Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė din me kuvenė, e hijeshon nejen nė atė ven
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 136 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Elita :: Ndrek Luca, madheshtia e thjeshtesise
Postuar nga: Albo

Elita
"Ndreka nuk kishte bėrė ndonjė shkollė tė veēantė pėr aktor, por dhuntit e tij tė pafundėme aktorjale qė ia kishte falė Zoti me bollėk, bėnė shumė shpejt qė ti besoheshin role tė dorės sė parė"


Rikard LJARJA

Nė njė ditė tė zakonėshme si gjithė ditėt e tjera, u ngrit herėt, bėri ritualin e mėngjesit mori biēikletėn, njė ''Bianchi'' femrash tė zezė tė paraluftės sė Dytė Botėrore qė i sherbeu pothuajse gjithė jetėn pėr tė shkurtuar rrugėt dhe pėr tė kursyer kohėn, futi nėn sqetull njė trastė dhe doli pėr tė bėrė pazarin...

U kthye rreth orės njėmbėdhjetė. Nė njerėn dorė trastėn me ato qė kishte blerė, nė tjetrėn biēikletėn dhe ngjiti shkallėt deri nė aprtament.
Pas pak vdiq.
Thjeshtė.
Nga njė goditje nė zemer.
***
Nė vitet '50, unė isha tepėr i vogėl dhe kisha vesin qė tė ndalohesha i hutuar me orė tė tėra para dyqaneve tė zanatēijve qė ishin me shumicė nė atė kohė, si teneqexhi, saraē, bakraxhi, nallban, samarxhi, mjeshtėr qendistarė rrobash popullore qė tė ulur kėmbėkryq ēorronin sytė nė imtėsirat e filigramave tė kostumeve qė ishin vepra tė verteta arti, aty nė dyqanet e tyre me taraba tė ulura, para syve tė kalimtarėve, blerėsve dhe para hutaqėve si puna e ime tė habitur nga ēuditė e krijimit dhe tė punės.
Nė vitet '50 kishte edhe vetrina tė mėdha me xham qė tregtonin stofra, argjendari, ėmbėlsira... por kėto nuk mė tėrhiqnin.
Njė ditė gjatė proēesioneve tė mia tė zbulimit, njohjes dhe kėnaqėsisė qė ndjeja, i hutuar tėrėsisht nga xixat qė lėshonte hekuri i skuqur kur e rrihte nė kullė njė farkėtarė qė verė e dimėr mbante veshur njė kanatjere tė trashė leshi, u kujtova qė isha vonuar dhe si gjithmonė do tė haja tė bėrtiturat e nanės sime pėr vonasat qė bėja.
U nisa me vrap pėr nė shtėpi.
Pa pritur u detyrova tė ndaloj tek njė vetrinė me xham tė madh. Diēka e pazakontė mė kishte detyruar tė ndaloj aty pa vullnetin tim.
Nga pėrtej xhamit dikush po mė shikonte me ngulm.
Vesi i im i tė hutuarit para dyqaneve fitoj mbi frikėn e tė beriturave tė nanės.
Ishte dyqani i fotografit Jakova.
Nė vetrinė ishin tri fotografi tė mėdha nė kornizė. Tre portrete.
Njeri, ai qė ishte nė krahun e djathtė timin, kėtė e mbaj mend mirė, mė kishte ngulur sytė dhe diēka donte tė mė thoshte.
Pas pak hodha shikimin tek dy fotografitė e tjera: Ishin dy portrete tė dy djemve me flokė tė lėpirė, qė u shkėlqenin nga brilantina dhe me nga njė buzėqeshje tė sforcuar ala Rudolfo Valentino ngjeshur mbi lėkurė tė fytyrės.
Ndjeva neveri.
Ai portreti djathtas ishte me uniformė ushtarake.
Nuk e harroj atė shprehje fytyre. Nė buzėt e tija, nė sytė e tij shkrepja e aparatit fotografik, kishte ngrirė atė qė donte tė mė thoshte.
Kam ndej gjatė atė ditė (ishte mbasdreke) para asaj fotografije.
I ngurtėsuar.
