Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gruja ėshtė themeli i shtėpisė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 184 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Demokraci :: Jeta dhe ndikimi i Gandit
Postuar nga: Enip

Demokraci Ne kete shkrim do te keni mundesine te lexoni mbi nje nga personalitetet e shek.XX, i cili la mbrapa nje doktrine te tere mbi demokracine dhe qe akoma sot e kesaj dite merret si shembull dhe studiohet menyrat e zgjidhjes se problemit indian per te fituar pavaresine dhe lirine.Mjaftojme te kujtojme levizjet paqesore per zgjidhjen eproblemeve ne Kosove (Rugova) apo ne Palestine (Intifada).

Jeta dhe ndikimi i Gandit - vėshtrim:

Fėmijėria dhe rinia e Gandit
Mohandas Karamchand u lind mė 2 tetor 1869 nė Porbandar nė shtetin Gujarat nė Indi. Rrjedh nga njė familje tė pasur, pjesėtare e shtresės sė tregėtarėve (Vaishyas). Babai i tij ishte bartės i postit tė kryeministrit nė principatėn Rajkat. Tė dy prindėrit e tij ishin hindus tė bindur. Nė moshėn 13 vjeēare u martua me Kasturbai Nakanji, po ashtu 13 vjeēare. Kasturbai, si femėr indiane e asaj kohe, ishte e varur nga bashkėshorti. Ai kishte mundėsi ta hedhė nė rrugė nė ēdo kohė, gjė e cila asaj do t`i kushtonte pėrjashtim nga shoqėria. Me kėtė botkuptim e trajtoi Gandi bashkėshorten e tij nė vitet e para tė martesės. Mė vonė e pranoi se gruaja e tij kishte vuajtur nė kėtė kohė nga ai. Vdekja e tė jatit dhe e fėmijės sė parė shėnuan momente vendimtare nė jetėn e Gandit.
Gandi kishte planifikuar tė studijojė drejtėsinė nė Angli. Pas pėrpjekjeve tė mėdha, familja e tij ishte pajtuar me dėshirėn e tij. Mirėpo udhėheqėsit e shtresės sė tij, kaste, ishte e mendimit se jashtė vendit, ai nuk mund tė jetoj "i pastėr". Edhe pse u betua se do tė jetoj i papėrlyer dhe se nuk do tė prekė mishin dhe alkoholin, kaste-ja ia ndaloi lėshuarjen e vendlindjes. Pėr shkak tė mospėrfilljes sė kėtij vendimi, Gandi u pėrjashtua nga Kaste-ja.
Nė vitin 1888 i filloi studimet nė Londėr. Krahas tyre u morr intensivisht edhe me hinduizmin, islamin dhe krishterizmin. Besimi i tij hinduist u bė gjithnjė e mė i rėndėsishėm pėr tė. Ai megjithatė i njohu edhe fetė tjera. Pėrshtypje tė veēantė i bėnte veēanėrisht predikimi i maleve. Ai i pėrshtatej motos sė tij, dėbimi i tė keqės pėrmes tė mirės. Konceptin e tij Satyagraha, Gandi shpesh e krahasoi me parimet e predikimit tė maleve.
Rruga e Gandit pėr nė Afrikėn e Jugut
Pas pėrfundimit tė studimeve dhe kthimit nė Indi, Gandi u pranua vetėm nga njė pjesė e kastes. Zyrtarisht vazhdoi tė jetė i pėrjashtuar. Ēdonjėrit qė e pranonte i kanosej gjithashtu pėrjashtimi. Me kohė e kuptoi se pėr shkak tė studimeve jashtė vendit i kishte humbur lidhjet e duhura nė vendlindje. Pa ndihmėn e kastes ishte vėshtirė hapja e avokaturės. Nga ana e bashkėvendėsve tė tij trajtohej si qytetar i empirisė britanike, deri sa zyrtarėt britanik nė Indi nuk e trajtonin si tė barabartė me ta. Kjo shkaktoi sė shpejti konflikte nė mes zyrtarėve dhe Gandit.
Nė kushte tė tilla ishte e pamundur sigurimi i ekzistencės. Vėllai i tij i madh ishte i detyruar ta mbaj atė dhe familjen e tij. Ofertėn pėr njė vend pune si avokat kėshilltar nė Afrikėn e Jugut tė njė kolegu tė vėllait, tregėtar i pasur, Gandi e pranoi menjėherė. Nė vitin 1893, sė bashku me familjen shkoi nė Afrikėn e Jugut.
