Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ara me viēa s'lavrohet
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Ceshtje Kombetare :: Enver Hoxha fillon vellavrasjen
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Gazeta Shqiptare bėn publike dokumenta tė krerėve tė Ballit, Legalitetit e Partisė Komuniste, Frashėri, Kupi dhe Enver Hoxha, mbi luftėn vėllavrasėse qė u nis nga komunistėt



Enver Hoxha: "Ta diskretitojmė e ta godasim Ballin Kombėtar"


Dashnor Kaloēi

Ne duhet tė ndėrhymė dhe ta godasim pa mėshirė Ballin Kombėtar. Asnjė hezitim, ndryshe ne jemi tė humbur nė qoftė se veprojmė me zemėr prej murgeshe. Balli nuk ta liron pushtetin dhe askush tjetėr nė qoftė se nuk e rrėmben me forcė. Mbaroi ēėshtja e bashkimit me Ballin. Balli Kombėtar duhet tė demaskohet si njė organizatė reaksionare dhe ne vemi drejt likujdimit dhe jo bashkimit me tė", Kėshtu shkruhet nė disa udhėzime dhe direktiva qė Komandanti i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Nac-Ēlirimtare, Enver Hoxha, ua dėrgonteve gjithė Komiteve Qarkore tė Partisė Komuniste nė shtator-tetor tė vitit 1943, nė lidhje me qėndrimin qė ato qarkore duhet tė mbanin kundrejt Ballit Kombėtar dhe Legalitetit.

Ashtu siē shihet dhe nė dokumentet e mė poshtėme tė gjetura sė fundmi nė Arkivin Qėndror tė Shtetit, (njė pjesė e sė cilave bėhen publike pėr herė tė parė) dilet nė konkluzion dhe pėrforcohet akoma dhe mė shumė teza e hedhur pas viteve 1990-tė, ku thuhet se periudha e Luftės, mė shumė ka qenė njė luftė vėllavrasėse e zhvilluar ndėrmjet Partisė Komuniste qė drejtonte Frontin dhe Ballit e Legalitetit, se sa luftė kundėr pushtuesve nazifashistė. Dhe shkakėtar i kėsaj lufte vėllavrasėse ka qenė Partia Komuniste e udhėhequr nga Enver Hoxha e dy emisarėt jugosllavė Miladin Popoviē dhe Dushan Mugosha, tė cilėt prishėn Marrėveshjen e Mukjes. Kėtė tezė tė hedhur prej kohėsh nga shumė historianė e studiues, e pėrforcojnė mėsėmiri dhe dokumentet qė botohen nė kėtė shkrim, ku Enver Hoxha udhėzon tė gjitha Komitetet Qarkore pėr tė luftuar kundėr Ballit Kombėtar e Legalitetit, si dhe dokumentet e dy krerėve nacionalistė tė Ballit e Legalitetit, Mithat Frashėri e Abaz Kupi, tė cilėt bėjnė thirrje pėr tė shmangur gjakderdhjen dhe luftėn vėllavrasėse nė tė cilėn po e fusnin komunistėt Shqipėrinė.

Letra e parė e Mithad Frashėrit

Balli Kombėtar. Laikose numun 6. Elbasan tepėr rezervat. Shqipnia e Shqiptarėvet Vdekje e Tradhėtarėvet. Gjithė Komitetevet Krahinorė. Me qenė se vėndi i ynė sot ka nevojė ma tė ngutshme pėr rregullė dhe disiplinė, gjithė komitetet, komandat dhe ēetat e ballit Kombėtar, porositen qė me tė arrijtun kjo qarkore tė pezullohet ēdo oepracion luftarak kundėr forcavet gjermane tash pėr tash. Ma vonė do t'ju dėrgohen edhe direktiva tė tjera. Shqipni e Lirė. 7-10-1943. Pėr Komitetin Qėndruer Mithad Frashėri (A.Q.SH. F. 270 / A.P. V.1943 D.1 f.8)

Letra e parė e Enver Hoxhės

Udhėzim sekret i Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nac-Ēlirimtare, Enver Hoxha, dėrguar mė 10 shtator 1943 gjithė Komiteteve Qarkore tė PKSH. Vdekje Fashizmit Liri Popullit. "…Ne mendojmė se me Ballin Kombėtar nuk do tė jetė e mundur tė arrihet njė marrveshje. Mendojmė gjithashtu se Balli ka marrė njė rrugė qė do tė shpjerė patjetėr nė pėrpjekje me ne, prandaj ne duhet tė punojmė nė drejtimin qė vijon: ta demaskojmė dhe ta diskretitojmė Ballin nė popull, ta paraqesim Ballin nė popull si pėrēarės dhe shkaktar tė vėllavrasjes. Tė bėjmė qė populli tė shohe qė politika e Ballit do tė na shpjerė nė pėrpjekje me armė…qė populli i tėrė tė revoltohet dhe kėshtu e gjithė politika e mosbashkimit tė popullit shqiptar dhe tė pėrpjekjes me armė tė bjerė pėrmbi Ballin Kombėtar".

