Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
"Atdheu mbi gjithcka!"
--- Ahmet Zogu

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Ceshtje Kombetare :: Identiteti Shqiptar
Postuar nga: ILovePejaa

Ceshtje Kombetare Ka disa zėra qė thonė se pavarėsia e Kosovės si projekt i njė tė ardhmeje jo fort tė largėt, do tė mund tė ndikonte nė thellimin e dallimeve ekzistuese mes "shqiptarėve" dhe "kosovarėve". "Kosovarėt" do tė mund tė bėheshin diēka si austriakėt krahas gjermanėve, nėse pavarėsia e Kosovės do tė ishte njė fenomen mė afatgjatė dhe me ndikime pėrcaktuese pėr identitetin. Mirėpo, edhe pse mund tė parashikojmė njė perspektivė tė tillė tė zhvillimeve politike, pėr momentin nuk shihen elementet ndikuese qė do tė mund tė ēonin nė ēarjen e identitetit kombėtar
Shkėlzen MALIQI

1 A ekziston identiteti i veēantė kosovar? Pėrgjigja nė kėtė pyetje kėrkon njė sqarim se pėr ē'identitet e kemi fjalėn? Para sė gjithash, duhet tė shihet ēėshtja e bartėsit tė kėtij identiteti, e ky ėshtė kosovari. Nėse e kemi tė qartė se kush ėshtė kosovari, mė me kompetencė do t'i hynim edhe identitetit eventual tė tij tė veēantė.

2 Paraprakisht ėshtė i domosdoshėm edhe pėrcaktimi i nocionit identitet. Identiteti nė kuptimin mė tė gjėrė (nga lat. Idem) shėnon njėjtėsinė, barazinė dhe pėrgjasimin e plotė. Identiteti mė i plotė i njė gjėje ose qenieje ėshtė ai me vetveten, qė shprehet mė barazimin matematikor A=A, i cili nė logjikė quhet tautologji. Por, zakonisht, identiteti mund tė shprehet edhe me formulat e barazisė jo - tautologjike: A = B; A = A + B + C etj. Por ka edhe formula barazie mė komplekse, si p.sh. A + B + C = D + E + F... Po kėshtu, nuk janė tė rralla edhe formulat e ndėrthurura pozitive - negative tė identitetit / barazisė, tė shėnuara me plusa (+) dhe minusa (-), p.sh. A = B - C; A = B + C - D - E, etj.
Por, nė kėtė rast ne flasim pėr identitetin nė njė kuptim mė konkret tė tij, si njė fenomen shoqėror. Tė gjitha elementet pėrbėrėse tė shoqėrisė njerėzore kanė identitetin e tyre, duke u nisur prej individit, deri te grupet, klasat dhe bashkėsitė mė tė pėrbėra shoqėrore si etnitė, popujt dhe kombet (nė anglisht dallimi mes ethnic group, people dhe nation ėshtė mė i qartė dhe mė i shkallėzuar nė pėrmbajtje).

3 Nuk ka identitet shoqėror pėr tė cilin do tė mund tė thonim se ėshtė identitet burimor dhe krejtėsisht autentik. Ēdo identitet ėshtė njė ndėrtim historik dhe shoqėror. Sidomos nuk ka identitet shoqėror tė thjeshtė, tė njėtrajtshėm dhe tė pandėrmjetėm. Tė gjitha identitetet, edhe ato tė individėve, janė identitete tė strukturuara dhe komplekse. Pėrjashtim prej kėsaj bėjnė vetėm grupet shoqėrore mė primitive, tė shkallės sė zhvillimit fisnor, nė rastet kur jeta e tyre zhvillohet nė izolim tė plotė, pa kontakte dhe ndėrveprime me grupet dhe shoqėritė e tjera. Deri vonė, grupe tė tilla kanė ekzistuar nė xhunglat e Afrikės dhe tė Amerikės Jugore.

