Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė me indiferencė i shikon vuajtjet e tė tjerėve ėshtė sadist
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 129 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Kulture :: Lunxhėria pellazge
Postuar nga: Albo

Kulture Si ėshtė zhvilluar ndėr shekuj mjeshtėria e monumenteve shqiptare tė kulturės

Prof. Dr. Zija Shkodra

Krahina e Lunxhėrisė ėshtė njė trevė etnografike me kostume tė veēanta tė saja qė shtrihet pėrgjatė malit tė Lunxhit pėrballė Gjirokastrės duke pėrfshirė 9 fshatra: 1)Erindi, 2)Nokova, 3)Minguli, 4)Kėllezi, 5)Dhoksati, 6)Qestorati, 7)Saraqinishti, 8)Stegopulli dhe 9)Selcka. Pranė kėtyre mund tė pėrfshihen edhe 1)Tranushista, 2)Suha dhe 3)Krina. Gjetjat e shumta arkeologjike nė fshatrat Kėllez, Dhoksat, Erind e sidomos nė qytetin e lashtė Antigonea nė jug-perėndim tė fshatit Saraqinishtė dėshmojnė se Lunxhėria ka qenė njė trevė e populluar qė nė agimin e historisė.

Kalaja e vjetėr e quajtur Paleokastėr, me sa duket i shėrbente sistemit mbrojtės tė qytetit Antigonesė. Antigonea i takon shek. III para erės sė re d.m.th. kohės kur Pirroja mbreti i Epirit, i cili e ndėrtoi kėtė qytet nė kujtim tė gruas sė tij tė quajtur Antigonea. Tė dhėnat dokumentare pėr trevėn e Lunxhėrisė shtohen sidomos pas shek. 15. Nė regjistrin e parė osman tė Sanxhakut tė Shqipėrisė (1431 – 1432) pėrmenden shumė fshatra me numrin e familjeve dhe tė ardhurat pėr ēdo familje. Nė kėtė regjistėr tė zbuluar dhe tė botuar nga historiani turk prof. Halil Inalcik pėrmendet Labova e Madhe me 119 shtėpi, Krina me 12 shtėpi, F. Pouquevillė, Voyage de la Grece, Paris 1826, tomė 2, p.., 16 – 221 (botim II) (nėnvizimi ynė).

Lunxhėria bėn pjesė nė trevat e lashta shqiptare pėr tė cilėn konsulli frėng pranė Ali Pashės, Fransua Pukėvil, thotė se"Lunxhėria banohej nga shqiptarė tė krishterė qė pėrbėnin njė popullsi vendase tė lashtė me prejardhje pellazgjike tė vendosur aty para fiseve tė vjetra helene".

Treva e Lunxhėrisė ėshtė njė zonė me toka tė pamjaftueshme qė nuk ėshtė nė gjendje t’i sigurojė bukėn banorėve tė saj. Prandaj lunxhiotėt si dhe fqinjėt e viseve pėrreth nė njė pjesė tė mirė ishin tė detyruar tė mėrgonin jashtė vendit qė nė kohėt mė tė hershme. Kėta njerėz tė dalluar nė fushėn e ndėrtimeve ujore, ishin gjithnjė nė lėvizje pėr tė gjetur punė nė kėtė fushė nėpėr vise tė ndryshme tė Ballkanit, qė ishin njėheri dhe vise tė perandorisė osmane dhe sidomos nė kryeqendrėn e saj, Stamboll ku ishin vendosur mė tepėr. Sikurse edhe shokėt e tyre vllehė, edhe kėta, tė dalluar nė mjeshtrinė e gjetjes sė burimeve ujrore prej ku furnizonin me kėtė lėndė vendet e varfėra dhe kudo ishin tė mirėpritur sepse kishin fituar emėr tė mirė, duke siguruar edhe monopolin e kėsaj zeje tė vėshtirė.

