Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 172 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Gjuha :: Gjuha shqipe, mediat dhe-mllefi im!
Postuar nga: ILovePejaa

Gjuha As Naimi apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Ēabej, nuk kanė qenė ndonjėherė “anėtarė tė PPSH”. Atėherė, nga na vjen gjithė kjo pėrbuzje dhe gjithė ky nėnvleftėsim pėr veprėn e tyre tė lavdishme?

ROBERT SHVARC


Nuk ma do mendja se mė pėrket vetėm mua qė t’ua kujtoj bashkėkombasve tė mi, se gjuha ėshtė identiteti i njė kombi, pasaporta e tij, me tė cilėn ai paraqitet nė botė. Kjo ėshtė thėnė dhe stėrthėnė, ėshtė vėrtetuar dhe stėrvėrtetuar. Megjithatė, njė rikujtim i kėsaj tė vėrtete absolute nuk do t’i bėnte keq njė pjese mjaft tė madhe tė asaj “armate” tė pafund gazetarėsh dhe gazetarkash, tė cilėt, me njė arrogancė, mendjemadhėsi dhe mospėrfillje skandaloze, po e pėrdhosin pėrditė e mė shumė, thuajse nė tė gjitha mediat, gjuhėn tonė tė bukur dhe unikale amtare. Ndoshta ata nuk e dinė se ka kombe (dhe jo vetėm njė e dy, por disa), tė cilėt gjatė mijėvjeēarit tė tėrė e kanė ruajtur brez pas brezi gjuhėn e tyre, tė folur dhe tė shkruar, duke i bėrė ballė nė mėnyrė tė admirueshme asimilimit apo shfarosjes dhe pėrndjekjeve nga ana e fqinjėve tė tyre pushtues dhe oreksmėdhenj. Dhe, pėr fat tė mirė, njėri nga kėto kombe ėshtė edhe kombi shqiptar. Gjithashtu, ndoshta, ky brez kalemxhinjsh tė vetėkėnaqur (nuk kam si t’i quaj ndryshe ata qė, madje, me “fakultet” filologjie apo gazetarie) nuk kanė as njohuritė elementare tė gramatikės, morfologjisė, sintaksės dhe drejtshkrimit tė gjuhės shqipe. Pastaj (a s’ėshtė pėr tė qeshur?!) dėgjojmė gjithandej, se filan fėstėku “zotėron” tri a katėr gjuhė tė huaja, tė cilat “i than” me gojė e me shkrim! Si ka mundėsi, si i ka mjaftuar koha dhe vitet e pakta qė mban mbi kurriz “ta thajė” anglishten, italishten, gjermanishten apo ndoshta edhe kinezēen, - kur nuk e zotėron ashtu siē duhet as gjuhėn e vet amtare, ndaj sė cilės ka edhe njė pėrgjegjėsi tjetėr morale dhe etike sepse me atė pretendon tė nxjerrė bukėn!!!