4 Edhe identiteti kosovar, nėse ekziston si i tillė, duhet tė jetė njė ndėrtim, rrjedhojė e proceseve tė caktuara historike. Vetė nocioni "kosovar" edhe ashtu ėshtė i ri dhe jo shumė i qartė pėr nga pėrmbajtja. Nė pėrdorim mė tė gjėrė ėshtė futur nė tri dekadat e fundit tė shekullit XX, krahas ngritjes sė autonomisė politike dhe territoriale tė Kosovės nė ish - federatėn e Jugosllavisė. Banorėt e Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės (emėrtim ky qė kishte zėvendėsuar ndėrtimin e mėhershėm "Krahina Autonome e Kosovės dhe Metohisė", i riaktualizuar dhunshėm nė vitet '90) kanė nisur tė quhen mė shpesh "kosovarė", edhe pse ky nocion nuk ishte zyrtarizuar. Meqė Kosova ishte dhe ende ėshtė territor shumetnik, emėrtimi "kosovar" nė shumicėn e rasteve ėshtė pėrdorur si emėrtim pėrmbledhės pėr banorėt e territorit tė Kosovės, ku janė pėrfshirė shqiptarėt, serbėt, muslimanėt / boshnjakėt, turqit dhe pjesėtarėt e minoriteteve tė tjera qytetare tė Kosovės.
Nėse do tė detyroheshim qė nocionin e "identitetit kosovar" ta zbėrthenim nga kjo pėrmbajtje e tij, pra tė qenit e rreth 2,2 milionė frymėve banorė ose qytetarė tė Kosovės, ky "identitet" do tė dilte si njė ndėrtim mjaft i ēuditshėm, sepse ky "identitet" do tė kishte shumė pak elemente tė pėrbashkėsisė nga ato qė zakonisht pėrcaktojnė identitetin e veēantė tė njė bashkėsie njerėzore. Pos territorit, si njė element pėrcaktues i pėrbashkėt, ne do tė mund tė projektonim edhe elementin e tė qenit pjesėtarė tė njė bashkėsie politike, e cila ėshtė pėrndryshe nė ndėrtim e sipėr. Kėsaj do tė mund t'ua shtonim, mjaft artificialisht dhe nė mėnyrė tejet tė pėrgjithėsuar, elementet e rėndėsisė dytėsore, p.sh. tė mentalitetit tė pėrbashkėt tė etnive dhe grupeve qė bėjnė pjesė nė popullsinė e Kosovės, dhe qė pėrndryshe janė kėmbėngulės nė identitetet e tyre tė ndara kombėtare, fetare dhe kulturore. Po kėshtu, njė element i identitetit kosovar do tė mund tė bėhej edhe tė qėnit e tyre shtetas tė Republikės sė Kosovės, nė momentin kur do tė shpallej kjo republikė, qoftė si shtet i pavarur, qoftė me disa kufizime dhe kushtėzime tė pėrkohshme.

5 Ėshtė i qartė artificialiteti dhe paqėndrueshmėria e identitetit kosovar nė kėtė kuptimin e tij territorial. Nė kėtė trasė tė kėrkimit, nocioni "identiteti kosovar" vėshtirė se mund tė kuptimėsohet. Emėruesi i pėrbashkėt nė nocionin "kosovar" as nė variantin mė optimist projektues tė tij nuk do tė prodhonte ndonjė identitet tė fortė dhe tė qėndrueshėm, i cili do tė mund tė ishte mė funksional dhe mė kuptimplotė se emėrtimet mė tė sakta "qytetar i Kosovės" ose "shtetas i Kosovės". Emėrtimi "kosovar" do tė mund tė shėrbente edhe mė tej si njė nocion pezhorativ pėr banorin, qytetarin dhe shtetasin e Kosovės, por jo edhe si pėrcaktues i identitetit tė tij, pos nė njė kuptim tė lastikėt tė identitetit territorial, i cili do tė ishte i barazvlerėshėm me nocionet po aq tė dyshimta dhe tė paqendrueshme si "identiteti transilvanas", "identiteti alsasian", "identiteti libanez" "identiteti veri - irlandez" dhe shumė tė ngjashėm, ku nė territoret e caktuara nė tė vėrtetė bashkėjetojnė nė kushte tė ndryshme (deri nė ato tejet konfliktuoze) kombet dhe grupet etnike dhe fetare me identitete mė tė pėrcaktuara dhe nė thelb tė pashkrishme nė njė identitet tė pėrbashkėt.

