|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Bindjet jane armiq te se vertets. Bile me te medhenj se sa genjeshtrat.
--- Nietzsche
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 126 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve
'30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė:
"Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.
Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte
nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė
hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore",
"Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli
pavarėsinė.
Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm
europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn
nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
|
|
|
|
| |
|
U lind nė Korēė mė 1872. Mėsimet e vetme qė bėri, qenė ato tė shkollės greke tė vendlindjes. Qė i vogėl ai nisi tė kėndojė edhe shqip. Mė 1885, ende si fėmi, Grameno u detyrua tė marrė udhėn e kurbetit, shkoj nė Rumani, ku kishte shumė tė emigruar korēarė.
Ai mori gjallėrisht pjesė nė Lėvizjen Patriotike tė shqiptarėve tė Bukureshtit dhe, si autodidakt, fitoj njėfarė kulture. Rreth vitit 1900, ai nisi tė botojė vjersha dhe artikuj tė ndryshėm nė shtypin e kohės. Mė 1907, kur mori pjesė nė ēetėn e vogėl tė Ēerēiz Topullit, Grameno shkroi disa prej kėngėve tė tij siē janė: ,,Pėr mėmėdhenė, qė ishte kėnga e kryengritjes, ,,Ardhi dita, ,,Lamtumirė, ,,Vratė pėr liri etj.
Mė 1912, Grameno ishte ndėr ata qė ngritėn flamurin nė Vlorė. Pas kėtij viti ai vazhdoi punėn e palodhur kundėr armiqve tė ndryshėm qė pėrpiqeshin ti bėjnė varrin shtetit shqiptar, veēanėrisht kundėr klerit grek e grekomanėve. Si tregimtar, Grameno ėshtė nga tė parėt qė punoi nė shqipet njėren nga gjinitė e gjata tė prozės, novelėn. Nė njėren nga tė novelat e tij , ,,Varr i pagėzimit, (1909) ai kthehet edhe njė herė nė temėn e luftės kundėr shovenizmit grek dhe grekomanėve. Nė kėtė novelė dhe te ,,E puthura, (1909) autori trajton edhe temėn e pamundėsisė sė martesės nė mes tė njerėzve nga origjina tė ndryshme shoqėrore - tė pasur e tė varfėr.
Grameno shquhet veēanėrisht si publicist. Ai drejtoi dy prej gazetave mė pėrparimtare tė ēerekut tė parė tė shekullit tonė, ,,Lidhja orthodokse (1909-10), ,,Koha (1911-24, me intervale e heshtje). Ka shkruar edhe nė njė shumicė organesh tė tjera. Veēanėrisht dallohen pamfletat e tij tė shkurtėr, me sarkazėmn e tyre therėse kundėr armiqve tė ndryshėm tė ēėshtjes kombėtare, si kleri grek, grekomanėt, feudalėt etj. Njė meritė e posaēme e Gramenos ėshtė jo vetėm se ai ėshtė nga tė parėt qė bėri nė shqipet dramėn, novelėn dhe pamfletėn e tij tė shkurtėr, por se ai rroku si temat aktuale, ashtu edhe ato historike, duke i trajtuar kėto me njė qėllim tė pėrcaktuar e tė fortė aktual. Njė tjetėr meritė ėshtė se nė veprat e Gramenos gjejmė shumė personazhe tė shtresave tė varfėra tė popullit pėr tė cilat ai ka dhembje e dashuri tė thellė. Heroinat e veprave tė Gramenos marrin pjesė aktive nė Lėvizjen Patriotike dhe nė luftėn kundėr kishės greke.
Me gjithė interesin e madh qė veprat e Gramenos paraqesin pėr tematikėn e tyre dhe si prova pėr gjinitė e gjata tė dramės e tė prozės, ato kanė tė meta tė shumta artistike, qoftė nga trajtimi i personazheve, qoftė nga ndėrtimi dhe gjuha. Megjithatė, veprat e tij meritojnė tėrė vėmendjen dhe zėnė njė vend tė dukshėm nė letėrsinė tonė tė Rilindjes. Ato i pėrkasin herė romantizmit pėrparimtar e herė realizmit kritik.
|
|
|
|