Para njė shekulli e gjysėm, konsulli i Francės nė Janinė F. Pukėvil, sikurse edhe i Austrisė, mė vonė G. Hahn, duke folur pėr bujqėsinė e kėsaj treve thonin se ajo kishte mbetur nė dorėn e grave, pleqve dhe sakatėve. Kėta ishin ata qė kujdeseshin pėr punimin e arave, vreshtave, etj, mbasi burrat nė gjendje pune, ishin detyruar tė mėrgonin ku ushtronin mjeshtri tė ndryshme si atė tė ndėrtimit ujėsjellėsave, tė kasapit, kopshtarit dhe rrallė herė atė tė tregtarit. Kėtė gjė bėnin edhe fshatrat e Zagorisė, tė cilėt merreshin edhe me tregtinė lėvizėse.

Shkolla popullore e ndėrtuesve lunxhionte e specializuar nė fushėn e ndėrtimeve ujore, merrej mė shumė me ndėrtimin e ēesmave, tė banjove publike, ujėsjellėsave mbi harkada, ēisternave tė ujit, puseve, kanaleve ujitėse tė bujqėsisė, etj. Nė Perandorinė Osmane, lunxhiotėt gėzonin privilegjin e kėsaj mjeshtrie qė e mbanin me ferman (dekret) sulltanor tė trashėguar brez pas brezi, qoftė nė Stamboll ashtu edhe nė qytetet e tjera kryesore tė Perandorisė. Duke folur pėr kėta mjeshtra tė talentuar, Pukevili thoshte se ata tė fshatrave Dhoksit, Kėllez dhe Nokovė ishin mė tė dalluarit e kėsaj zeje nė kėtė trevė. Tė organizuar nė grupe tė vogla shėtitėse, kėta ushtronin mjeshtrinė qysh nga kohėt e antikitetit tė vonė. Njoftimet e para historike mbi kėtė mjeshtri tė lashtė tė ushtruar nga lunxhiotėt i kemi nga letėrsia osmane e shekulli XVII. Funksionari i lartė i Perandorisė Osmane E. Ēelebi, nė veprėn e tij madhore 10 vėllimėshe tė titulluar "Udhėtime" duke na pėrshkruar njė parakalim publik tė organizuar nė Stamboll rreth viteve ‘40 tė shekullit XVII nė mes grupeve pjesėmarrėse zejtare, pėrmend edhe shumė shqiptarė, ndėr tė cilėt edhe ujėsjellėsit lunxhiotė, qė parakalonin para sulltanit me kazma e lopata nėpėr duar qė thėrrisnin me zė tė lartė:"po e hapim kėtu gropėn, jo po e hapim atje". Kėta zejtarė, vazhdon ky studiues, qė e zotėrojnė kėtė mjeshtėri... bėjnė gropa tė thella 70-80 pash ndėr male, dhe si zbulojnė burimin e ujit e sjellin atė me anė tė kanaleve nėpėr qytete duke e lėvizur deri 4-5 ditė rruge larg nė kėmbė. Ēdo 100 hapa kėta hapin nga njė grykė si tė pusit, prej ku me anė tė velave prej pėlhure drejtuar kundėr erės, fusin ajrin nėn dhe ku punojnė shokėt e tyre. Kėta e grumbullojnė ujin nė njė vend (rezervuar) prej ku me anė kanalesh duke e terezitur e ēojnė atje ku duan. Kėtė mjeshtri tė ēuditėshme qė vėshtirė e arrin mendja e njeriut e ushtron vetėm bashkėsia e shqiptarėve".

