Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje femer e dashuruar eshte nje skllave qe ia ngarkon zinxhiret e saj pronarit te vet.

--- Etienne Rey

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Politike :: Pėrfundojnė zgjedhjet parlamentare nė Maqedoni
Postuar nga: Albo

Politike Mė poshtė do tė njiheni me njė pėrmbledhje kronologjike tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare tė mbajtura nė Maqedoni, proces i cili sapo ka pėrfunduar. Bie nė sy lufta e ashpėr politike brenda faktorit shqiptar qė u pėrshkallėzua deri nė dhunė e nė viktima. Raundi i dytė i zgjedhjeve qė sapo pėrfundoi nuk shėnoi incidente dhe atmosfera ishte kryesisht e qetė.

Mė poshtė do tė njiheni me ngjarjet, aktorėt, reagimet dhe rezultatet e zgjedhjeve nė Maqedoni.

Zgjedhje te pergjakshme me 10 viktima

E Hene, 02 Qershor 2008

SHKUP - Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Maqedoni jane percjelle me disa incidente, te cilat lane te vrare nje person dhe te pakten nente te tjere te plagosur. Bashkimi Demokratik per Integrim tha se i vrari ishte mbeshtetes i kesaj partie. Incidentet kane ndodhur ne Shkup, Tetove e Gostivar. Dita zgjedhore dje, u shoqerua dhe me shperthime eksplozivi, mbushje te kutive me flete votimi dhe nderprerje te procesit votues. Incidente kishte dhe ne rrethinen e Tetoves, por me intensitet shume me te vogel sesa ne Shkup. Ne Kamenjane te Tetoves per shkak te incidentit ne vendet e zgjedhjeve jane arrestuar dy persona, mes te cileve edhe ish-zevendesi i Byrose per siguri publike Besir Dehari. Ministrja e Puneve te Brendshme ne qeverine e deritanishme, Gordana Jankullovska, tha se institucioni qe ajo drejton ka reaguar "shume ashper" ndaj te gjitha incidenteve. "Mund te perseris edhe nje here se nuk ka tolerance per askend. Zgjedhjet duhet te jene pasqyre e vullnetit te lire te qytetareve dhe askush nuk duhet te guxoje qe me force dhe cfaredo menyre tjeter te dhunshme, te kerkoje t'i imponohet vullnetit te qytetareve", theksoi Jankullovska.

Duke raportuar situaten, policia tha se ne Haracine te Shkupit, nga plaget e marra nga armet e zjarrit, ka vdekur nje shqiptar, Naser Ajvazi, 40 vjec, kurse disa te tjere jane plagosur ne perleshjet me policine. Incidente te renda kane ndodhur edhe ne Cair, ku gjithashtu ka pasur te plagosur. Shtabi elektoral i BDI tha se Ajvazi ishte aktivist i BDI-se, Naser Ajvazi, duke shtuar se eshte plagosur dhe kryetari i deges se BDI-se ne Cair, Beqir Hasani. Mexhiti akuzoi se ne incidente jane futur edhe pjesetare te njesitit policor "Alfa" se bashku me grupe kriminale.

Te gjitha keto incidente jane konfirmuar edhe nga Ministria e Puneve te Brendshme: "Dy incidentet me te medha kane ndodhur ne rajonin e Shkupit, njeri prej te cileve ne Haracine, ku policia ka shkuar pas fteses se organeve policore ne kete fshat, per te ndaluar gjashte persona, te cilet kishin shkuar ne nje fshat per te protestuar, per shkak se nje personi te grupit nuk iu lejua te votoje per tere familjen".

"Ky grup me pas i ka zene priten policise dhe ne perleshjet me policine, njeri prej tyre edhe ka vdekur nga plaget e marra, ndersa policia ka arrestuar 9 persona. Sa i perket rastit te Cairit, behet fjale per sulm te nje grupi te armatosur ndaj policise, ku gjithashtu pati te plagosur edhe kalimtare te rastit apo persona qe prisnin per te votuar", tha zedhenesi i policise, Ivo Kotevski. Incidenti ne Haracine beri qe Komisioni Shteteror Zgjedhor te merrte vendim per anulimin e votimit ne kete zone. Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve njoftoi se per shkak te incidenteve votimet u nderprene dhe ne disa vendvotime tjera ne Shkup, Tetove e Gostivar.