Diskriminimet nė Afrikėn e Jugut
Nė Afrikėn e Jugut Gandi e pėrjetoi pėr herė tė parė diskriminimin e popullsisė sė bardhė mbi pakicėn etnike tė indianėve. Pėr tė bardhėt, tė gjithė indianėt ishin Sammies apo Kulies, pra jo tė barabartė. Shembujt e diskriminimeve qė i pėrjetoi Gandi janė tė shumtė. Frizerėt nuk e shėrbyen, nė sallėn e gjykimit nuk kishte tė drejtė ta mbajė turbanin, pas orės 21:00 nuk kishte tė drejtė ta lėshojė shtėpinė pa lejen e punėdhėnėsit. E tėrė kjo vetėm pėr shkak pėrkatėsisė sė tij indiane. Vetėm pėr shkak tė ngjyrės sė lėkurės dhe besimit tė tij iu mohuan tė drejtat e njejta si tė bardhėt.
Padrejtėsitė ndaj tyre, indianėt i pėrjetonin veēanėrisht nė mjetet e qarkullimit publik. Atje e ka prejardhjen edhe diskriminimi mė i rėndė qė pėrjetoi Gandi, nė tren, gjatė njė udhėtimi zyrtar. I duhej tė udhėtonte nga qyteti Durban nė Natal pėr nė Pretoria, Transvaal. Nė tren hyri gjatė rrugės njė i bardhė, i cili nuk donte tė hyj nė njė kabinė me Gandin. Konduktori deshi ta largojė Gandin nga kabina dhe ta dėrgoj nė vendin e bagazhit, pėrkundėr posedimit tė biletės sė klasit tė parė. Pėr shkak tė kundėrshtimit, Gandi u hudh nga treni.
Gandi u tregua i suksesshė nė profesionin e tij, dhe atė jo vetėm nė komunat e banuara me indian. Nė kėto tė fundit filloi mbajtja e tubimeve tė rregullta. Atje mbajti fjalimin e parė para opinionit. Qėllimi i tij kryesor ishte mundja e diskriminimit ndaj indianėve. Bashkėvendasit e tij u mundua t`i bindė qė tė vishen mirė dhe t`i kushtojnė mė shumė rėndėsi higjienės. Ai ishte i bindur se nė kėtė mėnyrė do ta ndryshojė bindjen qė kishin britanikėt pėr indianėt. Me kėtė synonte arritjen e trajtimit tė barabartė.
Rastin e pėrmendur nė tekstin pėrballė, nė biografinė e tij, Gandi e tregon si vijon:
Nė ditėn e shtatė apo tė tetė pas arritjes sime e lėshova Durbanin. Pėr mua ishte rezervuar njė vend nė kabinėn e klasit tė parė. Ēmimi shtesė pėr njė shtrat ishte 5 shiling. Abdullah Seth [shefi i Gandit] kėmbėnguli qė ta rezervojė njė shtrat. Mirėpo unė, nga kokėfortėsia dhe krenaria, por edhe pėr tė kursyer, e refuzova ofertėn e tij. Abdullah Seth mė tėrhoqi vėrejtjen. "Shikoni", mu drejtua ai, "ky vend kėtu nuk ėshtė India. Pėr fat tė mirė kemi mjaft tė holla dhe mund ta paguajmė. Ju lutem mos ngurroni nėse keni nevojė pėr diēka."
Nė qytetin Maritzburg, kryeqytin e Natal-it, arritėm rreth orės 21.00. Nė kėso rastesh pėrgatiteshin shtretėrit pėr fjetje. Njė konduktor hyri nė kabinėn time dhe mė pyeti nėse dėshiroj ta rezervoj njė shtrat. E falėnderova dhe ai shkoi. Mė pas erdhi njė udhėtar dhe mė vėshtroi nga poshtė deri lartė. Ai pa se unė jam ‚jo i bardhė‘. Kjo e pengonte qetėsinė e tij. Demonstrativisht iku dhe erdhi prap pas pak kohe me njė apo dy zyrtarė. Nė fillim asnjėri nuk e hapi gojėn, derisa njė zyrtar i tretė mu drejtua: "Ejani me ne, ju duhet tė kaloni nė kabinėn e bagazhit!"