Aftėsitė e ralla tė kėtyre mjeshtrave i kanė vėnė nė dukje edhe njė varg studiuesish tė huaj tė shekujve tė kaluar si princi i Moldavisė D. Kantemir, W.M.Lik, F.Pukevil, A. Bue, G. Hahn, etj. Princi i Moldavisė D. Kantemir qė jetonte nė kryqytetin e Perandorisė Osmane nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII, pat rastin tė njihej me bashkėsinė shqiptare tė Stambollit. Kjo bashkėsi sipas dėshmive arrinte nė rreth 40-50 mijė frymė, ndėrsa kur flet pėr zejet qė shkėlqenin mė tepėr nė dorėn e kėtyre mėrgimtarėve, pėrmend ujėsjellėsit, ndreqjen e kockave tė thyera si dhe mjekimin e sėmundjes sė hernies. Pėr tė parėn, ai thoshte se "mjeshtėria e tyre nuk vihet nė dyshim nga askush qė ka parė ujėsjellėsit e Stambollit. Megjithėse tė paarsimuar nė matematikė, pa udhėzues ose mjete tė tjera, ata bėjnė ujėsjellės tė tillė, masin lartėsinė e maleve, largėsinė e vendeve, mė saktė se njė gjeometėr dhe gjykojnė shumė mirė pėr cilėsinė e sasinė e ujit. Kur pyeten pėr anėn teorike tė kėsaj mjeshtėrie, ata nuk dinė se ēfarė ju doni tė thoni, as ti shpjegojnė vetė gjėrat". Njė nga kėto vepra ku punuan kėta mjeshtra tė talentuar ėshtė edhe ujėsjellėsi i Stambolit mbi harkada dykatėshe i quajtur Bozdogan Kemberi nė lagjen "Unkapani",i cili qėndron edhe sot nė kėmbė dhe ruhet si moment i rralė kulture i kėtij arti nga bashkia e kėtij qyteti. Duke folur pėr vendlindjen e kėtyre mjeshtrave gjeniale F. M. Lik shkruan ndėr tė tjera: "Gjatė maleve drejt Tepelenės gjendet rrethi i Lunxhit... ose i lunxhiotėve. Kėta njerėz janė tė njohur pėr zotėsinė e tyre nė ujitjen e tokave dhe nė ndėrtimin e ujėsjellėsit dhe si tė tillė ata ushtrojnė kėtė zeje nė Stamboll dhe nė vise tė tjera tė Perandorisė Osmane. Edhe Pukevili pėrcaktonte se vendet mė tė shėnuara tė Qafės sė Rrezes pranė Tepelenės janė Hormova dhe Lekli... Ata tė pjesės sė brendshme tė quajtura Dhoksat, Kellez dhe Nokovė formojnė njė bashkėsi tė vjetėr epirotesh (shqiptarėsh) qė ushtrojnė prej kohėve tė lashta nė Perandorinė e Lindjes mjeshtrinė e tėrėzitjes sė ujėrave ose tė ēesmaxhive publikė... Pa pėrcaktuar epokėn, terezitja e ujit qė zbuluar nė Epir; shqiptarėt e krishterė tė Lunxhėrisė ia atribuojnė tė parėve tė tyre ndėrtimin e ujėsjellėsave mbi herkada dhe atė me terezitje qė nė kohrat e hershme, ata i sillnin ujrat nga burimet e Shėn Gjergjit, 15 lega deri nė qytetin e Nikopolit (Prevezės) ujėsjellėsit nga Edreneja qė shifen nga lartėsitė e Stymfalise deri nė Korint si dhe nė tė gjithė veprat e tjera hidraulike tė Stambollit. Nė qytetin e Libohovės numėroheshin 6 000 shqiptarė muhamedanė dhe disa qindra grekė (ortodoks) qė merreshin me tregti tė ndryshme. Gati njė legė nė veri tė Libohovės ėshtė Labova, pranė hyrjes sė luginės sė