Bashkimi Demokratik per Integrim per te gjitha incidentet ka akuzuar policine dhe forcat e nderhyrjes se shpejte. Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti, tha se ne shenjester te policise ka qene edhe selia e kesaj partie ne Shkup. "Gjendja ne Shkup eshte shume alarmante, sikurse edhe ne qytetin e Tetoves, ne Komunen e Bogovines. Te shoqeruar edhe nga njesiti policor, Alfat - grupe kriminale -, po terrorizojne popullaten. Ne Shkup eshte sulmuar selia e Bashkimit Demokratik per Integrim, me c'rast ka edhe te plagosur. Ne Komunen e Haracines gjithashtu ka te plagosur dhe gjendja vertete eshte alarmante". "Po perpiqemi te menaxhojme situaten, mirepo po perballemi me struktura paralele qe ushtrojne dhune edhe nga Ministria e Puneve te Brendshme. Situata eshte aq e ngarkuar, saqe eshte e veshtire te pershkruhen te gjitha veprimet vandale qe po ndodhin ne disa vendvotime", tha lideri i BDI-se, Ali Ahmeti, duke bere per gjithcka fajtor PDSH-ne dhe policine.

Nga ana tjeter, perfaqesuesi i PDSH-se, Ernad Fejzullahu, hodhi poshte pretendimet e BDI-se. "BDI-ja e realizoi ate qe e paralajmeroi per incidente brenda shqiptareve. Ne kemi regjistruar disa incidente ne Shkup, ku bandat e Ali Ahmetit sulmuan policine dhe aktivistet e PDSH-se me arme te renda. Kjo eshte nje nervoze shume e madhe qe i shkakton dem jo vetem demokracise, por edhe imazhit te shqiptareve. Ne po bejme perpjekje maksimale per qetesimin e situates, por e gjithe kjo mendoj se behet per shkak te epersise se madhe te PDSH-se dhe kjo shkakton nervozizem te z.Ahmeti", tha Ernad Fejzullahu.

Nderkohe, per incidentet qe kane ndodhur ne Komunen e Cairit flasin edhe disa banore shqiptare, te cilet ishin deshmitare te incidenteve. "Krisen pistoletat dhe pushket automatike. Ne ishim brenda dhe kur dolem pame policet. Na thoshin 'mbyllni deren'. Ja duket edhe plumbi ne mur, kjo eshte mizerie", thote nje banor shqiptar, ndersa nje tjeter thekson: "E mora shoqen per te dale per te votuar, por rruges me thane mos dilni se policia po vret njerez edhe gruan e ktheva. Une dua te votoj, por me polici nuk votohet, jam shume i brengosur", tha banori shqiptar i Cairit.

Zgjedhjet u vezhguan nga mbi 6 mije vezhgues te vendit dhe te huaj. Perfaqesuesit nderkombetare ne vazhdimesi kane apeluar per zgjedhje te lira dhe demokratike, duke thene se mbarevajtja e tyre eshte kushti kryesor per integrimin e vendit ne NATO dhe BE.


REAGIMET POLITIKE

Cervenkovski: U perdoren dhe arme

Rreth incidenteve eshte prononcuar dje presidenti i Republikes se Maqedonise, Branko Cervenkovski. "Per fat te keq, qe nga mengjesi kemi informacione per incidente serioze, ne te cilat ka pasur dhune dhe perdorim te armeve, shume vendvotime te mbyllura. Me vjen keq per gjithe kete dhe mbetem me shprese qe e tere kjo do te perfundoje dhe ta mbyllim diten ashtu sic duhet", tha presidenti Cervenkovski, duke shtuar se me rendesi te madhe eshte qe zgjedhjet te zhvillohen ne atmosfere demokratike.