Snobizėm dhe dritėshkurtėsi

Unė, qė jam ulur t’i hedh nė letėr kėto radhė, jam shumė i mllefosur. Jam i mllefosur, i mėrzitur dhe me gjak tė prishur, ndonėse kėto nuk m’i lejon gjendja ime tejet e rėnduar shėndetėsore, sepse prej kohėsh prisja qė tė binin kambanat e alarmit pėr kėtė krim ndaj gjuhės sonė. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhėsisė, nga katedrat filologjike tė universiteteve tona tė shumtė, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturės, nga mėsuesit shembullorė dhe vetėmohues tė gjuhės shqipe nė shkollat e tė gjitha niveleve. Por kambanat nuk ranė dhe ende nuk po bien... Dhe, nė qoftė se unė po i bie tani kėsaj kambane, dėshiroj qė zėri im tė mos mbetet njė zė nė shkretėtirė. Mendoj se pėr kėtė kam njėfarė tė drejte, pėr njė gjysmė shekulli kam dhėnė ndihmesėn time pėr gjuhėn tonė amtare, e cila ishte dhe ėshtė dashuria ime mė e flaktė. Pra, qė tė kthehem te thelbi I ēėshtjes: A e ka dėgjuar ndonjėherė ky brez i ri i “njerėzve tė penės”, se nė vitin 1972 ėshtė mbajtur nė Tiranė “Kongresi i drejtshkrimit dhe i gjuhės sė njėsuar letrare shqipe”, kongres nė tė cilin kanė marrė pjesė dhe e kanė miratuar edhe vėllezėrit kosovarė, madje duke qenė nėn thundrėn e rėndė tė serbėve?! Fakti qė ata, ndoshta nuk kishin lindur ende nė atė kohė, nuk do tė thotė kurrėsesi se historia e Shqipėrisė fillon pas lindjes sė tyre, nuk do tė thotė kurrėsesi qė ata tė lejohen tė bėjnė diellin dhe shiun dhe tė fshijnė, madje, veprėn e lavdishme dhe plot sakrifica tė Rilindasve tanė tė mėdhenj! Nė emėr tė cilit “mision iluminist” veprojnė kėshtu? Nė emėr tė modernizmit, tė snobizmit, tė dritėshkurtėsisė! Apo (siē dėgjojmė shpesh) me pretendimin se ai kongres na qenkėj mbajtur nė epokėn e PPSH dhe tani duhet tė konsiderohet i paqenė, tani gjuha duhet t’u pėrshtatet kohėrave moderne, duhet varrosur pėrgjithmonė parimi fonetik i shqiptimit tė emrave, duhet tė mos respektohet fare lakimi i emrave nė rasat emėrore, gjinore, kallėzore, dhanore etj., duhet tė huazohen modelet e anglishtes apo tė italishtes, sepse janė gjuhė mė dinamike, mė elastike, mė praktike se ajo jona?! Me sa di unė, as Rilindasit tanė, patriotė tė kulluar, as Naim Frashėri apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Ēabej, pra, e gjithė ajo plejadė qė i vuri themelet e shėndosha gjuhės shqipe, nuk kanė qenė ndonjėherė “anėtarė tė PPSH”. Atėherė, nga na vjen gjithė kjo pėrbuzje dhe gjithė ky nėnvleftėsim pėr veprėn e tyre tė
lavdishme?

