Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Asnje pike dyshim ketu: gabimi eshte rregulli, kurse e verteta eshte aksident i gabimit.
--- Duhamel

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 146 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Lajme :: OKB: Asambleja e Pėrgjithėshme voton pro kėrkesės sė Serbisė
Postuar nga: Albo

Lajme Asambleja e Pėrgjithėshme e Kombeve tė Bashkuara miratoi kėrkesėn qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė japė opinionin e saj, nėse shpallja e pavarėsisė nga Kosova pėrputhet apo jo, me tė drejtėn ndėrkombėtare.

Rezultati i votimit sot nė Asamblenė e Pėrgjithshme ishte 77 vota pro, 74 abstenime dhe 6 vota kundėr.

Shumė nga vendet qė abstenuan apo qė votuan kundėr rezolutės pėr t'ja referuar ēėshtjen Gjykatės, thanė se e bėnė kėtė, pasi Serbia po i kalonte njė organi juridik njė ēėshtje qė nė thelb ėshtė politike.
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė me seli nė Hagė ėshtė organi kryesor juridik i Kombeve tė Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara ishin njė prej 6 vendeve qė votuan kundėr rezolutės. Pėrfaqėsuesja amerikane Rozmari DiKarlo tha se kėrkimi i opinionit tė gjykatės pėr kėtė ēėshtje do tė ishte "i panevojshėm dhe i dėmshėm", dhe ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara kanė besim se njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga njė numėr gjithnjė e mė i madh vendesh ėshtė nė pėrputhje me ligjin ndėrkombėtar.

"Nga pikėpamja praktike, pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme. 48 vende e kanė njohur Kosovėn si njė shtet tė pavarur, pėrfshirė 22 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian,"- tha zonja Di Karlo.

Por Afrika e Jugut, qė votoi pro rezolutės, tha se vetėm njohja nuk mjafton. Ambasadori Dumisani Kumalo:

"Ndėrsa ėshtė e vėrtetė qė 48 vende e kanė njohur Kosovėn, po ashtu ėshtė e rėndėsishme qė 144 vende tė tjera anėtare tė OKB-sė nuk kanė marrė ende njė vendim."

Britania abstenoi nga votimi dhe mė pas, ambasadori Xhon Sojers tha se ndėrsa qeveria e tij e mbėshtet gjykatėn ndėrkombėtare, ajo ėshtė skeptike pėrsa i takon qėllimit tė tė kėrkuarit tė njė vendimi, qė nuk ka fuqi ligjore, pėr kėtė ēėshtje.

"Pėr ne nuk ka kuptim kėrkesa e bėrė nga Serbia. Opinioni kėshillues nuk mund tė jetė nė vetvete pėrcaktues pėr statusin e Kosovės,"- tha ai.

Ministri i Jashtėm i Serbisė Vuk Jeremiē e paraqiti rezolutėn nė Asamble, duke thėnė se votimi kundėr saj do tė thoshte se asgjė nuk mund tė bėhet ndaj gjithė atyre qė kėrkojnė shkėputje dhe argumentojnė se rasti i tyre ėshtė i veēantė.

Javėn e kaluar, Ministri i Jashtėm i Kosovės Skėnder Hyseni u tha gazetarėve nė OKB, se miratimi i rezolutės, do tė dėmtonte marrėdhėniet nė tė ardhmen mes Kosovės dhe Serbisė dhe do tė ngadalėsonte procesin e njohjes sė vendit tė tij.

Analistėt thonė se vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė mbi kėtė ēėshtje do tė marrė nga njė deri nė dy vjet. Disa diplomatė shprehėn shqetėsim se njė vonesė e tillė nuk ėshtė nė interes tė stabilizimit tė Ballkanit tė jugut.



Ekspertė amerikanė flasin mbi kėrkesėn serbe nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė

Ekspertė amerikanė thonė se miratimi i kėrkesės sė Sėrbisė qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė japė opinionin e saj mbi ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė pėrbėn fitore pėr diplomacinė serbe. Por sipas tyre, kjo nuk do tė ndryshojė politikėn perėndimore mbi njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Kolegu Erjon Kruja ka pėrgatitur raportin nė vazhdim.

Kombeve tė Bashkuara i kėrkesės sė qeverisė serbe qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė japė opinionin e saj mbi ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė ka ngjallur debat nė qarqet diplomatike dhe ligjore kėtu nė Shtetet e Bashkuara.

