Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ju shkruajta gjate sepse s`kisha kohe t`ju shkruaja me shkurt.
--- Pascal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Muzika :: Shqiperia renditet e 17-ta ne naten finale te Eurovizion 2008
Postuar nga: Albo

Muzika Kengetarja e re ne moshe, Olta Boka, arrin kualifikimin ne naten finale te festivalit te kenges evropiane, Eurovizion 2008. Ne fund te konkurimit, ajo eshte e renditur e 17-ta dhe krahas bujes qe suksesi i saj beri ne opinionin publik shqiptar, po aq buje beri edhe pritja jo fort e kendshme qe ju be trupes shqiptare ne skenen e Eurovizionit ne Beograd.

Me poshte do te njiheni me rrefimin e vete kengetares pas kthimit ne Atdhe.

Olta Boka rrėfen pakėnaqėsitė



Mė pritėn me vėrshėllima. Mė lanė pa shoqėrim vokal. Mė lanė pa koreografi. Mė vodhėn pikėt e Anglisė

E shoh nė oborrin e gjimnazit “Sami Frashėri”, ku ajo mėson prej dy vitesh. E rrethuar nga shoqėria dhe mėsueset e shkollės, ajo nuk rresht sė thėni “Faleminderit!” pėr gjithė pėrgėzimet qė ata i japin. Njė buqetė e madhe me lule nė dorė dhe njė thjeshtėsi e jashtėzakonshme e karakterizon 16-vjeēaren Olta Boka, qė ka lėnė pas skenėn e Beogradit pėr t’iu rikthyer jetės normale. E shkėpusim pėr pak ēaste nga grupi shoqėror, pėr t’i marrė edhe ne njė intervistė, ndonėse numėron vetėm katėr orė gjumė, pas mbėrritjes natėn vonė nė aeroportin e Tiranės. Nuk ngurron tė flasė pėr emocionet, incidentet e vogla nė skenė, koreografinė e paplotėsuar dhe veshjen sė cilės duhej t’i pėrshtatej medoemos. Kėtė herė Olta nuk ka lėnė zemrėn peng, por e ka hapur atė pėr lexuesit e gazetės “Korrieri”.


-Olta, si ndihesh tani qė ke lėnė pas eksperiencėn tėnde nė Beograd?

“Unė kam marrė me vete ēdo copėz qė kam jetuar ato ditė nė Beograd. Nuk mund ta cilėsoja njė sfidė, por njė eksperiencė shumė tė bukur. Jam ndjerė si dikush qė zbret nga qielli dhe gjen nė tokė njė mbėshtetje dhe njė pėrkrahje tė padiskutueshme. Kam parė fansa qė mė janė ulur nė gjunjė pėr tė mė puthur dorėn, kam dhėnė autografe pafund dhe kjo mė ka befasuar. Nuk e kisha imagjinuar kurrė njė sukses tė tillė, pasi mė duhet tė pranoj, qė unė isha njė vajzė e thjeshtė, nė kuptimin qė nuk isha afirmuar mė parė, nuk kisha pasur tė tjera eksperienca si kėngėtare. Ky festival mė ngriti dhe normalisht mė dha bumin e parė, sepse unė nuk isha ndonjė emėr i njohur qė njerėzit tė mė njihnin aq shumė, aq shumė atje nė Serbi”.

-Ju ishit kėngėtarja mė e vogėl e “Eurovizion 2008”. A tė kanė parė vėrtet me syrin e tė ledhatuarės sė festivalit?

“Po, sigurisht. Duke qenė e vogėl nė moshė, gjatė konferencės pėr shtyp nuk kanė munguar as pyetjet ngacmuese karshi meje. Mė pyetėn si ka mundėsi qė njė kėngėtare kaq e re kėndon balada dashurie, pėr stilin e kėngės, por nė asnjė moment nuk jam ndjerė nė siklet, sepse nė tė gjitha pėrgjigjet qė kam dhėnė, kam qenė vetvetja”.

-Por, si ēdo gjė e mirė qė e ka njė tė keqe pas, edhe performanca juaj nuk ka kaluar pa kritika. Nė disa forume nė internet ėshtė shkruar se nė kohėn kur ju keni pėrfunduar kėngėn nė skenė, ka pasur ovacione aspak tė kėndshme karshi teje. Je nė dijeni tė kėtij fakti?

