|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ironia eshte nje zhvillim anormal, e cila, si ajo e melcise se patave te Strasburgut, perfundon duke e vrare individin.
--- Kierkergaard
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Gazeta Koha Jone konfirmon edhe njehere pretendimin e opozites shqiptare per krijimin e nje qeverie teknike me baze te gjere politike. Lexoni artikullin e plote mbi kete.
Synimi ambicioz i PD-se
"Qeveri teknike me baze te gjere". Ky eshte synimi politik qe grupimi politik "Bashkimi per Fitore" kerkon te arrije per vitin 2002. Drejtues te larte te selise blu qe sapo kane vene kemben ne zyrat e tyre, kane deklaruar per "KJ" se synimi i ardhshem do te perfshije nje qeveri teknike me baze te gjere per te arritur ate qe ata e trumbetojne cdo dite "kthimin e legjitimitetit te intitucioneve".
Drejtuesit opozitar sqaruan se ngritja e nje qeveri teknike duhet te arrije duke vene ca pika mbi "i". Se pari ata do te vendosin per futjen e opozites ne kuvend. Pavaresisht se nuk eshte caktuar data e mbledhjes sekryesise, opozitaret shtuan se hapi i pare qe do te ndermerret do te jete futja e opozites ne kuvend. Ashtu sic ishte vendosur edhe ne mbledhjen e Kuvendit Kombetar te PD, kryesia e sapo ngritur nga Keshilli Kombetar duhet te marre vendim per futjen e opozites ne kuvend. Kjo u trumbetua edhe nga zyrtare te larte te selise blu pas rimandatimit te tyre politik. Burimet sqarojne se nje vendim i tille do te merret vetem kur opozita te perfundoje viziten e saj ne takimin qe ata do te kene ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit Europian ne Bruksel. Pavaresisht se eshte konfirmuar niveli i perfaqesimit zyrtarisht, ftesa nga Brukseli ka mberritur ne emer te kryetarit te saj Sali Berisha. Te ftuar do te jene edhe kryesocialisti Nano dhe Sekretari Politik i PDr Genc Pollo. Synimi i ketij takimi do te konsitoje ne hapat qe forcat politke kane ndermarre deri tani ne permbushjen e rekomandimeve te ODHIR-it. Ngritja e komisionit pozite-opozite do te jete nje tjeter objekt bisede per te cilen drejtuesit politike duhet te "japin llogari". Vetem pas perfshirjes se opozites ne kuvend keta te fundit do te mund te pretendojne per hapa te metejshme qofte edhe per ngritjen e nje qeverie teknike qe do te varet nga qendrimi qe Gjykata Kushtetues do te mbaje me daten 6 Janar. Ashtu sic eshte deklaruar edhe me pare, Gjykata Kushtetuese do te marre vendim per kerkesen e Presidentit Meidani lidhur me intepretimin e disa neneve kushtetuese qe kane te bejne me dekretimin ose jo te kater ministrave qe nuk arriten te shqyrtohen ne kuvend.
N. Perndoj
E. Murati
|
|
|
|