulluar pothuaj i gjithė fshati Rrajcė duke u orientuar nga ulurimat e qenit. Duke parė Ilirjanin nėn dhėmbėt e qenit, vėllai i Yllit, Agimi, sė bashku me Kujtim Xhajėn, u ngritėn dhe vendosėn tė dorzoheshin. Por nė ato momente nė drejtim tė tyre u derdhėn dy karikatore automatiku dhe Kujtimi mbeti i vrarė nė vėnd me rreth gjashtėdhjetė plumba nė trup e gjaku i rridhte rrėke. Nė pak minuta, trupi i vdekur i Kujtimit u bė i verdhė, i bardhė, e mė pas ngjyrė mavi. Nė atė ēast qė u vra Kujtimi, Ylli u ngrit nė kėmbė dhe me njė thikė tė vogėl nė dorė u afrua tė godiste qenin qė nuk e lėshonte Ilirjanin, por nė atė moment disa ushtarė iu hodhėn pėrsipėr dhe e lidhėn me tel me gjėmba duke e goditur me dru ku tė mundnin. Pas Yllit u kapėn dhe tė tjerėt, e ashtu tė lidhur me tela me gjėmba kėmbė e duar, ata i hipėn nė njė makinė ushtarake qė kishte ardhur me ushtarė tė tjerė pėr pėrforcim tė kufirit. Pasi i sistemuan tė gjithė nė karrocerinė e makinės, bashkė me Ilirjanin qė nuk kuptohej nė ishte i gjallė apo kishte vdekur, kufomėn e Kujtim Xhajės, ushtarėt e lidhėn me tel pas makinės dhe e tėrhoqėn zvarrė nė njė pjesė tė madhe tė rrugės nėn vėshtrimin e fshatravėve. Mė pas kufomėn e tij e hipėn nė makinė dhe u vunė tek kėmbėt e shokėve tė tij qė ashtu tė lidhur i mbanin tė shtrirė nė karroceri. Mė pas ata i ēuan nė postėn e Degės sė Brendshme tė Librazhdit, ku pėr mė shumė se njė muaj ata u torturuan mizorisht. Pas njė muaji ata i nxorrėn nė gjyq dhe i dėnuan pėr "Tradhėti tė lartė", me dėnime nga pesė vjet e poshtė", e pėrfundon dėshminė e saj rrėnqethėse, Vjollca Sula, lidhur me ngjarjen tragjike tė ndodhur nė shtatorin e vitit 1989, kur shtatė djem tiranas qė kishin vuajtur mė parė nė burgjet e regjimit komunist, morėn rrugėn pėr nė drejtim tė klonit ku u pėrgjakėn nga plumbat e ushtarėve dhe qentė e kufirit, qė ruanin tė paprekur parajsėn e socializmit tė Enver Hoxhės.


G.SH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.