Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
As hasmin mos e pafsh pa punė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 131 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Art :: Drama e "Damjanit himarjot" ne oborrin e Sulltanit
Postuar nga: Albo

Art Damjani nė oborrin e Sulltanit

Pėr dramėn e panjohur "Damjani himarjot" i Injac Zamputtit. Rrėfimi pėr djalin himarjot Damjanin, qė mori guximin tė hynte nė oborrin e Sulltanit pėr tė shpėtuar vajzat shqiptare nga haremi i pėrbindshėm

Pėr dramėn e panjohur "Damjani himarjot" i Injac Zamputtit. Rrėfimi pėr djalin himarjot Damjanin, qė mori guximin tė hynte nė oborrin e Sulltanit pėr tė shpėtuar vajzat shqiptare nga haremi i pėrbindshėm.

Vetė fakti qė Injac Zamputti, menjėherė pas botimit tė novelave tė tij, u "hodh" nė dramaturgji me kėtė vepėr tė shquar, duke iu drejtuar temės historike, dėshmon pėr shumė gjėra.

Sė pari, qė lėkundjet e zakonshme rinore tė njė mėsuesi tė njohur dhe tė kulturuar, nė mes tė letėrsisė e historisė po merrnin fund dhe ai po anonte e po kalonte pėrfundimisht nga kjo e dyta, pa harruar, siē ndodh pėrherė e siē ndodhi edhe me atė, dashurinė pėr artin poetik, shprehur edhe nė kėtė libėr me shtojcėn e kėndshme me tingėllima. Kjo ėshtė njė nga gjėrat dhe vlerat kryesore tė kėtij botimi.

Sė dyti, duke parė nivelin e dramės del nė pah ajo qė ėshtė gjithashtu e rėndėsishme dhe e vėnė pėrherė nė dukje nga studjuesit shkodranė tė zhvillimit teatror tė qytetit tė tyre. Nė kėtė lėvrim dramatitk tė veēantė nė Shqipėri qenė angazhuar nga Gjergj Fishta e Ndre Zadeja gjer tek talentet e reja. Njė gjė e tillė, pasioni i tė qenurit aktor, muzikant e krijues nė tė gjitha fushat, siē thoshte ai nė bisedat e tij, i kishte pushtuar tė gjithė intelektualėt e qytetit. Nga ky masivitet i mrekullueshėm njerėzish tė apasionuar, tė talentuar dhe tė kulturuar nisi lėvrimi i tė gjitha llojeve tė dramatikės, nga tragjedia tek format e saj mė tė thjeshta. Drama "Damjani himarjot" siē do ta shohim dhe siē thotė ai qė nė hapje ėshtė dramė lyrike, e njė lloji tė veēantė.

Sė treti, duke gjykuar nga vepra dramatike dhe nė prozė, Zamputti zbatonte nė letėr atė bindje, qė kishte e qė shprehte me gojė, se historia e letėrsia kanė dhėnė e kanė marrė pėrherė nga njėra-tjetra, janė nė marrėdhėnie jo thjesht teorike e artistike, por nė marrėdhėnie thelbėsore, si binjake dhe, poqese do tė pranojmė sadopak shpirtėzimin e tyre figurativ, janė nė lidhje shpirtėrore me themele tė pėrbashkėta.

Sė katėrti duke iu referuar nga Shkodra e largėt Himarės, historisė sė saj, legjendave dhe gjithēkaje tė bukur e heroike tė atij bregdeti tė adhuruar ai, si gjithė shqiptarėt e vėrtetė e tė kulturuar dėshmonte nė veprėn e tij se kufiri krahinor tematik, i shfaqur jo dhe aq rrallė andej e kėndej nėpėr Shqipėri, qe kaluar me kohė, se Shqipėria ishte njė dhe e pandarė dhe detyra e ēdo shkrimtari qe qė tė pasqyronte jetėn, luftrat e lavdinė e saj kudo, nė ēdo krahinė e vis, pėr t'i treguar botės se atje ku kishte e ku ka shqiptarė rron e gjallė dhe e pavdekshme ndjenja e lirisė, dashuria sublime pėr tė.

Ai thotė qė nė parathėnien e shkurtėr dhe poetike se e shkroi dramėn nė nji hov dashurie, se u nis nga njė fakt i njohur historik, shkroi njė novelė me atė motiv por e pa tė nevojshme e tė domosdoshme ta hidhte mendimin nė njė gjini mė tė madhe e mė tė plotė e krijoi njė dramė me vlera. Dhe ia kushtoi atė, siē e mbyll parathėnien, fatosave shqiptarė tė kohėvet tė historisė qė na lanė aq kujtime tė lume.

