Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Më mirë të te rëshqasi këmba se sa gjuha
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Letersi :: Bukuroshja e Londrës
Postuar nga: Fiori

Letersi Fundi i faqes 23: "E kredhur ne krahet e saj, ndieja qe frika niste te largohej, ndersa zhurma shurdhuese e kambanave imagjinare ia linte vendin jehones se njohur te dallgeve qe perplaseshin pas shkembinjve."

Tek kjo pjese do te gjeni dhe lidhjet me tre pjeset e para te librit. Lexim te kendshem...

Fillimi i librit, faqet 3-7

Faqet 7-14

Faqet 14-23


Vazhdimi...

E kredhur ne krahet e saj, ndieja qe frika niste te largohej, ndersa zhumra shurdhuese e kambanave imagjinare ia linte vendin jeohnes se njohur te dallgeve qe perplaseshin pas shkembinjve.
Tani nuk e kasha Nenin. Ose, me sakte, Neni ishte larg. Veshtrova rrotull vetes e tmerruar. Gjithsesi, nuk kasha asnje arsye per t’u trembur. Ne driten e zbehte te agimit, dhoma e gjumit me te dy shtreterit dhe mbufatja poshte batanijes, qe ishte trupi I shoqes sime Odrej, me bene qe te ndieja siguri.
Kur u zgjova, e pashe veten poshte nenkresave. Endrra me linte gjithmone te derrmuar. Sa here e kasha pare ate enderr? Ne vitet e femijerise e shihja shpesh, ne moshen e adoleshences nje a dy here ne vit, kurse me vone me la te qete. Duhej te kishin kaluar, te pakten, pese vjet qe nga koha kur, per here te fundit, me fantazine time pata pershkuar me vrap ate korridor te gjate e te gjate, dhe me paten larguar te llahtarisur nga dera e mbyllur.
Tani serish po ajo enderr, po ato kambana, po ajo dere.
Perse?
Dhe me e tmerrshmja ishte se ajo enderr nuk kishte ndryshuar fare. Fillonte perhere me nje ze dhe nje korridor. Nje korridor i gjate dhe i erret, nje britme qe dilte nga dera ne skajin tjeter te tij. Nje dere e mbyllur. Dhe une vrapoja drejt asaj dere, por korridori dukej sikur s’kishte te sosur, dhe, tek vrapoja, fillonin te binin kambanat. Ca kambana te fuqishme, me nje kumbim te llahtarshem. M’i taposnin veshet. Zhvillohej nje beteje midis meje dhe atyre kambanave, midis kembeve te mia,
------------------------------------------------------------
24


qe vraponin, dhe korridorit, qe dukej se nuk kishte fund. Me duhej te mberrija tek ajo dere! Duhej ta hapja!
Asnjehere nuk ia dilja mbane. Endrra mbaronte gjithmone njelloj. Kur ngrija duart per te hapur deren, kumbimi I kambanave zhurmemedha arrinte kulmin, dhe une, duke u perpelitur nga tmerri, zgjohesha.
Ajo ishte pjesa me e keqe, zgjimi. Edhe tani, si atehere kur isha femije, ndjeva zemren te me rrihte me force, ndjeva nje frike reale, ndonese qesharake, Keqyra mire e mire rreth e qark dhomes qe ishte aq e njohur per mua, dhe vura veshin. Asnje tingull tjeter vec frymemarrjes se zakonshme te Odrej. Mbi carcaf dukeshin floket e saj te zinj, te shpupurisur; me vinte ta zgjoja, por bera nje perpjekje dhe e mbajta veten. Gjmi, madje edhe deshira per gjume, ishin zhdukur, dhe, sado qe ishte ende heret, shtyva nenkresat dhe zgjata doren te merrja nje liber.
Pasi e hapa, u rreka te lexoja.




Edhe pse Methju me pati thene te mos ia zija ne goje askujt takimin tone, po ndieja deshiren per t’iu hapur Ralfit. Mirepo Ralfi, kur e takova te nesermen ne kohen e drakes, ishte aq I dhene pas Eliot Frejzerit dhe fotografise, sa nuk arrita t’i flisja per te huajin qe pata takuar ne rruge, ne mes te erresires.
------------------------------------------------------------
25