Kam kaluar prap disa ditė mė vonė, dhe prap jam ndaluar gjatė.
Nuk e di pse! Nuk e di pse mu ngulit nė mendje, sa edhe sot e kėsaj dite, nuk e harroj atė burrė qė mė shikonte nga ajo fotografi, nuk e harroj atė shikim: Sy tė fortė qė tė depertonin, sy tė qeshur qė shihnin larg, sy tė mirė, sy tė vendosur... Nė atė portret oficeri kishte gjithshka: mirėsi, zemer tė madhe, zgjuarsi, vendosmėri, vullnet tė paepur...
Shkova disa herė para asaj vetrine dhe u ngula para asaj fotografije me atė fizionomi qė tė mbėrthente, qė tė knellte, qė bėnte njė kontrast tė jashtėzakonshėm me ato dy fotografitė e tjera me ata djemt me flokė qė sapo ua kishte lėpirė lopa...
Mė dukej se mė shikonte pėrmes xhamit tė vetrinės dhe se donte tė mė thoshte... Nuk e di, nuk e merrja vesh se ē'farė donte tė mė thoshte.. diēka... diēka si njė premtim... Prandaj mė tėrhiqte ai portret nė atė fotografi.
Sa herė ndaloja para asaj vetrine, sepse fillova tė shkoj mė shpesh, filloj tė mė krijohej pėrshtypja se tanimė ai burri aty nė fotografi (nė fakt ai nuk ishte burrė, por njė djalė i ri) dhe unė, ishim bėrė miq tė mirė. Mbushesha me energji dhe vrapoja si i ēmendur drejtė shtėpisė. Ai portret kishte aftėsinė tė mė trazmetonte energji tė brėndėshme.
Pėr shumė kohė kam menduar se vetėm mua mė ndodhte kėshtu me atė portret oficeri nė vetrinėn e fotografit Jakova.
Sot jam i bindur se ai portret me kapele oficeri nė vetrinėn e fotografit Jakova, kishte njė forcė tė jashtėza- konshme shprehse, jam i bindur se edhe tė tjerėve ashtu si mua qė rrija si guak para tij, do tu jetė dukur se diēka donte tu thoshte...
... Dhe vertetė vite mė vonė, ai portret u tha tė gjithėve gjithshka me njė forcė tė jashtėzakonshme. Gjithshka nga shpirti i tij i fortė, i papėrkulur, nga shpirti i tij i mirė, nga shpirti i tij polemik, nga shpirti i tij i mbrujtur me legjendat e fisit tė malit qė e lindi, nga shpirti i tij i dlirė dhe pafundėsisht i lirė.
Zoti i kishte falė me bollėk kėtij njeriu dhunti qė shumė kush ėndėrron ti ketė.
Nė njė prej ditėve, kur unė fėmijė kundroja pėrtej xhamit tė vetrinės sė foto Jakovės atė portret qė tashmė kisha krijuar njė intimitet tė fshehtė me te, mora guximin dhe pyeta dikė.
- Kush ėsht ky oficeri?
Mė thanė njė emėr: NDREK LUCA.
Pasi mora vesh emrin, shpejt mėsova se ishte me origjinė nga Dukagjini, se ishte rritur nė Shkoder nė shtėpinė e Gjonajve (si qiraxhi) perkarshi Kishės sė Ma- dhe, se kishte qenė e ėma qė kishte ngulur kėmbė qė tė gjenin njė shtėpi perkarshi Kishės sė Madhe kur kishin zbritur nga Dukagjini prej urisė qė kishte pllakos atė krahinė tė vorfėn, tė egėr dhe krenare, se ėma dhe ati ishin rropatė ta rrisnin, ta shkollonin, se tė zotėt e shtėpisė perkarshi Kishės sė Madhe ishin njerėz shumė tė mirė, dhe se njėri prej tyre me mbiemrin Gjonaj ishte aktor nė teatrin e Shkodrės...
Mė thanė qė Ndreka njihej mirė nė rrethet e djemve tė rinjė tė asaj kohe qė merreshin me lexime dhe dije, se kishte qenė nė Beograd nė Akademinė e Aviacionit, se mėqė ishim prishur me Jugosllavėt, ishte kthyer nė Shqipėri si gjithė studentėt e tjerė, se tashti ishte nė Tiranė dhe se nuk donte mė tė ishte oficer, por donte tė bėhej aktor i Teatrit Popullor.