Letra e dytė e Enver Hoxhės

Udhėzim sekret i Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nac-Ēlirimtare, Enver Hoxha, dėrguar mė 1 tetor 1943 gjithė Komiteteve Qarkore tė PKSH-sė. "Ne duhet tė ndėrhyjmė e tė godasim pa mėshirė Ballin Kombėtar. Asnjė hezitim …ndryshe ne jemi tė humbur nėqoftė se veprojmė me zemėr prej murgeshe. Balli nuk na liron pushtetin dhe askush tjetėr nėqoftė se nuk e rrėmben me forcė…Mbaroi ēėshtja e bashkimit me Ballin, s'jemi mė nė atė periodė, tash Balli duhet tė demaskohet si njė organizatė reaksionare…demaskimi tė bėhet i vazhdueshėnm dhe ne vemi drejt likujdimit tė Ballit dhe jo tė bashkimit me tė. Nė rast se ai gjen rast tė vendoset nė ndonjė fshat a qytet, duhet tė veproni pėrnjeherėsh edhe ushtarakisht kundėr tij".

Letra e tretė e Enver Hoxhės

Udhėzim sekret i Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nac-Ēlirimitare, Enver Hoxha, dėrguar mė 1 tetor 1943, Komitetit Qarkor tė Gjirokastrės
"Diskretitimi i Ballit duhet tė na shėrbejė pėr diēka, jo pėr tė bėrė polemika me fjalė, por t'i spastrojmė ato plehra, me forcė e me armė tė marrim pushtetin nė dorė, tė ngremė pėrnjėherėsh pushtetin e kėshillave dhe ta mbrojmė me ēdo kusht. Nuk duhet tė kufizohemi nė njė punė politike vetėm, por kjo punė politike duhet tė forcohet me veprime ushtarake dhe veprime energjike deri sa tė mos ketė tjetėr pushtet atje pėrveē tonit".

Letra e katėrt e Enver Hoxhės

Direktiva e Enver Hoxhės dėrguar mė 3 nėntor 1943 gjithė Komiteteve Qarkore tė PKSH-sė. "Pėrsa i pėrket grupeve ose partive politike qė qėndrojnė jashtė Frontit Nac-Ēlirimtar, ato duhet tė luftohen si parti reaksionare qė direkt apo indirekt bėjnė lodrėn e okupatorit"

Vendim i K.Q. tė Ballit Kombėtar

Vdekje e tradhėtarėve. Liri e Shqiptarėve. 7 nėntor 1943. "Sot me 7 nėntor 1943 me pikėllim dhe me hidhėrim tė madh Komiteti Qėndror i Ballit Kombėtar, aprovoi me pikėllim luftėn civile, tue mos ba asnjė ritiratė (tėrheqje) mė, pėrpara provokacioneve, pse kėto ritirata u konsideruan frikė e dobėsi dhe sollėn kėto ditė tė zeza tė Kombit tonė. Shtojmė se para kėtij aprovimi fatėkeq, Balli bėri njė thirrje tė fundit, 15 ditė afat, ku lutet pėr marrėveshje, por mė kot".

Letra e dytė e Mithad Frashėrit

Lirija e Shqiptarėve. Vdekje e tradhėtarėvet. Shqipni e Lirė 12-3-1944. Balli Kombėtar. Komiteti Qėndror. Numri 148. Z. Haziz Biēakut Ēermenikė. Me qenė se ndodhi fatkeqsia e vrasjes sė Haki Blloshmit, Zona e Mokrrės ka mbetun e pambrojtun, prandaj lutemi qi sa mė parė tė shkoni me njė pjesė tė fuqisė sė juej nė Mokrė pėr veprime dhe pėr pastrime, tue lanė gjithnji njė fuqi tė mjaftė nė Ēermenikė, qi tė mos ndodhi ndonjė e papritun. Tė fala Kryetari (Mithad Frashėri) firma. (A.Q.SH F.270 / A.P. V1944 D.7 f.4)