"Po unė kam biletė tė klasit tė parė", refuzova unė.
"S`ka gjė. Ju thash se duhet tė kaloni nė pjesėn pėr bagazh."
"Nė Durban mė kanė lejuar tė ulem nė kėtė kabinė dhe kėtu dua edhe tė qėndroj."
"Jo, nuk do tė qėndroni", u shpreh zyrtari, "Ju do tė dilni nga kjo kabinė, nė tė kundėrtėn do ta thėrras personin e sigurimit qė t`ju hedhė jashtė."
"Thirreni", u pėrgjigja unė. "Vullnetarisht nuk do tė dalė nga kėtu."
Personi i sigurimit erdhi. Mė morri pėr krahu dhe mė hodhi jashtė.


Kthimi nė Indi
Nė vitin 1896 Gandi u kthye nė Indi. Atje filloi tė shkruaj pėr gjendjen e Indianėve nė Afrikėn e Jugut, shkrime kėto tė cilat u pėrhapen anembanė botės. Ndėr tė tjerash, nė to e kritikonte edhe "taksėn trefundėshe", tė cilėn punėtorėt me kontratė nga India ishin tė detyruar t`ua paguajnė punėdhėnėsve tė tyre. Vizitoi pjesėt e ndryshme tė Indisė dhe u takua me udhėheqėsit politik tė Indisė. Mik dhe pėrkrahės i tij ishte Gokhale, i cili kishte qenė anėtar i INC-it. Pas ftesės sė shefit tė tij, sė bashku me familjen u kthye nga fundi i vitit prapė nė Afrikėn e Jugut.

Kthimi nė Afrikėn e Jugut
Shkrimet e Gandit mbi gjendjen e Indianėve nė Afrikėn e Jugut, atje u trajtuan si nxitje e urrejtjes sė popullit. Me tė madhe u nxit pėrhapja e frikės nga fillimi i njė revolucioni dhe nga dėmtimi i shoqėrisė nga indianėt. Pas arritjes sė tij dhe tė shumė bashkėudhėtarėve indian nė Natal, Gandit nuk iu lejua hyrja nė vend. Arsyetimi zyrtar: nė anijen me tė cilėn kishte udhėtuar Gandi ėshtė pėrhapur mortaja. Anija u vu 23 ditė nėn mbikqyrjen e karantinės. Pas lėshimit tė anijes, vetėm fati deshi qė t`i shpėtojė gurėve tė masės sė protestuesve tė bardhė. Nga vdekja e shpėtoi ndėrhyrja e presidentit tė policisė dhe e gruas sė tij. Gandi megjithatė nuk i paditi keqbėrėsit. Pėr herė tė parė gjeti pėrdorim thėnia e tij pėr tė mos urrejtė askėnd.
Nė Afrikėn e Jugut Gandi vazhdoi punėn si advokat dhe luftėn pėr tė drejtat e indianėve. Formoi revistėn Indien Opinion nė vitin 1904 dhe themeloi tė ashtuquajturėn Phoenixfarm nė Natal, e mė vonė edhe Tolstoifarm nė Transvaal. Kontributi i tij pėr popullin dhe vendasit e tij nuk kishte tė ndalur. Vlenė tė pėrmendet ndihma e tij e madhe me rastin e pėrhapjes sė mortajės nė mesin e punėtorėve indian.
Gjatė luftės sė boerėve nė vitin 1899 dhe kryengritjes Zulu nė vitin 1906 i bindi indianėt qė ti ndihmojnė britanikėve. Kėta tė fundit u lejuan indianėve vetėm shėrbimet sanitare. Edhe Gandi vetė shėrbeu si sanitar. Kėtė e ndjente si detyrė qytetare. "Ai i cili kėrkon tė drejtat e tij duhet t`i pėrmbushė edhe obligimet e veta" shprehej Gandi. Nė kėtė mėnyrė synonte ndryshimin e gjendjes sė indianėve nė Afrikėn e Jugut.