Gruevski: Te perseriten zgjedhjet

Pas tensioneve qe perfshine Maqedonine ne kete dite zgjedhjesh parlamentare, ka reaguar kryeministri i Maqedonise dhe kreu i partise favorite per te marre numrin me te madh te votave, VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski. "Shpreh keqardhjen qe ne disa pjese te Maqedonise, vecanerisht ne Veri-Perendim, jane shenuar disa incidente. Partia ime kembengul, qe ne ato pjese ku jane shenuar incidente, te anulohen zgjedhjet dhe te perseriten", deklaroi Gruevski.

PDSH: Shteti, i forte dhe pas incidenteve

Menduh Thaci, kryetar i Partise Demokratike Shqiptare (PDSH), deklaroi se pavaresisht nga incidentet e paradite, qeveria e Maqedonise dhe Ministria e Puneve te Brendshme vertetuan se i kane mundesite per ta mbajtur procesin ne kontroll dhe per te garantuar paqen dhe sigurine. "Tashme eshte e qarte qe aktiviste te Bashkimit Demokratik per Integrim (BDI), kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te policise dhe ky ishte incidenti me i rende", tha Menduh Thaci.

BDI: Pseudopolicet ushtruan terror

Bashkimi Demokratik per Integrim deklaroi pas mbylljes se procesit te votimeve se nuk njeh rezultatet zgjedhore dhe kerkon perseritjen e votimeve ne Tetove, Bogovine, Zheline, Bervenice, Jegunovce, Tearce dhe Saraj. Shefi i shtabit zgjedhor te BDI-se, Izet Mexhiti, tha se"gjate dites bandat e PDSH-se te udhehequra nga struktura paralele policore kane ushtruar terror dhe kane shkelur procesin zgjedhor, i jane kercenuar komisioneve zgjedhore, perfaqesuesve te BDI-se dhe kane mbushur kutite".

Topi: Distancohuni me vepra, jo me fjale

Presidenti i Republikes Bamir Topi, ishte dje duke ndjekur me vemendje te vecante zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ne Maqedoni. Ai tha se ishte "i detyruar te shprehe shqetesimin e tij per situaten ne terren": Topi u ka bere thirrje te gjitha subjekteve politike te Maqedonise qe te distancohen, jo vetem me fjale dhe me deklarata, nga incidentet dhe dhuna zgjedhore dhe ka shtuar: "Shqiperia distancohet prere dhe ne menyre te vendosur ndaj te gjithe atyre qe mendojne se nepermjet dhunes do te mund te legjitimojne pushtetin e tyre".

Sejdiu: Lerini hapesire arsyes

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, u ka bere thirrje partive politike ne Maqedoni dhe votuesve shqiptare e maqedonas qe t'i lene hapesire arsyes dhe te angazhohen ne ndetimin e nje demokracie te mirefillte ne vend. "Ndertimi i institucioneve ne Maqedoni duhet te behet mbi bazen e votes se lire te qytetareve" tha Sejdiu, duke shtuar nje apel te posacem" "Partite politike shqiptare te kene kujdes te vecante dhe te sillen me nje maturi te larte", - theksoi Sejdiu.

Brukseli: Jemi te alarmuar nga dhuna

Komisioni Evropian shprehu shqetesimin per aktet e dhunes gjate zgjedhjeve legjislative ne Maqedoni, nderkohe qe Brukseli duhet te vendose ne muajt e ardhshem te nise apo jo negociatat me Shkupin per anetaresimin ne BE. ''Komisioni Evropian eshte shume i shqetesuar nga dhuna e ushtruar gjate zgjedhjeve legjislative ne vend'', beri te ditur nje zedhenese e KE-se ne nje komunikate per shtyp. Zhvillimi i ketyre zgjedhjeve eshte konsideruar si nje test i maturise politike te vendit, qe eshte kandidat per anetaresim ne BE qe nga viti 2005.