6Njė kuptim tjetėr dhe njė trasė tjetėr e zbėrthimit tė nocionit "identiteti kosovar" ėshtė ai i barazimit tė tij me identitetin e veēantė tė shqiptarėve tė Kosovės. Me nocionin kosovar, nė kėtė kuptim, nuk do tė nėnkuptoheshin tė gjithė qytetarėt e Kosovės, por vetėm shqiptarėt qė janė banorė tė Kosovės, ose qė janė me prejardhje nga Kosova. Nė pėrdorimin e pėrditshėm dhe nė publicistikėn e kohės, jo rrallė nocioni ėshtė pėrdorur nė kėtė kuptim mė tė ngushtė. Nė Shqipėri, nė njė periudhė tė caktuar, nocioni kosovar ėshtė pėrdorur pėr emėrtimin e tė gjithė shqiptarėve qė jetonin nė Jugosllavi, pra jo vetėm tė atyre qė kanė qenė banorė tė Kosovės, por edhe tė atyre nga Maqedonia, Lugina e Preshevės dhe Mali i Zi. Ky emėrtim jo i saktė ka qenė pasojė e mungesės sė informimit nė Shqipėrinė komuniste mbi shtrirjen dhe kushtet e jetės sė shqiptarėve nė Jugosllavi. Pėr regjimin e ngurtė enverist, edhe gjeografia e Jugosllavisė, si njė shtet armiqėsor, ka qenė subjekt i ndaluar, dhe vetėm nė periudhėn e liberalizimit relativ tė marrėdhėnive kulturore mes Shqipėrisė dhe Kosovės, nė vitet '70, opinioni i gjėrė i atjeshėm ka filluar tė kuptojė se pėrtej kufirit po ekzistoka njė bashkėsi e madhe shqiptare, pjesė e kombit tė ndarė, me tė drejta tė caktuara politike dhe kulturore. Meqė Kosova ishte bėrė edhe realisht qendėr dhe piemont i shqiptarėve tė Jugosllavisė, nė Shqipėri ėshtė pėrhapur emėrtimi kosovar i pėrbashkėt pėr shqiptarėt nė Jugosllavi. Kjo ėshtė arsyeja pse deri vonė, e edhe sot, nė publicistikėn shqiptare ėshtė i mundshėm pėrdorimi i frazave me togfjalshin "shqiptarėt dhe kosovarėt", i cili pėr shqiptarėt jashtė kufirit tė Shqipėrisė dukej jo vetėm absurd, por edhe ofendues dhe skandaloz. Pse, a kosovarėt nuk na qenkan shqiptarė?, klithnin ata gjithė zemėrim, duke mos kuptuar se me kėtė togfjalėsh nė tė vėrtetė, nė shumicėn e rasteve, nuk bėhej veēimi i "kosovarėve" nga kombi shqiptar, por vetėm pėrcaktohej nė mėnyrė pezhorative, dallimi mes "shqiptarit" si shtetas i Shqipėrisė, nga kosovari, i cili nuk ėshtė shtetas i Shqipėrisė.
Nė ndėrkohė, nė Shqipėri ėshtė kuptuar, edhe nė opinionin mė tė gjėrė, se shqiptarėt e jashtėm (ta pėrdorim edhe ne njė shprehje teknike), janė shumė tė ndjeshėm pėr ēdo formulim qė tingėllon si veēim i tyre nga trupi unik i kombit shqiptar, ku gjysma e tij jeton jashtė Shqipėrisė.

