Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Eshte gabim te flasesh per nje zgjedhje te keqe ne dashuri, sepse sapo behet fjale per nje zgjedhje, ajo s`eshte vecse e keqe.
--- Marcel Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 169 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Gjuha :: Rexhep ISMAILI dhe Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe.
Postuar nga: ILovePejaa

Gjuha NUK KAM PĖRGJIGJE TĖ PRERĖ SE A VEPROI KONGRESI SHKENCĖRISHT A JO…

Duhet ta pėrgatisim vetė, qoftė atmosferėn, qoftė bazėn e gjuhės standarde, e cila nuk ėshtė plotėsisht e ndėrtuar, ta hapim, ta zgjerojmė, nė mėnyrė qė t'i plotėsojė tė gjitha kushtet, tė gjitha kėrkesat qė kanė folėsit e mundshėm tė gjuhės shipe

Mimoza Cika (DW)

Profesor Ismaili, cili ėshtė pėr ju roli i Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe pėr Gjuhėn Letrare Shqipe?

Rexhep Ismaili: Kongresi i Drejtshkrimit, ashtu sikur edhe mė heret Kongresi i Manastirit, kishte njė detyrė qė tė pėrpiqej tė rrumbullaksonte njė fazė tė zhvillimit nė fushėn e zhvillimeve tė Gjuhės Letrare Shqipe, duke sjellė njė vendim mbi bazėn e tė cilit do tė nxjerreshin dokumentet qė e bėjnė standartizimin e domosdoshėm tė njė gjuhe pėr tė komunikuar brenda njė populli. Nė kėtė rrugė, Kongresi i Drejtshkrimit, i cili erdhi katėr vjet pas Konsultės sė Prishtinės, mbajtur nė prill tė vitit 1968, i vuri pikėn zhvillimit pėr atė kohė tė vlerėsuar shumė pozitive pėr integrimet shqiptare.

Pse nė vitin 1968, nė Konsultėn e Prishtinės, u braktis gegėrishtja dhe u pranua projekti i rregullave tė drejtshkrimit tė 67-sė tė Tiranės me bazė toskėrishten. A ishte ky, thjesht, njė veprim patriotik apo bazohej nė shkallėt e ndryshme tė zhvillimit tė toskėrishtes dhe tė gegėrishtes?

Rexhep Ismaili: Zhvillimet kanė qenė pak mė komplekse dhe unė nuk do tė doja tė thjeshtėsoja kėshtu me gegėrishte e toskėrishte, sepse zhvillimiet kanė qenė mė tė begatshme. Ka pasur gjuhė tė bazuara letrare nė tė dy variantet, pastaj ka pasur pėrpjekje pėr t'i kapėrcyer tė dyja variantet dhe, mė nė fund, mė 1968, dy vjet pas vitit 1966, kur ndodhi njė kthesė e madhe nė zhvilimet politike e kulturore shqiptare, pas gjithė atyre 20 vjetėve tė pėrndjekjes, ky popull pati njė fazė zhvillimi pak mė tė shlirshėm, kėshtu qė pati njė entuziazėm tė pashoq. Nė atė entuziazėm, duke pasur parasysh pėrvojat e mėhershme shumė tė hidhura, shpėrnguljet nė Turqi, vrasjet, rrahjet, maltretimet, tendencat pėr t'u mohuar lidhjet me pjesėn tjetėr tė popullit shqiptar, atėherė intelektualėt vendosėn qė tė mbyllnin njė vrimė nga mund tė ndodhte njė diēka e tillė dhe e konsideruan tė nevojshme qė tė pėrshtatnin njė gjuhė tė vetme letrare. Dhe, nė atė kohė kishim vetėm projektin e rregullave tė drejtshkrimit, i cili u pranua me njė entuziazėm tė pashoq, sepse tė gjithė filluan publikisht ta zbatojnė menjėherė, katėr vjet para Kongresit tė Drejtshkrimit. Asryeja ishte komplekse, politko-shoqėrore, psiko-sociale, ēėshtja e identitetit e shumė gjėra tė tjera.

Ju vetė keni qenė nė Kongres si vėzhgues. A mendoni se Kongresi i Drejtshkrimit veproi shkencėrisht nė shfrytėzimin e asaj qė sillnin tė dyja dialektet?

Rexhep Ismaili: Kjo ėshtė njė pyetje pak mė e gjerė, pyetje pėr tė cilėn unė nuk kam pėrgjigje bardh e zi, nuk kam pėrgjigje tė prerė. Ka gjėra pėr tė cilat mendoj se kanė mundur tė bėhen edhe ndryshe, ka gjėra pėr tė cilat mendoj se janė zgjidhur nė nje frymė qė ka ndjekur njė rrugė pak mė tė gjatė.

Cili ka qenė roli i gjuhėtarėve nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi nė konkluzionet gjuhėsore qė u morėn pėr Gjuhėn Letrare Shqipe?