SHBA: Deshperim per incidentet e shumta gjate votimit

Ambasadorja amerikane ne Maqedoni, Xhilian Milovanovic, shprehu deshperim per incidentet qe ndodhen sot gjate procesit te zgjedhjeve parlamentare. Ne nje deklarate qe dha pas vizites ne disa qendra votimi ne Gostivar, ajo shprehu keqardhje per shkak incidenteve ku pati te plagosur dhe madje te vrare. Milovanovic inkurajoi policine qe t'i kryeje detyrimet e saj per te siguruar kushte per votim. "E inkurajojme policine dhe besoj se ka police te cilet deshirojne ta kryejne ne menyre te rregullt punen e tyre dhe te mundesojne kushte per votim.


Incidentet me te renda

Incidenti me i rende ka ndodhur ne Komunen e Cairit te Shkupit, ne ndertesen e shkolles fillore "Dame Gruev", ku eshte nderprere teresisht procesi zgjedhor. Sipas deshmitareve, jashte nderteses u plagosen te pakten tre persona, ndersa atmosfera ishte tejet e tensionuar. Prane vendit ku ndodhi incidenti, ne njeren nga qendrat e votimit po vezhgonte nga afer zgjedhjet edhe ambasadori i Britanise se Madhe ne Shkup, Endrju Ki i cili nuk pranoi te prononcohet per mediat.

Incident i armatosur ka ndodhur edhe ne komunen e Haracines se Shkupit, ku u bllokuan te gjitha hyrjet qe cojne ne drejtim te kesaj komune. Aty u plagosen dy vete, ku njeri prej te cileve ne moshe fare te re 25-30 vjec, nderroi jete. Per nje te plagosur ne Haracine njoftoi edhe MPB, ndersa banore te Haracines njoftuan per dy te plagosur.

Persona te panjohur kane aktivizuar heret ne mengjes nje bombe dore para nje kafe-embeltoreje ne fshatin Toplice, ne komunen e Vrapcishtes. Ne kete incident nuk pati te plagosur. Sipas pronarit Rahim Kasami, rreth ores 03:00 para vitrines se kafe-embeltores "Arka-krok", e cila eshte vendosur ne xhamine e fshatit, ka ndodhur shperthimi. Gjate kohes se shperthimit ne lokal nuk ka pasur njerez, por eshte demtuar vitrina, nje pjese e makinave dhe e fasades. Ai tha se nuk i dinte motivet dhe autoret e sulmit.

Incidente kishte dhe ne rrethinen e Tetoves, por me intensitet shume me te vogel sesa ne Shkup. Ne Kamenjane te Tetoves per shkak te incidentit ne vendet e zgjedhjeve jane arrestuar dy persona, mes te cileve edhe ish-zevendesi i Byrose per siguri publike Besir Dehari.



Shifrat

1.779.116 votues

1.540 kandidate

18 subjekte politike

120 vende ne parlament.

6275 vezhgues ne total

464 vezhgues te huaj

5811 vezhgues vendore



07.00 u hapen votimet

19.00 u mbyllen votimet

1 i vdekur

9 te plagosur

11 vete u arrestuan



Arrestohet perkrahesi i PDSH-se Agim Krasniqi

Incidentet ne zgjedhjet e djeshme ne Maqedoni u pasuan nga nje sere arrestimesh. Mes tyre eshte arrestuar Agim Krasniqi dhe nje grup prej 10 personash. Agim Krasniqi nga fshati Kondove i Shkupit, se bashku me nje grup prej nente anetaresh jane ne komisariatin e policise ne te cilen jane marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjet. Ish-komandanti i Ushtrise Clirimtare Kombetare (UCK) Agim Krasniqi konsiderohet person i afert me PDSH-ne.

Vezhguesit terhiqen nga vendvotimet

Vezhguesit e asociacionit qytetar "MOST" jane terhequr ne oret e mesdites nga qendrat e votimit per shkak te nje varg parregullsish, dhunes apo votimit familjar. Drejtori ekzekutiv i "MOST" Darko Aleksiev, tha se "vezhguesit e MOST-it jane terhequr nga vendvotimet per shkak te nderprerjes dyoreshe ne 15 vendvotime ne Komunen e Cairit, si dhe ne dy vendvotime ne Tetove, ku eshte regjistruar votim i shumefishte i nje personi". Aleksiev ka theksuar se komisioni komunal zgjedhor per shkak te mbushjes se kutive ka mbyllur dy vendvotime ne Kamenjan, Komuna e Bogovines, si dhe tri vendvotime ne Komunen e Sarajit. "Votim familjar eshte regjistruar edhe ne nje vendvotim ne Komunen e Kercoves", ka perfunduar deklarata e drejtorit ekzekutiv te "MOST".