“Nuk mund tė jap njė pėrgjigje tė sigurt pėr kėtė pyetje. Kur duartrokitemi nė skenė, ne kėngėtarėt kemi kufjet nė vesh, pasi nė ato momente duhet tė dėgjojmė vetėm bazėn muzikore dhe asgjė tjetėr. Kur unė hoqa kufjet, pėr tė qenė e sinqertė dėgjova shumė duartrokitje e tė njėjtėn gjė konstatova edhe kur pashė tė regjistruar nga im atė nė video paraqitjen time. Nuk mund ta mohoj qė ka pasur edhe mos pėlqime, qė janė shfaqur nė pasthirrma aspak tė pėlqyeshme, por kjo pėr mua nuk ka rėndėsi vendimtare, pasi unė isha e ndėrgjegjshme pėr skenėn e vendin ku po kėndoja...”

-Sa i takon kartolinės pėrshėndetėse pėr Shqipėrinė, edhe ky moment ėshtė parė me nota skepticizmi dhe aspak vlerėsuese pėr vendin tonė. Cili do tė ishte komenti juaj nė kėtė rast?

“Kam pėrshtypjen se kėto janė vlerėsime me koniunktura politike. Mua nuk m’u duk shumė keq, nėse do e krahasoja me atė qė kishin pėrgatitur shtetet e tjera tė botės. Them se e kemi pasur tė bukur, pasi flamuri shqiptar do tė ishte njė simbol i pamungueshėm nė atė spot, pa diskutim. Unė nuk pashė qė shtetet e tjera tė kishin bėrė ndonjė mrekulli nė kėtė aspekt”.

-Gjatė performancės tėnde nė skenė, u pa qė vija melodike ishte zėvendėsuar me instrumentistėt qė tė shoqėronin nė Beograd, ndėrkohė qė nė festivalin e fundvitit nė RTSH nuk ishte e njėjta situatė. Ėshtė ripunuar kėnga apo....

“Kėnga ėshtė ripunuar nė Itali, duke nxjerrė njė version tė dytė, i bazuar mbi atė tė parin. Janė hequr back vokalet dhe ka dalė mė nė pah kitara, bateria e basi, pėr tė prodhuar njė version mė ritmik. Por, nėse do tė kisha back, vokalet shoqėruese nė skenėn e “Eurovizionit” do tė ishte njė rrezik pėr tė stonuar”.

-Dihet qė limiti i grupit qė mund tė shoqėrojė kėngėtarėt nė skenėn e “Eurovizionit” ėshtė deri nė gjashtė. Vetėm kėnga juaj kėtė vit nuk kishte njė grup shou, siē kishin gjithė shtetet e tjera tė botės. Pse ka ndodhur kjo?

“Kėnga ėshtė e stilit baladė dhe nuk u pa si e nevojshme qė tė bėhej njė kėrcim koreografik. Nė fakt, pėr hir tė sė vėrtetės, mund tė pohoj qė ėshtė kėrkuar pėr tė pasur njė ēift balerinėsh nė skenė dhe jam e bindur qė kjo do t’i shtonte mė tepėr pikė performancės sime, por siē ēdo gjė tjetėr, edhe kjo nuk ishte nė dorėn time”.

-Kamerat kanė fokusuar njė moment kur bateristit i ėshtė shkėputur nga dora shkopi me tė cilin po interpretonte. Ishte diēka e sikletshme pėr ty?

“Kėtė mund ta quaja si njė ogur tė mbarė pėr tė hyrė nė finale dhe vetėm kaq!”

-Edhe veshja juaj ėshtė komentuar jo pak nė site tė ndryshme nė internet, madje e kanė cilėsuar si njė uniformė kolegji. Ju vetė si do ta cilėsonit kėtė gjė?

“Ishte njė veshje serioze. Njė xhubletė e zezė me shumė kopsa, qė tė jepte pėrshtypjen e njė veshjeje ushtarake. Qėllimi ka qenė tė ishte njė performancė dinjitoze, nė sajė tė paraqitjes serioze. Nuk ėshtė se jam ndjerė keq, pasi ajo u bė pjesė e imja, pavarėsisht pėlqimit ose jo. Kur e vesh njė gjė tri herė nė ditė, pėr pesė ditė rresht, do apo nuk do je e detyruar qė t’i pėrshtatesh. Sa i takon etiketimit si uniformė kolegji, mund tė them qė ēdo opinion ėshtė subjektiv. Pasi ajo qė nė fillim ishte nisur pėr njė veshje tradicionale, e ndėrthurur me modernen dhe rezultati ishte ai qė patė nė skenė”.