Prishtina zyrtare ka thėnė prerazi se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara kanė pėrsėritur jo rrallė se statusi i Kosovės tashmė ėshtė vendosur dhe nuk do tė ndryshojė. Pėr mė tepėr, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e quajtėn kėrkesėn e Beogradit si tė panevojshme, tė dėmshme dhe tė pakuptimtė.

Ted Karpenter, nėnpresident pėr politikėn e jashtme dhe mbrojtjen nė Institututin Kato nė Uashington thotė se miratimi i rezolutės pėrbėn njė fitore tė qartė diplomatike dhe ligjore pėr Serbinė. Por sipas tij, reagimi i disa diplomatėve evropianė ėshtė shqetėsues pėr palėn serbe.

"Paralajmėrimet e ambasadorit britanik dhe atij francez nė OKB se Serbia po i rrezikon mundėsitė e veta pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian nėpėrmjet kėsaj rezolute janė shumė problematike pėr Beogradin. Tanimė duket qartė se tė paktėn disa nga shtetet e Bashkimit Evropian do ta bėjnė njohjen e Kosovės kusht pėr hyrjen nė BE".

Me njohjen e djeshme nga Maqedonia dhe Mali i Zi, arriti ne 50 numri i vendeve qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.

Por, ndėrsa rezoluta konsiderohet si sukses diplomatik pėr Beogradin, sipas ekspertit Majkėll O'Hanlon nė Institutin Brukings Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane nuk mund ta ndryshojnė pozitėn e tyre pėr Kosovėn.

"Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja do tė humbnin shumė nėse rihapin ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės. Pas pushtimit rus tė Gjeorgjisė, besoj se ato nuk do tė donin nė asnjė mėnyrė qė Rusia tė mendonte se ajo ka forcėn tė ndryshojė drejtimin e politikave perėndimore".

Sipas zotit O' Hanlon Shtetet e Bashkuara nuk kanė shumė opsione mbi Kosovėn.

"Vendimet e sė kaluarės nuk mund tė zhbėhen, tani ne duhet tė mbėshtesim qartė pavarėsinė e Kosovės".

Analistėt thonė se Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė do t'i duhet nga njė deri nė dy vjet pėr tė marrė njė vendim nė lidhje me kėrkesėn serbe.

Eksperti Ted Karpenter thotė se vendet qė janė ende tė pavendosura pėr njohjen e Kosovės si shtet, tani do tė kenė edhe njė arsye mė shumė pėr tė shtyrė marrjen e njė vendimi mbi kėtė ēėshtje.

Pėrsa i pėrket qėndrimit tė presidentit tė ardhshėm amerikan nė lidhje me njė vendim tė mundshėm nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, zoti Karpenter thotė se ndėrsa pėr senatorin Mekein vendimi i gjykatės nuk do tė pėrbėjė ndonjė problem, pėr senatorin Obama do tė jetė e vėshtirė tė zgjedhė mes respektimit tė njė vendimi tė marrė nga njė organizate ndėrkombėtare dhe njė vendimi tė administratės sė mėparshme amerikane.

"Pėr senatorin Mekein do tė jetė e lehtė, ai ashtu si presidenti Bush nuk i jep rėndėsi institucioneve ndėrkombėtareve si OKB-ja apo Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, kurse pėr senatorin Obama do tė jetė njė zgjedhje e vėshtirė. Ai ka theksuar rėndėsinė e ligjit dhe normave ndėrkombėtare dhe shumė demokratė duan ta forcojnė akoma mė shumė ligjin ndėrkombėtar".

Ekspertė tė politikės sė jashtme amerikane bien dakord qė asnjė president i ardhshėm demokrat apo republikan nuk do tė donte tė pėrballej pėrsėri me probleme nė rajonin e Ballkanit apo tė rihapte ēėshtje qė nė Uashington konsiderohen tė mbyllura. Pėrfaqėsues amerikanė dhe shumica e atyre evropianė janė shprehur qartė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme. Se sa dhe si do tė ndikojė proēesi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė tek shtetet e tjera mbetet tė shihet.

Erion Kruja
Zėri i Amerikės

Shenim: Komentet tuaja mbi lajmin mund ti postoni tek tema e hapur tek Forumi Shqiptar ketu


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.