Sokakut, qė e shpie udhėtarin lart nė pllajėn e sheshit tė Merēikės, e quajtur Lunxheri, ose toka e pyjeve. Kjo hapėsirė qė pėrfshin majėn e malit Eropuse, bregun verior tė Vjosės, nė Grykė kufizohet me qarqet e Kėlcyrės, Pėrmetit dhe Paleo Pogonit. Nė kėtė trevė, pranė fshatit Stegopuli, duken rrėnojat e njė qyteti tė vjetėr, tani i emėrtuar Gjonoksat dhe manastiri Spileon, i ndėrtuar dhe paisur nga perandori i Bizantit, Aleks Komneni. Banorėt e kėsaj treve shqiptare tė krishterė, arrijnė deri 1450 banorė. Nė kėtė vend ekziston njė shoqatė Epirotėve (shqiptarė)tė vėrtetė, tė cilėt qė nga kohėt e lashta, nė Perandorinė Lindore kanė ushtruar mjeshtrinė e terezitjes sė ujėrave, term i pėrbėrė ky nga dy fjalė turke, "su" ujė dhe terazi (terezi) ekuilibrim ose nivelim. Fillimisht pas kėtij profesioni ishin dhėnė banorėt e rajoneve klasike tė Greqisė. Me sa duket kur Greqia ishte nė fund tė ditėve mė tė mira, njerėzit e Aeropus projektuan dhe zbatuan njė sistem tė ri ujėsjellėsi, sipas njė rregulli qė rrjedhja nėpėr tub ose kanale tė ngrihej gati nė lartėsinė e vendburimit. Qėllimi ishte sistemi horizontal dhe sipas terrenit, me kalime nėntokėsore dhe mbitokėsore me ndihmėn e njė arkitekture nė formė harqesh me themele tokėsore. Sipas shqiptarėve tė krishterė tė Lunxhėrisė, paraardhėsit e tyre banorė tė Nikopolit kishin arritur tė drejtonin ujrat e burimeve tė Shėn Gjergjit 15 km larg me anėn e njė ujėsjellėsi pjesėrisht tokėsor dhe pjesėrisht nėntokėsor, ēka pėrbėnte njė monument fitoreje pėr aktiumin. Ata ishin gjithashtu pėrgjegjės pėr ujrat qė vinin nga Adriani, nga lartėsitė e Stimfalisė tė Korintit dhe ujėsjellėsave tė Konstantinopojės. Sido qė tė merren kėto mendime e vėrteta ėshtė se nė tė gjitha organizatat e mjeshtrave tė formuar nė perandorinė greke, vetėm drejtuesit e ujrave ndofta kanė qenė turq. Ata vazhdojnė ende, nga babai tek i biri tė ushtrojnė tė njėjtin profesion nė kryeqytet dhe nė qytetet e tjera kryesore tė Turqisė. Punėt e ndryshme tė ditėve tona dėshmojnė pėr afėsitė e lunxhiotėve. Midis tė cilėve janė ujėsjellėsat mbi harkada nė Santa Maura, tė ndėrtuar gjatė kohės qė ky ishull ishte pushtuar nga turqit si dhe ujėsjellėsat e Janinės, Elbasanit, Tepelenės, Gjirokastrės, etj. Ata ēonin ujin me anė kanalesh nga Edreneja deri nė Korint si dhe punonin nė tė gjitha veprat hidraulike tė Stambollit. Nga 400 punonjės dhe specialistė qė kishte Stambolli nė fillim tė shek. XIX, 100 prej tyre ishin lunxhiotė qė gėzonin me ferman (dekret) sulltanor, privilegjin e ēesmaxhiut tė kryeqytetit. Si arkitekt dhe drejtues tė ēėshtjes sė ujėrave tė Stambollit dhe qėndrave tė tjera kryesore tė Perandorisė Osmane, lunxhiotėt e trashėguan kėtė privilegj pėr shumė kohė dhe gjatė shek. XIX.

