Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēėshtė njė ditė, s'ėshtė pėrditė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 72 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.

Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.

Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.

Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".

Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
Shendeti :: Sensibiliteti ndaj kripes dhe tensioni arterial
Postuar nga: Albo

Shendeti Rritja e interesit rreth lidhjes midis konsumit te tepruar te kripes dhe tensionit arterial esencial (primar) i dha lindje koncepteve: sensibilitet ndaj kripes (natrio-sensibilitet), rezistence ndaj kripes (natrio-rezistence) dhe hipertension natrio-dependent.

Studimet eksperimentale ne kafshe dhe kerkimet shkencore, duke perdorur metotodologji te shumta dhe kritere te ndryshme, per vertetimin e sensibilitetit ndaj kripes, kane sjelle te dhena bindese rreth faktit se ne nje kategori njerezish presioni arterial eshte me i ndjeshem ndaj teprices apo mungeses se kripes, ne krahasim me te tjeret.

Ne nivelin aktual te njohurive, sensibiliteti ndaj kripes mund te perkufizohet si nje rritje e vlerave te presionit arterial, e cila vjen si pasoje e konsumimit te tepruar te kripes gjithmone me ane te dietes.

Koncepti i sensibilitetit ndaj kripes lindi duke u bazuar ne vezhgimet dhe studimet e gjera mbi nje numer te madh individesh, te kryera ne vende te ndryshme te botes dhe te mbeshtetura nga rezultatet e eksperimenteve te kryera ne kafshe. Eshte demonstruar qe:
- Prevalenca e hipertensionit arterial (HTA), rritet njekohesisht me rritjen e konsumimit te kripes me ane te dietes, ose me rritjen e ekskretimit (eliminimit) urinar te natriumit.
- Popullsite te cilat nuk perdorin kripen ne pergatitjen e ushqimit paraqesin vlera te uleta te presionit arterial i cili nuk rritet me kalimin e moshes dhe HTA eshte pothuajse absent.
- Ne rastin kur individe nga zonat me konsum te ulet kripe dhe pa HTA emigrojne dhe adoptojne stilin modern te te jetuarit ( i cili presupozon nje rritje te kosumit te kripes nga 1-2g/dite, ne 10-20g/dite), HTA shfaqet ne perqindje pothuajse te njejte me ate te vendit ku jetojne. Megjithese faktore te tjere (social-ekonomike, ushqimi, stresi) mund te ndikojne, rritja e konsumit te kripes mendohet te jete me i rendesishmi.
- Ne popullsite ne te cilat konsumohet me teper se 10g/dite eshte rregjistruar nje rritje e tensionit arterial me kalimin e viteve.

Eksperimentet ne kafshe jane dominuar nga studimet e Dahl and colab. mbi minjte e ndjeshem ngaj kripes (natrio-sensibil) dhe eshte vertetuar se ky lloj sensibiliteti transmetohet gjenetikisht, por rritja e presionit arterial varet nga rritja fillestare e debitit kardiak dhe rezistences vaskulare periferike ne totalitet. Kjo rritje fillestare, ne brezat qe pasojne, evoluon ne nje profil hemodinamik te rritjes te rezistences vaskulare periferike (nje nga shkaqet e HTA). Jane verejtur anomali te ndyshme p.sh.:
- Tė sistemit nervor autonom: rritja e perbereses neurogjene te rezistences vaskulare, rritja e dendesise te receptoreve alfa-1 dhe alfa-2, kontrolli anormal i ritmit kardiak me ane te refleksit baroreceptor, renia e sensibilitetit te barorefleksit.
- Renale: intensifikimi i eliminimit salin, reduktimi i numrit te glomeruleve, anomali e rezistences vaskulare, renie e eliminimit te kalikreines, renie e renines plazmatike dhe renale.
- Endokrine dhe metabolike: reduktimi i sintezes dhe eliminimit renal te PGE-2, intensifikimi i sintezes te 18-hidroksidezoksikortikosteronit, renia e nivelit plazmatik te aldosteronit, inhibimi adrenal i aktivitetit te renines.

Nje pjese e ketyre rezultateve jane gjetur dhe ne njerez te cilet shfaqin sensibilitet ndaj kripes dhe te cilet mund te behen mbartes te mundshem te ketij tipari.

Dieta moderne paraqet nje abuzim ne konsumin e kripes, disa studime tregojne nivele rreth 10-20 here me te larta se niveli maksimal i toleruar nga organizmi dhe kjo sjell pasoja patologjike te lidhura me HTA.

Studimi “Intersalt” ekzaminoi lidhjen midis eliminimit te natriumit dhe presionit arterial, ne me teper se 10000 individe, ne 52 qendra, ne 32 shtete me procedura te njejta. Analiza e vlerave te presionit arterial ne raport me vlerat e eliminimit te natriumit tregoi:
- Nje eliminim i Na+ mbi 100mmol/24h nuk duhet te rekomandohet ne asnje forme
- Nje eliminim i Na+ nen 40mmol/24h ka mundesi te parandaloje rritjen e presionit arterial me kalimin e viteve dhe HTA
- Vlerat ndermjetese te eliminimit te Na+ nga 40-100mmol/24h te rekomanduara ne disa vende ( SH.B.A., Australi) mund te jene te pademshme vetem ne prezencen e faktoreve te tjere dhe te nje stili te shendetshem te jetes (evitimi i abuzimit ne alkool, ne yndyrna ushqimore, stresit etj.), dhe ne menyre te vecante ne rastet kur konsumi i natriumit dhe kaliumit ruan nje raport natyral Na/K me te vogel ose te barabarte me nje.

Jane bere dhe shume studime te tera qe gjithashtu mbeshtesin keto perfundime dhe keto rezultate kane pasur nje ndikim te madh mbi disa vende te cilat kane futur ne programet e tyre nacionale, rekomandimin e konsumit te perditshem te natriumit 0,5-1g/dite.




Bibliografi

-Brum J.M., Tramposch A.F., Ferrario M.C. – Neurovascular mechanisms and sodium balance in the pathogenesis of hypertension
-Elliott P., - Observational studies of salt and blood pressure
-Sullivan J.M. – Salt sensivity: definition, conception, methodology and long-term issues
-Waeber B. – Quand et comment traiter l’hypertension arterielle
-Soubrier F., Jeunemaitre X., Corvol P. – Les facteurs hereditaires de l’hypertension arterielle esentielle

Pergatitur nga Dorian Katro


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.