Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E lirė ėshtė kripa nė Durrės, po e ngre qiraja udhės
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 150 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Elita :: Kush eshte Mihal Grameno?
Postuar nga: Albo

Elita U lind nė Korēė mė 1872. Mėsimet e vetme qė bėri, qenė ato tė shkollės greke tė vendlindjes. Qė i vogėl ai nisi tė kėndojė edhe shqip. Mė 1885, ende si fėmi, Grameno u detyrua tė marrė udhėn e kurbetit, shkoj nė Rumani, ku kishte shumė tė emigruar korēarė.

Ai mori gjallėrisht pjesė nė Lėvizjen Patriotike tė shqiptarėve tė Bukureshtit dhe, si autodidakt, fitoj njėfarė kulture. Rreth vitit 1900, ai nisi tė botojė vjersha dhe artikuj tė ndryshėm nė shtypin e kohės. Mė 1907, kur mori pjesė nė ēetėn e vogėl tė Ēerēiz Topullit, Grameno shkroi disa prej kėngėve tė tij siē janė: ,,Pėr mėmėdhenė’’, qė ishte kėnga e kryengritjes, ,,Ardhi dita’’, ,,Lamtumirė’’, ,,Vratė pėr liri’’ etj.

Mė 1912, Grameno ishte ndėr ata qė ngritėn flamurin nė Vlorė. Pas kėtij viti ai vazhdoi punėn e palodhur kundėr armiqve tė ndryshėm qė pėrpiqeshin t’i bėjnė varrin shtetit shqiptar, veēanėrisht kundėr klerit grek e grekomanėve. Si tregimtar, Grameno ėshtė nga tė parėt qė punoi nė shqipet njėren nga gjinitė e gjata tė prozės, novelėn. Nė njėren nga tė novelat e tij , ,,Varr’ i pagėzimit’’, (1909) ai kthehet edhe njė herė nė temėn e luftės kundėr shovenizmit grek dhe grekomanėve. Nė kėtė novelė dhe te ,,E puthura’’, (1909) autori trajton edhe temėn e pamundėsisė sė martesės nė mes tė njerėzve nga origjina tė ndryshme shoqėrore - tė pasur e tė varfėr.

Grameno shquhet veēanėrisht si publicist. Ai drejtoi dy prej gazetave mė pėrparimtare tė ēerekut tė parė tė shekullit tonė, ,,Lidhja orthodokse’’ (1909-10), ,,Koha’’ (1911-24, me intervale e heshtje). Ka shkruar edhe nė njė shumicė organesh tė tjera. Veēanėrisht dallohen pamfletat e tij tė shkurtėr, me sarkazėmn e tyre therėse kundėr armiqve tė ndryshėm tė ēėshtjes kombėtare, si kleri grek, grekomanėt, feudalėt etj. Njė meritė e posaēme e Gramenos ėshtė jo vetėm se ai ėshtė nga tė parėt qė bėri nė shqipet dramėn, novelėn dhe pamfletėn e tij tė shkurtėr, por se ai rroku si temat aktuale, ashtu edhe ato historike, duke i trajtuar kėto me njė qėllim tė pėrcaktuar e tė fortė aktual. Njė tjetėr meritė ėshtė se nė veprat e Gramenos gjejmė shumė personazhe tė shtresave tė varfėra tė popullit pėr tė cilat ai ka dhembje e dashuri tė thellė. Heroinat e veprave tė Gramenos marrin pjesė aktive nė Lėvizjen Patriotike dhe nė luftėn kundėr kishės greke.

Me gjithė interesin e madh qė veprat e Gramenos paraqesin pėr tematikėn e tyre dhe si prova pėr gjinitė e gjata tė dramės e tė prozės, ato kanė tė meta tė shumta artistike, qoftė nga trajtimi i personazheve, qoftė nga ndėrtimi dhe gjuha. Megjithatė, veprat e tij meritojnė tėrė vėmendjen dhe zėnė njė vend tė dukshėm nė letėrsinė tonė tė Rilindjes. Ato i pėrkasin herė romantizmit pėrparimtar e herė realizmit kritik.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.