- Sigurisht qe e pashe! – Perplasi gazeten qe nxori nga xhepi. – Kejt, c’te shprei? Te pozosh para atij Frejzerit! Nuk te behet vone fare se c’thote bota?
- Me duket se nuk ke te drejte, - iu pergjigja prerazi. – Ja qe Eliot Frejzeri eshte fotograf me te ardhme te shkelqyer, dhe kete e thone te gjithe. Duhej te te behej qejfi qe pati deshire te me bente nje fotografi.
- Te me behet qejfi! – e ngriti zerin tere mllef. – Do ta ndieja veten te fyer nese nuk do te pranonte po te doje ti te pozoje per te! Por tjeter gje eshte te doje ai dhe tjeter te jesh dakord ti! Kjo me bezdis.
- Pse te mos jem dakord?
- Kjo do te thote qe emri yt ketej e tutje do te jete I lidhur me emrin e Eliot Frejzerit. Nami I tij nuk eshte aspak I mire, kurse ti me shkon ne ateliene e tij…
- Ule zerin, Ralf, - mermerita une. – Po na shohin te gjithe.
Ky ishte sherri qe e dija se do ta benim. Ne nje kuptim, nuk e qortoja Ralfin qe ishte bezdisur. Nuk ta asgje tjeter, vetem nisi te luante me gishterinj mbi tryeze sikur I binte tamburit. Ishim takuar per te ngrene dreke, sic benim shpesh, ne nje klub te vogel te qoshja e dyqanit. Ishte koha kur duhej te kthehesha ne pune, por nuk mund ta lija Ralfin ne ate gjendje. Kishte nje pamje aq te deshperuar! Rrudha te vogla I pershkonin tejetej ballin, dhe rrinte shtrember ne tryeze, me supet te kerrusura e me kembet e gjata te shtrira. Zakonisht, nuk I kerruste kurre supet. Me sjellje te perkryer, me paraqitje te persosur, Ralfi nuk ishte aspak tip qe kerrus supet. Ta marre dreqi dhe ate fotografine! Ne djall vafte dhe Eliot Frejzer! E dergoi ne konkurs pa me kerkuar leje!
------------------------------------------------------------
26


Per fat te mire, ishim vetem ne tryeze. Ajo qe e menjanuar ne nje qoshe, ku e mbulonin nje varg lulesh e bimesh, dhe keshtu njerezit e shumte qe vinin atje ne mesdite per te ngrene,nuk na pengonin fare.
- Nuk do te me behej vone aspak po te ishte ndokush tjeter, - mermeriti Ralfi. – Por, ama, Eliot Frejzeri! A e di c’mendim kam per te dhe per miqte e tij?
- Nuk jane dhe aq te keqij. Seli eshte e kendshme.
- E kendshme! Keshtu e quajte edhe ate mbremjen e argetimit ku me cove me zor…Te kujtohet?
Me kujtohet shume mire. Muzike qe te cante daullen e veshit, nje mori njerezish qe i shihja per here te pare, me te shumtet me veshje ekzotike, dhe te gjithe flisnin me ze te larte. Dhe Ralfi, tek rrinte ne kembe ne nje qoshe, I rregullt, elegant dhe krejt si mbi gjemba. Te gjitha keto une I merrja si me shaka, por Ralfi nuk mundohej. Ose nuk donte.
- Nuk kam shkuar me ne asnje nga ato mbremje argetimi, - e sigurova une.
- Por shkove ne studio. Vetem?
- Ralf!… - Ai po luante me nje thike, duke mos dashur keshtu te me shihte ne sy. – Nuk ke besim tek une?
- Sigurisht qe kam, por… - Dhe ngriti syte.
Thika i ra ne pjate, dhe mjegulla qe kishte erresuar per pak caste fytyren e tij, u davarit. Papritur, u duk krejt I penduar. – Ta marre dreqi! Kejti, nuk kasha parasysh nje gje te tille, sic e more ti. Une te dua. Kam besim tek ti. Por vetem…Pse nuk ma the?
- Sepse e dija qe do te beje sherr te madh.
-----------------------------------------------------------
27


- Dhe e bera! – Buzeqeshi hidhur. – Me vjen keq.
Edhe mua me vinte keq. Me vinte keq qe pata njohur Eliot Frejzerin, qe pata pranuar te shkoja ne studion e tij te ndyre.
- Seli ma mbushi mendjen, - pohova e merzitur.
- Nuk kisha ndonje qejf te madh, por ti ishe ne Birmingam, dhe nuk kisha c’te beja.
S’ishte nevoja te thosha asgje tjeter. Dora e tij u shtri dhe u shtrengua rreth dores sime.
- E dashur, e di si e ndien veten. E kuptoj qe nuk zbavitesh dhe aq shume perderisa une jam kaq i zene me studime. Me vjen keq qe te le shpesh vetem, por punoj per te dy ne. Per te ardhmen tone. E kupton?
Po, e kuptoja. Nga nevoja e kisha detyruar veten ta kuptoja dhe te pranoja se Ralfi i kishte syte te mberthyer fort tek e ardhmja, te posti i larte drejtues qe synonte te zinte, te shtepia e madhe, e cila nje dite do te behej jona, te miqte e forte qe kishte nder mend te zinte. Te gjitha endrra, tani per tani, por per ate aq te verteta sa edhe canta e fryer qe e shoqeronte kudo. As une nuk kisha nder mend t’i behesha pengese. Une do te isha e kenaqur edhe me gjera me te thjeshta, por Ralfi jo. Ralfi ishte I zgjuar dhe ambicioz. Leksionet e perjetshme ne mbremje, studimi kembengules per provimet, te gjitha keto ishin shkallet qe conin te jeta e mire qe ai synonte te siguronte per ne te dy.
I hodhi nje sy ores.
- Shiko, me duhet te iki me vrap. Nuk ka ardhur ora te kthehesh edhe ti ne dyqan?
E percolla deri te dera.
- Ralf, do te shihemi neser mbrema? Do te vish ne apartamentin tim? Odrej ka per te dale.
-----------------------------------------------------------
28


