Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gjeja me e mire ne fete e ndryshme, jane heretiket e tyre.
--- Hebbel

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 121 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Gjuha :: Historia e Standardizimit te gjuhes shqipe - III
Postuar nga: Albo

Gjuha Pėrfaqėsuesit e gjuhėsisė zyrtare pėr standardizimin e shqipes pas vitit 1944

(vijon nga java e kaluar, artikujt para ketij i gjeni tek seksioni i gjuhes shqipe)

Dh. Shuteriqi nė Sesionin e parė tė Institutit tė Shkencave me temė Veprat e shokut Stalin mbi gjuhėsinė dhe problemet tona gjuhėsore nė dritėn e kėtyre veprave, tė mbajtur nė Tiranė mė 26-29 janar 1952(14) pasi theksonte se atė e kishte preokupuar ēėshtja e gjuhės sė vetme letrare, shtonte se « kjo ēėshtje e gjet zgjidhjen nga historia e popullit tonė qė nga Rilindja e kėndej : toskėrishtja, gjatė zhvillimit tė popullit tonė nė kėtė fazė tė historisė sė tij u bė dialekti i ynė kryesor i shkruar e baza e gjuhės sonė letrare »15). Pra pėr Dh. Shuteriqin me 1944 problemi i bazės dialektore tė gjuhės sė vetme letrare ishte zgjidhur. Pra ne kishim njė gjuhė tė vetme letrare, madje qė para 1944, dhe kjo ishte toskėrishtja. Dhe kjo ngjau sipas Shuteriqit sepse « juga e Shqipėrisė m'e zhvilluar se veriu nga pikėpamja ekonomike, shoqėrore, e kulturore u bė djepi i lėvizjes sonė kombėtare tė Rilindjes; se kolonitė shqiptare tė mėrgimit, nė tė cilat u lėrua shqipja, pėrbėheshin kryesisht nga t'emigruar toskė; se nga juga duall udhėheqėsit, ideologėt e shkrimtarėt qė i prinė kėsaj lėvizjeje, Naimi e Samiu me shokė; se shumica e atyre qė shkruanin shqip gjatė Rilindjes qenė nga juga; se pėrhapjen mė tė madhe tė saj, letėrsia e Rilindjes e pat nė jugė; se kjo letėrsi nė dialektin toskė dėpėrtoi mirė edhe nė Shqipėrinė e mesme, d.m.th. nė zonat e dialektit gegė, pa harruar se ajo u pėrhap kudo qė pat shqiptarė .... »16). E kjo situat, sipas tij, ka vazhduar edhe nė periudhėn pas Rilindjes, gjatė pesė vjetėve tė luftės n.ēl. dhe pas Ēlirimit kur, siē thot ai, « toskėrishtja nisi tė bėhet gjuha zyrtare e gjith popullit tonė e u afirmua nė mėnyrė tė plotė si dialekt bazė i gjuhės sė vetme letrare shqipe »17). Dhe shton se arsyeja ishte e thjeshtė « Juga e shqipėrisė vijoi (edhe pas Rilindjes BB) tė jetė mė e zhvilluar nga pikėpamja shoqėrore e kulturore se veriu ». Kurse zhvillimin e hovshėm tė toskėrishtes gjatė Luftės e shpjegonte me faktin qė « vatra e madhe e luftės n. ēl. qe juga, me qė ajo ish m' e pėrparuar nga pikėpamja shoqėrore; juga nxorri udhėheqėsit kryesorė e mė tė shumtė tė lėvizjes; ajo i dha kuadrot mė tė shumta..." etj.18)

Nė referatin e mbajtur nė Sesionin e dytė shkencor tė Institutit tė shkencave, Dh. Shuteriqi, duke dashur tė shpjegojė se pėrse nuk u bė gjuhė letrare gegėrishtja jugore nė vitet e fundit tė regjimit tė Zogollit kur, sipas tij, « gjėndja nė gjuhėn tonė tė shkruar ishte thuaj se krejtėsisht e njėjtė me atė tė fillimit tė luftės n.ēl. », shkruante se « nuk ngjau atėhere, sepse regjimi feodalo-borgjez, me gjith ndonjė masė zyrtare qė mori pėr njėzimin e gjuhės letrare, duke penguar zhvillimin e pėrgjithshėm tė vendit, pengonte nė tė njėjtėn kohė edhe kryerjen e njėzimit tė gjuhės letrare shqipe qė kishte arritė nė cak pėr t'u njėzuar ».

