Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Butėsia mund tė fitojė gjithēka, pėrveē pasurisė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 139 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Art :: Aleksandėr Moisiu: Si u krijua njė legjendė [V]
Postuar nga: ILovePejaa

Art Jeta inskenon drama tė tmerreshme

Nė Brodwey, ndėrsa luante nė skenė Osfaldin e Ibsensit nga drama "Fantazmat", ku djali i sėmurė vdes nė duart e nėnės, para aktit tė fundit Moisiut i dorėzohet njė letėr. Ai e hap letrėn, e lexon. Kafshon buzėt dhe del nė skenė pėr ta vazhduar aktin e fundit. Pas perfundimit tė shfaqjes, deri sa shkonte nė garderobė, Moisiu fillon tė qajė pėr nėnėn qė i kishte vdekur...

Nga ERNEST FERIZI


Nė qershor tė vitit 1919, Moisiu duhej tė aktronte ne Pragė. Mirėpo, Qeveria e Pragės ia ndalon hyrjen, duke dyshuar nė pikpamjet komuniste te artistit. Pas ankeses sė Moisiut, atij I lejohet hyrja nė Pragė, mirėpo, siē thuhet nė deklaratėn e nėnshkruar nga presindenti I atėhershėm i Republikės Ēekosllovake, Masaryk, hyrja I lejohet vetem pėr qėllime artistike. E njejta situatė i perseritet artistit mė vonė, edhe nė Zvicer. Pas shumė pervojave tė hidhura, ai braktis fare angazhimin nė Revolucionin Gjerman. Megjithkėtė, Aleksander Moisiu vazhdon tė ketė telashe politike, siē ndodhi nė Cernovic tė Rumanisė, ku luajti Franc Morin nė dramen e Shilerit "Cubat". Studentėt rumunė hyjnė midis shfaqjės me njė brutalitet tė paparė, rrahin publikun dhe artistėt, duke thėnė se nė tė ardhmen aty do tė luhej vetėm teatri rumun. Pėrkundėr kėtij skandali, Moisiu do tė qendrojė edhe njė javė nė Rumani, duke e prezentuar artin skenik si shenjė protesti kundėr barbarizmit. Edhe pėrkundėr pjesėmarrjes sė Moisiut nė luftė, shpėrblimit me "Kryqin e hekurt" gjerman dhe robėrisė, gjithmonė imponohej pyetja: Ēka kishte nė tė gjermane? Sa gjerman ishte ai – dhe a ishte gjerman sa duhej? Luftėn me gjermanizim nuk mundi ta fitonte kurrė. Artisti gjerman i skenės internacionale, Aleksandėr Moisiu, me kohė shkėputet nga Gjermania, me synim tė bėhej "mbret I skenės" nė Evropė dhe Amerikė. Megjithatė, adhuruesit i brohorisin atij nė ēdo qytet gjerman, askund nuk qendron gjatė, sado qė e mirėprisnin. Edhe nė Berlin, nė kryeqytet, si nė qytetet tjera, ndodh e njejta histeri e femrave kur luan Moisiu. Mirėpo, kohet kishin ndryshuar dhe gjatė kohės qė ai aktronte nė ansamblin e Rainhardit, ishte berė artsit i lirė. Nė Vjenė
dhe Berlin jep shfaqje njė here nė vit pėr publikun e tij tė pėrhershėm. Moisiu ishte artisti mė i paguar i asaj kohe. Qysh nė vitin 1921, merr 6000 marka gjermane pėr njė shfaqje nė Teatrin Popullor, honorar ky mė i larti qė deri atėherė i ishte paguar njė artisti. Nė turnetė mė tė gjata Moisiut i paguhet nga 3000 marka gjermane pėr shfaqje. Vetėm Albert Basermani fitonte gati tė njejtėn shumė.

I lindur nė njė cast epokal

Tenori Enriko Karuzo dhe kėrcimtari Rudolf Valentino, para se t'i zbulonte filmi, konsideroheshin mrekulli artistike. Ata qenė tė adhuruar, tė dashur, por edhe tė mallkuar nga masa, dhe vdiqėn tė ri. Vdekja e Kruzos dhe lufta pėr jetė e Valentinos, ishin ngjarje botėrore, kriza internacionale, pėr tė cilat shkruanin gazetat ēdo ditė. Kėtu duhet tė permendim gjithashtu njė njeri qė hyn nė radhėt e yjeve dhe qė kishte poashtu fatin dhe fatkeqėsinė e dy tė parėve, e ky ishte rusi Vaslav Nijinski, i cil asokohe quhej "Zoti i kėrcimit modern". Karuzo vdes nė skenė, kurse Valentino, pas njė operacioni tė zorrės qorre, nuk zgjohet mė. Ai vdes nė moshen 31 vjeēare. Nijinski, ndėrkaq, nuk vdes nė moshė tė re, mirėpo largohet shumė heret nga skena, sepse fillon ta humbasė arsyen. Kėshtu, pa i mbushur tė tridhjetat i praqiten shenjat e para tė skizofrenisė, me ēka mbaron edhe karriera e tij skenike. Nė ditarin e tij, ai, midis tjerash, shkruan: "Unė dua tė tregoj si qėndron puna me jetėn dhe vdekjen". Enriko Karuzo, Rudolf Valentino, Vaslav Nijinski vepruan nė kohėn deri sa edhe Moisiu kishte bėrė famė aq tė madhe, sa i biri i Max Rainhardit, Gotfridi, pėr Moisiun thoshte: "Ai mbishndėrritė dhe shndrritė mbi tė tjerėt, jo pse ėshtė mė i miri, por se ėshtė mė i shndėrritshmi."

Lajmi i hidhur

Lajmi pėr vdekjen e nėnės, nė shkurt tė vitit 1929, Moisiun e gjen ku tjetėr pos midis shfaqjes teatrale nė New-Jork. Nė Brodwey ai luante rolin me tė cilin kishte fitur famė nė Berlin gjatė njėzet viteve, Osfaldin e Ibsensit nga drama "Fantazmat". Aty aktronte rolin e djalit tė sėmurė pėr vdekje, I cili nė fund tė skenes vdes nė duart e nėnės. Jeta inskenon drama tė tmerreshme: para aktit tė fundit Moisiut i dorėzohet njė letėr. Ai e hap letrėn, e lexon. Kafshon buzėt dhe del nė skenė pėr ta vazhduar aktin e fundit. Pas perfundimit tė shfaqjės, deri sa shkonte nė garderobė, fillon tė qajė pėr nėnėn qė i kishte vdekur... "Ne nuk dinim asgjė, spse do ta ndėrprisnim shfaqjen", - thoshte drejtori i teatrit kur merr vesh pėr vdekjen e nėnės sė Moisiut, pėr ēka ky reagon": "Sikur ta dinte nėna qė e kam nderprerė shfaqjen pėr te, kurrė nuk do tė ma falte gabimin..."



vijon


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.