Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Besnik bėhu, e besė mos zin
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 158 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Gjuha :: Zėri i parė shqip
Postuar nga: Enip

Gjuha Dėshiroj tė Ju paraqesė sot njė dokument historik dhe njėkohėsisht njė zbulim pėr Albanologjinė. Eshtė fjala pėr inēizimin mė e vjetėr e gjuhės shqipe nga Ballkani.

Zėri i parė shqip

Mbi inēizimin e parė e gjuhės shqipe nga Norbert Jokli

nga
Robert Elsie

Dėshiroj tė Ju paraqesė sot njė dokument historik dhe njėkohėsisht njė zbulim pėr Albanologjinė. Eshtė fjala pėr inēizimin mė e vjetėr e gjuhės shqipe nga Ballkani. Ky dokument i rėndėsishėm, ky zė i vjetėr qė do tė dėgjoni, nuk ėshtė paraqitur kurrė ndonjėherė para publikut, nuk ėshtė dėgjuar kurrė nga shqiptarėt e sotėm, pėrveē nga dy-tre miqve tė mi nė Gjermani. Ky zė i dobėt dhe i paqartė dėgjohet pėr herė tė parė publikisht pas njė heshtjeje prej gati njė shekulli nė njė arkiv nė Austri. Them atėherė se kemi tė bėjmė kėtu me njė ngjarje historike pėr ne tė gjithė - paraqitja e parė publike e inēizimit mė tė hershėm tė gjuhės sė folur shqip nga Ballkani.
Sė pari, kthehemi pak te historia e inēizimit nė pėrgjithėsi. Inēizimi i parė mekanik i zhurmės u realizua nė vitin 1857, kurse riprodhimi i parė akustik i zėrit tė njeriut u realizua nė vitin 1876 nga amerikani Thomas Edison (1847-1931). Fonografi i Edisonit, e ashtuquajtura ‘makina folėse’ e tij, ishtė njė sensacion. Nė vitin 1887, amerikani Emil Berliner (1851-1929) me prejardhje gjermane shpiku njė sistem tjetėr inēizimi, jo me cilindėr siē e kishte Edisoni, por me anė tė njė disku tė rrafshėt, tė ashtuquajtura gramafonė, qė kemi njohur edhe ne para pak dhjetėvjeēarėve.
Inēizimi i parė nė gjuhėn angleze, i lexuar nga vetė Edisoni, ishte poezia popullore angleze Mary had a little lamb. Tridhjetė vjet mė vonė u realizua inēizimi i parė nė gjuhėn ruse. Ishte shkrimtari i madh Lev Tolstoj (1828-1910), i cili nė vitin 1905, d.m.th. pesė vjet para vdekjes sė tij, lexoi nė gramafonė njė proklamim tė shkurtėr popullit rus, proklamim ky qė ėshtė ruajtur nė arkiv.
Gjatė atyre viteve, d.m.th, nė fillim tė shekullit tė kaluar, u themeluan nė Evropė dhe nė Amerikė fonotekat e para pėr pėrdorim shkencor dhe pėr ruajten e inēizimeve. Ndėr arkivat kryesorė tė Evropės ishin ata tė Berlinit, tė Brukselit, tė Kuvesė (Couvet) nė Zvicėr, tė Londrės, tė Parisit, tė Romės, tė Stokhomit dhe tė Vjenės.
Pikėrisht nė arkivin e Vjenės ruhet akoma inēizimi i parė i gjuhės sė folur shqipe, nga viti 1914. Po tė kemi parasysh qė nuk kishte transmetime radiofonike para 1919 dhe transmetime nė gjuhėn shqipe para vitit 1938, del e qartė qė ky inēizim ėshtė mjaft i herėt dhe i rrallė. Paraqitja e tij pas gati njė shekulli ėshtė, sipas mejė, njė ngjarje me interes pėr kulturėn shqiptare. Nė arkivin e Vjenės ruhet edhe njė inēizim i muzikės popullore arbėreshe dhe njė tekst i shkurtėr nė gjuhėn arbėreshe nga viti 1907, por nuk e kam dėgjuar. Ky inēizim i fundit ėshte kėnduar dhe folur nga Domenico apo Mink Peta nga fshati Munxhifuni (Montecilfone) i provincės Campobasso. Them se mund tė ketė edhe inēizime tė tilla tė tjera nė Itali. Kurse kėtu kemi tė bėjmė me tekstin e parė, e njohur deri me sot, nga Ballkani.
