Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Histori :: Konica: "Fan Noli, mėndjecekėt dhe bolshevik"
Postuar nga: Albo

Histori Gazeta bėn publike dy artikuj tė panjohur tė Konicės, politikanit dhe personalitetit tė njohur tė letrave shqipe, pėr Nolin dhe rrezikun e pėrhapjes sė ideve bolshevike nė Shqipėri.


Faik Konica: "Fan Noli, mėndjecekėt dhe bolshevik"

Konica: "Dy udhė ishin hapur pėr ne: vazhdimi i pėrkrahjes sė maskarallėkut gjer sa tė bėhej gjak dhe tė prishej Shqipėria,-ose tė kthyerit nė politikėn e parė tė Vatrės, e cila ka qenė tė vėnėt pėrpara tė Zogut si kryetar i duhur i Shqipėrisė. Zumė udhėn e dytė. Le ta shkurtojmė tani nė tre fjalė ato qė thamė: 1) Fan Noli, unė, me Vatrėn dhe me shokėt, qė mė 1914 gjer mė 1922, kush mė shumė dhe kush mė pakė kemi mprojtur mendimin se Shqipėra, qė tė shtrohet, qė tė stabilizohe, e tė hyjė nė udhėn e reformave tė qytetėrimit, ka nevojė pėr njė dorė tė hekurt dhe si ajo dorė ėsht Ahmed Zogu. 2) Fan Noli, nėn influencėn e Gurakuqit, dhe mė vonė nėn influencėn e frymės bolshevike, u bint dhe na bindi se Shqipėria munt tė qėndroj nė kėmbė pa Zogun dhe kundėr Zogut. Ngjarjet i dhanė pėrgėnjeshtrimin ma tė plotė, dhe Shqipėria u shpu njė qime afėr varrit. 3) Unė me shumicėn e shokėve u kthyhem ahere (ndonėse me ēape tė ngadalėshme se na vinte keq tė ēkėputeshim fare nga Fan Noli) te programi i vjetėr i pėrmbledhur mė sipėr nėnė numrin 1, kurse Fan Noli u fut thellė e mė thellė nė rebelione kundra Shtetit e n'intriga revolucionare"

Dashnor Kaloēi

Konfliktet dhe kontraditat e thella qė kanė mbizotėruar nė mes dy krahėve tė politikės sė sotme shqiptare tė cilat janė acaruar sė tepėrmi sidomos ditėt e fundit, nuk janė as tė panjohura dhe as tė paprecedent nė historinė e kėsaj politike. Pėrkundrazi ato janė shumė tė vjetra dhe e kanė zanafillėn qė nga koha e krijimit tė shtetit shqiptar nė vitin 1912. Herė pas herė nė faqet speciale tė "Gazetės", janė botuar polemika nė mes dy eksponetėve mė tė spikatur tė politikės shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar, Fan Nolit dhe Faik Konicės, tė cilėt janė konsideruar dhe dy prej personaliteteve mė tė shquara tė letrave shqipe. Pa dashur qė tė marrim anėn e njėrit apo tjetrit, por tė nisur vetėm nga fakti se mbi jetėn e veprėn e Fan Nolit, (si gjatė periudhės sė regjimit komunist ashtu dhe pas viteve 1990-tė) janė botuar njė seri e tėrė librash dhe deri korpusi i plotė i veprave sė tij, ėshtė e arsyeshme qė tė bėhen publike dhe kritikat qė janė bėrė nė adresė tė tij. Nė kėtė kontekst po pasqyrojmė mė poshtė (tė plota) dy artikujt e Faik Konicės, tė cilat ai i ka botuar nė gazetėn "Dielli" tė Bostonit mė 6 dhe 15 maj tė vitit 1926.

