Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
As ujė mos pi nė krua tė pushtetit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 151 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Letersi :: Bukuroshja e Londrės
Postuar nga: Fiori

Letersi Gjate ketij muaji do te hedhim ne faqe romanin me tematike dashurie - "Bukuroshja E Londrės", perktheu nga origjinali Aristidh Ristani. Botim i shtepise botuese Tirane, Konica ne vitin 2000. Origjinali titullohet "Sylvia's Daughter", shkruar nga Ajvi Valdes. Lexoni romanin ne vazhdim...

Silvia's Daughter – Bukuroshja e Londrės


I


Ne fillim nuk e shikova me shume kujdes. E sit a shikoja me kujdes kur ne mendje kasha gjera me te rendesishme sesa nje te huaj, te cilin ma kishte zene syri rastesisht ne nje rruge te ndricuar dobet? Pastaj, ai njeri nuk kishte asgje te vecante.
Degjova, megjithese jo qarte, qe telefoni po binte ne skajin tjeter, por askush nuk po e ngrite, dhe shikoja nderkohe, qe nga kabina telefonike ku kasha hyre, edhe njerezit rreth meje ne sheshin e vogel. Shikoja Gjithashtu makinat qe kalonin, vitrinen e dyqanit ne qoshe, qe ravijezonte ne trotuar nje katerkendesh te ndritshem, kurse te pragu I atij dyqani, ku shiteshin cigare, shquhej silueta e nje burri. Rrinte e veshtronte llullat e ndryshme dhe paketat e cigareve. Meq ishte kthyer me shpine nga rruga, shihja vetem supet e tij te germuqura. Nje siluete e turbullt, se ciles ia kasha ngulur syte, porn e te vertete nuk po e veshtroja.
Vetem pese minuta me vone dhe dy rruge me tutje, kur, nga nje shtyse e befasishme, u ndala te nje kabine tjeter telefonike qe te beja edhe nje telefonate kete rradhe Elio Frejzerit, vetem atehere nisa te dyshoja. Elioti nuk po pergjigjej, ashtu si dhe Seli me pare, dhe tek po prisja me receptorin ne dore, vura re prape po ate
-----------------------------------------------------------
f-3


njeri, Dhe perseri ishte ndaluar te nje prag, me shpinen te kthyer nga muri e nga kabina telefonike. Vecse kete radhe vitrina ishte e pandricuar dhe dyqani I zbrazet.
E vura receptorin ne vend dhe mora perseri po ate numer, Prape asnje pergjigje. Telefoni binte me nervozizem, cka donte te thoshte se Elioti nuk qe atje ose ishte I zene me pune ne kabinen e vet te erret dhe nuk ia kishte end ate dilte. Bera nje levizje padurimi, dhe gazeta – ajo gazette qe ishte shkaku I tere se keqes – me rreshqiti nga dora dh era pertoke. E ngrita dhe ne faqen e palosur me dysh pashe fytyren time te me veshtronte drejt ne sy.
- Te marrte dreqi, o Eliot! – mermerita. – He pra, ngrije telefonin!
Asnje pergjigje. Vazhdova te prisja me shpresa gjithnje e me te pakta, edhe pse nuk isha shume e sigurt se cfare do ti thosha Eliotit po ta ngrite telefonin. Do t'i ankohesha? Do t'i thosha se nuk kishte asnje te drejte te dergonte fotografine time ne konkurs pa kerkuar me pare lejen nga une?
As mund ta mendosh qe ai te shqetesohej sadopak per kete pune. Keshtu ishte Elioti, perpara bente dicka dhe pastaj kerkonte lejen. "Eja tani, Kejt", do me thoshte, "Ralfit ka per t'iu bere qejfi. Nuk I jepet rasti kujtdo te krenohet qe portreti I se fejuares ka fituar cmimin e nje konkursi te madh. Pa shiko titullin: "Bukuroshja e Londres"! Ki kujdes se most e rritet mendja, vajze!" Pastaj, kur ta kuptonte se nuk do te ma mbushte dot mendjen me fjale, ka shume te ngjare te perpiqej per te me shtene ne dore ndryshe. Do te me ftonte per nje qerasje me ato njeqind lirat qe sapo kishte fituar, dhe, meqe e njihja mire Eliot Frejzerin, kjo qerasje e tij do te ishte ftesa per te dale bashke ndonje mbremje. Mund te ftonte madje edhe Ralfin te vinte me ne.
-----------------------------------------------------------
f-4


