|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ai qė ngutet, ēdoherė vonohet
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 129 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Kongresi i Dytė i Napolit
Nė 29 prill 1901 me nismėn e arbėreshėve tė Italisė u zhvillua Kongresi i Dytė i Napolit, i cili nuk doli jashtė kuadrit gjuhėsor, madje diskutoi kryesisht ēėshtjen e alfabetit unik tė shqipes, duke shtruar nevojėn e njė alfabeti latin qė tė shprehte besnikėrisht tėrė tingujt e gjuhės shqipe.
Televizioni Shtetėror Shqiptar
Nė 29 prill 1960 Televizioni Shtetėror Shqiptar transmetoi programin e parė eksperimental, duke nisur kėshtu rrugėn e emisioneve televizive nė Shqipėri.
Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit
Nė 29 prill 1982 Komiteti i Ministrave tė shteteve anėtare tė Kėshillit tė Europės miratoi Deklaratėn mbi Lirinė e Shprehjes dhe te Informacionit.
Anri Ogust Barbie
Nė 29 prill 1905 lindi poeti i njohur francez Anri Ogust Barbie', i cili pati njė ndikim tė madh nė letėrsinė e vendit tė tij me veprat qė shkroi: "Jambet", "Vajet", etj. Madje prej poezive tė tij u frymėzua edhe piktori i madh Delakrua pėr tė krijuar tablonė e famshme "Liria nė barrikada".
Alfred Hiēkok
Nė 29 prill 1980 u nda nga jeta njėri nga figurat e ndritura tė kinematografisė botėrore -Alfred Hiēkok, mjeshtėr dhe novator i kinematografisė dhe i filmave artistikė nė veēanti. Nė filmat e tij tė pavdekshėm , Hiēkoku , pėrveē regjisė, realizonte edhe kolonėn zanore, edhe ngjyrat, skenografinė e skenarin, madje shpesh ishte edhe aktor. Filamt mė tė mirė tė tij janė: "Lavdia e keqe" "Psikozė", "Hija e dyshimit", etj.
|
|
|
|
| |
|
TIRANE
Pedagogu i Letėrsisė Antike Muzafer Xhaxhiu, plotėson 80 vjet nga jeta e tij fizike. Njė jetė e tėrė, qė profesori i vjetėr e ka kushtuar pėr letėrsinė dhe fjalėn shqipe.
Kjo ėshtė arsyeja, qė Prof. Xhaxhiun nė ditėt tona, e gjen duke punuar me tė njėjtin ritėm pėr njė studim tė nisur vite mė parė pėr Pellazgėt.
I laureuar nė Beograd dhe nė Moskė, pėr Letėrsinė klasike greke dhe latine, jeta e tij i ėshtė kushtuar gjithmonė klasikėve tė mėdhenj tė njerėzimit. Shkrimet e para letrare tė profesorit kanė tė sigluar vitin 1939. Deri nė mbarimin e Luftės sė II-tė Botėrore, emri i tij ishte bėrė i njohur nė tė gjithė periodikėt e kohės si "Fryma", "Kritika", "Bleta" dhe "Revistėn Letrare". Tė kėtyre kohėve janė ese , poezi, skica dhe shumė e shumė pėrkthime tė botuara. Ky bashkėpunim, me shtypin shqiptar periodik, ėshtė shtuar sidomos pas mbarimit tė Fakultetit Filologjik tė Moskės. E vėrtet, puna e tij krijuese do tė vazhdonte me mė shumė intensitet dhe me mė shumė autoritet pas laureimit atje. Ai shkruan nė organet "Nėntori", "Ylli", "Hosteni", "Drita", "Bashkimi", "Zėri i Popullit" dhe pas viteve '90 edhe nė tė gjitha periodikėt e pavarur. Tematika e shkrimeve tė tij ka pėrfshirė njė gamė tė gjėrė dhe tė shumėllojshme. Nė shkrimet e tij janė prekur edhe ēėshtje interesante pėr shumė shkrimtarė dhe vepra tė shquara tė letėrsisė shqipe. Periudhat e studimeve tė tij pėrfshihen nga kohėt e hershme dhe vazhdon deri nė ditėt tona. Njė nga problemet, me tė cilat Profesor Xhaxhiu ka kohė qė i kushton ditė nga jeta e tij ėshtė problemi i etnogjenezės sė shqiptarėve, si pasardhės tė pellazgėve dhe ilirėve. Numri i madh i shkrimeve studimorė rreth kėsaj teme, e bėn mė tė ndjeshėm Xhaxhiun, pėr shumė nga temat aktuale tė shqipes. Veprimtaria krijuese ėshtė e shtrirė nė atė shkencore, letrare, nė pėrkthime etj. Ndėrsa, dy nga veprat e tij mė tė spikatura janė "Letėrsia antike greke" dhe "Letėrsia romake". Krijimtaria letrare e tij pėrmėndet qė nga "Lirikat" nė vitin 1957 dhe deri nė "Kėngėt e Mjellmės", botim i vitit 1999. E gjithė ky korpus duket ende i vogėl pėr profesorin, qė ēdo ditė vazhdon punėn e tij tė pėrditshėm pėr t'i dhuruar shqipes njė diēka tė re. Kjo ėshtė arsyeja, qė 80 vjeēarin Xhaxhiu mund ta gjesh pėrgjithmonė tė ngujuar nė skrivaninė e tij, po aq vjeēare tė punės.
|
|
|
|