Djegja e fletėlajmėrimeve, lufta kundėr taksės trefundėshe dhe pėr njohjen e martesave tė indianėve
Kjo shpresė ishte mashtruese. Qysh nė vitin 1907 u lėshua ligji i regjistrimit. Tė gjithė indianėt ishin tė detyruar tė regjistrohen pėrmes dhėnies sė shenjave tė gishtėrinjėve. Me kėtė rast atyre u jepej njė numėr dhe njė fletėparaqitje, tė cilin ishin tė detyruar ta bartin me vete. Pa tė nuk lejohej mė udhėtimi pėr nė Transvaal. Kjo pjesė e vendit qeverisej nga qeveri e dominuar nga boerėt.
Gandi nuk u regjistrua. Shumica e indianėve e ndoqėn shembullin e tij. Pėr kėtė ai u dėnua me dy muaj heqje lirie. Iu drejtua General Smuts dhe kėrkoi qė tė mos miratohet ligji i regjistrimit. Nėse ngjan kjo, Gandi premtoi se indianėt do tė regjistrohen vullnetarisht. Gandi u regjistrua i pari, pėrkundėr pėrpjekjes sė dhunshme tė vendasve tė tij pėr ta ndaluar. Shumica e indianėve e ndoqėn Gandin edhe nė kėtė pikė. Ligji u miratua megjithatė. Kjo shkaktoi fushatėn e parė tė madhe Satyagraha, nė tė cilėn u dogjėn mbi 2000 fletėlajmėrime.
General Smuts nuk e respektoi as marrėveshjen pėr heqjen e taksės trefundėkshe tė punėtorėve me kontratė.
Situata u keqėsua edhe mė shumė nė vitin 1913 me rastin e shpalljes si tė pavlefshme tė tė gjitha martesave jo-krishtere, tė cilat nuk janė lidhur para njė punėtori zyrtar nė Afrikėn e Jugut. Me kėtė u shpallėn jo ligjore tė gjitha martesat e indianėve. Kjo paraqiste pėr indianėt njė shkelje tė rėndė tė nderit, sepse gratė, pas kėtij akti trajtoheshin si dashnore. Fėmijėt nuk kishin mė tė drejtė trashėgimi. Pėr kėtė arsye edhe gratė dhe punėtorėt me kontratė iu bashkėngjitėn Gandit. Minatorėt filluan grevat. Gandi filloi njė fushatė tė re Satyagraha. Tė punėsuarit indianė nga Tolstoifarm, nė mesin e tyre edhe Kasturbai, planifikohej tė kalonin pa dokumente kufirin nė mes Natal-it dhe Transvaal-it dhe tė burgosen nga policia. Ata u burgosėn dhe disa prej tyre u dėnuan me punė tė detyruar. Pėr disa nga pjesėmarrėsit e Satyagraha-s, burgosja, pėr shkak tė kushteve tė vėshtira pėrfundoi me vdekje. Burgjet filluan tė mbushen me tė burgosur. Nga minatorėt dhe familjet e tyre Gandi formoi nė Newcastle nė Natal njė "armatė tė paqes" me rreth 5000 njerėz. Qeverinė e njoftoi se me kėtė ushtri tė paqes do ta kaloj kufirin. Caku i marshit ishte Tolstoifarm-a nė Transvaal. Gandi dhe bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė u burgosėn gjatė rrugės pėr atje. Kolona megjithatė vazhdoi marshimin. Erdhi deri tek burgosjet masive. Burgjet u mbushėn plotė me tė burgosur, shpenzimet pėr mbajtjen e tė burgosurve ishin tė mėdha, ndėrsa ndėrprerja e punės nėpėr miniera shkaktoi redukime drastike tė fitimit.
Grevės gradualisht iu bashkuan edhe punėtorėt e rretheve tė tjera. Nga India vinte pėrkrahje shpirtėrore dhe financiare. Britanikėt dhe boerėt reaguan me dhunė. Komisioni, i cili ishte autorizuar me hetimin e trazirave, nė fillim ishte kundėr grevistėve. Kjo bėri qė pozita e indianėve tė mos pėrmirėsohet. Gandi synonte zgjerimin e grevės edhe nė pjesėt tjera ku jetonte popullsia indiane. Nga plani i tij hoqi dorė pas brengosjes sė qeverisė pėr shkak tė zgjerimit tė grevės edhe nė mesin e punėtorėve tė hekurudhės. Pėrmes pėrhapjes sė grevės, Gandi do t`i shkaktonte dėme tė mėdha qeverisė, e ky nuk ishte qėllimi i tij. Ai nuk synonte t`i shkaktoi dėme kundėrshtarit, por vetėm realizimin e tė drejtave vetjake.