Mediat boterore komentojne procesin

E Marte, 03 Qershor 2008

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare qe u zhvilluan pardje ne Maqedoni ishin dje nje nga temat kryesore te shtypit te huaj. ''Zgjedhjet ne Maqedoni, ne te cilat partite etnike shqiptare luftonin per ndikim ne te ardhmen u eklipsuan nga dhuna dhe falsifikimet'', shkruan gazeta britanike "Financial Times". "Eshte krejtesisht e qarte se keto zgjedhje duhet te mbahen serish, qofte teresisht ose pjeserisht dhe nen vezhgim te forte. Keto zgjedhje ne asnje rrethane nuk duhet qe te pranohen nga bashkesia nderkombetare si te rregullta. Ato zbehen shpresen e Maqedonise si kandidate per ne BE dhe ne NATO'', thekson kjo gazete. Sipas nje diplomati perendimor, per dhunen zgjedhore jane fajtore te dyja partite politike shqiptare ne Maqedoni, Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH). "International Herald Tribune" shkruan se per Maqedonine ky eshte momenti me i keq per parregullsite zgjedhore. Vendi tentoi qe ta permiresoje pozicionin para Perendimit ne numrin e problemeve te meparshme. Ne prill Greqia e bllokoi anetaresimin e saj per ne NATO per shkak te kundershtimit per emrin. ''Per shkak te kesaj mund te bllokohet edhe synimi i Maqedonise per hyrje ne BE-ne'', shkruan gazeta franceze "Le Monde". ''Partia konservative e kryeministrit Nikolla Gruevski -VMRO-DPMNE njoftoi se i ka fituar zgjedhjet. Ajo e siguroi perkrahjen fale zemerimit te votuesve, te shkaktuar nga bllokada e Greqise per kandidaturen e Maqedonise per hyrje ne NATO, shkruan gazeta ''The New York Times''. ''Dukurite e dhunes ne shkalle te larte ishin veper e shqiptareve etnike, dy partite politike te te cileve kishin armiqesi'', shkruan gazeta "Daily Telegraph". ''Dhuna e detyroi Komisionin Shteteror Zgjedhor te Maqedonise qe t'i ndaloje votimet ne rreth 20 qendra votimi. Ishin bere akuza per mashtrime zgjedhore, kercenime te votuesve si dhe mbushje te kutive'', shkruan gazeta londineze. Perfaqesuesi i larte i BE-se per Politike te Jashtme dhe Siguri, Havier Solana dhe ambasada e SHBA-se ne Shkup shprehen shqetesim nga dhuna ne Maqedoni dhe i bene thirrje per permbajtje, shkruan gazeta franceze "Journal de Dimanche". Gazeta serbe "Blic" thekon se zgjedhjet duhet te jepnin pergjigje nese Maqedonia eshte e gatshme qe te bashkohet drejt NATO-s dhe BE-se. Zgjedhjet ne Maqedoni jane te rendesishme per Evropen. Argument per kete eshte se ne Shkup arriten rreth 500 vezhgues te huaj, shtoi gazeta. Gazeta britanike "The Indipendent" shkruan se kryeministri Nikolla Gruevski shpalli fitore ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjithashtu informacionet per falsifikimin e rezultateve dhe dhunes ne diten e zgjedhjeve mundet qe seriozisht te pasqyrohen ne deshirat e vendit ballkanik per inkuadrim ne BE dhe ne NATO, shtoi gazeta. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Maqedoni nga te cilat pritej qe te shpejtoheshin hapat e vendit drejt afrimit ne BE kaluan ne kushte dhune dhe me parregullsi shkruan gazeta franceze "Liberation". Nderkaq Athina eshte ne pozicion pritjeje me rastin e zgjedhjeve ne Maqedoni. Nga Ministria e Puneve te Jashtme te Greqise nuk dhane asnje koment per incidentet qe e shenuan diten e djeshme, shkruan gazeta greke "Ta Nea". Kurse ne raportet e mediave skandinave theksohet se jane denoncuar parregullsi ne qendrat e votimit, respektivisht jane zhdukur kuti te votimeve dhe jane vjedhur fletevotime.


