|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ia vlen me mire ta shperdorosh rinine tende se sa te mos besh asgje me te.
--- Courteline
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 121 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Kriteret e duhura pėr emigracionin nė Kanada pėr Shqiptarėt tė cilėt janė tė interesuar. Lexoni mė tej....
Kanadaja ėshtė njė vend qė ėshtė krijuar dhe zhvilluar nėpėrmjet emigracionit. Valėt e emigracionit kanė qenė tė shumta por nė shekullin e 20-tė njihen disa si mė tė rėndėsishmet: periudha midis dy luftrave botėrore, periudha pas luftės sė dytė botėrore deri nė fillimin e viteve '60 si dhe fillimi i viteve '90. Pavarėsisht se nė kėto periudha emigracioni ka njohur shifra shumė tė larta, nė pėrgjithėsi, nė kėtė vend dyert pėr emigrantė nga gjithė bota kanė qenė gjithmonė tė hapura. Vetėm nė kėto vitet e fundit Ministria e Emigracionit ka percaktuar si kuotė-objektiv shifrėn 225,000 emigrantė qė duhet tė pranohen ēdo vit nė Kanada.
Nė Maj tė vitit 1997 u aprovuan edhe kriteret e reja tė pranimit tė emigrantėve tė pavarur, tė vetėpunėsuarve, sipėrmarrėsve dhe investitorėve. Kėto kritere janė aktualisht nė fuqi dhe ėshtė e nevojshme qė ēdokush qė ėshtė i interesuar tė emigrojė nė kėtė vend tė njihet me to para se tė fillojė aplikimin. Duhet thėnė qė proēesi i aplikimit ka koston e vet dhe njohja me kushtet e aplikimit ėshtė domosdoshmėri nė menyrė qė tė shmangen shpenzimet e panevojshme nga ata qė nuk i plotėsojnė kushtet pėr tė fituar aplikimin.
Ligji Kanadez i Imigracionit si dhe urdhėresat dhe rregulloret nė fuqi kanė pėrcaktuar mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė emigrantėve tė ardhshėm qė do tė pranohen me statusin e banorit tė pėrhershėm (permanent resident). Nė mėnyrė tė pėrmbledhur mund tė thuhet se objektivi i Qeverisė Kanadeze ėshtė tė fusė ēdo vit nė Kanada njerėz tė kualifikuar qė me eksperiencat e tyre profesionale tė mund tė kontribojnė nė mėnyrė produktive nė pėrparimin ekonomik tė kėtij vendi. Krahas aspektit profesional njė rėndėsi tė dorės sė parė ka njohja e njėrės prej gjuhėve zyrtare tė Kanadasė (anglishtes ose frėngjishtes), mosha e aplikantit si dhe eksperienca nė punė e shprehur nė vite.
Mė poshtė janė rreshtuar tė gjithė faktorėt qė merren nė analizė nga Ambasadat kanadeze kur proēesohet kėrkesa e njė aplikanti tė kategorisė sė imigrantėve tė pavarur: o mosha (min. 21 vjeē; deri nė 44 vjeē aplikanti pėrfiton maksimumin e pikėve), o shkollimi (vitet e shkollimit dhe diplomimi pėrkatės), o shanset pėr punėsim (pėr kėtė ekziston njė listė profesionesh tė parapėlqyera), o faktori trenim pėr profesionin nė tė cilin aplikohet, o punėsim i garantuar (kur aplikanti ka njė kontratė pune pa ardhur nė Kanada), o aftėsitė gjuhėsore (nė anglisht ose frėngjisht), o faktori demografik (nevojat e Kanadasė nė njė moment tė caktuar pėr emigrantė), o tė afėrm nė Kanada (vėlla, motėr, prindėr, gjyshėr, dajė-teze-xhajė-hallė, nipėr), o faktori pėrshtatshmėri (vlerėsimi qė aplikantit i jepet nė fund tė intervistės nga oficeri i imigracionit me tė cilin shprehen shanset qė ky aplikant ka per t'ju pėrshtatur nė mėnyrė tė suksesshme nga ana profesionale). Ėshtė e nevojshme tė theksohet qė me kriteret nė fuqi janė tė favorizuar ata qė kanė diplomime universitare si inxhinierėt, ekonomistėt, pėrkthyesit, specialistė tė bujqėsisė dhe blegtorisė, shkencave sociale dhe natyrore, studiues tė fushave tė ndryshme etj. tė cilėt kanė tė paktėn njė vit eksperiencė pune nė fushėn pėr tė cilėn janė diplomuar dhe janė tė moshave 21-44 vjeē.
Proēesi i aplikimit kalon nėpėrmjet njė Ambasade Kanadeze, pavarėsisht se cila. Ėshtė e drejtė e gjithėsecilit tė aplikojė atje ku ai dėshiron. Njė pjesė e mirė e aplikantėve nga Shqipėria kanė zgjedhur si Ambasadė atė nė Romė, e cila i interviston aplikantėt nė Tiranė. Por jo pak janė ata qė kanė aplikuar nėpėrmjet Ambasadės Kanadeze nė Varshavė, Ankara, Bukuresht e gjetkė.
Aplikimi kalon nėpėr disa faza, por mė e rėndėsishmja ėshtė intervista, nė tė cilėn merret edhe vendimi pėr kualifikimin apo jo tė kėrkesės sė aplikantit. Intervista zhvillohet nė Ambasadėn Kanadeze midis njė oficeri tė imigracionit kanadez dhe aplikantit. Pas pėrfundimit me sukses tė saj duhet qė aplikanti tė kryejė njė kontroll mjekėsor nga njė mjek i njohur prej Qeverisė Kanadeze. Nė Shqipėri ėshtė njė i tillė. Ky kontroll duhet tė bindė Ambasadėn se personi nė fjalė dhe anetarėt e familjes sė tij nuk paraqesin problem pėr shėndetin publik kanadez me gjendjen e tyre shėndetėsore. Disa Ambasada pas marrjes sė rezultatit tė analizave mjekėsore i kėrkojnė aplikantit tė transferojė fonde tė mjaftueshme monetare nė njė llogari bankare nė Kanada tė hapur nė emėr tė tij. Nga ana tjetėr, qė Ambasada tė marrė vendimin pėrfundimtar, pra lėshimin e vizės, duhet qė edhe Ministria e Brendshme Kanadeze tė japė miratimin e saj pas shqyrtimit qė ajo i bėn tė dhėnave personale tė aplikantit. Krijuar nga lenasettlement.com
|
|
|
|