Gjatė njė qėndrimi nė Britani tė Madhe Gandi i ftoi indianėt atje qė tė marrin pjesė nė anėn e britanikėve nė Luftėn e Parė Botėrore. Nė vitin 1914 u kthye nė vendlindje nė Indi.
Kthimi i Gaandit nė Indi
Nė vitin 1914 Gandi u kthye prapė nė Indi, sė bashku me familjen e tij dhe punėtorėt e farmės. Me qėllim tė vazhdimit tė jetesės nė bashkėsi nė Farme ndėrtoi sė bashku me pėrkrahėsit e tij njė Ashram. Nė kėtė bashkėsi Gandi pranoi edhe persona pa kaste.
Gandi ndėrkohė ishte bėrė i njohur nė Indi. Populli e quante Mahatma - shpirt i madh. Vendi ishte i pushtuar nga britanikėt. Hindusit dhe myslimanėt ishin tė pėrēarė. Shtresat e ndryshme sociale gjithashtu ishin tė ndara. Vendi dhe populli shfrytėzohej nga britanikėt.
Champaran - bujqit e indigos
Aksionin e parė nė Indi Gandi e zhvilloi nė vitin 1917 nė Champaran nė Bihar tė jugut afėr Himalajės. Bujqit atje e kishin ftuar pėr ndihmė. Sistemi Tinkathia i detyronte bujqit qiramarrės qė tri nga njėzet pjesėt e tokės sė tyre t`i mbjellin me indigo pėr qiraxhiun. Ata nuk kishin tė drejtėn e vendosjes mbi tokėn e marrė me qira. Gandi shte ftuar qė tė shihte se me ēfarė mundimi e prodhonin indigon. Nga vizita njėditėshe, sa kishte planifikuar tė qėndroj nė mesin e bujqėve, ajo u bė disa muajshe. Gandi bėri njė eksperiment, i cili si rezultat kishte kthimin e njė pjese tė paguar tė qiramarrėsve dhe heqjen e sistemit. Ndikimi i tij ishte edhe mė i madh. U angazhua edhe pėr ēėshtjen e shkollimit dhe e pėrmirėsoi pėrkujdesjen e bujqėve, pasi ēė ata, vetėm nė kėtė mėnyrė ishin nė gjendje tė bėjnė diēka pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė tyre. Njėsoj si nė Afrikėn e Jugut edhe nė Indi Gandi u pengua nė aktivitetin e tij. Mirėpo as qėndrimet nė burg nuk e larguan nga rruga e tij. Nė rastet kur shkelte ligjin me vetėdije, ai e pranonte fajin dhe dėnimin nė kuptimin e ligjit (e jo nė atė tė tij). Britanikėve kjo u shkaktonte vėshtirėsi tė mėdha. Sepse po tė pėrdorte dhunėn apo tė tentonte tė ikte ata do tė kishin mundėsi tė silleshin mė ashpėr me tė. Nė kėtė mėnyrė Gandi ia arriti qė opinionin (ndėrkombėtar) ta kthejė nga vetja, gjė qė britanikėt i detyronte tė sillen me kujdes ndaj tij.
Greva e pėrgjithshme
Trajtimi i indianėve tė angazhuar politikisht ndryshoi shpejt. Reformat Montford parashikonin nė vitin 1918 pjesėmarrjen e indianėve nė provinca nė qeveri. Mirėpo realizimi i saj u shtye. Popullsinė e kapluan trazirat. Britanikėt kishin frikė nga humbja e kontrollit mbi tre milion indianė. Pas trazirave nė Bengalen, ligjet Rowlet, tė emėruara sipas zbuluesit tė tyre Richter Rowlett, u vėnė nė pikėpyetje. Ata parashikonin shpalljen e gjendjes sė luftės. Ato parashikonin ndėr tė tjerash edhe burgosjen pa proces tė tė dyshuarve. Nė kėtė mėnyrė do tė hiqej shteti juridik. Ligjet nė fjalė do t`i vinin indianėt plotėsisht nėn veprimjet arbitrare tė britanikėve. Gandi filloi nė vitin 1919 pėrgatitjet pėr njė fushatė Satyagraha kundėr kėtyre ligjeve.