7Nė studimin e Antoni D. Smith "Identiteti kombėtar" (National Identity, London 1991) veēohen 6 atribute kryesore tė njė bashkėsie kombėtare ose kombi, dhe kėto janė: 1. Emri kolektiv i pėrbashkėt; 2. Miti mbi prejardhjen e pėrbashkėt; 3. Kujtesa e pėrbashkėt historike;
4. Njė ose mė shumė elemente diferencuese tė kulturės sė pėrbashkėt; 5. Lidhja me njė atdhe (ose mėmėdhe) tė caktuar; dhe 6. Ndjenja e solidaritetit dhe pėrbashkėsisė te njė pjesė e rėndėsishme e popullsisė. Kombi shqiptar, edhe pse me njė histori tė gjatė tė robėrisė ndėr otomanėt dhe i ndarė nė disa pjesė gjatė shekullit XX, i "pėrmbush" tė gjitha atributet nga lista e parafrazuar e A. Smithit. Disa nga kėto atribute nė rastin e kombit shqiptar do tė mund tė kėrkonin nuanca riformulimesh referuese ndaj realitetit nė tė cilin ata jetojnė, si komb i ndarė, por kėto nuanca nuk janė tė karakterit cėnues pėr identitetin e pėrbashkėt. Historikisht, e as nė momentin aktual, prejse ėshtė krijuar vetėdija mbi identitetin kombėtar, ndėr shqiptarėt, posaēėrisht ndėr kosovarėt, nuk ka pasur asnjė lėvizje qė do tė tematizonte edhe intencėn pėr ndonjė identitet tė veēantė. Identiteti i veēantė kosovar ėshtė vetėm nė nivelin e disa paragjykimeve tė karakterit mjaft dispersiv dhe jo - konsistentė qė lidhen mė shumė me karakterologjinė dhe rivalitetet rajonale, pėrndryshe dukuri kjo e zakonshme pėr identitetet e pėrbėra dhe komplekse ēfarė ėshtė edhe identiteti shqiptar. Nėse ka veēori qė lejojnė bėrjen e dallimit mes njė identiteti tė pėrgjithshėm shqiptar dhe identitetit kosovar, ato janė tė natyrės dytėsore, jo nga lista bosht e atributeve tė identitetit tė njė kombi.
8Shqiptarėt, ēuditėrisht, kanė krijuar njėrin prej identiteteve kombėtare mė komplekse nė rajon e mbase edhe nė planet. Trojet shqiptare tė thyera prej maleve dhe luginave nė disa dhjetėra rajone, ku komunikimi mes tyre ka qenė mjaft i vėshtirė, pėrkundėr pushtimeve, ndarjeve dhe rrudhjeve tė tyre, kanė mbetur deri mė sot troje me popullsi kompakte shqiptare. Nė trojet ku jetojnė, pa marrė parasysh shtetin dhe statusin e tyre, shqiptarėt janė shumicė. Janė shumicė dėrrmuese nė Kosovė, nė pjesėn e Maqedonisė ku jetojnė, nė Luginėn e Preshevės, nė rrypin kufitar tė Malit tė Zi me Shqipėrinė. Shqiptarėt nuk kanė zaptuar toka tė huaja, por tokat e tyre janė zaptuar nga shtetet fqinje. Shqipėria etnike, vetėm politikisht dhe gjeostrategjikisht paraqitet si njė fantazėm dhe ėndėrr e parealizueshme, ndėrkaq qė ajo ėshtė njė realitet i pamohueshėm i rajonit. Nėse shqiptarėt sot nuk kanė mundėsi tė krijojnė njė shtet tė pėrbashkėt, kjo nuk do tė thotė se ata nuk kanė tė drejtė tė thonė se janė njė realitet i rajonit qė i ka tė gjitha elementet e duhura tė identitetit dhe tė kulturės sė pėrbashkėt. Njė Shqipėri etnike idealiter ekziston si e tillė. Dhe kjo nuk bie aspak ndesh me realizmin e shqiptarėve, qė nė kushtet e sotme kėrkojnė zgjidhjen policentrike tė statusit tė tyre, me nė bosht pavarėsinė e Kosovės dhe sigurimin e tė drejtave tė barabarta nė Maqedoni, nė Luginėn e Preshevės dhe nė Mal tė Zi.