Zgjedhjet te qeta ne Maqedoni

E Hene, 16 Qershor 2008

SHKUP - Dy jave pas deshtimit te zgjedhjeve parlamentare ne Maqedoni, dje u perserit dhenia e votave ne shume zona zgjedhore. Votimet u zhvilluan serish ne tre zonat zgjedhore, 1, 2 dhe 6. Gati 200 qendra votimi u rihapen ne zonat me popullsi shqiptare, pasi zgjedhjet u penguan te zhvilloheshin me 1 qershor per shkak te pershkallezimit te dhunes e cila shkaktoi vdekjen e nje personi. Mediat vendase dhe politika, raportuan edhe per perpjekjet per mashtrime zgjedhore dhe ushtrimin e presionit ndaj zgjedhesve. Zyrtaret maqedonas ishin angazhuar te benin cdo perpjekje per te siguruar qe raundi i dyte i zgjedhjeve te zhvillohej ne qetesi, pasi Bashkimi Evropian paralajmeroi se zgjedhjet e shoqeruara me akte dhune mund te ngadalesojne perparimin e vendit te tyre drejt anetaresise ne BE.

PA INCIDENTE

Perseritja e zgjedhjeve u be per rreth 10 per qind te zgjedhesve, megjithese rezultati i tyre nuk pritet te kete ndikim ne rezultatin perfundimtar. Autoritetet thane se ne 184 qendrat e votimit, kane marre pjese 44 per qind e zgjedhesve. Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve nuk njoftoi per ndonje incident serioz, qe do te prishte mbarevajtjen e procesit. Megjithate, ne tre qendra votimi ne Zheline serish do te rivotohet me 29 qershor per shkak se ishte vjedhur materiali zgjedhor ku konsiderohen rreth 3 mije vota. Anetari i KSHZ-se, Aleksandar Dashtevski deklaroi se rezultatet do te ndikojne bindshem ne numrin e pergjithshem te deputeteve sidomos ne njesine e gjashte zgjedhore.

BDI

Zedhenesja e Bashkimit Demokratik per Integrim Ermira Mehmeti, rreth ores 21.00 shpalli fitoren e partise se saj. Sipas rezultateve te BDI-se, ne njesine zgjedhore numer 1 BDI ka fituar 3 deputete, PDSH 1; ne njesine zgjedhore numer 2 BDI ka fituar 4 deputete, PDSH 1, ndersa ne njesine 6 nuk kishte rezultat te plote. Zedhenesja e BDI-se, tha se parregullsite te cilat ndodhen ne diten e votimit ishin te inicuara nga aktivistet e PDSH-se. Sipas saj parregullsi jane verejtur ne Zheline, Bogovine, Poroj, Sedllareve, Kondove. Por, shtoi Mehmeti, "kesaj radhe bandat qe dhunojne voten nuk ishin te lira te veprojne si te duan". Megjithate, Mehmeti tha se BDI vlereson se ne pergjithesi zgjedhjet jane zhvilluar ne atmosfere te qete dhe demokratike. "Mendoj se dita e sotme i rrenoi te gjitha tezat se shqiptaret nuk mund te zhvillojne zgjedhje te qeta", tha zedhenesja Mehmeti.

PDSH

Edhe Partia Demokratike Shqiptare, (PDSH) shpalli mbreme fitoren, njekohesisht me BDI-ne. Zedhenesi i PDSH-se Adriatik Imeri tha se kjo parti, "edhe kesaj radhe ka shenuar fitore bindese edhe pse sipas tij serish ka pasur manipulim te zgjedhjeve nga ana e BDI". "Fitorja e sotme e PDSH-se, deklaroi Imeri, - eshte me bindese se ajo e 1 qershorit". Sipas tij anetari i larte i BDI-se, Xhevat Ademi ka qene pjese e procesit te manipulimit te votave ne Recice te Madhe.