Trakti i Rinisė sė Ballit

SHQIPĖRIA E SHQIPTARĖVE. VDEKJE E TRADHĖTARĖVE
THIRRJE RINISĖ KOMUNISTE SHQIPTARE
RINI KOMUNISTE.
Rinija nasionaliste, nė kėto ēaste tragjike dhe vendimtare pėr Kombin t'onė, po u drejtohet juve tė rinjve komunista dhe ju fton pėr tė ēkoqitur disa mosmarrveshje qė janė ēfaqur dhe vazhdojnė tė ēfaqen nė njė mėnyrė tė rrėmbyer. Tensioni i nervozizmit nė mes t'onė ka arrijtur kulmin. Nukė ka ditė qė tė mos konstatohen fyerje reciproke. Marrėveshja e Mukajt u prish!? Lidhja qė u bė nė prendverėn e kaluar nė mes t'instituteve shkollorė nuk ekziston fare!? Menjėfjalė nuk ka asnjė bashkėpunim! ne jua kemi thėnė haptaz gjithmonė, se nuk bėjmė luftė ideologjike dhe se nuk jemi njė parti, por jemi lidhur me njė organizatė e cila lufton vetėm pėr shpėtimin e Atdheut.

RINI KOMUNISTE! Qė tė gjithė jemi bijtė e kėtij vėndi dhe si tė tillė e kemi pėr detyrė tė pėrpiqemi pėr t'a shpėtuar. Nuk ėshtė e drejtė ta shohėsh nasionalistin si njė armik, bile siē thonė disa prej jush, si armikun numėr 1.

RINI KOMUNISTE! Sot po ju njoftojmė ju tė gjithėve tė rinjėve komunista se mosmarrėveshja e jonė ka filluar tė shkatojė vėllavrasjen e njėkohėsisht po kėnaq okupatorin gjerman, i cili duke pėrfituar nga kjo grindje do tė shtojė ditėt e qėndrimit tė tij n'Atdheun t'onė. Ejani, o tė tė rinj komunista, tė bėjmė njė blok tė vetėm, tė bėjmė njė roje tė pėrbashkėt qoftė nė katund, qoftė nė qytet. Ejani t'i bashkojmė forcat. Tė heqim dorė nga grindjet qė tė mos mundi tė na thyejė asnjė armik. Kėrkoni marrėveshjen e Mukajt qė ėsht shprehja mė ideale e bashkimit tė popullit Shqiptar: atė marrveshje qė kemi dėshiruar tė gjithė ne tė rinjtė dhe qė shtytja dhe kėmbėngulja e jonė e shpejtoi! Shpejtohuni, sepse siē po shihet, kėtu do tė ndodhin gjėra tė tmerrėshme dhe tragjike! RINIJA E BALLIT KOMBĖTAR. Nga malet e Shqipėrisė sė Lirė 12 Tetor1943. (A.Q.SH. F.270 / A.P. V.1943 D.14 f.4)

Letra e Abaz Kupit dėrguar Mehmet Shehut
5.10.1943 Shokut dashtun Mehmet Shehit. Ju baj me ditė se prej kohėsh nė krahinėn e Shėngjergjit me Osman Memėn, Ramazan Hoxhėn Shemri, Ibrahim Durrėsin Shėngjergj, Qamil Hidėr Muēėn, Derje e tė tjerė, janė miqtė e mi qė kanė marrėveshje me mue, masi interesi i jonė asht i njejtė e i pėrbashkėt pėr njė qėllim e ēdo person duhet tė lehet i lirė me veprue nė dėshirėn e tij. Pra duhet tė kėshilloni tan shokėt pėr tė mos shkaktue ndonjė pa marrėveshtje. Tė fala Abaz Kupi (firma)