Aftėsitė e mėdha tė lunxhiotėve nė kėtė zeje tė vėshtirė dhe talenti i tyre siē thotė F. Pukevili duken sidomos nė veprat moderne, nė tunelet dhe ujėsjellėsit mbi harkada nė ishullin Santa Maura, nė ujėsjellėsin e Janinės, tė Elbasanit, Tepelenės si dhe atė tė Gjirokastrės, i cili u ndėrtua gjatė viteve 1810-1811 nga Ali Pashė Tepelena, si dhe nė shumė vepra tė tjera tė rėndėsishme tė ndėrtuara nė vise tė ndryshme tė Turqisė Europiane tė atėhershėm. Krahas ndėrtimit tė ēesmave, ujėsjellėsave dhe lėvizjes sė ujėrave me terezitje nga njė vend nė tjetrin pėr tė ushqyer qytetet, kėshtjellat dhe garnizonet ushtarake, nxėnėsit e kėsaj "shkolle" ndėrtuesish popullor si bashkohėsit e tjerė tė kėsaj zeje tė trevės dibrane dhe korēare ishin njėherazi dhe specialistė tė mirė tė urave elegante tė larta prej guri tė ndėrtuara me harqe me kurriz tė dalė nė mėnyrė tė theksuar. Kėto ura qė disa studiues tė huaj i kanė cilėsuar si punime venedikase, turke, etj., nuk janė tjetėr veēse prodhimi i mundit dhe djersės, artit dhe talentit tė kėtyre mjeshtrave vendas dibranė, oparakė, lunxhiotė, etj... qė i binin kryq e tėrthor Shqipėrisė dhe viseve tė tjera tė Ballkanit pėr tė siguruar bukėn e gojės. Dėshmitarėt e kohės flasin qartė mbi prejardhjen vendase tė kėtyre ndėrtuesve qė kishin krijuar stilin dhe teknikėn e tyre tė punimeve. Nė studimet e veta, arkeologu i njohur anglez W. M. Lik flet hapur pėr njė gjė tė tillė d.m.th. pėr teknikėn shqiptare tė ndėrtimit tė urave.