-Pavarėsisht kėtyre faktorėve, mendon se mund tė kishim marrė mė shumė pikė?

“Votimet nuk janė pjesa qė mė takon mua tė pėrgjigjem. Por fakti qė ai u konsiderua si njė festival politik, nuk ka nevojė pėr koment. Normalisht prisja mė shumė, por duke qenė se jemi njė shtet i vogėl, aleancat tona me shtetet fqinjė nuk janė aq tė fuqishme sa lobingu i shteteve tė tjera, kėshtu qė edhe rezultati dihej. Nga disa shtete, si Greqia apo Turqia, prisja vlerėsim mė tė madh. Gjatė gjithė kohės unė isha mė pesimistja e grupit shqiptar qė ndodhej nė Beograd, sepse pavarėsisht se bėra maksimumin tim, dhe kjo bėri qė Shqipėria tė kalonte nė finale, unė e dija atė qė mė priste. Unė jam e bindur qė shumė shqiptarė tė Kosovės e Shqipėrisė me banim nė Angli mė kanė votuar. E nė fund fare unė nuk kam marrė asnjė pikė nga ky vend, gjė qė lė vend pėr dyshime. Me kėtė nuk dua tė justifikohem pėr asgjė, por dėshira ishte e madhe qė tė hyja tė paktėn nė 10 vendet e para”.

-Jeta jote artistike, si do tė vijojė tash e tutje?

“Do ta vazhdoj kėtė rrugė. Do tė kem njė kėngė tė re sė shpejti, pėr tė cilėn nuk jam e autorizuar tė flas. Besoj se do tė jetė njė hit i bukur, qė do tė mė lėrė mundėsinė tė eksperimentoj edhe nė zhanrin muzikor”.



Kush e ndihmoi dhe kush e braktisi Oltėn

Pas mbylljes sė Eurovizionit, po bėhen bilancet pėrfundimtare. A ishte e drejtė zgjedhja e kėngės sė Olta Bokės si pėrfaqėsuese e Shqipėrisė? Ēfarė shkoi mirė dhe ēfarė keq?

Kėngėtari Alban Skėnderaj ndihet shumė mirė qė Olta Boka ka prekur finalen e “Eurovision 2008”, dhe ashtu siē ka menduar mė parė thotė se qėndrimi i tij ishte i drejtė.

Njė burim, ka thėnė se Alban Skėnderaj tashmė ndihet plotėsisht i shfajėsuar dhe beson se edhe kosovarėt e kanė kuptuar se vendimi i tij ishte i drejtė.

Skėnderaj kishte votuar kundėr dy kosovarėve Flaka Krelani dhe Dorentina Disha gjatė festivalit tė kėngės nė Radio Televizionin Shqiptar. Votat e tij nuk i dėrguan nė finale dy kosovaret, pėr tė cilat u bė shumė zhurmė nė Shqipėri. Nga ana tjetėr kėnga e Olta Bokės, “Zemrėn e lamė peng”, ėshtė pritur shumė mirė nga ekspertėt e muzikės jashtė Kosovės dhe Shqipėrisė.