Trakti i Abaz Kupit

Thirrje Popullit Shqiptar dhe gjithė partive Politike Shqiptare

Vllezėr shqiptarė

Shqiprija jonė e shtrenjtė ėshtė mbytur nė gjak e nė tmerr: e zhytun nė anarhi, njė vėllavrasje, nė njė katastrofė. Atdheu ėshtė nė rrezik! Ekzistenca e jonė po pėson tronditjen mė tė madhe tė historisė. Ky rrezik nuk mund tė largohet deri sa shqiptarėt tė pėrēarė e tė pėndarė nuk do tė bashkohen tė gjithė rreth njė qėllimi tė vetėm: "Shpėtimin e Shqipėrisė!" Dramasiteti i gjėndjes sė sotme ėshtė i pakrahasuarshmė me ēdo tragjedi qė ka kapėrcyer vėndi i jonė, dhe kjo po na trondit, e ėshtė gati tė pėrmbysė e tė shkretojė edhe themelet e mbetur tė gėrmadhavet shqiptare. Kėsaj gjėndje duhet t'i japim fund! Duhet tė bashkohemi tė gjithė dhe zisė e rrebeshit qė po pėson vėndi ynė t'i themi: "ndal!" e "mjaft mė!" Le tė lihen mė nj'anė pasioni, frika, simpathitė, e antpathitė. Le tė harrohen kėto. Le t'i zgjatim dorėn njeri tjetrit sepse vetėm njė trupėzim forcash tė kėtilla mund tė sigurojė shpėtimin e Shqipėrisė dhe shpėtimin nga zhdukja e pėrjetshme e popullit shqiptar! Ideologjitė, rrymat politike , antagonizmat lokale, mėrritė personale, pasionet politike duhet tė mėnjanohen deri sa tė kapėrxejmė greminėn e rrezikut dhe deri sa tė sigurohet shpėtimi i Shqipėrisė!

Katundet qė digjen, shtėpitė qė shkatėrrohen, rrugėt e urat qė prishen, nuk mund tė ndreqen me tė hollat e popujve tė huaj, por me mundimet dhe djersėn tonė. Mesatarja e pėrditshme midis tė vrarėve e tė plagosurve ndėrmjet bijve tė vėndit t'onė ėshtė e tmerrshme dhe kjo vėllavrasje nuk ka kuptim! Pėrse derdhet ky gjak? Vetėm pėr t'u shkatėrruar! Bashkimin na e imponon interesi i Atdheut, sepse po tė veprojmė kėshtu jo vetėm miqtė t'anė po edhe armiqtė do t'i detyrojmė qė tė na nderojnė mė tepėr. Kjo ėshtė rruga e shpėtimit dhe e lumturisė , prandaj Zoti na ndihmoftė dhe le tė bashkohemi sa mė parė qė tė jetė e mundur pėr me i pre hovin ēdo rreziku qė mund tė na vijė. Jemi nė vėllavrasje! Po lufton shqiptari kundėr shqiptarit! Ē'fatkeqsi! Plagėt qė na i ēelė armiqtė, nuk na mjaftuan, ēelnė dhe po ēelim plagė tė reja. Vrasjeve tė kreyeme prej armiqvet po iu shtojmė vrasje qė po i bėjmė me dorėn t'onė. Po rrėnojmė shtėpira, po prishim katunde. Po madhojmė mjerimet e popullit t'onė! Do t'i qajmė tė gjitha sė bashku kur do tė kuptojmė se se kjo grindje dhe vėllavrasje nuk ka pėr tė sjellė fitim as njėrės anė, por vetėm, shkatėrrimin e Atdheut. Mjerisht at'herė do tė jetė von! Historija na tregon se ēdo brezi tė njė populli i takon tė plotėsojė ndonjė detyrė tė rėndė kur i shfaqet rasa, kėtė herė kjo detyrė na pėrket neve qė t'a plotsojmė. Ēdo mos kuptim ose do mosmarrveshje e kundėrshtim ndėrmjet nesh mund ta zgjidhim me urtėsi, nė kohėn e duhur, por nė kryemjen e kėsaj barre duhet tė jemi sė bashku e tė japim dorėn njeri tjetrit me dashuri e zėmėr tė pastėrt! Kam qėnė gjithmonė i mendimit pėr njė bashkim tė pėrgjithshėm dhe pėrherė kėtė mendim dhe kėtė pėrpjekje jam munduar t'a zbatoi duke evituar brėnda mundėsive vėllavrasjen tė padėshiruar dhe tė dėnuar prej popullit shqiptar! Jam mė se i sigurtė se tė gjithė shqiptarėt me lot ndėr sy kėrkojnė kėtė bashkim tė sinqertė tė tė gjitha Organizatave Politike tė Shqipėrisė pėr pajtimin e zemravet, pėr nmdalimin e vėllavrasjes sa tė pėrgjakshme kaq dhe tė dėmshme, prandaj pėr hir tė Atdheut i bėj thirrje popullit shqiptar dhe tė gjitha partive politike tė Shqipėrisė, qė tė pėrpiqen qė tė gjithė pėr t'i mrrijt njė bashkimi tė pėrgjithshėm sepse nevoja e momenteve tepėr kritike kėtė e urdhėron dhe interesi i Atdheut kėtė imponon!

Nga malet e Shqipėrisė. 26-VIII-1944. ABAZ KUPI

(A.Q.SH. F.270 / 1 A. P . Viti 1944 D.10 f.4.)



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.