« Qė nė vitin e dytė tė pushtimit fashist italian, mė 1940, vazhdonte Shuteriqi, u shtrua zyrtarisht ēėshtja e njėzimit tė shqipes sė shkruar nė n'Institutin e Studimeve shqiptare qė fashistėt ngritėn nė Tiranė; nisėn tė merren edhe masa pėr kėtė ēėshtje. Po fashizmi sigurisht nuk do tė kishte bėrė mė shum nga ē'bėri feudo-borgjezia nė kohė tė Zogut. Ai i pat edhe ditėt e shkurtėra nė Shqipėri »19)

Po a nuk do tė thot kjo se, sipas Shuteriqit, po tė merreshin « masat » (kupto qė u morrėn menjėherė pasluftė) nė kohėn e rregjimit tė Zogut, gegėrishtja letrare do tė mund tė bėhej gjuhė letrare, dhe kjo ėshtė e vėrtetė; po kjo bie nė kundėrshtim me ato qė shkruan Shuteriqi po aty se nė periudhėn para luftės toskėrishtja « ishte afirmuar plotėsisht si gjuhė e administratės, arsimit, shkencės, shtypit e propagandės, si edhe e pjesės mė tė madhe tė letėrsisė artistike » 20) Tė pranoje se gegėrishtja letrare mund tė bėhej gjuhė letrare nė prag tė Luftės do tė thoshte ose qė toskėrishtja letrare nuk « ishte afirmuar plotėsisht si gjuhė e administratės, arsimit, shkencės, shtypit e propagandės, si edhe e pjesės mė tė madhe tė letėrsisė artistike » ose qė zgjidhja e problemit tė gjuhės letrare pėrcaktohej tėrėsisht nga faktorėt jashtgjuhėsor, pra nga politika gjuhėsore ose planifikimi gjuhėsor qė do tė zbatohej.

Pra, sipas Shuteriqit zgjidhja e problemit tė gjuhės standarde nė prag tė Luftės varej nga masat qė do tė mund tė merreshin nga rregjimi feodalo-borgjez i Zogut ose fashizmi. Dhe po t'i referohemi kėtyre fjalėve tė Shuteriqit del qė zgjidhja e problemit tė shqipes letrare nė periudhėn menjėherė pas Luftės pėrcaktohej nga masat qė do tė merreshin nga qeveria. E kjo do tė thotė qė ajo situatė qė ishte nė prag tė Luftės pėr gegėrishten letrare ishte pėr toskėrishten letrare nė periudhėn e pasluftės. Pra, Dh. Shuteriqi nė mėnyrė indirekte pranon qė gegėrishtja letrare nė prag tė Luftės i kishte barabar mundėsitė tė bėhej shqipe standarde, po kjo nuk u bė pėr shkak tė mosmarrjes sė masave tė mjaftueshme nga rregjimi feudo-borgjez i Zogut. E kjo bie nė kundėrshtim me ato qė thoshte Shuteriqi mė sipėr, se « kjo ēėshtje e gjet zgjidhjen nga historia e popullit tonė qė nga Rilindja e kėndej: toskėrishtja, gjatė zhvillimit tė popullit tonė nė kėtė fazė tė historisė sė tij u bė dialekti i ynė kryesor i shkruar e baza e gjuhės sonė letrare »20) Toskėrishtja letrare nė tė vėrtetė u bė shqipe standarde si rezultat i ndėrhyrjes sė shtetit, pra si rezultat i masave administrative tė marra menjėherė nga qeveria komuniste pėr tė zėvendėsuar gegėrishten letrare me toskėrishten letrare si gjuhė zyrtare nė shkollė, nė administratė, nė shtyp, nė botime etj. pa ndonjė marrėveshje dhe sigurisht pa pėrfillur vendimet zyrtare tė marra para Luftės lidhur me gegėrishten letrare si gjuhė zyrtare.

Nė kėtė kontekst argumentet e sjella pra, nga Shuteriqi, po edhe mė vonė nga tė tjerėt, pėr ta shpjeguar vendosjen e toskėrishtes nė bazė tė gjuhės letrare nė periudhėn e pasluftės me argumente tė tjera si « sipėria » e toskėrishtes e krijuar si rezultat i mbizotėrimit tė pėrdorimit tė saj nė gjuhėn e shkruar tė shekujve XIX-XX deri nė prag tė Luftės, si edhe si rezultat i zgjerimit tė pėrdorimit tė saj nga 64% nė mė shumė se 95% « mbrenda katėr viteve tė luftės e brenda kėtyre tetė viteve tė pasluftės »etj 22),ose si rezultat i bashkveprimit dialektor etj.23) nuk qėndrojnė.

Pra e vėrteta ėshtė ajo qė thotė Dh. Shuteriqi mė vonė se « sipėrija » e dialektit jugor « u bė shumė m'e madhe pas luftės e, me ndėrhyrjen nga lart, nė ēdo lėm tė veprimtarisė shoqėrore, ajo sipėri u bė pastaj thuaj se e plotė » « duke ndikuar mbi zhvillimin spontan (?! BB) tė kėtij fenomeni n'administratė, arsim, shtyp e propagand, shkencė etj. ne kemi krijuar kushtet pėr kryerjen e procesit tė njėzimit tė shqipes sė shkruar »24) Pra, pėrpjekjet, pėr ne tė dėshtuara, pėr t'i paraqitur, siē shkruan R. Ismajli, « si tė vetvetishme, tė natyrshme » « vendimet detyruese qeveritare», nuk janė gjė tjetėr, veēse pėrpjekje pėr tė fshehur tė vertetėn pėr politikėn detyruese gjuhėsore tė shteti tė kohės25).


... vijon javen e ardhshme


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.