Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Pse te flasesh keq per nje femer? A nuk mjafton te thuash qe ajo eshte nje femer?
--- Carcinus

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.

Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.

Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.

Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".

Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
Gjuha :: Pse deshtoi abetarja mbarekombetare
Postuar nga: Albo

Gjuha Pas nje viti, zvenitet nisma "e madhe" per nje Abetare Mbarekombetare. Ministri i Arsimit dhe Shkences, Luan Memushi, ka rrezuar variantin e ri te hartuar nga Mimoza Gjokutaj dhe Shezai Rrokaj, te eksperimentuar ne 80 klasa te para ne te gjithe vendin, duke e bazuar vendimin e tij ne disa arsye.

Per te lene serish ne fuqi tekstin e "babait te abetareve", Kole Xhumarit. "Prej 12 vjetesh nxenesit e klasave te para kane punuar me nje abetare te ripunuar nga i njejti autor i ketij teksti prej 40 vjetesh, Kole Xhumari, thote ministri Memushi. Para 12 vjetesh, ai e ka ripunuar abetaren e tij te meparshme, duke perfshire ne te nje metode te quajtur globale. Ky tekst u aplikua gjate kesaj periudhe dhe nuk ka pasur kontestime per te". Nje vit me pare, me idene e hartimit te nje Abetareje Mbarekombetare, jo vetem per nxenesit e klasave te para brenda kufijve shqiptare, por edhe per ata te trevave shqiptare jashte kufijve shteterore, eshte zhvilluar nje konkurs, ku moren pjese 11 konkurente nga te gjitha trevat shqiptare. Ne te cilin nder te gjithe pjesemarresit, dolen dy fitues, varianti i ripunuar i Abetares se Kole Xhumarit dhe abetarja e dy autoreve qe hartonin per here te pare nje tekset te tille, Mimoza Gjokutajt dhe Shezai Rrokaj. Ata iu nenshtruan eksperimentimit, ne disa shkolla te vendit, gjate vitit shkollor qe sapo perfundoi. "Ne te njejten kohe, thote Memushi, ata i jane nenshtruar edhe nje gjykimi vleresues, i cili rezulton te jete pozitiv, per te dy tekstet, por me disa rezerva ne lidhje me ate te Gjokutajt dhe Rrokajt. I cili eshte eksperimentuar jo i plote, pasi i ka munguar pjesa e leximit, libri i mesuesit dhe fletoret ndihmese pune. Nderkohe qe libri tjeter i permbante te gjitha keto elemente". Por, sipas Ministrit te Arsimit, nje pike tjeter e rendesishme, ku ai mbeshtet kontestimin e tij ne lidhje me abetaren e re, eshte edhe per faktin se kjo abetare nuk e realizoi synimin per te cilen u hartua, pra per te qene mbarekombetare. "Ajo nuk eshte eksperimentuar ne trojet jashte kufijve, thote ai. Une nuk kam qene iniciator i kesaj nisme, por momentalisht ndodhem para nje fakti konkret, qe konstatoj te deshtuar perpjekjen per nje eksperiment mbarekombetar te abetares. Ne keto kushte une nuk mund ta pranoj ate si mbarekombetare". Sipas tij ai ka pasur disa takime me hartuesit e abetares dhe i ka rekomanduar, qe te bejne plotesimet e nevojshme dhe nese do te gjenden hapesira financiare, teksti i tyre do te mund te botohet dhe perdoret masivisht, vetem atehere kur te jete i vleresuar si i suksesshem. "Nga ana tjeter ne kete vit shkollor qe u mbyll, jane shtypur tre abetare, vazhdon Memushaj, duke renditur arsyet e vendimit te tij. Teksti i pare i Xhumarit, varianti i dyte i ripunuar dhe fitues i konkursit dhe abetarja e Gjokutajt, duke marre pjese nga buxheti i shtetit qe ishte rezervuar per tekste te tjera. Pra buxheti i shtetit nuk ka pasur nje ze per botimin e dy abetareve te eksperimentit. Ne nuk mund te botonim tre abetare, kur nxenesve shqiptare u duhet vetem nje dhe varianti i Kole Xhumarit, qe ne thelb eshte ajo e aplikuar per 40 vjet me rradhe, eshte provuar dhe ka rezultuar i suksesshem". Keshtu qe sipas tij, ne shtator te gjithe nxenesit qe do te ulen per here te pare ne bankat e shkolles, do te kene ne duar vetem nje abetare, ate te Xhumarit.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.