9Ēudia tjetėr edhe mė e madhe e identitetit tė pėrbėrė shqiptar, ėshtė ajo e tolerancės fetare tė shkallės sė lartė. Shqiptarėt kanė nė korpusin e identitetit tė vet tė gjitha mesimet e mėdha evropiane. Dinamiti i tri feve, i ndezur me fitilat e zgjatur tė nacionalizmave serbė dhe kroatė, qė shkatėrroi e ndau Bosnjėn nė tri kombe dhe tri entitete shtetėrore, nė rastin e shqiptarėve ka dhėnė njė rezultat tė kundėrt, duke dėshmuar mundėsinė e krijimit tė identitetit unik kombėtar pėrkundėr pranisė sė shumė feve dhe kishave ndėr shqiptarėt. Veēantia relative e Kosovės nė korpusin shqiptar, qė ėshtė para sė gjithash veēanti e njė nacionalizmi shumė mė tė theksuar dhe mė imponues se nė Shqipėri, nuk ka ndonjė forcė shpėrthyese tė madhe, krahas kompleksitetit dhe diversitetit tė pėrgjithshėm tė identitetit shqiptar nė pėrgjithėsi. Kosova me veēantitė e saj njėfarėdore i pėrshtatet si e tillė botės sė ēuditshme shqiptare, ku veēimet dhe dallimet, paradoksalisht, bėhen jo element pėrēarės dhe copėtues, por ēimentues tė identitetit.

10Ka disa zėra qė thonė se pavarėsia e Kosovės si projekt i njė tė ardhmeje jo fort tė largėt, do tė mund tė ndikonte nė thellimin e dallimeve ekzistuese mes "shqiptarėve" dhe "kosovarėve". "Kosovarėt" do tė mund tė bėheshin diēka si austriakėt krahas gjermanėve, nėse pavarėsia e Kosovės do tė ishte njė fenomen mė afatgjatė dhe me ndikime pėrcaktuese pėr identitetin. Mirėpo, edhe pse mund tė parashikojmė njė perspektivė tė tillė tė zhvillimeve politike, pėr momentin nuk shihen elementet ndikuese qė do tė mund tė ēonin nė ēarjen e identitetit kombėtar. Njė element ēarės qė pėrmendet, ai i standartit tė gjuhės qė i ėshtė imponuar kosovarėve, nuk e veēon Kosovėn nga Shqipėria. Ky standart i ėshtė imponuar edhe gjysmės sė Shqipėrisė, dhe nėse do tė ketė qėndresė gjuhėsore, ajo do tė jetė e pėrbashkėt, e gjysmės sė Shqipėrisė me Kosovėn, dhe jo vetėm e Kosovės. Lėvizja gjuhėsore nė tė vėrtetė nuk shkon nė drejtim tė ndarjes sė saj, por nė drejtim tė ndreqjes ose ndryshimit tė standartit tė gjuhės kombėtare, duke e pėrshtatur atė me tė folmen e shumicės sė kombit. Gjuha kėshtu mund tė jetė element mė shumė unifikues, dhe jo ēarės, nė vetėdijen pėr identitetin, i cili edhe ashtu nuk ėshtė ndonjė identitet monolit dhe i ndėrtuar prej ekskluzivizmave, por ėshtė identitet i akomodimit ndaj dallimeve. Fundja, edhe nėse do tė kishte dy standarte gjuhėsore, mbi bazėn e dy dialekteve tė shqipes, as kjo nuk do tė ēonte doemos drejt ēarjes sė identitetit shqiptar. Fuqia e vėrtetė e botės shqiptare qėndron nė diversitetin e saj, dhe jo nė ndonjė kategori tė veēantė pėrcaktuese e identitetit, cilado qė tė jetė ajo, e cila do tė shtrinte mbizotėrimin e saj mbi mbarė kombin.