Njė sistem harkadash qė mbanin tubacionin ushqyes tė ujit tė Stambollit e kemi parė nė mjedisin qė pėrdoresh si vend piknikėsh pėr banorėt e Stambollit i cili quhej Orman Beligradi (pylli i Beligradit). Atje ishte njė vend i pyllėzuar shumė i preferuar nga banorėt e kėsaj qendre tė madhe ku qėndronin tėrė ditėn duke u dėfryer dhe duke luajtur nė grupe, lojra tė ndryshme. Jemi tė bindur se ky studim do tė tėrheqė vėmendjen e studiuesve tė tjerė pėr ta ēuar mė tej kėtė problem shumė tė rėndėsishėm tė kėsaj zeje tė lashtė, e cila me epėrsinė e saj tė padiskutueshme pėr shekuj me radhe u vu nė shėrbim tė njė bashkėsie tė gjerė qė shtrihej nė trevat e Turqisė europiane.

Lunxhiotėt kėta muratorĖ qė lėviznin me torben e veglave nė krah, kalonin nėpėr vende tė ndryshme tė Perandorisė Osmane. Me interes janė njoftimet e udhėtarit angles Mek-Ferlein, tė mesit tė shek. XIX., pėr njė takim nė Kavaklia tė Brusės me njė japixhi (murator) shqiptar. Me kėtė rast ky udhėtar na njofton se nė kėtė anė tė Turqisė, shtėpitė ndėrtoheshin pa pėrjashtim nga shqiptarėt, tė cilėt vinin grupe-grupe dhe shpėrndaheshin nė brigjet aziatike tė Bosforit, tė Detit tė Zi dhe tė Marmarasė. Ata kishin zakon qė nė mbarim tė dy viteve tė ktheheshin nė vendin e tyre, duke bėrė njė rrugė tė gjatė. Pasi kalonin Dardanelet, ata udhėtonin nė pėr Trakė e Maqedoni dhe arrinin nė vendlindje Mek Ferleini kishte kohė qė merrej me kėtė punė (Turkey Trade) nė Turqi. Ai kishte bėrė dhjetė udhėtime tė tilla nga Shqipėria deri nė kėto anė dhe kthim, kjo ishte ekspedita e njėmbėdhjetė. Ndėrtuesit shqiptarė pėrdornin vegla dore: sharrė, ēekiē, sqepare dhe vetėm nė qytetet e mėdha shihnin karpentierin, ndėrsa muratori pėrdorte edhe daltė. Me kėto vegla ai "ndėrton njė shtėpi, i jep formė njė dollapi dhe njė tavolinė". (E. Spencer, Travel..., 152). CH. Mac Ferleine, Tyrkey an its destyin Londėr 1850, II, 403).

Shumė vorioepiriotė ose arvanito-vlleh u vendosėn definitivisht nė Rumelinė lindore ose nė zemrėn e Bullgarisė si p.sh. nė Arbanasi – ose arvanitohori siē quhej prej grekėve-Sulejmani i madhėrishėm (1520-1566) i kishte pėrjashtuar nga taksat dhe bile u kishte dhėnė privilegje tė tjera, tė cilat i pėrsėrisnin sulltanėt pasardhės deri nga fillimi i shk. XIX. Disa prej tyre u vendosėn dhe brenda Tėrnovės. Beloni duke udhėtuar pėr nė Konstantinopoli mbi gjurmėt e rrugės sė vjetėr Egnatia (pjesėn e saj tė shtruar me gurė e vėrejti nė fushėn e Komotinisė nė drejtim tė Kipsalės)", takon grupe tė mėdha "shqiptarėsh..."...epiriotė nė Turqi dikur quheshin edhe arvanitė si njohės tė gjuhės shqipe: dhe nė mėnyrė mos pėrfillėse nė momente zėmėrimi kuptohet se quheshin arvanitė prej grekėve, deri nė vitet e fundit.