Nė Shkoder, kur njė njeri binte nė sy pėr mirė, merrej vesh gjithshka pėrnjėherė.
Peripecitė qė hoqi pėr tu larguar nga ushtria dhe pėr tu bėrė pjestar i Teatrit Popullor, nuk mi tha njeri. Me siguri nuk kanė qenė tė vogla.
***
Ndreka nuk kishte bėrė ndonjė shkollė tė veēantė pėr aktor, por dhuntit e tij tė pafundėme aktorjale qė ia kishte falė Zoti me bollėk, zgjarsia, intuita, fantazia, kultura e pėrgjithshme dhe vullneti i paepur, bėnė shumė shpejt qė ti besoheshin role tė dorės sė parė dhe emri i tij tė re- nditej nė emrat e mėdhenj tė Teatrit Popullor.
Kėto kanė ndodhur heret.
Kur nė vitin 1965 unė u ndodha pėr herė tė parė pėrball tij si partner, u befasova edhe nga njė karakteri- stikė tjetėr e mrekullueshme e tij.
Unė sapo kisha dalė nga ''veza'', kurse ai ishte aktori i afirmuar plotėsisht qė kishte luajtur shumė e shumė role nė teatėr dhe nė njė film rolin e njė heroit me sukses tė jashtėzakonshėm. Pritsha - ashtu mendoja unė - njeriun e ftohtė qė e di mirė se ėshtė personalitet (nė faktė ishte), njeriun qė mbanė distancė, qė tė sheh nga lart poshtė, artistin fodull etj. etj.
Pėrkundrazi, pashė njeriun qė nga vetrina e foto Jakovės mė kishte premtuar diēka, dhe se unė dhe ai ishim miq tė lashtė e tė mirė.
Ndrek Luca nuk vuante nga ''kompleksi i duartro- kitjes'' dhe kjo tregonte se ai ishte njė njeri me sens mė se tė qartė nė raportin e tij me punėn dhe rolin, me partnerin, me regjisorin, me spektatorin, me dashamirėsit qė i kishte me shumicė nė gjithė shqipėrinė, kudo, nė rrugė, nė dyqan, nė fshat, nė kafene...
Ndrek Luca dinte tė qeshte bukur.
Ndrek Luca dinte edhe tė debatonte bukur.
Me temperamentin e tij tė jashtėzakonshėm, dhe me ndershmėrin e tij tė kristaltė qė buronte nga edukata dhe kultura familjare dhe e tokės qė e lindi, ai nuk pranonte asnjė lloj hipokrizie, demagogjie a kompromisi.
Dikujt, apo disave mund tė mos u pėlqente ajo qė thoshte Ndreka drejtė, pa dredha, pa mbaskuptime e nenkuptime. Por shpesh ata bėheshin shumė. Dhe kur ata bėheshin shumė, Ndrek Luca kthente kokėn dhe i linte, nuk i pėrfillte, pėrpiqej ti harronte.
Ai kishte shumė punė, nuk kishte kohė tė merrej me fjalė e fjalime.
Ndrek Luca dinte tė dėgjonte dhe tė bindej. Ishte njė nder aktorėt mė korrekt.
Ndrek Luca dinte tė transformohej mjeshtėrisht dhe nė mėnyrė tė jashtėzakonshme nga roli nė rol.
Ndrek Luca nuk harronte as imtėsitė mė tė parėndėsi- shme nė dukje, deri tek njė rekuizitė personale e vockėl por qė tipizon.
Ndrek Luca ishte i vertetė dhe i besueshėm nė atė qė bėnte para spektatorit nė sallėn e teatrit dhe para kameras nė sheshin e xhirimit.
Ai dinte tė ndante interpretimin nė teater nga ai nė kinema.
Ndrek Luca kishte njė zė qė e pėrdorte nė fungsion tė ē'do figure qė mishėronte dhe i jepte frymė.
Ndrek Luca sakrifikoi disa herė shėndetin e tij nė punė.