11 Njė paradoks tjetėr ka ndodhur me shqiptarėt pas rėnies sė komunizmit dhe krizės qė pasoi nė rajon. Edhe pse ishin mė tė papėrgatiturit pėr kthesėn qė ndodhi, tė bėrė pikė e pesė, tė ballafaquar me kolapsin e sistemit, katandisjen ekonomike dhe anarkinė nė Shqipėri, si dhe format e ndryshme tė represionit dhe tė nėnshtrimit nė vendet e ish federatės jugosllave, shqiptarėt arritėn qė tė rikonfirmojnė dhe riforcojnė identitetin e tyre kombėtarė dhe politik. Nė vitin 1997 kombi shqiptar dukej se ishte katandisur fare, se ėshtė nė fund tė humnerės. Shteti shqiptar ishte shembur dhe nė rrėmujė. Nė Kosovė rezistenca paqėsore po shndėrrohej nė njė mashtrim kolosal kundrejt regjimit tė egėr serb i cili po punonte nė shfarosjen e shqiptarėve. Nė Maqedoni, pas trazirave dhe intervenimit brutal tė policisė sllave nė Gostivar, shqiptarėt kishin marrė njė leksion fyes pėr pafuqinė e tyre prej popullatės minoritare e lėnė nėn mėshirėn e nacionalizmit maqedonas…

12 Mirėpo, po nė kėtė vit, mė 1997, spontanisht dha pa ndonjė koordinim nga qendrat e atėhershme tė vendosjes politike, tė cilat ishin tė shpartalluara dhe nė huti, nisin projektet kėndellėse. Nė Shqipėri, intervenuan forcat ndėrkombėtare dhe zuri fill rimėkėmbja e mundimshme e shtetit dhe e shoqėrisė. Nė trojet shqiptare tė sunduara nga sllavėt, filloi seria e kryengritjeve tė UĒK-ve nė Kosovė, nė Luginėn e Preshėvės dhe nė Maqedoni. Nė fillim kryengritjet dukeshin si rebelime tė desperadosėve, ngase forca imponuese e tyre konsiderohej relativisht e vogėl. Pėr ēudi, ato kishin ndodhur nė momentet e duhura dhe nė rrethanat e volitshme ndėrkombėtare. Faktorėt e jashtėm intervenojnė dhe ndėrmjetėsojnė nė konfliktet e shqiptarėve, kuptohet me shkallėt e ndryshme tė angazhimit, duke treguar respekt jo aq ndaj forcės militare tė tyre, sa ndaj realitetit shqiptar nė rajon, faktit se ata vėrtet kishin qenė tė diskriminuar dhe tė rrezikuar. Intervenimet e bashkėsisė ndėrkombėtare nuk kishin vetėm karakter humanitar ose tė mbrojtjes tė status kuos, por qėllimisht apo si pasojė kishin rimėkėmbjen dhe riafirmimin e shqiptarėve si faktorė tė paanashkalueshėm rajonal. Falė rrethanave tė volitshme qė nga viti i rrėmujės e deri mė sot nė tė vėrtetė ndodhi njė rilegjitimim i plotė ndėrkombėtar i identitetit shqiptar. Nė fazat e ndryshme tė kėsaj kthese ka pasur reagime tė ndryshme, herė dashamirėse, herė konfuze, herė qortuese dhe kėrcėnuese, madje edhe tė pėrcjellura me pėrbuzje, por nė pėrgjithėsi ato kanė reflektuar dhe respektuar realitetin shqiptar dhe domosdonė e korrigjimit dhe avancimit tė pozitės sė tyre. Pėr kėtė ka kontribuar edhe realizmi politik i forcave militante shqiptare, qė kanė ditur t'i ndalin konfliktet e armatosura pas ndėrmjetėsimeve tė ndėrkombėtarėve, kur ato kanė hapur rrugėt pėr avancimin e shkallėzuar tė pozitės sė shqiptarėve nė vendet dhe shtetet ku ata jetonin.