E njėjta ngatėrresė ndėrmjet fiseve epirote dhe ilire duhet tė ishte edhe nė kohėn e lashtė. Fshatarė ose argatė siē i quanin, po ktheheshin nė atdhe tė tyre. Kėta ishin punėtore stinorė qė punonin nė verė si armanxhinjė (fshirės guri) dhe korrės nė pronat e turqve dembela tė Maqedonisė, Thrakės dhe tė Anadollit. Ishin shumė tė varfėr, pothuajse tė gjithė tė zbathur, punėtorė tė fortė dhe kursimtarė... Eshtė njė realitet fakti se banorėt e kėtyre krahinave pėr 2000 vjet ushtronin zejen e muratorit dhe emigronin, Vakallopullos Apostol Istari tu neu elenizmu, fq.362-264, Thessalonik 1964.

Rreth tre vjet mė parė, populli i qytetit tė Beratit festoi me entuziazėm pėrurimin e ujėsjellėsit tė ri atė tė Bogovės 35 km i gjatė. Ujėsjellėsi i ri i qytetit tė Beratit i pėruruar nė vitin 1988 ėshtė njė vepėr me rėndėsi nė shkallė kombėtare. Menjėherė mund tė sjellėsh ndėrmend ujėsjellėsin e vjetėr tė mesjetės vepėr e arkitetkit Mimar Kasemit nga Gramshi, qė u rrit dhe u mėsua nė Berat. Ujėsjellėsi ishte njė vepėr qė historia e ka shėnuar, ky pėrcillet tek ne si trashėgim kulturor me gojėn e udhėtarėve tė huaj. Ai jetoi deri vonė dhe arkeologėt po bėjnė pėrpjekje pėr restaurimin e tij, nė miniaturė. Kjo vepėr arti me harqe e kolona e fundit tė shek. 17, me kalime e ndėrtime me gurė tė skalitur i dha ujė qytetit. Berati tėrė jetėn kishte mbetur pa ujė, ndonėse ujin e kishte te kėmbėt, megjithatė e pėrfundoi ujėsjellėsin e ri, Bogovė –Berat qė i jep qytetit ujė tė ftohtė dhe tė rrjedhshėm nga mali i Tomorrit. (Xh. Lleshi, Kultura e njė qyteti tė kulturuar, nė "Kushtrimi", 30 Mars 1988, f.2. Monumentet e qyteteve orientale mė tė rėndėsishme pas faltoreve, janė ēesmat; gjithashtu ndėr fshatra gjenden shumė ēesma tė bukura. Ēesmapunuesit me terezitje, pėrbėjnė njė korporatė pothuajse e tėra nga shqiptarėt nga treva e Dropollit, nė veri-perėndim tė Janinės, e cila ushtron mjeshtrinė brez pas brezi nga babai tek djali nė tėrė perandorinė. Ky fis nė tė vėrtetė ka fituar njė aftėsi tė madhe nė artin e sjelljes sė ujit mė pak shpenzime nga distanca shumė tė largėta; ata zėvendėsojnė zakonisht ujėsjellėsat me kanale tė hapura me tubacione me terezitje dhe pėr t’i dhėnė ujit vrullin e humbur nė rrafshinė, ata ndėrtojnė punime nė formė piramide hidraulike tė quajtura "taksim". Piramida tė tilla gjenden nė tė gjithė gadishullin ballkanik. C. Robert, Les slaves de Turquuie, Paris, 1852, I, f.48-49. Kurse Baironi dhe Hobhause-ni kur po udhėtonin pėr nė Janinė nė tetor tė vitot 1809 shkruajnė "shkelim tokėn e Lunxhėrisė tė gjelbėr dhe pyjore, ndėrsa brigjet pėrballė, matanė Drinos janė tė zhveshura. Nė Lunxhėri tė dy anglezėt flenė nė Qestorat, qė autorėt e quajnė gabimisht Qesorat; kėtu ēdo send i duket mė i bukur, mė i pastėr, mė i qytetėruar dhe njerėzit mė krenarė, mė burra se ata qė kishte parė rreth Janinės. Pasi flenė nė Erind, udhėtarėt arrijnė nė qytetin e Aliut; Rev. Dituria, 1927, nr. 9-11, f. 325. Dijetari anglez Spencer thotė se shqiptarėt e malėsive "i njihnin mirė pėrparėsitė e ujitjes dhe nė kopshtet e tyre" nuk ishin tė panjohura shumė prej frutave mė tė zgjedhura tė Europės Perėndimore". Prandaj ai reklamonte sė Shqiptaria ėshtė vendi qė duhet vizituar prej botanistėve dhe kopėshtarėve. Kultura popullore, 1986, 1, f.174-5. nėn perandorėt grekė tė Bizancit, shqiptarėt nga treva e Lunxhit ishin tė vetmit specialistė qė gėzonin tė drejtėn e ushtrimit tė zejes sė ēesmaxhiut nė Konstantinopol, kurse pas rėnies tė kėsaj qėndre nė dorėn e turqėve ata u vunė nė shėrbim tė tyre, ata ruajtėn disa nga privilegjet qė kishin patur mė parė. A. F. Andreossy, Voyage... f.234. Tregtarėt e kuajve ishin kryesisht shqiptarė, ndėrsa shėrbyesit e stallave ishin jevgj. Qysh nė vitin 1528 druvarėt dhe tregtarėt e lėkurave ishin prej fisi shqiptarėsh, nė vitin 1583 pėrmeden shqiptarėt si sapunbėrės. Si gdhendės guri ishin maqedonės tė krishterė na thotė baroni Tott. Numri i anėtarėve ishte i kufizuar nė disa esnafe. Kėshtu u ruajtėn ujėsjellėsit e Stambollit prej njė esnafi tė posaēėm, i cili ishte i pėrbėrė gjysma prej turqėve dhe gjysma prej shqiptarėve. Nė familjet e shqiptarėve zanati trashėgohej, por kur je familje e shuante, atėherė asnafi kishte tė drejtė tė shiste vendin. H. Sehurtz, Die bazare und zunfte, in "Zeitschrift fur sozialėissenschaften", Berlin 1903, nr. VI, f.702.