Ai burri ishte ende atje, te pragu, nje forme e papercaktuar qe rrinte ne kembe te dera e erret, Per nje cast e harrova telefonin qe po binte dhe, duke zgjatur koken, e veshtrova mire ate njeri ne rruge. Nuk ishte i ri, kete munda ta dalloja shume qarte. Nje trup I germuqur, mbeshtjelle me nje mushama shiu, qe ishte teper e gjate per te, ndersa ne koke mbante nje kapele te cuditshme. Nuk bente asgje, thjesht rrinte atje, I humbur ne hije, thua se nuk donte ta shihte kush. Ndoshta ishte ndonje I currufjasur, qe nuk dinte sit a vriste kohen.
Nuk mund te thuash se ne ate rruge kishte shume gjera interesante. Cuditesha gjithashtu se si eshte e mundur te ndodhet aq prane zemres se Londres ajo lagje mjerane, me ato shtepi uniforme e me ato dyqane te vockla. Kete lagje e ndante nje bote e tere nga dritat vezulluese te Uest-Endit, ku punoja une.
Askush nuk po e ngrinte ate telefon! Seli kishte dale. Me siguri qe kishte dale edhe Elioti. Madje mund te kishin dale bashke, qe te festonin fitoren e tij te madhe. E perplasa receptorin ne vendin e tij, Tani do te me duhej te telefonoja nga shtepia, por kjo nuk me pelqente, sepse Odrej, vajza qe banonte ne nje apartament me mua, ndoshta do te qe kthyer dhe, pot e degjonte t'i ankohesha Eliotit, do t'i shtonte kesaj edhe gernjen e vet. Nuk e honepste fare Eliotin, krejt si Ralfi.
Kishte nisur te binte shi. NJe shi I imet, qe bente nje zhurme te lehte te xhami I kabines telefonike, por kalldremin jashte vetem sa e kishte lagur pak. Nxora nje shami dhe, pasi e lidha ne floke, shtyva deren e kabines.
-----------------------------------------------------------
f-5


Nisa te ecja me nxitim. Mbremjeve, ne me te shumten e rasteve, merrja autobusin, kurse sonte, me gjithe shiun e holle, vendosa te shkoja me kembe. Kisha nevoje per ajer te paster e per levizje. Kisha kaluar shume ore e perkulur mbi ato shifra te mallkuara, qe nuk kishin nder mend te rakordonin. "Akoma nuk keni mbaruar, zonjusha Langlej?" Zoti Stivens m epati veshtruar ne menyre qortuese qe siper syzeve te tij. "Me vjen shume keq, por keto balance duhet te perfundojne sonte. Drejtoret duan ti diskutojne neser ne keshill."Dhe keshtu ika vone, pasi u perpoqa te rakordoja shifra qe ndiqnin sit e cmendura njera-tjetren mbi faqen e letres.
E si mund te perqendrohesha? Te pakten dymbedhjete here ishte hapur me vrull dera e zyres sime dhe gjithnje degjohej ndonje ze entuziast qe me nderpriste ne mbledhje e siper.
"E pe gazeten, Kejt?", me pyesnin njeri pas tjetrit. "Bukuroshja e Londre!" Si duket? Nuk je gezuar?"
Thua se cmimi prej njeqind lirash me qe dhene mua, modeles, dhe jo Eliot Frejzerit, fotografit! E vetmja gje qe do te fitoja une nga ai konkurs do te ishte ndonje sherr I tmerrshem me Ralfin.
Sigurisht, ne nje fare menyre, gabimi ishte imi. Kurre nuk duhej ta kasha degjuar Selin. Nuk duhej te kasha pozuar tek Elioti. Vertet qe Ralfi ishte autoritar, ndoshta me teper nga c'duhej, por ama une e dija qe nuk e honepste fare Eliot Frejzerin. E dija qe nuk honepste Eliotin dhe nuk kishte simpati per Selin.
-----------------------------------------------------------
f-6


"Nuk jane njerez per ty", me pati thene qindra here. Dhe e dija qe kishte te drejte. Nuk mendoja si ata, nuk jetoja si ata, nuk veproja sic vepronin ata. Por ishin njerez te kendshem. Sidomos kur Ralfit I duhej t'i binte bretku ne pune per te dhene provime qe premtonin sukses e bollek per te nesermen tone, por qe per mua nenkuptonin vetem mbremje te tera vetmie.
"Eja tani!", me pati thene Seli. "Eliotit I eshte bere mani te pozosh per te. Dhe do te jete dicka shume zbavitese. Mos u bej merak per te pacmuarin zoterine tend Ralf! S'ka per ta marre vesh kurre."
Por zbavitja, sic e pati quajtur Seli, me doli e hidhur. Edhe Ralfi do ta merrte vesh, madje menjehere. Nese nuk do te rastiste ta shihte sot gazeten, do te gjendej ndokush qe do te kujdesej t'ia tregonte neser. Dhe, kur ta merrte vesh…
Ashtu e hutuar sic isha, zbrita ne rruge dhe per pak sa s'me shtypi nje makine qe frenoi papritur ndersa une kerceva per te bere prapa. Tani shiu ia kishte shtruar mire. Rruget ishin lagur dhe pasqyronin dritat e makinave qe kalonin. Ishte nje mbremje e merzitshme, mbremje e ftohte dimri. I hodha nje sy ores. Afro nente e gjysme! Zakonisht nuk rrija aq vone ne pune, por sonte, ne nje fare kuptimi, isha e kenaqur qe u detyrova te vonohesha. E kenaqur qe isha kredhur ne nje oqean shifrash. Qe te harroja ose, te pakten, te perpiqesha per te harruar.
Drita jeshile u ndez, dhe I rashe rruges perms qe te hidhesha matane e t'i bija prapa kishes per te dale ne rrugen Uenduėrth. Lavazhi I makinave ne qoshe ishte I ndricuar aq fort, saqe rruga atypari dukej sterre e zeze. Rreth e qark nuk shihje fryme njeriu.
-----------------------------------------------------------
f-7


vazhdon...


© Shtėpia botuese "Konica"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.