Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mjeku e sheh njeriun ne gjithe dobesine e tij; juristi e sheh ne gjithe keqesine e tij; teologu ne gjithe budallallekun e tij.
--- Schopenhauer

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 136 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Art :: Aleksandėr Moisiu, Si u krijua njė legjendė - I
Postuar nga: ILovePejaa

Art Cvaigu mė vonė i kujton ēastet e fundit tė artistit: "Dy ditė mė vonė, nė vend tė provave, qėndrova para arkivolit tė tij". Moisiu vdes nė mbrėmjen e 22 marsit, nė orėn 19 e 10 minuta, tė vitit l935, nė moshėn 56-vjeēare. Gazetat e Vjenės, Berlinit, Romės dhe Milanos e publikojnė lajmin nė faqet e para

Nga ERNEST FERIZI

Shkrimeve tė shumta, publikimeve dhe monografive pėr aktorin e madh shqiptar, Aleksandėr Moisiu, iu bashkėngjit edhe teksti monografik "Moissi - njė legjendė artisti" (Triest - Berlin – New York), i gazetarit dhe kritikut gjerman Rudiger Shaper. Ky tekst, nė botim tė edicionit "Argon Verlag" - Berlin 2000, sjell tė dhėna tė reja pėr jetėn dhe veprėn e aktorit tė madh, njėkohėsisht sjell edhe sosh sensacionale. Sido qė tė jetė, pėr njė artist tė madh, pėr njė aktor tė papėrsėritshėm, siē ishte Aleksandėr Miosiu, ka mbetur shumėēka e pathėnė, prandaj librin e R. Shapėrit, nė momente edhe diskutabėl, prtetendon tė ndriēojė akoma mė shumė jetėn artistike, private dhe intime plot peripeci tė Moisiut, emri i tė cilit, siē thotė autori i teksti, tingėllon si njė sirenė homeriane, qė tė robėron dhe tė prek ēuditėrisht. "Tregimet e mrekullueshme u ndodhin vetėm atyre njerėzve, emrat e tė cilėve vėshtirė shqiptohen" – thoshte Prosper Merime. Edhe publikacioni pėr Moisiun ėshtė tregim i mrekullueshėm, pėr mė shumė, ėshtė tregim magjik, i prekshėm i pikėlluar, qė i atribuohet emrit tė njeriut qė jetoi nė shekullin XX.

Miti pėr princin Moisi

Libri 256 faqesh, i R. Sharpėrit ėshtė i ndarė nė 15 kapituj, dhe ka parathėnien: "Mė rrėfeni pėr Moisiun". Autori, Moisiun e quan fantom tė shekullit XX, artist, yll tė parė gjerman tė kohės kur filmi nuk ekzistonte apo nuk pėrfillej nga masa. Eshtė kjo kohė, kur Moisiu I famshėm kishte afera me femra dhe skandale skenike: Shkrimtari vjenas Heinrich Novak ndahet nga gruaja e tij - artistja Cacilie Lvovsky, nga se ajo e kishte puthur shumė realisht partnerin e saj skenik Aleksandėr Moisiun, pikėrisht atė artist, i cili mori guxim qė si princi Hamlet, me sako, xhemper tė zi dhe pallto tė paraqitej nė skenė. Skandal iritues: Shekspiri i paraqitur me pamje bashkėkohore. Hamleti I Shekspirit ishte njė nga rolet mė tė mėdha tė Moisiut, tė cilin edhe nė jetėn private e quanin princ - princ Moisiu, pėr arsye se, siē mendohej, rridhte nga njė familje ballkanase tė njohur pėr pronėsi tė madhe tokėsore, pėr anije dhe gjeneralė. Si jeta, po ashtu edhe koha pas vdekjes sė artistit tė madh, u pėrcoll me pyetje hipotetike, si. p.sh.: sikur tė jetonte mė gjatė, ku do tė jetonte, ose cilin nacionalitet do ta merrte: italian, shqiptar apo do tė bėhej amerikan. Dhe pjesa e mbetur nga biografia e tij, ėshtė heshtje, heshtje e profetizuar si ajo e Hamletit, tė Moisiut - mitit dhe artisti mė tė madh nė mes tė dy luftėrave botėrore.