Olta Boka vėrtet nuk arriti qė pėr shkak tė konjukturave politike tė sigurojė ndonjė vend mė tė mirė nė renditje sesa ai i 17, por sidoqoftė tashmė ėshtė e pakundėrshtueshme se kėnga e saj ishte ndoshta pėrfaqėsimi mė i mirė pėr Shqipėrinė qė nga koha e Anjeza Shahinit. Problemi i pėrhershėm me kėtė kėngė ishte pėrsėri grupi shoqėrues. Kėngėtarja shqiptare pėrsėri u la pa njė kompleks zėrash shoqėrues dhe pa koreografi nė njė paraqitje tė mjerueshme skenike tė cilėn u mundua ta kompensojė vetėm talenti i saj, zėri i saj i ngrohtė dhe kėnga me njė vijė melodike qė vetėm tani po vlerėsohet me drejtėsi nga shqiptarėt. Nuk dihet pėrse autoritetet e RTSH-sė e lanė kėngėtaren e njomė tė paraqitet nė skenė vetėm me dy kitaristė fallco dhe me njė baterist tė cilit nė natėn gjysmėfinale madje i shpėtoi nga dora njėri nga shkopinjtė me tė cilėt po interpretonte duke shkaktuar ilaritet nė sallė dhe mes teleshikuesve. Dihej qė vija melodike e kėngės do tė ishte me superpozim, prandaj paraqitja e instrumentistėve ishte e tepert dhe e kote. Limiti i pjesėmarrėsve prej 6 personash mund tė ishte shfrytėzuar nga organizatorėt pėr t’i dhėnė kėngėtares njė grup vokal ose disa balerinė duke e bėrė kėngėn ndoshta mė spektalolare. Askush nuk flet pėr kėto, ashtu si edhe pėr detaje tė tjera qė sigurisht e kanė bėrė grupin shqiptar tė bėjė njė figurė qesharake nė Arenėn e Beogradit. Kartolina pėrshėndetėse pėr Shqipėrinė, e cila u ofrua si njė realizim i Radio Televizionit tė Serbisė ishte vėrtet poshtėruese sipas disa kritikėve. Ajo paraqiste njė grup njerėzish tė veshur me tė kuqe tė cilėt qėndronin shtrirė dhe lėvrinin si nė njė imitacion primitiv larvash, ndėrkohė qė kolona zanore nė sfond pėrngjante me njė vijė melodike arabe. Pikėrisht kėtu mund tė ishin treguar tė dobishėm drejtuesit e RTSH-sė tė cilėt u kujdesėn posaēėrisht pėr tė nxjerrė vetveten nė ekran edhe nė Beograd duke mos e lėnė grupin e interpretuesve tė shfaqej nė momentet kur kamera kalonte nė prapakuinta.


Serbia ofendon Shqiperine

Salla e Eurovizionit ne Beograd shperthen me ulerima dhe parrulla antishqiptare ne momentin e prezantimit te kenges perfaqesuese te Shqiperise. Ne pikepyetje vazhdimesia e gares

Pritje skandaloze ndaj perfaqesueses shqiptare ne Festivalin Europian. Audienca e Arenes se Beogradit, ka hequr masken europianiste dhe ka vershuar ne nje “uuuuuu” te gjate duke bere shenja me gishtat e medhenj te dores poshte sic ndodhte ne Romen e lashte kur kerkohej vdekja e sklleverve ne Koloseum.

Sapo eshte anuncuar kenga e 16 vjecarjes Olta Boka e cila perfaqeson Shqiperine ne Festivalin e Eurovizionit qe sivjet zhvillohet ne Serbi, turma ka ulur poshte flamujt e vendeve te ndryshme qe valeviste per dekor deri ne ato momente, ka fshire buzeqeshjet televizive te stampuara ne fytyre dhe ka nisur te zhurmoje dhe te hedhe parrulla anti-shqiptare. Turma perbehej nga te ashtuquajturit vullnetare te angazhuar nga Radiotelevizioni i Serbise per te krijuar dekorin civilizues dhe vellazeror te festivalit europian.

E pyetur pas kesaj pritjeje te ulet nese Shqiperia vazhdon te kembengule per te mos e braktisur kete festival qe i rezervon nje pritje te kesaj natyre, kengetarja eshte pergjigjur ”do te japim maksimumin ne naten finale”. Drejtuesit e Eurovizionit si dhe ata te RTS televizionit publik te Serbise, dukeshin mjaft te turbulluar dhe nuk pranuan te japin asnje koment per kete situate vertet te pakendeshme te krijuar ne salle. Organizatoret e festivalit per muaj me radhe vazhdonin te siguronin pjesemarresit per nje imazh civilizues te Serbise e cila i kishte lene pas shpine kater luftera te shkaktuara ndaj fqinjeve te saj dhe qindra mijera viktima te pafajshme ne kahspahanen me te madhe te shkaktuar ne Europe qe nga koha e Gjermanise naziste.

Si kompensim Serbia u shperblye me nenshkrimin e marreveshjes se Stabilizim Asociimit si dhe me titullin e vendit te pare ne Festivalin Europian te vitit te kaluar.