Historia e ca ndryshimeve

"Kur vajta mė 1913 nė Shqipėri pėr tė shikuar pėr s'afėrmi punėt, zbulova me hidhėrim se shumica e madhe e popullit jo vetėm qė nuk i shihte me sy tė mirė idealet t'ona tė njė Shteti tė pėrparuar, po s'pėlqente as ndihmėn qė po na jipej nga rastet dhe nga bamirėsit e fuqive tė'Evropės. Ėshtė pėr ēudi dhe gjė fare e vėrtetė, se shumica e madhe e popullit tė Shqipėrisė e priti dhuratėn e dhėnė me moskėnaqėsi, me thartėsira dhe me sy tė zgurdulluara nga prapamejtime: qė u duk pak mė vonė nga kryengritjet qė u bėnė njera-pas tjatrės. Duke qenė punėt ashtu, u kuptua shpejt qė do mbetej Shqipėria si njė Shtet mė vete dhe populli tė mbahej me zor i bashkuar qė tė hynte nė udhėn e disiplinės, tė punės dhe pėrparimit, e vetmja fuqi e duhur ish dora e hekurt po shpėtimtare e njė diktaturi. Kujtuam njė kohė se diktatorin e gjetėm nė personin e Esad Pashė Toptanit. Dhe Esadi kishte me tė vėrtetė disa zotėsira pėr tė qeverisur, po mosha e tij e shkuar nuk i premtonte ta ndryshoja mėndjen e tij pas ndryshimeve tė reja qė u bėnė nė Shqipėri, dhe ashtu fundi ish qė u larguan tė gjithė dhe e lanė tė vetėm. Mė 1913, u poqa pėr herėn e parė nė Tiranė me Ahmet Bej Zogun (qė tė pėrdorim titujt siē pėrdoreshin dhe zyrtarisht asi kohe) Vura re menjėherė fisnikėrinė tė bashkuar me forcė karakteri qė ēfaqej nga sjellja e dhe nga fjalėt e djalit. U interesova dhe pyeta. Dhe nga sa dėgjova s'mė mbeti asnjė dyshim se fati e kish shėnuar pėr tė lojtur njė rol me rėndėsi nė Shqipėrin e re. Nė pjekjet qė pata mė vonė me Mbretin Karol tė Rumanisė, me Kryeministrin rumun Tito Majersko, me Princin Ėilhelm tė Ėied-it, dhe diplomatėt austriakė dhe italianė, u pėrmėnda emrin dhe possibilitetet e kėtij tė riu. Mbaj mėnd njė bisedim qė pata me Turhan Pashanė nė Durrės pasi plasi kryengritja e Shijakurt dhe u rėzua Esadi. I tregoja Turhanit nevojėn qė tė pėrdoret Zogu pėr tė zgjidhur krizėn.-"Ahmed Beu ėshtė tepėr i ri ", mu pėrgjigj Turhan Pashai".-"Vėrtet" thash'unė "Po Ėilliam Pitt-i u bė kryeministėr i Inglis kur qe njėzet e tre vjetsh, dhe ka qenė njė nga mė tė mbėdhjetė kryeministra t' atij vėndi".-"Si fjaloseni kėshtu", mė thotė Turhan Pashai: "Mund tė barabitim me Pitt-in njė tė ri tė panjohur?"- "Nuk bėj barabitje" u pėrgjigja unė: desha vetėm, me kėtė shembėll, ku ju pėmėnd se atje ku ndodhet zotėsia, versa s'munt tė jetė dhe s'duhet tė jetė pengim". Me kėtė mėnyrė, vazhdova sė pėrhapuri mendimin se do t'ish mirė, nė dojim tė kishim njė Shqipėri tė bashkuar dhe tė lirė, t'a pėrkrahnjim Zogun tė merrte njė ditė fuqinė, se ay kish pėrveē zotėsisė dhe katėr tė mira qė i mungojin Esadit: kuptimin e ndodhjes sė re nė Shqipėri pas ndarjes nga Turqia, ndjenjėn e kombėsisė, tė mos bėrėt ndryshime nė mes Toskėsh e Gegėsh, dhe mė nė funt dėshirėn pėr ta parė Shqipėrinė nė shkallė Shteti t'organizuar. Noli u bashkua plotėrisht me mua nė besimin qė Shqipėria s'munt tė qėndrojė me kėmbė pa njė diktatori, dhe