Vdekja definon artistin

Vdekja ėshtė mashtruese. Vdekja ishte ajo qė e definoi artistin. Askush nuk vdiq mbi dėrrasat teatrore, aq shpesh dhe me aq pėrsosmėri aq tė bukur si Moisiu. Vetėm nė dramėn "Kufoma e gjallė" tė Tolstoit, nė mes viteve 1913 dhe 1935, mė shumė se njė mijė e pesėqind herė i dha vetes "plumb ". Autori R. Shaper shkruan pėr aktorin e madh, i cili nė pesėmbėdhjetė vjetėt e fundit tė jetės sė tij, thuajse pa ndėrpre u gjend nėpėr turne, duke kthyer rrallė nė vilat e tij, nė Tesin dhe Dornbah tė Vjenės. Pėrkitazi mė ketė, Moisiu thoshte: "Nė pėrgjithėsi, nėpėr hotele ndihem mė mirė, kėtu ėshtė njeriu i lire dhe ia lejon lirinė tė tjerėve .....". Turneu i fundit, ai tremujor nė Itali dhe fjalėt e thėna nė skenė, ato tė rolit tė Fedjas sė Tolstoit: "Unė ndihem mirė ..... sa ndihem mirė", janė edhe fjalėt e fundit tė Miosiut... Vjenė, 14 mars 1935, ora 9 e m ė n g j e s i t , Johana Tervin e pret artistin nė stacionin e trenit, dy muaj nuk e kishte p a r ė bashkėshortin: asgjė e jashtėzakonshme nė 20 vjetėt e Bashkėshortėsisė sė tyre. Ajo dinte se Moisiu flente me femra tė tjera, se kishte nė Berlin njė fėmijė, vajzė nėntėvjeēare me artisten Hertha Hambach. Mirėpo Tervini tė gjitha kėto I toleronte sepse nuk dėshironte tė ia kufizonte lirinė Moisiut, por edhe nga fakti se ishte e bindur qė i shoqi do tė vdiste nga uria, do tė mbetej si fėmijė bonjak, sikur mos ta drejtonte ajo jetėn e tij. Treni arrinė nė kohė tė saktė. Dhe nga treni zbret njė trup I molisur duke u mbajtur nga dy burra.. "Kam menduar se kėtė natė nuk do ta mbijetoj". Mė shumė nuk flet Moisiu. Mė datė 22 mars 1935, Moisiu kėrkon takėmin e shkrimit. Ai shkruan tri fjalė, vėshtirė tė lexuara: "E dashura apo I dashuri..." kėshtu fillon letra, e cila ruhet sot e vulosur nė Bibliotekėn Nacionale tė Austrisė, nr. 296546 nė Vjenė, me shifren: "Shkrimi I Aleksandėr Moisiut, i shkruar 5 orė para vdekjes sė tij", Vjenė, 22 mars 1935. Johana Tervini gjatė tėrė kohės ndodhet nė dhomėn e tė sėmurit dhe pėrveē artistit Albert Baserman dhe shkrimtarit Rikard Ber- Hofman, askujt nuk i lejon ta vizitojė bashkėshortin e saj, bile as shkrimtarit tė madh Cvaigut, njėrit prej miqve mė tė mirė tė Moisiut. Cvaigu mė vonė i kujton ēastet e fundit tė artistit: "Dy ditė mė vonė, nė vend tė provave, qėndrova para arkivolit tė tij". Moisiu vdes nė mbrėmjen e 22 marsit, nė orė 19 e 10 minuta, tė vitit l935, nė moshėn 56- vjeēare. Gazetat e Vjenės, Berlinit, Romės dhe Milanos e publikojnė lajmin nė faqet e para. Mbi arkivolin e Moisiut ėshtė vėnė flamuri italian. Asnjė pėrfaqėsues zyrtar austriak nuk merr pjesė nė ceremoninė e pėrmortshme tė krematoriumit nė Vjenė. Njėzet vjet mė vonė, me rastin e 75-vjetorit tė lindjes sė Alekasandėr Moisiut, kritiku austriak Oskar Maurus Fontana kujton kohėn e vdekjes sė artistit me fjalėt: "Ndodhi, sikur Gjermania tė ishte fare e nemitur".

Spekulimet me unazėn e Iflandit

Autori Shaper flet edhe pėr skandalin e krijuar rreth unazės sė Iflandit pėr versionet e ndryshme rreth dorėzimit tė saj. Sipas njė versioni, tashmė tė verifikuar edhe nga biografet shqiptarė tė jetės sė aktorit tonė, Basermani e ve unazėn mbi gjoksin e Moisiut tė vdekur, sipas tė tjetrit, Moisiut iu dha unaza pėr sė gjalli, kurse nė versionin e tretė thuhet se Basermani kishte shkruar mbi fjongon e kurorės fjalėt: "Unė ta vė unazėn e Inflandit nė varr". Dhe versioni i fundit lidhet me versionin e parė, qė do tė thotė se pasiqė Basermani e vė unazėn e Inflandit mbi trupin e pajetė tė artistit, drejtori I burgteatrit tė Vjenės, Herman Robeling i drejtohet Basermanit me fjalėt: "Kjo unazė i takon njė artisti tė gjallė e jo tė vdekur", me ē'rast e rrėmben unazėn nga zjarri I krematoriumit. Natyrisht kėto janė vetėm rikonstruksione gazetareske. Duke folur pėr jetėn e Moisiut, autori Rudiger Shaper thotė se Aleksandėri apo Alesandro, siē e quanin tė afėrmit e tij, si foshnje ishte pagėzuar nė kishėn Shėn Nikola tė Triestes. Ai flet gjithshtu pėr kuptimin e mbiemrit tė aktorit qė nė italishte shqiptohet Moissi, kurse nė shqipe Moisiu. Flet pastaj pėr pėrkatėsinė shqiptare tė babait tė tij Konstatinit dhe tė nėnės Amalia de Rada, pėr tė cilėn thotė se ishte e bija e njė mjeku tė njohur tė Firencės dhe e cila pas martesės me Konstantinin, nuk deshironte tė jetonte nė Shqipėri.

vijon


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.