Ai ngurroi per nje cast.
- Por do te humbisja nje leksion. Do te kisha shume deshire, por…
- S’ka gje, lere!
Po ecnim ngadale neper rrugen plot me njerez.
- Jo se nuk dua te takohemi, - tha ai, - por ai leksion ka shume rendesi. Ndoshta mbasi te mbaroj…
- Jo, - I thashe une me vendosmeri. – Do te hedhesh ne te paster shenimet. Nuk duhej te ta kisha thene.
- Nese vertet nuk merzitesh…
- Aspak.
- Atehere, do te shihemi te premten. – Me puthi lehte, u kthye shpejt per te ikur dhe u zhduk ne mes te turmes se dendur qe ecte trotuareve.
U ktheva ne dyqan duke u capitur ngadale. Kudo kishte njerez, ne rruge, ne dyqan. U detyrova te shtyhesha per te hyre ne ashensor. Ne katin e peste, ku ishte reparti i lodrave, doli klienti i fundit, dhe ashensori vazhdoi te ngjitej ne katin e siperm, ku ndodheshin zyrat. Ishte si nje lehtesim te merrja prape fryme lirisht. Kujdestari i ashensorit i dha kasketes prapa dhe renkoi i derrmuar.
- Te gjithe nguten kaq shume, - mermeriti ai. – Sulen sikur po ua falim mallrat. Duket sikur ne kete stine i kane me te tepert parate.
- Keshtu edhe ne bejme pune te mire, - i thashe une dhe, pasi dola, vazhdova neper korridorin e gjate drejt zyres sime.
Ajo ishte ngjitur me zyren e daktilografisteve. Ato e kishin lene deren hapur, dhe zhurma e makinave te shkrimit jehonte gjate tere korridorit. Tek po kaloja
------------------------------------------------------------
29


para deres se tyre, rastesisht veshtrova Brenda. Nje teknik ishte perkulur mbi nje makine shkrimi. Duke gjykuar nga shtati i tij, duhej te ishte ne moshe te re. Me siguri qe nuk ishte Methju Simponi.
Ai ngriti syte?
- Jeni teknik i ri? – e pyeta si me qortim.
- I ri per kete zone. Kam shume vjet qe punoj ne ndermarrje. – Dhe shtoi si per t’u mbrojtur: - Mos kini merak, nuk do t’jua kthej te prishur.
- Me vjen keq. Por, shikoni…zoti Simpson kishte gjithe keta muaj qe vinte. Mos eshte i semure?
- Jo. – Nxori nje furce dhe nisi ta kalonte siper tastierave. – E la punen. Kjo eshte e gjitha. Iku papritur. Nuk dha asnje shpjegim. Vetem mori ne telefon sot ne mengjes per te thene se nuk do te vinte me. Pronaret e mi nuk jane dhe aq te kenaqur prej tij, sic e kuptoni dhe vete! Nje tip I cuditshem ai Simpsoni. Jo se ishte njeri I keq, por nje cike I cuditshem.
Pasi shkova dhe u ula te tavolina ime, u mundova te gjeja psene. Methju Simpsoni kishte braktisur punen papritur dhe pa dhene ndonje shpjegim. Kishte dhene doreheqjen te nesermen e asaj dite qe u njohem. Rastesi? Ndoshta. Dukej sheshit qe nuk kishte dashur te me njihte, nuk kishte dashur te me fliste per nenen time. Duke lene punen, kishte keputur edhe hallken qe mund te na bashkonte serish. Tani nuk do te kisha me rastin per t'i bere pyetje te tjera. Nuk do te kisha mundesi te zbuluoja se c'kuptim kishte ajo shprehja e cuditshme: "Po , e dashuroja. Dhe e urreja." Ishte zhdukur nga jeta ime po aq papritur sa dhe ishte shfaqur para meje.
-----------------------------------------------------------
30


vijon...


© Shtepia botuese Konica, Tirane.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.