Ngacmimi i atij fakti historik qe i fortė dhe i menjėhershėm nga njėra anė dhe nga ana tjetėr duke i zgjuar mendimin dhe duke i forcuar gjykimin shkencor dhe kombėtar, e shtyu autorin qė pėrmes tij e fakteve tė tjera historike tė pasqyronte, lartėsonte e pėrjetėsonte tė tjera tipare tė kombit tonė.

Rrėfimi pėr djalin himarjot Damjanin, qė mori guximin tė hynte nė oborrin e Sulltanit pėr tė shpėtuar vajzat shqiptare nga haremi i pėrbindshėm, qe i njohur kudo nė viset shqiptare dhe sakrifica e tij sublime qe njė nga dėshmitė mbarėkombėtare tė dashurisė pėr vendin, nderin e popullit tė shtypur nėpėr shekuj e qė vėrtetonte se zjarri i krenarisė dhe i dinjitetit nuk qe shuar e nuk do tė shuhej. Ky rrėfim qė shėtiste gojė mė gojė e qė kishte filluar prej kohe tė depėrtonte nėpėr fjalorė e manuale historike e shkencorė merrte ngjyra tė ndryshme e interpretime shpesh tė kundėrta me njėra-tjetrėn. Por nė ēdo vis shqiptar, dhe kėtu nuk mund tė bėnte pėrjashtim asesi Shkodra, interpretimi qe i njėjtė, nė pėrputhje me tė vėrtetėn e pamohueshme jo thjesht tė kėsaj ndodhie heroike por tė tė gjitha bėmave e trimėrive shqiptare se Damjani himarjot e sakrifikoi jetėn e tij tė re pėr tė mbrojtur nderin e dinjitetin e njerėzve tė vet, kombit shqiptar.

Kėtė lartėson Zamputti nė dramėn e tij, tė cilėn ai e quan "lyrike" dhe e justifikon e shpjegon gjer nė fund. Ngjarjet zhvillohen nė vitin 1536 nė Himarė. Shqipėria ka gati njė shekull qė ka rėnė nėn pushtimin otoman dhe tjetėrsimi zyrtar i pjesės sė saj mė tė madhe ka arritur shkatėrrimin e plotė tė strukturave tė kombit tė madh dhe po ngre njė minikala mjerane tė njė shteti tė shtypur. Por hija e Skėnderbeut rron. Gjini, njė nga personazhet mė interesante tė dramės kėndon: "Ah! Moj Shqipni/ Si u mblove n'vaj e n'zi!", kurse Damajni e ka pėr krenari e lumturi tė flasė pėr Shqipėrinė e dikurshme, pėr figurėn e Skėnderbeut dhe ta lidhė jetėn e tij, atė lumturi tė pakėt e tė fituar me aq sakrifica me luftrat e pėrpjekjet e tė parėve.

Nė gjithė atė skėterrė tė pushtimit qė do tė zgjaste edhe katėr shekuj tė tjerė tė pamėshirshėm, Himara kishte akoma pak dritė. Ajo po i qėndronte ende pushtimit dhe tjetėrsimit fetar, siē i qėndroi gjer nė fund. Por rreziku qe pėrherė i madh dhe kėrcėnues ashtu siē qe e gjallė ndjenja e lirisė dhe betimi i Gjonit: "Ma mir' ditt' tona nėn tagan le t'kputen/ se me marr' frym' n'vend ton' pa qen' zotni".

Dhe qėndresa e tyre vendoset nė qendėr tė dramės. Kėsaj qendrese i takon dhe marrja peng e Jonuz Begut, pavarėsisht nga zgjidhja e saj. Sepse ai ar i marrė nga ky rrėmbim nuk e shpėton Himarėn nga mjerimi. Autori e thekson kėtė dhe synon tė rrėfejė jo thjesht njė rrėmbim personi por njė paralajmėrim tė qartė se ata janė gjallė, nuk pranojnė asnjė lloj zgjedhe dhe se tė rinjtė qė po vijnė me Damjanėt e shokėt e tij do tė kėrkojnė e do tė gjejnė rrugė tė tjera lufte e fitoresh.

Nė kėrkim tė njė drame tė re autori kalon nga shtrati klasik i kohės nė atė tė tragjedisė sė lashtė, krijon personazhin e ēuditshėm tė Shqipnisė, tė Orės, tė Valleve, duke synuar tė krijojė njė mjedis sa mė tė gjallė, mė tė besueshėm e mė tė aftė pėr tė qenė vendi ku jetojnė njerėz krenarė dhe me ideal tė pėrjetshėm nė shpirt.