Ndrek Luca kishte njė energji fizike tė pashterrshme qė s'dihet nga i buronte, me gjithė se hante shumė pak.
Ndrek Luca njeriu-artist ishte madhėshtia e thjeshtė sisė.
Nė gjithė kėto sa thashė nuk teprova asgjė nga figura e njeriut-mjeshtėr. Mund tė kem lenė pa thėnė shumė. Flas, jo si nxėnės i tij, jo si partner i tij, jo si regjisor i tij, jo si mik i tij. Pėrpiqem tė flas si profesionist, si i zanatit dua tė them.
Per fat tė keq kohėt e fundit fjalėt janė keqpėrdorur shumė, kanė humbur vlerėn kuptimore duke shkruar kot, pėr njerėz kotnasikoti qė s'kanė bėrė asgjė profesionale nė jetė qė ti shėrbejė tė gjithėve. Prandaj e kam tė vėshtirė ti ve cilėsorėt qė meriton vertetė Ndrek Luca. Tė gjithė mbiemrat cilėsorė, epitetet qė mund ti vihen njė artisti tė kompletuar, ai ia ka dhėnė vetes me vullnetin e jashtėzakonshėm, me dhuntit e tija tė lindura, me talentin dhe hirin e tij.
Ai ishte nė majė tė majės sė lavdisė artistike dhe (unė nuk ēuditem aspak) ishte mė i thjeshti nė punė, nė jetėn pėrditshme.
Ndrek Luca ishte shqiptar i vertetė nė tė gjitha kuptimet. Rozafa dhe Gjergj, dy emrat e qellimshėm tė fėmijve tė tij janė kuptimplotė. Nuk po hy mė thellė.

***
Rastėsit me mua kan qenė tė habitshme.
Dua tė dėshmoj se Ndrek Luca, aktori i etur pėr punė, aktori qė nuk ngopej me role, ēuditėrisht rolin qė luan nė filmin ku pėr herė tė parė unė jam partner me tė e refuzoj. Nuk i di arsyet. Nuk pata kurr guxim ta pyes pėr kėtė refuzim.
Ishte ky refuzim, rastėsia qė unė hyra nė kinemato- grafi.
Nė atelje gjithshka ishte gati pėr ti bėrė kinoprovė njė kandidati, qė ishte kryesori deri nė atė ēast, pėr tė fituar rolin e heroit.
Ai ishte veshur, kishte bėrė grim, dritat ishin vėnė etj, etj.
Kinoprova nuk po fillonte. Njerzit filluan tė merziten mbas disa orė pritje. Erdh njė ēast kur duke parė nervozizmin qė ishte krijuar nga pritja e gjatė mora guxim dhe pyeta:
- Pse nuk fillojnė?
- Nuk vjen Ndrek Luca. Nuk e do rolin.- mė thanė.
- Po kjo kinoprovė,- pyeta.- bėhet pėr Ndrekėn apo?..
- Jo, Ndreka e ka rolin pa kinoporvė, por dikush duhet tė ndihmojė pėr tekstin, dhe Ndreka do tė ishte mirė se ėshtė roli i tij.
- Po deshėt po e ndhmoj unė me tekst qė tė mbaroni punė pėr sot...
Ranė dakord menjėherė. Vesha veladonin e priftit, i mora syzet grimjorit Llazar Kėnutit, gjeta aty rrotull nė rrekuizitė njė libėr lutjesh dhe me dy tri prova gjihshka ishte gati. Kinoprova u xhirua.
Tė kishte ardhur Ndreka, nuk do ta kisha ndihmuar atė kolegun tim, sepse do tė ishte Ndreka qė do tė bėnte punėn e tij.
Pra Ndreka nuk e donte atė rol.
Kur u panė kinoprovat, rolin ma besuan mua, sepse kisha bėrė njė provė pėr rolin e heroit, dhe kur zevendėsova Ndrekėn pėr tė ndihmuar kolegun tim, kisha bėrė edhe njė ''kinoprovė'' pėr antagonistin. Siē dukej u kisha pėlqyer si aktor me gjithė difektet e mia, si kurrizi pak i kėrrusur, nofulla pak shtrembėr...