Zedhenesi i PDSH-se Imeri tha se ndaj Ademit, se shpejti PDSH do te ngreje padi penale. Imeri deklaroi po ashtu se ne Zajaz dhe Oslomej edhe kesaj radhe ka vazhduar tradita e vjedhjes se votave nga Bashkimi Demokratik per Integrim.

Ndikimi, i dobet perballe "te fortit" Gruevski

Rezultati i balotazhit nuk pritet te ndryshoje rezultatin e pergjithshem, te zgjedhjeve te 1 qershorit, te cilat u fituan nga Partia konservatore ne pushtet VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski. Partia konservatore e kryeministrit Gruevski i fitoi zgjedhjet me fitore te dukshme. Forca e tij politike mori 64 vende shumicen e 120 vendeve te parlamentit. Ceshtja kryesore e ketyre zgjedhjeve eshte rezultati qe marrin partite shqiptare qe ndodhen ne grindje, BDI dhe PDSH. Ato moren para dy javeve, perkatesisht 13 dhe 12 mandate. Meqenese te pakten nje e pesta e popullsise perbehet nga shqiptaret, kryetarit te qeverise i duhet te krijoje koalicion me partine qe del me e forta nga keto zgjedhje.



Raundi i dyte, BDI triumfon mbi PDSH-ne

E Marte, 17 Qershor 2008

SHKUP - Komisioni Shteteror Zgjedhor i Maqedonise shpalli dje numrin e deputeteve qe do te kete ne Parlamentin e ardhshem te vendit, secili nga subjektet politike. Pas rivotimit per zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne disa qendra votimi ne njesine e pare, te dyte dhe te gjashte zgjedhore, koalicioni "Per nje Maqedoni me te mire", i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, ka marre 63 mandate deputetesh. Kurse "Dielli" - Koalicioni per Evropen, i kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonise (LSDM) - 27 mandate. E treta renditet partia Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI) me 18 deputete. Pas saj, vjen Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) me 11 mandate dhe se fundi Partia per Ardhmerine Evropiane (PAE), qe fitoi nje mandat deputeti.

Ne konferencen e djeshme te shtypit, kryetari i KSHZ-se, Jovan Josifovski, tha se nga 2972 vendvotime jane perpunuar 99,80 per qind e te dhenave. Ai sqaroi se pjesemarrja ne votim, ne teresi, ishte 57,16 per qind. Josifovski shtoi se pas 13 ditesh, me 29 qershor, do te kete rivotim ne kater qendra votimi te njesise se gjashte zgjedhore. Kjo pasi ne tri prej tyre nuk u votua, ndersa ne Zheline rivotimi u nderpre per tri ore. Josifovski theksoi se behet fjale perreth 3 mije vota. Kjo do te thote qe ky rivotim mund ta ndryshoje rezultatin per nje mandat deputeti.

Kryetari i KSHZ-se, Josifovski, tha se procesi i rivotimit ne pjesen me te madhe te vendit ka rrjedhur ne atmosfere paqesore dhe demokratike. "Vleresoj se Maqedonia me sukses ka dhene testin qe duhej ta jepte gjate ketij rivotimi. Ky nuk eshte vleresimi vetem i imi, por edhe i anetareve tjere te komisionit. Me kete, Maqedonia ka deshmuar se mundet dhe duhet te zbatoje zgjedhje te lira dhe demokratike", deklaroi Josifovski. Nderkohe dhe perfaqesuesit nderkombetare, ne vleresimet e para te dhena gjate dites se djeshme, procesin zgjedhor e kane vleresuar te qete dhe demokratik.

KSHZ po perfundon raportin e vet te zgjedhjeve, te cilin duhet t'ia dorezoje Parlamentit. Pas kesaj, Parlamenti duhet te mbaje nje seance konstituive per verifikimin e mandateve te deputeteve, e shumta, deri te premten, 20 dite pas zgjedhjeve (te 1 qershorit). Pyetjes se gazetareve, nese do te kete probleme me verifikimin e mandatit te Talat Xhaferit, te BDI-se, i cili eshte arrestuar nga policia, Josifovski iu pergjigj se "kompetent per verifikimin e mandateve te deputeteve eshte Komisioni parlamentar i Mandateve".