Ajo qe mbeti pas jehones se pritjes armiqesore dhe agresive te arenes se beogradit ishte fakti se Olta Boka ka mundur gjithsesi te marre nje kualifikim qe nuk dihet nese organizatoret ia kane dhene si inkurajim per te mbuluar turpin e pritjes, apo si merite te kenges. Ne nje veshtrim analitik te kenges, performanca e Olta Bokės ishte pėr t’u vlerėsuar. Kėngėtarja “ka mundur tė kontrollojė nervat e saj, pėrkundėr herės sė parė qė u ngjit nė skenė, ku shfaqi shenja tė dukshme ankthi dhe lodhjeje”. Veshja e kėngėtares ishte frymėzuar nga motive popullore. Mė shumė se njė pelerinė (siē ėshtė pėrshkruar nė faqen e festivalit), ajo ngjan me njė xhubletė, tė dekoruar me motive bardhė e zi. Ndėrsa tre shoqėruesit e saj ishin veshur me tė bardha. Prezantimi tė kėngės i parapriu njė kartolinė, ku balerinėt kėrcenin nėn stemėn tradicionale tė shqiponjės dykrenare. Pėr Oltėn, fitorja e vendit tė parė nė edicionin e 46-tė tė Festivalit tė RTSH-sė ėshtė pa dyshim ngjarja mė e madhe nė “karrierėn” e saj tė shkurtėr muzikore, gjė qė i siguroi edhe biletėn pėr nė Beograd. Por, mesa duket, ėndrra e saj do tė vijojė mbrėmjen e 24 majit nė nė natėn finale.

Mbrėmjen e djeshme Boka arriti t’i menaxhonte nė mėnyrė perfekte emocionet, aq sa dukej e familjarizuar me kohė me skenėn. Kėshtu, numri gjashtė rezultoi fatsjellės pėr tė, ajo mori sa mundi nga ditėt e kaluara nė Beograd .Nė natėn e dytė gjysmėfinale, Shqipėria konkurroi e gjashta me kėngėn “Zemrėn e lamė peng”, tė kompozuar nga Adrian Hila, me tekst tė Pandi Laēos. Ndryshe nga herėt e tjera, kėtė vit e gjithė kėnga ėshtė kėnduar shqip. Pas Irlandės, Suedisė, Turqisė, Norvegjisė dhe Lituanisė, u ngjit nė skenė pėrfaqėsuesja shqiptare, Olta Boka, me “Zemrėn e lamė peng”. Ndėrkaq, nė gjysmėfinalen e dytė u ngjit nė skenė edhe Zvicra, Republika Ēeke, Bjellorusia, Letonia, Kroacia, Danimarka, Gjeorgjia, Hungaria, Malta, Qiproja, Maqedonia dhe Portugalia. Njė grup jo fort i favorshėm pėr Shqipėrinė, po tė llogarisim faktin qė konkurruan katėr vende tė ish-Bashkimit Sovjetik, qė, siē dihet, kanė njė lobing shumė tė fuqishėm me njėri-tjetrin.

Tė kualifikuarit e sė martės janė Greqia, Rumania, Bosnje-Hercegovina, Finlanda, Rusia, Izraeli, Azerbajxhani, Armenia, Polonia dhe Norvegjia. Vendet pėrkatėse u pėrzgjodhėn nga televotimi prej 15 minutash.

Kėsaj dhjetėshe i shtohet edhe finalistėt e mbrėmjes sė dytė qė janė Ukraina, Krocia, Albania, Islanda, Gjerogjia, Danimarka, Suedia, Letonia, Turqia, Portugalia.

Finales sė madhe i bashkohen pesė shtetet tė kualifikuarat automatikisht Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Spanja dhe Serbia si vend organizues.

Nata finale do tė zhvillohet nė datėn 24 maj nė stadiumin “Beogradcka Arena”, me njė kapacitet prej 25 mijė spektatorėsh. Skenografia e kėtij festivali paraqet dy lumenjtė qė kalojnė nė Beograd, Danubin dhe Savėn, qė artistikisht bashkohen nė skenė. I ftuar nderi nė gjysmėfinalen e dytė ka qenė valltari i njohur Aleksandar Josipoviē, qė ėshtė njė nga yjet e “Mullirit tė Kuq” (Moulin Rouge) tė Parisit. Josipoviēi u prezantua i veshur si njė centaur i bardhė me krahė, gjysmė kalė e gjysmė njeri, nėn emrin Jabuēilo.


Kortezi e Korrieri


Vizitoni Forumin Shqiptar per me shume informacion


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.