Nė kėtė mjedis lindin e rriten Damjani qė i akuzuar dikur pėr indiferencė e tėrheqje merr pėrsipėr udhėheqjen e njerėzve tė tij, Gjini, Gjoni, Lena e Aleksandra me mendime e bindje tė ndryshme por me njė qėllim tė madh tė pėrbashkėt: t'i qėndrojnė gjer nė fund pushtimit tė huaj e tė ruajnė vendin dhe lirinė e tyre. Nė qendėr tė qėndresės autori vendos fjalėt domethėnėse tė Shqipnisė: "M'i ruani kraht' qi m'dridhen/m'i mlidhni flett;' qi m'hidhen!"

Amaneti i saj ėshtė i qartė dhe i pushtetshėm. Figura e Shqipėrisė nė postin e kryepersonazhit pėrcakton qartė mendimin se nė emėr tė dashurisė pėr tė bėhet gjithēka, se ajo drejton tė gjithė rrjedhėn e ngjarjeve nė vepėr. Gjithēka ecėn shpejt e nė mėnyrė tė natyrshme e bindėse. Paria me kryeplakun e dinė se ēfarė i pret, ēfarė duhet tė bėjnė dhe bisedat me tė dėrguarin e Venedikut apo me cilindo tjetėr qė vinte gjoja pėr tė na ndihmuar nė luftėn e madhe nuk arrijnė ta tundojnė atė, megjithė ndonjė lėkundje tė vogėl.

Damjani niset pėr tė hyrė nė legjendat e pėrjetshme tė popullit tė tij, jo pėr tė vrarė Sulltanin si armik personal qė po i shkatėrron lumturinė por si njeri qė po shkatėrron kombin shqiptar. Ai i rrėfen Markut dashurinė pėr bijėn e tij Aleksandrėn, dashuri qė priste dhe ėndėrronte ta bėnte kėshtjellė tė lumturisė.

Kėnga e tij ėshtė e mrekullueshme: "Vetėm me grigj' jetova/ vetmin fort e provova/ e zemra kurrė nuk m'qeshi/ vuejtja e mjerimi e veshi/ por veē nji lule e bardhė/ m'gazmoi n'gjithket vetmi/ shihshe me 'te tue ardhė/ nji shpresė', nji ardhmėni".

Ai i le unazėn Markut dhe Lenės, prindėrve tė Aleksandrės dhe niset. Hyn mes armiqve tė tij me qėllimin e madh. Nuk e kthejnė nga rruga as lutjet e Aleksandrės dhe tė Gjinit. Dhe fundi dihet. Otomanėt e kapin dhe e vrasin.

Dramėn e mbyllin Shqipnia dhe Vallet me madhėshtinė e tyre, jo pėr vaje, por pėr t'i kėnduar asaj, siē thotė Ora: "Me kndue, sa her' t'bij fli pėr ty shqiptari!". Vallet mbyllin gjithēka: "Njė agim i ri/ ra mbi Shqipni!…"

Ky ėshtė agimi jo i lirisė,qė donte dhe shumė tė zbardhonte por i vazhdimėsisė sė pėrpjekjeve tė damjanėve qė do tė sakrifikonin gjithēka pėr lirinė. Autori e ka tė qartė kėtė dhe arrin me lehtėsi e bukuri poetike atje ku u nis.

"Damjani himarjot" si njė dramė e llojit tė veēantė ėshtė e mbėshtetur mbi njė vlerėsim objektiv dhe poetik tė subjektit, duke synuar tė nxjerrė atė qė ėshtė thelbėsore, thelbin shpirtėror dhe hyjnor tė njeriut, shqiptarit pėr tė ruajtur veten nga asimilimi mizor i cilitdo pushtimi. Ana lirike e kėsaj ekzistence tė mundimshme ėshtė nė epiqendėr tė trajtimit tė ēdo veprimi qoftė i zakonshėm, qoftė i njė shkalle tė lartė heroike.

Personazhet e skalitur me penelata tė shpejta nuk humbin kohė me deklarata, monologje e biseda tė gjata por me pak fjalė, pėrmes asaj qė thonė, zbulojnė veten dhe shtyjnė mendimin tonė tė plotėsojmė marrėdhėniet midis tyre e kohės.

Struktura dramatike ėshtė e ndėrtuar qartė, e komanduar nga njė dorė prozatori e poeti qė synon tė poetizojė pėrmes veprimit dramatik atė qė kėrkon tė thotė.

Por ajo qė duhet theksuar, pėrveē gjuhės, njė gegėrishte e bukur dhe e pasur, ėshtė mesazhi i madh dhe i pėrjetshėm i unitetit kombėtar, i dashurisė midis vėllezėrve tė tė gjitha krahinave, dashuri qė nuk e tundin aspak as kufijtė e largėsia, as larmia e zakoneve dhe e traditave, qė, siē e thashė, ėshtė larmi dhe jo kundėrshti dhe aq mė pak pėrpjekjet e cilitdo qė synon tė ndajė vėllain nga vėllai.

Autori: Musa Vyshka

Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.