Si ndahen votat:

VMRO-DPMNE - 481 602
LSDM - 232 362
BDI - 125 997
PDSH - 83 688
PAE - 14 473
BDSH - 6 311
PPD - 5 209


Shqiptaret, ne Parlament me 30 deputete

E Marte, 17 Qershor 2008

SHKUP - Maqedonia ka kaluar me sukses testin e demokracise per zgjedhje te lira dhe demokratike, nderkohe qe fitues ne mesin e partive shqiptare ne rivotimin e djeshem dhe ne teresi ne procesin zgjedhor eshte Bashkimi Demokratik per Integrim, i kryesuar nga Ali Ahmeti. Partite shqiptare do te perfaqesohen nga 30 deputete ne Parlamentin maqedonas. Komisioni Shteteror Zgjedhor beri te ditur numrin e sakte te deputeteve qe fituan partite ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Bashkimi Demokratik per Integrim do te perfaqesohet ne Parlamentin maqedonas me 18 deputete, Partia Demokratike Shqiptare me 11 deputete dhe Partia per Ardhmeri Evropiane me nje deputet. BDI eshte ne avantazh ne te gjitha gjashte njesite zgjedhore. Kryeministri Nikolla Gruevski akoma nuk eshte deklaruar per mundesine e koalicioneve. Pritet qe se shpejti lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, do te filloje negociatat per formimin e koalicionit.



Gruevski nis negociatat me Ahmetin dhe Thacin

E Enjte, 19 Qershor 2008

SHKUP - Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski, ka zhvilluar dje biseda telefonike me lideret e PDSH dhe BDI-se, Menduh Thaci dhe Ali Ahmeti. Lajmi eshte bere i ditur nga zedhenesi i qeverise, Ivica Bocevski. Sipas tij, Kryeministri Gruevski ka shprehur kenaqesine qe pas incidenteve te 1 qershorit ne zgjedhjet e parakohshme ne Maqedoni, procesi i rivotimeve pergjithesisht ka qene i qete dhe pa dhune. Gjithashtu Gruevski ka uruar Ahmetin dhe Thacin per rezultatin zgjedhor dhe mandatet e fituara te deputeteve. Deri me tani nuk ka te dhena nese eshte vendosur se cila nga partite shqiptare do te jete pjese e koalicionit te Kryeministrit Nikolla Gruevski, apo te dyja partite do te jene pjese e qeverise se re. Edhe pse partite politike shqiptare, BDI dhe PDSH, nuk jane shprehur te gatshme qe te bashkepunojne se bashku ne nje Qeveri, pritet qe me ndikimin e faktorit nderkombetar, nje gje e tille pritet qe te behet realitet. Maqedonia eshte shtet shumetnik dhe pa respektimin e vullnetit te shumices se qytetareve shqiptare sigurisht do te kishte probleme ne proceset me te cilat do te ballafaqohet ky vend.

Analistet spekulojne se Gruevski do te zgjedhe per koalicionin e tij, ate parti politike shqiptare e cila do te kete kerkesa me te realizueshme politike per shqiptaret, kerkesa te cilat nuk do ta cenonin unitarizmin e Maqedonise.

Bashkimi Demokratik per Integrim do te perfaqesohet ne Parlamentin maqedonas me 18 deputete, Partia Demokratike Shqiptare 11 deputete dhe Partia per Ardhmeri Evropiane 1 deputete. Ndersa nga partite maqedonase ne zgjedhjet e parakohshme koalicioni i udhehequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 63 deputete, Koalicioni i prire nga LSDM ka fituar 27 deputete. Ne baze te llogaritjeve te numrit te votave, VMRO-DPMNE ka fituar 481.602 vota, LSDM 233.362 vota, BDI 125.997 dhe PDSH 83.678 vota.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.