qė Zogu duket njeriu i duhur pėr kėtė rol. Gjurmat e kėtyre mendimeve munt t'i gjeni nė shtyllat e "Diellit" nė kohėn e luftės dhe pastaj , ku Zogu lavdohet si njė hero, si njė idealist, si njė udhėheqės qė s'munt tė barabitet me Anglo-Saksonėt, e tjera. Disa nga kėto lavdata janė tė shėnuara nga Fan Noli vetė. Kjo politikė vazhdoj gjer mė 1921 dhe pėrtej. Mė 1922, Fan Noli zuri tė lidhet me grupin e Gurakuqit, dhe menjėherė mėndja e tij e cekėt hyri nė njė udhė tė ndryshme. Fan Noli filloj tė na japė lajme jo tė pėlqyera pėr Zogun: qė ky ish bashkuar me reaksionarėt, qė ish-armik i njė Shqipėrie siē e duam ne, qė ka humbur tėrė influencėn, qė s'ka asnjė zotėsi, qė ushtria anon me "liberalėt", qė duhet ta ftohim popullin ca mė tepėr nga Zogu, e tjera. Unė me shokėt e Vatrės, siē e desh logjika, siē e desh disiplina e grupit t'onė, pasqyruam te "Dielli" politikėn e re tė pėrfaqėsoonjėsit t'onė nė Shqipėri, pėrfaqėsonjės i cili kohėt e fundit nuk ish tjatėr gjė, veē se fonografi i Gurakuqit, gjer sa mė nė funt dolli sheshit dhe komitaxhi duke shkelur tėrė programin t'onė dhe gjithė idealet tona. Fundi qe njė ēkatėrrim dhe njė maskarallėk pa emėr. Ēmunt tė bėjim? Dy udhė qenė tė hapura pėr ne: vazhdimi i pėrkrahjes sė maskarallėkut gjer sa tė bėhej gjak dhe tė prishej Shqipėria,-ose tė kthyerit nė politikėn e parė tė Vatrės , e cila ka qenė tė vėnėt pėrpara tė Zogut si kryetar i duhur i Shqipėrisė. Zumė udhėn e dytė. Le ta shkurtojmė tani nė tre fjalė ato qė thamė: 1) Fan Noli, unė, me Vatrėn dhe me shokėt, qė mė 1914 gjer mė 1922, kush mė shumė dhe kush mė pakė kemi mprojtur mendimin se Shqipėra, qė tė shtrohet, qė tė stabilizohe, e tė hyjė nė udhėn e reformave tė qytetėrimit, ka nevojė pėr njė dorė tė hekurt dhe si ajo dorė ėsht Ahmed Zogu. 2) Fan Noli, nėn influencėn e Gurakuqit, dhe mė vonė nėn influencėn e frymės bolshevike, u bint dhe na bindi se Shqipėria munt tė qėndroj nė kėmbė pa Zogun dhe kundėr Zogut. Ngjarjet i dhanė pėrgėnjeshtriminma tė plotė, dhe Shqipėria u shpu njė qime afėr varrit. 3) Unė me shumicėn e shokėve u kthyhem ahere (ndonėse me ēape tė ngadalėshme se na vinte keq tė ēkėputeshim fare nga Fan Noli) te programi i vjetėr i pėrmbledhur mė sipėr nėnė numrin 1, kurse Fan Noli u fut thellė e mė thellė nė rebelione kundra Shtetit e n'intriga revolucionare. Munt ta vazhdojmė bisedimin nė njė numėr t' afėrm. Po i kemi hedhur kėtu miaft yshqim pėr mejtim djemurisė sė kthiellėt (se sa pėr mejhanexhitė, Maqedhonasit dhe tė tjerė vagabondė qė tallen fshehtazi me Shqipėrinė, s'bajmė kabull as t'i dėgjojmė) s'di ose harron, por duhet se kėtej e tutje ta marrė nėr sy se Presidenti Zogu nuk ėshtė heroi i ri i Vatrės, por ka qenė hero i vjetėr i kėsaj organizate, i neveritur me 1922-24 nga intrigat e Gurakuqit dhe nėn influencėn e bolshevismės. Dhe nė qoftė se ėsht e zonja tė mejtojė duke thelluar, djemuria e kthiellt le ta gjykojė kush u kthye nga udha-Fan Noli apo unė?