Gjatė njė tubimi paqėsor tė 2000 indianėve nė Amritsar mė 13 prill 1919 ushtria britanike bllokoi hyrje-daljen e vetme tė sheshit ku mbahej tubimi dhe filloi tė shtiej mbi masėn e tubuar. Me kėtė rast u vranė 400 njerėz. Shumė tė tjerė u lėnduan. Gjenerali i cili i kishte udhėhequr trupat, gjatė hetimeve rreth masakrės, deklaroi se ai kishte ndėrmend t`i vrasė tė gjithė tė tubuarit. Atij iu preferua largimi nga detyra, gjė tė cilėn edhe e bėri. Dėnim tjetėr nuk pasoi. Masakra nė Amritsar tronditi tėrė Indinė.
Ligjet u miratuan megjithatė. Pas kėsaj u ndėrpre bashkėpunimi me britanikėt. Gandi organizoi njė grevė tė pėrgjithshme, e cila u mbajt edhe nė disa qytete tjera si psh. nė Delhi mė 6 prill 1919, e cila zgjati 24 orė. Deri nė burgosjen e Gandit nė vitin 1922 u organizuan fushata tė ndryshme. Gandi kishte planifikuar edhe njė fushatė pėr refuzimin e pagesės sė taksave, e cila nuk u realizua pėr shkak tė shpėrthimit tė trazirave. Dhuna nuk dilte vetėm nga britanikėt. Edhe nga ana e indianėve erdhi deri tek pėrdorimi i dhunės. Gandi i ndėrpreu tė gjitha aksionet. Ai kishte ardhur nė pėrfundim se populli indian akoma nuk ishte i pjekur pėr rezistencėn e paarmatosur, pra pėr Satyagraha.
Populli iu kundėrvu me dhunė ēdo gjėje qė ishte angleze dhe nuk u interesua pėr ligje tė caktuara tė drejta, pa bėrė dallim nė mes ligjeve tė drejta dhe tė padrejta. Trazirat Gandi i konsideroi si gabim tė madh. Agjėrimi shėnoi dėnimin e tij. Detyra kryesore pas lirimit nga burgu nė vitin 1924 ishte edukimi i popullit. Gjashtė vjet me radhė udhėtoi nėpėr vend, me njė ndėrprerje tė vetme nė vitin kur e shkroi autobiografinė e tij "Eksperimenti im me tė vėrtetėn".
Nė biografinė e tij shkruan Gandi pėr Satyagraha-n:
Para fillimt tė praktikimit tė mosbindjes paqėsore qytetare, sė pari duhen rrespektuar ligjet e shtetit. Kėto ligje ne shpesh i respektojmė pėr shkak tė frikės nga dėnimi; ... Njė pjesėtar i Satyagraha-s i respekton ligjet e shoqėrisė vullnetarisht dhe pėr shkak se i konsideron ato si obligim tė shenjtė. Vetėm atėherė kur njeriu respekton nė kėtė mėnyrė ligjet e shoqėrisė mund tė vlerėsojė se cillat rregullore janė tė drejta e cilat tė padrejta. Vetėm atėherė ai ka tė drejtė pėr rezistencė paqėsore kundėr njė pjese tė ligjeve, nė kufij tė caktuar.


Fushata e furkės
Edukimi i popullit ishte i lidhur ngushtė me lirimin e tij nga varfėria. Gjatė udhėtimeve nėpėr vend Gandi thirri popullin qė nė shtėpi tė pėrdorin furkėn pėr tė prodhuar vetė tekstil. Stofet angleze duhen bojkotuar. Gandi vetė u bė shembull nė kėtė drejtim. Deri sa nė vitet e rinisė sė tij edhe vetė ishte veshur me rroba angleze, tani, si pjesė tė vetme pėr veshje mbante njė dhoti. Ēdo minutė tė lirė e kalonte mbi furkė, edhe pse gruaja tij gjithnjė pėrsėriste se Gandi i ka tė dy duart tė majta.
Fushata e furkės drejtohej kundėr importimit tė tekstilit anglez dhe i ndihmoi indianėt e varfėr pėr tė fituar ndonjė para. Gjatė vizitės nė Britani tė Madhe Gandi u takua me punėtorėt e fabrikave angleze tė shamive. Edhe pse fushata shkonte nė dėm tė tyre, ata megjithatė treguan mirėkuptim pėr gjendjen e indianėve dhe aksionin e tyre. Gandi bėri furkėn simbol tė pavarėsisė sė Indisė. Me kėtė fushatė ai ia doli ta mbledhė dhe drejtoj popullin e Indisė nė njė rezistencė paqėsore. Furka, edhe sot e kėsaj dite gjen vendin nė flamurin e Indisė.