13 Nga jashtė, e edhe nė pėrfytyrimet e brendshme, krijohet pėrshtypja se fuqitė e mėdha, para sė gjithash, ato perėndimore, sikur tentonin qė tė korrigjohen pėr neglizhimin e ēėshtjes shqiptare nė tė kaluarėn, kur njė pjesė e tyre ishte lėnė nėn sundimin e fqinjėve sllavė dhe Shqipėria ishte lėnė qė tė bėhet pre dhe njėra prej viktimave mė tė mėdha tė komunizmit. Mirėpo, kjo kthesė nuk duhet tė paragjykohet vetėm si njė zgjim i ndėrgjegjės historike tė "Perėndimit". Respektimi i realitetit dhe faktorit shqiptar mė shumė ka qenė njė zgjidhje pragmatike nė sfondin e neveritjes sė pėrgjithshme tė qendrave tė vendosjes nė botė me eksplodimin e nacionalizmave nė ish-Jugosllavi, shtet i cili gjatė luftės sė ftohtė ka shėrbyer si shtyllė e arkitekturės sė sigurisė nė rajon. Faktori shqiptar ka filluar tė respektohet jo pėr shkak se papritmas janė zbuluar virtytet shqiptare, por thjesht ngase njė sistem i ri mė i qėndrueshėm i sigurisė nuk do tė mund tė imagjinohej pa emancipimin politik dhe kombėtar tė tyre. Kuptohet, nė kėtė ka ndihmuar edhe orientimi dominant properendimor i shqiptarėve. Edhe pse shoqėria shqiptare ėshtė e fragmentuar dhe ka dallime tė thella nė orientimet politike, madje ka probleme tė mėdha nė ndėrtimin e konsensuseve tė brendshme politike, tė domosdoshme pėr ndėrtimin e institucioneve politike moderne dhe stabile, asnjė forcė relevante politike, ndėr tė shumtat qė veprojnė nė hapėsirėn shqiptare, nuk mban qėndrim antiperėndimor. Pėrkundrazi, ato mburren me orientimet e tyre properėndimore. Nė tė vėrtetė, tek ato forca politike shqiptare vėrehen shpesh konceptimet e gjymta se ēka ėshtė nė tė vėrtetė "Perėndimi", ngase ato nė luftėn e brendshme pėr dominim dhe pushtet idenė e Perėndimit e ngjyrosin me paragjykimet ideologjike, duke denoncuar taboret kundėrshtare, ndonjėherė mė zėshėm se edhe faktorėt antishqip tar, si forca "antiperėndimore" dhe njėkohėsisht "antikombėtare". Mirėpo, ky fenomen i rreshtimeve dhe ndasive shqiptare nuk i takon esencės sė identitetit dhe tė orientimit tė tyre. Ėshtė njė epifenomen i shoqėrisė sė dalur nga sistemi totalitar.