Rreziku qė kėrcėnohet

Dėgjojmė, pėr shembull, spikerėt e TV-ve dhe tė radiove si edhe gazetarėt e medias sė shkruar tė thonė apo tė shkruajnė pa tė keq:
DEKLARATA E ARAFAT (dhe jo: DEKLARATA E ARAFATIT); TAKIMI i BUSH ME PUTIN (dhe jo: TAKIMI i BUSHIT ME PUTININ); NJE GRUSHT I RENDE PER BIN LADEN (dhe jo: NJE GRUSHT i RENDE PER BIN LADENIN); PAUELL DO TE
TAKOHET ME ARAFAT (dhe jo: PAUELLI DO TE TAKOHET ME ARAFATIN); SIPAS BLER (dhe jo: SIPAS BLERIT); PRIVATIZIMI i TELEKOM (dhe jo: PRIVATIZIMI i TELEKOMIT); FATURAT E KESH (dhe jo: FATURAT E KESH-it). Mund tė vazhdoja me qindra e qindra shembuj tė tjerė, por besoj qė edhe me kaq kuptohet se ē’dua tė them. Pra, sipas kėsaj logjike brilante, gjoja pėr hir tė ruajtjes sė origjinalitetit tė emrave, na u dashka tė themi e tė shkruajmė, pėr shembull: KAM NJE TAKIM ME SKENDER (dhe jo: KAM NJE TAKIM ME SKENDERIN); ose: ALI U FEJUA ME LILIANA (dhe jo: ALIU U FEJUA ME LILIANEN)! Nuk kam si tė mos ndalem edhe te pėrkthimet e filmave tė huaj, subtitrat e tė cilėve kullojnė nga idiotizma tė pashembullta: ata janė tė mbushur me konstrukte krejt tė huaja pėr shqipen; dialogjet pėrkthehen mekanikisht fjalė pėr fjalė, duke mos e dhėnė forcėn qė duhet tė ketė njė dialog dhe, thuajse githmonė, ndėr ta gjen gafa tė tilla, si: TI E DI SE ĒFARE NDIEJ PER TY. A MUND T’JU FTOJ SONTE PER DARKE? Pra, i njėjti personazh kalon nė tė njėjtėn frazė nga njejėsi nė shumės. Po emrat e personazheve? Ata jepen herė nė origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime) dhe herė me parimin fonetik tė shqipes. Nuk dua tė ndalem fort gjatė as me zėvendėsimin pėrmbytės tė fjalėve tė shqipes me fjalė tė huaja, sepse pėr kėtė problem ka vite qė bien daullet, por askush nuk do t’I dėgjojė. Kėto fjalė janė p.sh tė tipit MOMENTI (nė vend tė: ĒAST); EVENIMENT (nė vend tė:
NGJARJE); GJENERATE (nė vend tė: BREZ); AGRAVIM (nė vend tė: RENDIM); APERTURE (nė vend tė: HAPJE, HYRJE),etj., etj. Kam frikė se, nė vazhdofsha t’i rendis kėta xhevahire, do tė mbushej njė fjalor i tėrė me titull: “Fjalor i gjuhės moderne shqipe, I pasuruar me rreth 20.000 fjalė tė gjuhėve anglisht, frėngjisht, italisht, rusisht etj.”. Jam i bindur se gjuha jonė shqipe nuk ka as mė tė voglėn nevojė pėr kėsilloj “pasurimesh”. Ajo e ka vėrtetuar shumė e shumė herė se ėshtė nė po atė lartėsi tė gjuhėve tė huaja tė ashtuquajtura “tė mėdha”. Shtetet e mėdhenj mund tė kenė me dhjetėra e dhjetėra dialekte, por kur vjen puna pėr gjuhėn zyrtare, pėrdorin vetėm njė gjuhė tė njėsuar. Atje, ēdo fėmijė I fillores e di fort mirė se ku duhet ta verė edhe presjen, pale t’i lejohet tė bėjė gabime trashanike gramatikore... Shqiptarėt pak se i ka zėnė e keqja e madhe qė fėmijėt e tyre tė shpėrndarė nėpėr botė, tė moshės shkollore apo tė porsalindur, nuk do ta mėsojnė ndoshta kurrė gjuhėn amtare - por tani I kėrcėnon edhe rreziku qė, nė vetė vendin e tyre, tė flasin njė gjuhė tė bastarduar!

Apel pėr tė gjithė

Sė fundi desha tė theksoj qė, edhe nėse gjuhėtarėt tanė tė shquar nuk janė nė mes nesh, nxėnėsit e tyre tė denjė janė ende gjallė. Prandaj dėshiroj t’u drejtoj njė apel tė gjithė mėsuesve tė tė gjitha kategorive tė shkollave, tė gjithė trupit pedagogjik tė universiteteve tona, Akademisė sė Shkencave, Institutit tė Gjuhėsisė, Ministrisė sė Arsimit dhe asaj tė Kulturės qė tė japin kushtrimin dhe tė mos e lejojnė mė tej masakrimin e gjuhės shqipe. Ata duhet ta shfaqin medoemos opionionin e tyre, pėrpara se tė jetė tepėr vonė, pėrpara se ky masakrim tė sjellė me vetė pasoja tė paparashikueshme! Nė qoftė nevoja, mund t’i drejtohet njė peticion edhe Presidentit tė Republikės apo Kryeministrit pėr ndėrmarrjen e sanksioneve - sepse, fatkeqėsisht, nė kėtė vend tė bekuar, ku demokracinė ende e ngatėrrojnė me anarshinė totale, vetėm gjobat i sjellin nė vete disa kokėbetonė, qė mė kujtojnė tri vargjet e paharruara tė Bertolt Brehtit: “Nga tigrat munda tė shpėtoj,/ Me gjakun tim ushqeva ēimkat,/ Por kokėn ma hėngrėn mediokrėt!

(Autori ėshtė njė nga pėrkthyesit mė tė rėndėsishėm nga gjermanishtja nė shqip dhe jeton nė Tiranė)



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.