Propaganda Bolshevike nė mes tė Shqiptarėvet

Nga letra dhe lajme me gojė tė marra nė kohrat e fundit, pėrmbledhim kėtė mi propagandėn bolshevike nė mes tė Shqipėtarėve: Gjer nė funt tė Shėn-Endreut 1924, propaganda bolshevike nė Shqipėri ish nė duar tė njė Shqipėtari tė ritur nė Rusi, njeri i hollė, i zoti dhe siē duket i bindur nė mirėsinė e theorive bolshevike. Fan Noli, nė kėtė propagandė si nė ēdo gjė tjatėr, ish njė fytyrė e sėrės sė dytė. E para provė besnikėrie qė ky grup i dha Sovjetit, qe fjala qesharake e Fan Nolit nė Lidhjen e Kombeve, fjalė e pėlqyer pėr Rusinė, por shumė e dėmshme pėr Shqipėrinė. Me tė kthyer tė legalitetit nė Shqipėri dhe me tė ikur tė Fan Nolit, qėndrat e propagandės bolshevike u transferua natyrisht jashtė. T'ikurit, sa kohė patnė para nga ato qė kishin prurė prej Shqipėrie, nuk u munduan tė gjejnė burime tė tjera. Po paratė u mbaruan shpejt: dhe menjėherė nisėn bisedimet me Sovjetin pėr ndihma, bisedime qė muarnė njė funt tė pėlqyer. Pėrveē shumave tė veēanta "pėr propagandė" qė dhanė dhe u japin ca udhėheqėsve tė lėvizjes, Bolshevikėt u kanė lidhur rroga dhe disa t'ikurve tė porositur nga udhėheqėsit: cave u japin 400 franga ar, (80 USD) nė muaj, ca tė tjerėve nga 500 franga ar (100 USD). Pastaj duke marrė nė sy shvillimet revolucionere qė turbullonjėsit kanė shpresė tė bėjnė mė tutje nė Shqipėri, guverna Boleshevike u kėrkoj armiqve tė Shtetit t'onė nj'a dhjetė djem shqiptarė qė t'i vėrė nė shkollėn e veēantė tė Moskės ku formohen axhentat e bolshevismės. Kėta studentė tė ēuditshėm u dėrguan dhe janė tani nė Moskė, ku nxėnė me sistem zanatin e revolucjes qė tė venė nesėr t'i vėnė zjarrin vėndit tė tyre ose tė bien nė duar tė policisė dhe ta humbasin jetėn pėr dhjamė qeni. Nė kėto qė thamė mė sipėr, munt tė kuptohet se gatitėsit e prishjes sė Shqipėrisė janė tė kėnaqur dhe prshėn (presin). Po jo dhe aq se lodra e tyre ėsht e themeluar mbi dy gėnjeshtra, dhe s'munt tė zgjatet shumė kohė: Nga njėra anė u paraqiten Shqiptarėve si patriotė dhe njerės me ideale kombėtare, nga ana tjetėr u tregojnė Russėve pėrralla, sikur nė Shqipėri ēdo gjė qenka gati pėr revolucjen komuniste dhe u dashka vetėm njė shkrepse qė t'i vėrė zjarrė vėndit. Kėto tė dy gėnjeshtra s'munt tė vazhdojnė shumė : e para , ajo qė aventurierėt u shesin Shqipėtarėve, ka dalė nė shesh prej kohe, dhe ēo njeri me kuptim e ka marrė vesh: gėnjeshtra e dytė, ajo qė u gatuajnė Russėve, munt ta mbajė dhe ca kohė, se natyra e Russėve ėshtė serioze dhe e padjallėzuar dhe nuk u shkon nėr mėnt qė janė viktima tė njė batakēillėku Ballkanik. Planet e Russėve pėr nė Ballkan duket tė jenė kėto: tė formuarit e njė grupi bolshevik nė ēdo Shtet, dhe me anė tė kėtij grupi tė kundėrshtuarit e ēdo guverne tė sotėme dhe tė diskretituarit e ēdo njeriu qė ka pak a shumė influencė mi popullin dhe qė e pėrdor atė influencė pėr tė mbrojtur kanunin, regullėn dhe qetėsin: pastaj, tė ndezurit e njė kryengritje tė pėrgjithėshme, ku do tė lozin rolin e tyre dhe "studentėt" nga Ballkani qė ndodhen tani nė Moskė. Sa pėr gjakun qė do tė derdhet ēurk dhe mė kot, aq u bėn Russėve. Dhe pse ta ēajnė kokėn nė qoftė se popujt e Ballkanit janė aq tė marrė sa tė mos kuptojnė rezikun dhe tė ruhen me kohė? Propaganda bolshevike ėshtė e rrezikėshme: se turmės sė padjallėzuar, e cila nuk thellon, bolshevisma i duket si zgjidha e gjithė mundimeve ekonomike qė heq. Kujton se bolshevisma ėshtė ilaē i panjohur dhe i ēuditshėm qė ka pėr tė shėruar ēdo sėmundje. Tė zgjuarit nga ky gjumė budallenjėsh do tė jetė shumi i hidhur pėr Shqiptarėt qė do tė bėhen skllav pa atdhe dhe pa bukė, tė shkelmuar e tė shkelur nga tė huajt. Na pėlqen tė vėmė re se shumė nga t'ikurit- si Z. Sotir Peci, Z. Sejfi Vllamasi. Z. Koēo Tasi, Z. Rasim Babameto, Z. Ismail Haki Tatzati, etj, nuk u bashkuan nė asnjė mėnyrė me aventurierėt bolshevikė, po mbajnė njė qėndrim konservativ sado qė nuk janė miqt' e Guvernės sė sotme. Janė pėr t'u lavdėruar pėr urtėsinė dhe kuptimin politik tė tyre, dhe na vjen keq qė nuk u gjent njė udhė pajtimi tė plotė me Guvernėn, pajtim i cili do tė zbulonte edhe nė sy tė Rusissė se sa tė pakė janė Bolshevikėt t'anė



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.