Marshi i kripės
INC-ja ishte angazhuar ndėrkohė pėr vetėqeverisjen e indianėve, por pa sukses. Kjo shkaktoi fillimin e njė fushate tė re Satyagraha tė Gandit. Pėr habinė e qeverisė britanike e cila kishte llogaritur me njė fushatė pėr pavarėsi, Gandi shpalli fushatėn kundėr njė gjėje tė vogėl: taksės sė kripės. Pėr prodhimin e kripės nga India duhej paguar taksė. Nė fillim, kjo taksė ishte vendosur pėr arsye se anijet, tė cilat nga India nė Angli transportonin erėza, ēaj dhe artikuj tė tjetė, pėr tė mos u kthyer bosh nė Indi, ngarkoheshin me kripė nga Anglia. Taksa pėr kripėn indiane u vu me qėllim tė shitjes sė asaj nga Anglia. Taksa e kripės nuk u hoq edhe pse nė kohėn e shpalljes sė Marshit tė Kripės akoma s`kishte filluar me tė madhe importimi i kripės angleze. Ajo ishte treguar si tejet rentabile. Indianėt i treguan qeverisė se sa shumė vuante populli i tij nga kjo taksė. Njė punėtori i duhej tė punojė tri ditė vetėm pėr ta paguar taksėn e kripės. Pėrfillja e kėrkesės sė Gandit pėr heqjen e taksės do tė kishte qenė e realizueshme pėr britanikėt. Edhe shkurtimet financiare pas heqjes sė saj nuk do tė kishin qenė tė pėrballueshme pėr ta. Gandi i shkroi qeverisė dhe paralajmėroi fillimin e fushatės nė rast tė mosheqjes sė taksės sė kripės. Mirėpo reagimi i qeverisė ishte negativ.
Me kėtė Gandi filloi mė 11 mars 1930 nė Ahmedabad marshin e tij tė kripės. I pėrcjellur nga shokėt dhe nxėnėsit e tij, nėn vėshtrimin e shtypit ndėrkombėtar, gjatė 24 ditėve, Gandi kaloi 385 km. Masat e tubuara i brohoritnin pandėrprerė. Mė 15 prill 1930 arriti nė cak, nė qytetin Dandi, nė Detin Arab. Nė ditėn e nesėrme u la nė det para se t`i sqarojė masės sė tubuar nė bregdet qėllimin e vėrtetė tė kėtij aksioni. Nga uji nxorri kripė dhe u tha atyre se nė kėtė mėnyrė mund tė fitohet pa para kripa. Nė ditėt vijuese, nė bregdet, shpejtė u zhvillua tregėtia ilegale me kripė. Kripa angleze u bojkotua. Ky bojkot u zgjėrua sė shpejti edhe nė mallėrat e tjera. Nė rrjedhėn e kėtij aksioni u burgos Gandi dhe shumė bashkėpunėtorė tė tij. Lėvizja megjithatė nuk u ndėrpre. Mė 29 maj 1930, njė numėr i madh i njerėrzve satyagrah marshuan pėr nė uzinat e kripės nė Dharasana, pėr ta uzurpuar atė nė mėnyrė paqėsore. Uzina mbrohej nga policia. Grupi ndahej nė disa rradhė. Radha e parė filloi tė marshoj nė drejtim tė rojtarėve. Kėta tė fundit, duke mos ditur se si mund t`i ndalin satyagrah-ėt filluan tu bien me shkopinjė mbi ta. Tė plagosurit rėndė, protestuesit nuk reaguan me dhunė. Disa prej tyre madje edhe u vranė. Femrat tėrhiqnin tė lėnduarit menjanė dhe u jipnin ndihmėn e parė. Mė pas filloi marshimin njė grupe tjetėr mashkujsh. Skena pėrsėritej gjithnjė - rresht pas rreshti. Pėrfaqėsuesit e shtypit ndėrkombėtar u treguan tė shokuar dhe tė indinjuar rreth sjelljes sė policisė. Anembanė botės u raportua rreth kėsaj ngjarje, gjė qė rriti interesimin e opinionit botėror. Presioni ndėrkombėtar u shtua shumė. Kjo bėri qė Gandi tė lirohet nga burgu nė vitin 1931. Qė nga marsi u lejua shitja e kripės nga India.