Si u realizua inēizimi i parė i gjuhės sė folur shqipe nga Ballkani? Norbert Jokl (1877-1942), gjuhėtar dhe indoevropianist austriak, ishte, bashkė me Gustaf Majėr (Gustav Meyer, 1850-1900), Franc Nopēa (Franz Nopcsa, 1877-1933) dhe Maksimilian Lamberc (Maximilian Lambertz, 1882-1963), ndėr albanologėt mė tė spikatur tė fillimit tė shekullit njėzet. Nė vitin 1908, Jokli ishte nė Universitetin e Vjenės duke i mbaruar studimet e gjuhėsisė indoevropiane, dhe nė mėnyrė tė veēantė e sllavistikės, kur profesori i tij, Vratoslav Jagiq, i kėshilloi qė tė merret edhe me njė gjuhė tjetėr ballkanike, me shqipen. Nė vitin 1911, Jokli filloi punė si bibliotekar nė bibliotekėn universitare dhe nė vitin 1913 ai u pranua nga Universiteti i Vjenės si pedagog pėrgjegjės pėr gjuhėn shqipe dhe pėr gjuhėt sllave dhe baltike. Dihet edhe nga raporti paraprak pėr studimin e dialekteve gege tė veriut, tė cilėn Jokli hartoi nė vitin 1914 pėr Akademinė e Shkencave, qė ai ishte i interesuar pėr dialektologjinė shqiptare dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr dialektet e veriut. Por pėr tė kryer njė studim dialektologjik n’atė kohė duhej edhe kontakt i drejtpėrsėdrejtė me folėsit tė dialekteve tė shqipes. Ku ti gjejė nė Vjenė?
Nė pranverė tė vitit 1914, Jokli kishte dėgjuar pėr njė grup shqiptarėsh, bozaxhinj dhe pastiēierė, tė cilėt ndodheshin pėr tregti dhe pėr punė nė jug tė Hungarisė. Pa humbur kohė, Jokli udhėtoi aty pėr t’i takuar dhe pėr tė hulumtuar gjuhėn e tyre. Me miratimin e Komisionit Ballkanik tė Akademisė sė Shkencave tė Austrisė, tė kryesuar nga Jagiq, Jokli arriti tė ftojė njė shqiptar tridhjetė-e-tetė-vjeēar nė Vjenė pėr njė muaj pėr tė vazhduar studimin e tij dialektologjik. Gjatė tridhjetė takimeve qė zgjatėn sėcili nga pesė deri nė gjashtė orė, Jokl dėgjoi me vėmendje dialektin e shqiptarit dhe bėri shumė shėnime. U transkriptua njė sasi tekstesh, ndėr tė tjerat 11 pėrralla, 16 anekdota, barcaleta tė ndryshme dhe paradigma, tė cilat Jokli i shfrytėzoi pėr botime tė tij tė mėvonėshme. Ishte gjatė kėtyre takimeve nė pranverė tė vitit 1914 qė u inēizuan pėr herė tė parė nė histori disa tekste tė shqipes nga Ballkani. Kėto inēizime, tė bėra me anė tė njė aparati me njė diskė dylli, u realizuan nė Arkivin Fonogramik tė Akademisė sė Shkencave nė Vjenė mė 4 prill 1914, tre muaj para se Austria i shpalli luftė Serbisė, d.m.th. mu para fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore i cili ndėrpreu gati ēdo veprim shkencor tė mėtejshėm.
Inēizimi eksistues, qė zgjatet gjithsej 5 minuta dhe 30 sekonda, pėrbėhet nga tri pjesa: njė pjesė e pėrrallės shqiptare Pela dhe Ujku, 34 fjala tė ndryshme tė pėrsėritura dy herė, dhe shifrat shqipe nga njė deri njėzet.
Cilėsia e inēizimit, pėr fat tė keq, ėshtė shumė e dobėt. Me gjithė pėrpjekjet e ekspertėve tė Arkivit nė Vjenė, tė cilėt mė bėnė njė kopje tė inēizimit pėr herė tė parė pas digjitalizimit tė fondave dhe tė cilėve jam shumė mirėnjohės, ka mbetur ende shumė zhurmė, kėshtu qė duhet qetėsi tė plotė dhe shumė vėmendje. Do tė dėgjoni inēizimin dy herė, dhe besoj se do tė kuptoni mė mirė herėn e dytė. Ju kujtoj edhe njė here qė kemi tė bėjmė me njė moment historik.