Rexhep Ismaili: Unė nuk kam qenė nė komisionet pėr konkluzione. Unė kam qenė nė sallė. Kam dėgjuar vetėm ēfarė ėshtė raportuar, por aty ka qenė vetėm njė konkluzion, ndėrsa elaborimi i mėtejmė i atyre pėrfundimeve ėshtė bėrė nga grupi qė ka mbetur nė Tiranė, nė Institutin e Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė - dhe ai grup pastaj me vendime tė posaqme tė qeverisė shqiptare ėshtė autorizuar tė bėjė drejtshkrimin, gramatikėn, fjalorin, dm.mth. mjetet e domosdoshme pėr zbatimin dhe pėr pėrhapjen e asaj ideje tė pėrgjithshme qė kishte vendosur Kongres i Drejtshkrimit. Aty ka pasur diskutime nga mė tė ndryshmet dhe normalisht nuk refuzoj, por nuk mund tė pajtohem me interpretime kėshtu bardh e zi, sepse shoh edhe hije brenda, hije tė ndryshme.

Ndėrkohė, rrethanat e reja politike dhe sociale pėr shqiptarėt kėrkojnė edhe reagime tė shpejta nga gjuhėtarėt. Si duhet reaguar nė kėtė situatė, pra cilat do tė jenė rrugėt e zhvilimit dhe tė pasurimit tė Gjuhės Letrare Shqipe?

Rexhep Ismaili: Mbeta borxh t'ju them njė gjė. Nė periudhėn deri nė vitin 90-tė, d.m.th. pėr dyze e sa vjet, nė botėn shqiptare, nė tė dyja anėt, ka mbretėruar politika dirigjiste, pra njė politikė e dirigjuar nga lart nė tė gjitha aspektet, pra edhe nė fushėn e gjuhės. Kjo politikė dirigjiste, natyrisht, nuk ka lėnė hapėsirė shumė tė madhe pėr ēfarėdo lloj diskutimesh qė mund tė merren me mend sot. Nga pozita e sotme nuk ėshtė mirė tė gjykojmė pėr diēka qė ka ndodhur nė tė kaluarėn, d.m.th duhet tė kthehemi atje ta kuptojmė mirė. Por, kjo ka disa pasoja. Sot nuk jemi mė nė fazė kur kemi politikė dirigjiste. Sot jemi nė fazė kur po synojmė nė tė gjitha trojet shqiptare politikė liberale. Edhe nė kuadėr tė gjuhės duhet tė bėjmė politikė liberale. Politika liberale nuk do tė thotė anarki. Mungesa e politikės ėshtė anarki. Dhe, politikė liberale mund tė bėjnė vetėm institucionet e pėrgatitura mirė, tė mbėshtetura nga shteti me mjete financiare, por edhe me njerėz, me programe, me infrastrukturė, nė mėyrė qė tė mund tė reagojnė nė ēdo moment. Mė vjen keq ta them publikisht, por nė gjendjen nė tė cillėn janė institucionet qė do tė duhej tė merreshin me kėto punė, nė kėto dhjetė vjet, nuk e besoj se mund tė pritet diēka shumė e madhe, sepse janė lėnė pasdore. Tani po duket se ka njė interesim pak mė tė madh. Do tė shohim. Do tė ketė zhvillimet tė reja. Duhet tė vijnė edhe njerėz tė rinjė, tė pėrgatiten kuadro tė reja qė tė merren mė intensivisht me kėtė punė. Natyrisht, nuk ka kuptim sot tė bisedojmė pėr ndėrhyrje tė tipit tė policisė. Ato janė ndėrhyrje qė nuk zgjidhin gjė. Duhet ta pėrgatisim vetė, qoftė atmosferėn, qoftė bazėn e gjuhės standarde, e cila nuk ėshtė plotėsisht e ndėrtuar, ta hapim, ta zgjerojmė, nė mėnyrė qė t'i plotėsojė tė gjitha kushtet, tė gjitha kėrkesat qė kanė folėsit e mundshėm tė gjuhės shipe.

Atėherė, nė kuadėr tė politikės liberale qė duhet tė ndėrtohet pėr gjuhėn, cili ėshtė mendimi juaj?

Rexhep Ismaili: Unė mendoj se gjėja e parė qė do bėrė me qėllim tė pasurimit tė shqipes ėshtė qė sė pari ta dėgjojmė mirė njėri-tjetrin, t'i dėgjojmė shprehitė e tė folurit nė tė gjitha anėt, t'i identifikojmė ato pika ku na duket se ka probleme dhe pastaj drejtshkrimi ynė dhe zgjidhjet ekzistuese na bėjnė tė mundshme qė tė ketė zgjerime. Unė nuk kujtoj se ėshtė mėkat tė bėsh kompromise nė kėto raste, sepse nė drejtshkrimin tonė tashmė parimi i kompromist ekziston, edhe pse ėshtė baza toskėrishtja ka edhe elemnete tė gegėrishtes. Prandaj, ēėshtja e sasisė ėshtė krejtėsisht e parėndėsishme, mund tė shtohen ose tė zvogėlohen, varėsisht nga konsideratat qė do tė kemi. Kjo do tė ishte rruga qė edhe do t'i kėnaqim tė gjitha kėrkesat tona pėr t'u kuptuar mė mirė nė situatėn e ndryshuar demografike e politike, edhe nga ana tjetėr, pėr tė mos bėrė dėme, pėr tė mos bėrė kthesa, qė do tė na kthenin prapa, qė do tė na ēonin kot energjinė e investuar deri sot.

Intervista eshte marre nga gazeta javore "Java" qe botohet ne Prishtina


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.