Ndreka u detyrua tė vinte ta luante rolin qė nuk e donte, me njė shkresė nga Ministria e asaj kohe, qė pak a shumė kishte si pėrmbajtje: Tė mos i paguhet rroga nė teater nėqoftėse nuk shkon nė kinostudio tė luaj... etj. etj.
Si? Rroga!? Hė!
Kėshtu Ndreka, atė premtim qė donte tė ma thoshte qė nga vetrina e foto Jakovės kur unė isha ende fėmijė, mė nė fund e realizoj...
Kėshtu filloj jeta e jonė hoteleve, maleve e fushave, nė diell e nė shi, nė ngricė e nė vapė pėr shumė vite.
Tė kisha dhuntinė e skulptorit me gjithė shpirtė do tė tė bėja njė monument o Ndrekė. Jo se punova gjatė me ty, jo se isha kolegu i yt, jo se ziheshim nganjėherė, jo se isha miku i yt.
Por sepse ti i dhe kaqė shumė artit skenik e kinema-tografik, ti i dhe shikuesve anė e mbanė Shqipėrisė aqė shumė vlera tė verteta e tė mirėfillta profesionale nga shpirti i yt i fortė, i lirė e i dlirė, dhe more shumė pak.
Ti ishe vertetė i madhėrishm nė thjeshtėsinė tėnde
Makar njė pllakė ku tė shkruhet: Kėtu lindi NDREK LUCA duhet tė vihet. Kjo nuk tė bėn nderė ty. Kjo na bėn nder ne tė gjithėve dhe qytetit qė tė lindi...
... dhe nė njerėn dorė trastėn me ato qė kishe blerė dhe nė tjetrėn biēikletėn e zezė ''Bianchi'' tė paraluftės, ngjite shkallėt e pallatit ku banoje rreth orės 11, dhe vdiqe thjeshtė nga njė goditje nė zemer.
Vdiqe vertetė siē do tė vdesim tė gjithė. Kjo ishte thjeshtė vdekja e jote.
Hamendėsoj se vdekja e Ndrek Lucės nuk ishte si e gjithė njerėzve tė vdekshėm normal. Ajo ishte njė plasje, njė shpėrthim. Njė shpėrthim i perplasjes sė shpirtit tė tij tė paster, pa dredhi, i kulturės shpirtėrore malėsore tė kultivuar nė vlerat mė tė mira tė moralit pozitiv dhe ashpėrsisė, ndyrėsisė, fukarallėkut e varfėrisė qė ishte kultivuar nė fshehtėsi pėr dekada me rradhė dhe qė shpertheu me tėrė vlerat e saja bizantine tė pafytyrė, tė paskrupull, tė pa atdhe e fe. U pėrmbysėn kanune e vlera morale. U morėn jetė, e pasuri tė gjithfarėllojshme ranė nė duar tė paskrupullta grykėsish.
Kjo e gjitha ndodhi shumė shpejt. Dhe siē duket Ndreka nuk e pėrballoi.
Atij i plasi shpirti.
Vdekja e tij ishte njė protestė (vazhdoj tė hamendėsoj) kunder gjithė helmit e handrakut qė gufoj e rridhte gjithandej e gjithkund, grykėsisė, pseu dokulturės, pseudo demokracėsė, pseudoatdhetarisė e pseudofetarisė.
Edhe kėtė rradhė ai nuk kishte kohė, nuk kishte kohė dhe mundėsi tė merrej njė i vetėm kunder gjithė asaj hipokrizije dhe shtirarakėsh qė e rrethonte, dhe iku. I la tė gjithė. I pėrbuzi. Nuk i duronte, dhe i vetėm nuk mund ti pėrballonte.
Por Ndreka ėshtė gjallė, ėshtė gjallė nė gjithė veprėn e tij aktoriale, edhe atė tė shkruar, ėshtė gjallė edhe nė tė gjithė vdekjet e pa numerta qė ka interpretuar.
Fenomeni NDREK LUCA ishte madhėshtia e thjeshtėsisė.
Duhet studiuar dhe duhet marrė shembull.


G.SH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.