 |
 |
Thenie-Proverba |
 |
|
 |
Antiteza eshte ajo porta e ngushte ku gabimi kalon me kollaj , ne rrugen e vet drejt se vertets.
--- Nietzsche
|
|
 |
 |
Reklama |
 |
|
 |
Menuja |
 |
|
 |
Vizitoret e castit? |
 |
|
 |
Kemi 80 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
 |
 |
Perkujtimore |
 |
|
 |
Nje dite si kjo ...
2008 Kuvendi i Junikut
Nė 21 maj 1912 u mblodh nė Junik njė tubim ku morėn pjesė pėrfaqėsues nga e gjithė krahina e
Kosovės, Dibrės, Shkodrės, si dhe nga disa krahina tė Jugut. Ata shqyrtuan programin dhe masat pėr
forcmin e mėtejshėm tė kryengritejs sė pėrgjithshme, si dhe paraqitėn kėrkesat pėr caktimin e kufijve tė
vendit, vendosja e administratės shqiptare dhe caktimin e gjuhės shqipe me alfabetin kombėtar si gjuhė
zyrtare. Ky tubim ka hyrė nė histori si Kuvendi i Junikut.
Iljaz Fishta
Nė 21 maj 1926 lindi nė Shkodėr prof.dr. Iljaz Fishta, studiues, i cili iu kushtua gjurmimeve nė fushėn e
ekonomisė dhe pėrgatiti e botoi 11 vėllime pėr kėtė fushė, si dhe mbi 130 artikuj. Gjithashtu pati njė
letėrkėmbim tė dendur pėr problemet ekonomike me rreth 30 qendra universitare e studimore tė Europės
e Amerikės.
Mėsimi i gjuhės shqipe ne universitetin amerikan
Nė 21 maj 1932 , nė gazetėn "Besa" tė shqiptarėve tė Amerikės, u njoftua nė njė artikull se nė
Universitetin e kolumbias tė SHBA-sė, filloi pėr herė tė parė mėsimi i gjuhės shqipe, si dhe u hap njė
katedėr pėr gjuhėn shqipe.
|
|
 |
|
|  |
 |
I urojmė tė gjithė besimtarėt orthodhoksė shqiptarė, nė emėr tė gjithė komunitetit tonė:
GĖZUAR PASHKĖN! KRISHTI U NGJALL!
Predikimi i Pashkės nga Shėn Joan Gojarti
Shėn Joan Gojarti, Kryepeshkopi i Konstandinopojės
Ai qė ėshtė besimtar i devotshėm dhe e do Perėndinė, le tė gėzojė nė kėtė panair dhe festė vezulluese e triumfale. Ai qė ėshtė shėrbėtor i urtė, le tė hyjė gėzueshėm nė gėzimin e Zotit tė tij. Ai qė ėshtė munduar pėr njė kohė tė gjatė duke kreshmuar, le ta marri tani shpėrblimin.
Ai qė na vjen qė nga ora e parė, le tė marrė shpėrblimin e tij. Ai qė ka ardhur qė nga ora e tretė, le ta mbajė kreshmėn me mirėnjohje. Ai qė ka ardhur nė orėn e gjashtė, mos tė mėrzitet se nuk ka pėr tė ngelur aspak pa gjė. Ai qė vonohet deri nė orėn e nėntė, le tė afrohet pa pasur aspak frikė. Ai qė ka ngelur mbrapa deri nė orėn e njėmbėdhjetė, dhe ai, po ashtu, le tė mos alarmohet nga vonesa e tij; se Zoti, i cili ėshtė xheloz pėr nderin e tij, do tė pranojė edhe tė fundit ashtu siē priti tė parin; ai i jep prehje tek vetja e tij atij qė vjen nė orėn e njėmbėdhjetė, ashtu siē i dha atij qė erdhi qė nė orėn e parė.
Dhe ai tregon mėshirė pėr tė fundin, dhe kujdeset pėr tė parin; njerit i jep, dhe tjetrit i dhuron dhurata. Dhe ai pranon veprat e tė dyve, dhe mirėpret qėllimin, dhe nderon aktin dhe lavdėron dhurimin. Prandaj, hyni tė gjithė nė gėzimin e Zotit, dhe merrni shpėrblimin tuaj, si ti i pari, po ashtu dhe ti i dyti. Ti i pasur dhe ti i varfėr sė bashku tė bėni njė festival tė madh. Ti i kujdesshėm dhe ti i shkujdesur, nderojeni kėtė ditė. Gėzoni sot, si ju qė keni mbajtur kreshmė edhe ju qė nuk keni mbajtur fare kreshmė. Tryeza ėshtė shtruar plot, gėzoni tė gjithė mes gjithė tė mirave. Kau ėshtė dhjamur, askush tė mos iki prej kėtej i urritur.
Gėzoni tė gjithė festėn e besimit: Merrni tė gjithė thesaret e mirėsisė. Askush tė mos qahet pėr varfėrinė e tij se mbretėria universale na u shfaq. Askush tė mos qajė pėr paudhėsitė e veta, se falja na erdhi nga varri. Askush tė mos e ketė frikė vdekjen, se vdekja e Shpėtimtarit na ēliroi. Ai qė u burgos nga vdekja, Ai e shkatėrroi vdekjen. Duke zbritur nė Ferr, Ai e mbėrtheu Ferrin. Ai e hidhėroi Ferrin kur ky shijoi trupin e Tij. Dhe Isaia, duke e parashikur kėtė, thirri me tė madhe: Ferri, tha ai, u hidhėrua kur tė hasi Ty nė rajonet e ulėta. U hidhėrua se mori fund. U hidhėrua sepse u tallėn me tė. U hidhėrua sepse u vra. U hidhėrua sepse u rrėzua. U hidhėrua sepse e lidhėn me zinxhirė. Mori njė trup njeriu, dhe e takoi Zotin ballė pėr ballė. Mori baltė dhe takoi Qiellin. Mori ate qė shihej dhe ra mbi atė qė nuk shihet me sy.
O Vdekje, ku ėshtė gjembi yt? O Ferr, ku ėshtė fitoria jote? Krishti u ngjall dhe ju u rrėzuat. Krishti u ngjall dhe demonėt u rrėzuan. Krishti u ngjall dhe engjėjt gėzojnė. Krishti u ngjall dhe jeta mbretėron. Krishti u ngjall dhe as edhe njė i vdekur nuk mbeti nė varr. Se Krishti, duke u ngjallur sė vdekuri, u bė fruti i parė i atyre qė kanė fjetur. Atij i takon lavdia dhe fuqia nė jetė tė jetėve. Amin.
Predikimi Katekizmik i Shėn Joan Gojartit lexohet gjatė Mėngjesores sė Pashkės.
|
|
|
|