Identile me ujėsjellėsat me harkada tė ndėrtuara nga lunxhiotėt nė Stamboll dhe nė viset e tjera tė Ballkanit, por kishte pranė Madridit. Arabėt qė vinin nga shkretėtirat e Saharasė ku problemi i ujit ishte pika mė nevralgjike e jetės, sollėn nė Europė edhe kultin pėr ruajtjen, pėrdorimin dhe zbulimin e ujit, tė cilin e veshėn me kultin e shenjtė. E njėjta gjė ndodh me vendet Nordike qė kishin kultin e diellit sepse kishin tė pamjaftueshme kėtė burim natyral jete.

Dalta e artistit anonim ka goditur pa pushim mbi gurin e rrėmbyer nga shkrepat dhe dalngadalė, nė mėnyrė tė pėrsosur i ka dhėnė atij formėn e bukur tė kapitaleve... Dalta e mjeshtrit popullor me plot shkathtėsi e me durim tė jashtėzakonshėm, ka krijuar mbi drurin, rrafshin e parė tė dytin dhe tė tretin qė harmonizohen nė mes tyre me gjithė tė stilizuara duke bėrė zogj, figura njerėzish, etj. Ashtu si lunxhiotėt edhe pėrmetarėt nuk e ndėrpresin rrugėn e njerėzve qė shkonin nė Turqi e veēanėrisht nė Stamboll. Kjo dukuri del mė tepėr nė pah nė shek. 17 dhe nga fillimi i shek. 18. Gjatė kėtyre shekujve u bėnė shumė ndėrtime dhe duheshin krah pune, por edhe nė mėrgim fshatarėt nuk i shpėtuan shfrytėzimit feudal. Nė Stamboll ku njė pjesė e mirė e tyre ishin pėrmetarė, duke qenė tė pakėnaqur nga shfrytėzimi, morėn pjesė nė lėvizjen e madhe antifeudale (kundra sulltan Ahmetit III). Kjo ishte njė lėvizje e fuqishme qytetare qė shpėrtheu me 1730 nė Stamboll nėn udhėheqjen e Patrona Halilit me origjinė shqiptare. Njė pjesė e tyre, siē thotė S. Fraseri nė Kamusul "Alam-ishin pėrmetarė. Kjo tregon jo vetėm numrin e madh tė pėrmetarėve qė mėrgonin nė Stamboll, por dhe botėn e madhe shpirtėrore tė tyre dhe pasionin pėr njė jetė tė lirė e pa shtypje. Pėr ustallarėt epirotė-shqiptarė dhe maqedonas shih G. Mega, i quajturi qytetėrim i pėrbashkėt. Te poezia popullore nė "Epitiris tu llaografiku Arhiju", nr. 6(1950-1951), f. 300. Ujėmbledhės i frenuar nga disa (penda) e madhe Belgradit shpėrndante qetas ujin e lumit me tė njajtin emėr ku ndodheshin edhe kėmbėt e urės qė mban kanalin e ujit qė shpėrndahej pastaj nėpėr Stambol. Kjo ėshtė njė vepėr madhėshtore e arkitekturės hidraulikė e ndėrtuar nga dora dhe mendja e kėtyre mjeshtrave shqiptarė (Kazim Ēeēen, Mimar Sinan ve kirkēesme tesisleri. Istambull 1988, 134).

Qė shqiptarėt u grumbulluan shumė herėt nė Stamboll kjo duket qė nė vitet 20 tė shek. 16 kur sulltan sulejmani I pėr t’u hakmarrė kundra disa grabitėsve qė kishin plaēkitur shtėpitė e njė tregtari tė krishterė, nė pamundėsi pėr tė gjetur fajtorėt e vėrtetė, masakron nė mėnyrė barbare dhe pa tė drejtė me 1528 rreth 800 shqiptarėve si tė dyshimtė tė kėsaj vepre. (J. Hamer, "Storie..." Tomo XI, f.120; hollėsira rreth kėsaj ngjarje shih tė D. Cantemir, Istoria imperiuliu ottoman, f. 265-267.

Labova e Libohovės, fshat nė rrethin e Gjirokastrės nga Juglindja nė shpatin e malit Bureto mbi lumin e Suhės, degė e Drinos, pėrbėhet nga dy lagje: lagja e sipėrme dhe lagja e poshtme. Labova ėshtė vendbanim i hershėm. Kalaja e vjetėr e qujtuar sot Paleokastėr, me sa duket i shėrbente qytetit tė lashtė lunxhiot tė Antigonesė. Janė gjetur pjesė kolonash, mozaikė, etj. Nė periudhėn biznatine deri nė mes tė shek. XX quhej Labova e kryqit. Kisha e Shėnmėrisė e Labovės e shek. XIII ėshtė vepėr e krijuar nga njė shkollė arkitekture nė Shqipėrinė e Jugut. Vlera kanė veshja me tulla e pjesės sė sipėrme tė monumentit dhe ikonostasi prej druri i vitit 1805.

Vepėr e mjeshtėrave lunxhiotė janė dhe hapja dhe ndėrtimi i puseve. Nga tė dhėnat e banorėve mė tė moshuar, nga mėnyra e punimit, puset e fshatit Dhravjan janė ndėrtuar nga mjeshtrat e rrethit tė Korēės. Puset e vjetra nė fshatrat Dhrovjan i sipėrm dhe i poshtėm janė vepėr e kėtyre mjeshtėrve. Ndėrtimi i puseve nė kėto fshatra i pėrket periudhės nga ēereku i parė i shek. XIX deri nė fillim tė shek. XX.

Nq Berat nė zonėn fushore njė pėrhapje tė gjerė kanė patur pėrdorimi i puseve. Tuneli mbrojtės mbitokėsor pėr marrjen e ujit prej kalasė nė lumin e Osumit ishte njė mėnyrė mė pak e pėrdorshme pėr sigurimin e ujit pėr kėta banorė kjo rrugė pėrdorej zakonisht nė kohė lufte. Nė kala dhe mė pak nė lagjen Mangalem pėrdoreshin sterat e ujit.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.