14 Paradoksi aktual i shqiptarėve, se kanė formėsuar njė identitet tė padyshimtė tė pėrbashkėt kombėtar (si ombrellė e tolerancės qė qėndron mbi bazat e diversiteteve tė shumta), ndėrkaq qė politikisht raportet mes tyre janė tė stėrkequra deri nė pėrmasat e bllokadave tė funksionimit tė institucioneve dhe tė shoqėrisė (shembujt mė tė ri janė bllokada e qeverisjes nė Shqipėri dhe bllokada e krijimit tė institucioneve tė administratės vendore nė Kosovė, shkaku i mungesės sė konsensuseve ndėrpartiake, madje dhe brendapartiake), mund tė shpjegohet po kėshtu si pasojė e tranzicionit tė papėrfunduar tė tyre nga shoqėria paramoderne dhe totalitare e bazuar nė vlerat dhe normat "kolektiviste" nė shoqėri moderne individualiste. Pse ka tolerancė dhe pse funksionon ombrella e identitetit tė pėrbashkėt, dhe pse nuk ka tolerancė ndėrmjet kampeve politike, mes tė majtės dhe tė djathės, si dhe orientimeve tė tjera, nė botėn shqiptare? Kjo mund tė shpjegohet pėrmes modelit tė skrrajės, e cila ruan tėrėsinė e funksioneve edhe nėse ndahet nė disa pjesė. Forcat politike shqiptare aktualisht sillen si pjesėt e njė organizimi posttotalitar, tė mbėrthyera ende nė mendėsi dhe mentalitet totalitar, duke kujtuar se ato pėrfaqėsojnė tėrėsinė e interesit kombėtar, dhe jo njė ideologji ose interes tė pjesshėm brenda shoqėrisė a shtetit. Partitė politike shqiptare, cila mė shumė dhe cila mė pak, ende janė karikatura tė pretendimeve monopoliste, ku secila nė mėnyrėn e vet pretendon qė tė sundojė tėrėsinė, kombin. Kėshtu, ideja e identitetit dhe unitetit kombėtar nuk kontestohet si e tillė, por lufta zhvillohet rreth primatit nė udhėheqjen e kombit, se cila forcė duhet ta ketė bajrakun e kombit dhe tė demokracisė. Ky fenomen i dominimit tė partikulariteteve tė ēoroditura nė arenėn politike nuk ėshtė ndonjė veēanti e shqiptarėve, por ėshtė njė fazė e zhvillimit tė tyre shoqėror, nėpėr tė cilėn kanė kaluar edhe shoqėrite qė sot konsiderohen si zhvilluara dhe demokratike. Te partitė politike ende nuk ka ndryshuar mentaliteti kolektivist dhe autoritar nė aspektin e njohjes tė tė drejtės qė edhe tė tjetrėt (qoftė organizatat qoftė individėt) tė kanė ide tė ndryshme dhe konkuruese pėr interesin e pėrbashkėt. Fryma e pėrgjithshme kolektiviste e inspiruar dhe krijuar nga rrymat e ndryshme atdhetare dhe nacionaliste, ka shėrbyer si ombrellė e mirė pėr derdhjen e tė gjitha diversiteteve fetare dhe rajonale shqiptare nė njė lum dhe njė det tė identitetit. Por tani prej partive dhe intelektualėve kėrkohet qė tė ndėrtojnė njė model tė ri tė tolerancės, i cili nuk ėshtė i tipit tė vjetėr kolektivist dhe organicist, por ėshtė individualist, pragmatist dhe funkcional.

15 Edhe pse qenia dhe identiteti i shqiptarėve nė asnjė aspekt nuk vihet mė nė dyshim, kjo nuk do tė thotė se ata nuk kanė ose nuk do tė kenė sfida tė ndryshme qė dalin nga mobiliteti marramendės i shoqėrisė (ose mė sakt, shoqėrive) shqiptare nė tranzicion. Trandjet e thella qė aktualisht kapėrcejnė shqiptarėt nė jetėn politike, ekonomike dhe kulturore nuk mund tė kalojnė pa pasoja, ose tė paktėn pa njė redifinim serioz tė identitetit tė tyre. Nė aspektin e tyre pozitiv proceset aktuale do tė duhej tė ēonin drejt rindėrtimit tė shtetit dhe institucioneve mbi themelet mė tė shėndosha dhe mė tė qėndrueshme seē kanė qenė ato tė shekullit XX. Pas kolapsit tė institucioneve tė ndėrtuara nga miksimi i ideologjive komuniste dhe nacionaliste, tani duhet tė instalohen ligjet dhe institucionet e reja, tė bazuara mbi tė drejtėn e individit dhe mbi parimet liberale.

(Autori asht filozof dhe publicist)

Artikull eshte marre nga gazeta javore "Java" qe botohet ne Prishtine


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.