Gandi disa herė vizitoi Britanėnė e Madhe. Nė popullsi ai gėzoi nderim dhe respekt tė madh. Ai ishte bėrė i njohur dhe paraqitej nė opinion sė bashku me personalitete tė tjera tė njohura si psh. me Chaplin-in. Gjatė bisedimeve me politikanė, pėr ē`gjė ai nė fakt edhe kishte ardhur nė Angli, tregohej njė fotografi tjetėr. Nė ēėshtjen e pavarėsisė sė Indisė ai nuk lėvizi as njė hap pėrpara. Pas kthimit nė Indi Gandi vazhdoi angazhimin e tij pėr personat pa kaste, tė cilėt i quajti fėmijė tė zotit - harijan. Nė momentin kur britanikėt paralajmėruan futjen e listave tė ndara tė zgjedhjeve pėr personat pa kaste Gandi filloi nė shenjė proteste njė agjėrimin deri nė vdekje. Pėrveē kėsaj ai themeloi edhe revistėn e re me emrin Harijan. Me kėtė aksion, i cili u pėrshėndet nga shumė hindus, Gandi bėri shumė armiqė nė mesin e hindusve ortodoks. Disa herė u burgos dhe u lirua prapė.
Pavarėsia e Indisė dhe vdekja e Gandit
Nė vitin 1939 Gandi u shpreh publikisht kundėr fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Deri sa gjatė qėndrimit tė tij nė Afrikėn e Jugut dhe gjatė Luftės sė Parė Botėrore u angazhua pėr pėrkrahjen e britanikėve, ftoi tani popullsinė indiane qė tė mos i pėrkrahin ata nė luftėn e re. "Quit India" - lėshoni Indinė, quhej parulla pas vitit 1942. Nė kėtė aksion Indianėt e kushtėzuan pėrkrahjen nė luftė me pavarėsimin e vendit tė tyre. Pėr shkak tė kėsaj fushate Gandi u burgos pėrsėri. Ai u izolua nga pjesėtarėt tjerė satyagrahi dhe u arrestua nė palastin Aga-Kahn. Nė burg vdiq Kasturbai.
Pėr shkak tė rrezikut nga marshimi i japonezėve nė Indi nė vitin 1942 britanikėve u nevojitej ndihma e popullatės sė Indisė. Pėr kėtė arsye ata filluan tė bėjnė kompromise. Pavarėsia e Indisė megjithatė nuk u diskutua asnjėherė seriozisht nga kryeministri Churchill. Gandi u lirua nga burgu nė vitin 1944. Vetėm pas pėrfundimit tė luftės dhe instalimit tė qeverisė sė re britanike Labour India fitoi pavarėsinė nė vitin 1947, dhe atė vetėm nė formė tė dy shteteve tė ndara: Pakistanit mysliman dhe Indisė hinduse. Pėrkundėr angazhimit tė pandėrprerė tė Gandit, ai nuk arriti t`i bindė myslimanėt, hindusit dhe britanikėt pėr themelimin e njė shteti tė pėrbashkėt. Pas kėsaj pasuan shpėrnguljet e grupeve fetare nė shtetet e reja. Nuk munguan as konfliktet e dhunshme. Gandi pėrpiqej edhe mė tej pėr qetėsimin e gjendjes. Nė vitin 1947/48 shkoi nė Kalkutė dhe nė qytetet tė tjera nė konflikt dhe u mundua tė ndėrmjetėsoj. Paqa dukej e paarritshme. Pėr kėtė arsye Gandi sėrish filloi agjėrimin deri nė vdekje, gjė e cila e dėmtoi seriozisht shėndetin e tij. Tė dyja grupet fetare nuk donin tė ndihen fajtorė pėr vdekjen e mundshme tė Gandit dhe u pajtuan (pėr njė kohė tė shkurtėr) pėr paqė. Nė kėtė mėnyrė ai u bė i urrejtur nga fanatikėt e tė dyja palėve nė konflikt.
Gandi u vra mė 30 janar tė vitit 1948 nga dora e njė hindusi fanatik. Vdiē me fjalėn Zot nė gojė.


marre nga www.dadalos.com


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.