Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te gjithe femrave u mungon ca truri, dhe kur gjejne nje qe di te thote dy fjale, gjithekush i citon, sepse ne vendin e qorrave, ai me nje sy eshte mbret.
--- Machiavel

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 124 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.

Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.

Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.

Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".

Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
Histori :: Noli kujdeset pėr pėrfaqėsimin e Shqipėrisė nė New York
Postuar nga: ILovepejaa

Histori Nė letrat dhe telegramet e Nolit, dėrguar Enver Hoxhės nė vitin 1946, dominon shqetėsimi i tij pėr shtyrjen e pranimit tė Shqipėrisė nė organizatėn e Kombeve tė Bashkuara dhe pėr pėrfaqėsimin sa mė tė mire tė Shqipėrisė nė New York. Dhe, natyrisht, Noli asnjėherė nuk harron tė angazhohet edhe pėr fatet individuale tė shqiptarėve

Ēfarė i shkroi Noli Enver Hoxhės (3)


Telegram Enver Hoxhės
1946


Dy shqiptarė, tė quajtur Dr.Ali Kuēi dhe Stavro Skėndi kanė ardhur, tė hėnėn e fundit nė Shtetet e Bashkuara /stop/. Lutem na kėshilloni mi besimin dhe besnikėrinė ndaj kėtyre personave /stop/. Me tė arritur kėtu, Dr.Ali Kuēi mori lidhje me grupin e gangsterėve tė Shqipėrisė sė Lirė /stop/. Shqiptarėt e kėtushėm ankohen pėr taksat e rėnda qė janė vėnė pėr tė gjithė rrobat e pėrdorura qė dėrgohen prej Shteteve tė Bashkuar nė t’afėrmit dhe nė miqtė e tyre nė Shqipėri /stop/. Lutem jini nė dijeni, se po tė jetė kėshtu, dėrgesa e teshave prej kėtej do tė pakėsohet ose do tė ndalohet krejtėsisht meqenė se asnjėri prej kėtej nuk dėshiron tė krijojė vėshtirėsira financiare pėr t’afėrmit dhe miqtė e tij nė Shqipėri /stop/. Kjo ėshtė njė ēėshtje vitale /stop/. Kini mirėsinė tė na informoni mi gjendjen ekzakte /stop/. Na telegrafoni me anė tė Dielli 30 Huntington Are Boston.

Peshkop Fan Noli

* * *
Kryeministrit Enver Hoxha
Tiranė Shqipėri 1946


Pata njė bisedim me kryetarin vepronjės tė delegacionit tė Shteteve tė Bashkuara zotin Herschel Johnson mė parė ambasador nė Suedi /stop/. Pyetjes sime bruske nė qoftė se Qeveria e Shteteve tė Bashkura do tė mbėshtetė kėrkesėn shqiptare pėr anėtarėsi nė Kombet e Bashkuara ay i dha njė pėrgjegje evazive dhe qė nuk do tė angazhohen /stop/. Gjatė zhvillimit tė bisedimeve, ay pėrmendi reputacionin e traktateve nga qeveria juaj, e cila mė dha rastin mua tė shpjegoj pikėpamjen tuaj nė bazė tė rezolucionit tė dalė nga Kongresi i Pėrmetit /stop/. Nė fund unė tėrhoqa vėrejtjen e tij mbi absurditetin e pretendimeve greke mbi Epirin e Veriut /stop/. Unė pėrfitoj nga ky rast t’ju kujtoj pėrsėri nė qoftė se ju jeni apo jo tė pėrgatitur tė merrni nė tė ardhmen e afėrm eshtrat e Faik Konicės me qenė se ay mbahet nė qeli kėtu shpenzimet tė paguara... /stop/ Lutemi pėrgjigjuni mbi kėtė pikė para 4 korrikut kur mblidhet Kukvendi vjetor i Vatrės /stop/. Pėrgjigjja juaj do t’i japė mundėsi Kuvendit tė vendosė pėr njė rrugė ose pėr tjetrėn.

Peshkop Fan Noli
26 Blagden AT
Boston Mass


* * *
Mesazh Enver Hoxhės
1946


Ju falėnderoj pėr telegramin qė merret me pėrgjigjen tuaj Britanisė sė Madhe. Shpresoj se njė pėrhapje e tillė duhet tė bėhet pėr tė pėrmirėsuar marėdhėnjet edhe me Shtetet e Bashkuara. Nuk ka dhe nuk duhet humbur kohė. Kryetari i delegacionit tė Meksikės mė tha sot se ēėshtja e anėtarėsisė sė Shqipėrisė mund tė dalė pėr diskutimin menjėherė porsa tė adaptohen rregullat e procedures mbi pranimin e antarėsive nga Kėshilli i Sigurimit nė dy javėt e ardhshme. Po ju dėrgoj me postėn ajrore njė kopje tė memorandumit qė shpėrndava midis anėtarėve. Munt ta rishqyrtoj me gjithė qef nė qoftė se mė dėrgoni informata tė tjera.

Peshkop Fan Noli
26 Blagden St.
Boston 16 mars.


* * *
Kryeministrit Enver Hoxha
Tiranė 1946


Sekretari i pėrgjithshėm i Konferenės sė shėndetėsisė mė shkruan njė letėr nė tė cilėn mė thotė se dėshiron tė ketė sa mė pare emrat e delegatėve tuaj dhe datėn aproksimative tė mbritjes tyre nė New York /stop/. Ju sugjeroj qė njė nga delegatėt tuaj tė jetė ministri juaj nė Moskė, Kostantin Tashko, I cili ėshtė i familiarizuar me qytetin e New Jorkut, ku ka shėrbyer nė tė kaluarėn si kryekonsull /stop/.

Peshkopi Fan Noli

(vijon)



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.