Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burri pėr gruan ėshtė si ēatia pėr shtėpinė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.

Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.

Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.

Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
Letersi :: Unė e rrėmbeva Helenėn!
Postuar nga: Fiori

Letersi Mė shume krijime nga Alban Tartari. Ne vazhdim do te gjeni : Unė e rrėmbeva Helenėn!, Anijet prej letre ose Premti i mbytur dhe Para rrebeshit.
Mos harroni te komentoni mbi poezine qe ju pelqen me shume.

Unė e rrėmbeva Helenėn!

1.

Paridi nuk e rrėmbeu Helenėn!
Unė e rrėmbeva, mes natės
duke e tėrhequr prej krahu.
Lajmi mori dhenė...
e kėmba-kėmbės,
si nata-ditėn na ndoqi Menelau.


Nuk na kapi dot kurrė,
megjithėse na ndoqi ndėr
shekuj e mijėvjeēarė,
dhe kur bota i tha: Ti s`je burrė!!!
U nis drejt Trojės, gjoja Helenėn
pėr tė marrė.

Shpiku njė kalė, njė dreq,
dhe u fsheh si njė mi brenda saj,
Natėn i hapi dyert pa tė keq.
Dhe Troja u mbyt nė lotė e nė vajė...


Pėr njė Helenė u dogj Troja,
nėn kėmbėt e Menelaut qė pėsherėtinte,
Unė ja rrėmbeva Helenėn
si thelėn nga goja,
Nė njė natė kur qielli vetėtinte.

***

2.

Dhe ikėm pastaj. Tė fshehur qėndruam,
me vite, me shekuj, me mijėvjecarė,
se mos Menelau dinak diku na shquan,
dhe vjen tė dyve nė gjumė pėr t`na vrarė.


Dogji ai njė Trojė tė tėrė,
Re zie la mbi faqet e kohes,
e beri qė bota mend tė zėrė,
Tė zėnė mend gjithė gratė qė ikin
mes shiut dhe llohės.


E bėri tė trembte mua capkėnin,
Kusarin e zemrave, hajdutin, dinakun,
dhe kur e pa qė s`kishin c`tė mė bėnin,
Vrau Priamin plak, e gjoja mori hakun.


Unė jam shkaktari i vdekjes sė Trojės!
Dashuria ime helm-ēmenduri,
mi mori mendtė dhe mua
dreqi tundonjes
Atė natė kur shiu mbi ne binte me furi...



Mbi vithet e kalit e hodha Helenėn,
dhe ngraha mes territ,
mes natės e viteve.
Dhe erdha kėtu, dhe mora penėn
T`ju them se mė Tė kohrave vėrtitem.

***
3.

Unė e rrėmbeva atė natė Helenėn!
Jo! Paridi qullash, nėpėr natė
nuk ngrahu...
Lajmi mori dhėnė,
e kėmba-kėmbės
si dita-natėn, mė ndoqi Menelau...


unė me vrap kali,

ai me vrap kau...



***

A.Tartari, maj 2000

(Nga antologjia poetike e rinisė nė mėrgim "Zėra nga Larg" )



Anijet prej letre ose Premti i mbytur


S'ēahen detet
me anije prej letre
ndėr mbremjet hidherim
si tymi i cigares.
kur poetet gatuajnė
veē poezi pesimiste tėrė heshtje
dhe hėna pėrton tė duket
mes hekurave tė dritares.

Anijet prej letre
mu mbytėn njė nga njė
si Robinson i vetmuar
nė mėngjes i mblodha shpresat
e thyra tė shkembinjtė
poezi shi-vjeshtė
poetėt melankolikė qėmtojnė tashmė
anijet
as ikin as vijnė.

Dje e mbyta Premtin
ndėrsa e nisa me anijet
tė shkonte me shpresat e mia
prej letre
tani me vete kam veē hijen
dhe ndonjė poezi qė poetet
e verdhosėn nė ndonjė natė vjeshte.

S'ēahen vetėm valėt e vetmisė
me anije prej copash gazete...
Unė dhe hija kėtu mbetėm.
Premtin e mbyta.
Tani, jam Robinson i vetėm.




Para rrebeshit

Faqe-purpurt
trėndafil i kuq
ē'fsheh kėshtu,
nė sytė e tu?
ē'ėshtė ky hall?
ky mall,
pėr tė vdekur
pėr tė tretur
a pėr tė gjallė?
anije resh lundrojnė
nėpėr rrebesh
nė tė errėtin ballė...
anijet
ankorojnė mes nesh.

mė ler tu hipi anijeve,
e ta mbyt hallin
nė det ta shuaj mallin,
dhe tė vij
"i vdekuri me tė vdekurin,
i gjalli me tė gjallin"...

i gjalli pėr tė gjallin!

faqe-purpurt
ne
kemi
humbur
tashmė kėrrkush s'na e qan hallin...
trėndafil i kuq
trėndafil i kėputur.




(Vend-botimi i pare i gjithe poezive eshte Bota Letrare, me pas A. Tartari i dergoi tek posta jone elektronike per ti postuar ne faqet e Albasoul)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.