[DĖGJIMI I PARĖ]

Paska njė pelė njė vakėt. E pela dalka e shkuaka prej shtėpisė, e shkuaka e kullotka. Kullotka e ardhka nė shtėpi. Prej shtėpisė del e shkon nė fushė. Prej fushe vjen e vjen nė shtėpi. Prej shtėpisė del e shkon nė fushė. E kulloten. Si kulloten, shkon nė fushė. Si shkon nė fushė e u ēuaka pela e mbajtka katėrmbedhjetė muaj. Katėrmbedhjetė muaj i ardhka vakti me pjell. Pjellka e u bėka mazi. Si u bėka mazi, kana rrit. Si kana rrit, shkuaka pela e kullotka nė fushė. E kullotka e ardhka nė shtėpi, e del prej shtėpisė e shkon nė fushė. Prej fushe kulloten e vjen nė shtėpi. Si vjen nė shtėpi e i thotė mazit: kur tė dalė prej derės unė e ta mė ēelish derėn. Thotė, e del e shkon nė fushė. E vjen nė fushė. Prej fushe e thotė: “Pelo, pelo ēilma derėn, se tė kam pru barė, kashtė, taxhije.” Pela, mazi e ēelėn. Hyn brenda. Si hyn brenda, bėhėt: ditė kana, natė kana bėrė.


0.
1. shtrungė
2. mollė
3. pemė
4. pesė
5. verė
6. sy
7. vesh, vesha
8. katund
9. borė
10. brymė, bryma
11. punė
12. dėllėnjė
13. me u rrit
14. unė e shkruaj
15. vorbė, vorba
16. mollė, molla
17. prej truallit
18. zot, zoti
19. tė afrohesh
20. ethe
21. shteg
22. unė e bėj
23. zdrohėt
24. mjeli
25. luaj
26. muaj
27. buz, dy buza
28. di
29. ne e dimė
30. ju dini
31. diell
32. shat
33. kur
34. me lidh

njė, dy, tre, katėr, pesė, gjashtė, shtatė, tetė, nėntė, dhjetė, njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, trembėdhjetė, katėrmbėdhjetė, pesėmbėdhjetė, gjashtėmbėdhjetė, shtatėmbėdhjetė, tetėmbėdhjetė, nėntėmbėdhjetė, njėzet.


[Para se tė dėgjojmė inēizimin pėr tė dytėn herė, do tė kerkoja nga ata prej Jush, dialektologė, ekspertė dhe tė tjerė qė jeni veēanėrisht tė interesuar pėr inēizimin, qė tė vini mė afėr qė tė dėgjoni mė mirė. Do tė ju jap edhe njė fletė me tekstin e shkruar. Nuk ėshtė fjala pėr njė transkriptim fonetik, ėshtė vetėm pėrmbajtja e tekstėve nė gjuhėn letrare e sotme pak a shumė.

DĖGJIMI I DYTĖ]

Ka me siguri ekspertė tė dialektologjisė shqiptare kėtu dhe, pas dėgjimit tė dytė, jam i bindur qė ata mund tė na thonė me saktėsi pėr ēfarė dialekt dhe pėr ēfarė vend ėshtė fjala. A dėshiron dikush tė marrė fjalėn? ...


Atėherė do tė ju japė unė pėrgjigjen e saktė. Zėri i parė shqip, ky zė i largėt dhe i zbehtė qė dėgjuat ėshtė ai i shqiptarit Mustafa Abdyli, njė bujk dhe tregtar ėmbėlsirash, lindur nė vitin 1876. Ky Mustafa Abdyli ishte me prejardhje dhe me banim nga Vrapēishta e Gostivarit.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.