Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
I ngaterrojme gjithnje gjygjetaret me drejtesine dhe prifterinjte me Zotin. Keshtu mesohen njerezit per te mos pasur besim as ne drejtesi e as ne Zot.
--- Carr

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 148 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Elita :: Ndėrron jetė i fotografi i mirėnjohur shkodran Angjelin Nėnshati
Postuar nga: Albo

Elita Shuhet ikona e fotografise shkodrane, Angjelin Nenshati

Shuhet ikona e fundit e brezit te vjeter te fotografise shkodrane. Qyteti ku u shenua lindja e fotografise ne Ballkan, humbi edhe nje nga perfaqesuesit e zeshem, te fundmit te mbetur prej tyre. Angjelin Nenshati, fotografi me i vjeter shkodran, ka mbyllur syte ne oret e para te se premtes. Arkiva e tij i ka kaluar 500 mije fotografite, e te gjitha mbartin siglen e perbashket: "Nenshati". Kjo pasuri kulturore e vuri denjesisht artistin Nenshati perkrah emrave te medhenj te fotografise shqiptare, si Marubi, Pici, Jakova, Rraboshta. "Nuk ka ne Shkoder asnje shkodran a nip Shkodre qe te mos njohe fotografin Angjelin".

Shprehja ka mbetur si aksiome proverbiale te jep me shume nga identiteti i ketij njeriu qe vdiq ne moshen 79-vjecare. Te njohur e te panjohur e pershendesnin Angjelinin. Thatim ne fytyre, te qeshur e te perzemert gjithmone, teksa u shperndante njerezve miresi e nur, duke ecur me hap te shpejte. Per 65 vjet nuk e ndau nga dora "mikun e tij te ngushte te jetes", aparatin fotografik. Me artin e tij nuk i mbeti borxh dites e njerezve te qytetit te tij. Dhe per kete mision fisnik, Shkodra, vendlindja e tij, i ka dhene keto dite titullin "Mirenjohja e Qytetit".

Ne fondin e tij personal numerohen rreth 500000 foto, te cilat ndodhen gjysma ne fototeken "Marubi" dhe gjysma tjeter ne fototeken e tij familjare, te cilen e ka krijuar ne vitin 1990, duke rritur dukshem jo vetem cilesine e hapesiren e tyre. Duke pas pervojen e shquar ne zhvillimin e fotografise te mjeshterve te vertete: Marubi, Pici, Jakova e Rraboshta, te cilet i kane dhene emer qytetit te Shkodres, Angjelin Nenshati eshte vazhdues i denje i kesaj tradite te njohur ne Evrope e ne bote. Ai, me te drejte mund te quhet si "me i riu nder te vjetrit e shquar dhe me i vjetri nder te rinj e mjeshterise se fotografise". Ate e karakterizon aftesia per te krijuar fotografi me nivel te larte profesional, estetik e artistik, durimi qe te shohe dhe kerkoje te gjithe elementet e nje fotografie cilesore dhe te realizoje foto qe te ngjallin emocion e kenaqesi. Duke u nisur nga pasioni i tij i madh per fotografine, nga njohja dhe profesionalizmi i tij, nga kultura dhe dashuria e madhe per njerezit dhe per pune e tyre, nga deshira per te mos i shpetuar asgje nga jeta e qytetit pa i fiksuar ato ne celuloid, nga korrektesa, dashamiresia dhe sjellja e ngrohte ndaj secilit, si dhe nga numri i madh i fotografive cilesore qe ka realizuar, Angelin Nenshati meriton te cilesohet si nje nder fotografet me te shquar te vendit, edhe pse ka punuar per nje kohe te gjate ne kushte me te veshtira se disa kolege te tij ne Tirane. Angjelin Nenshati e ka gjurmuar dhe e gjurmon jeten shoqerore deri ne detaje, deri ne skutat me te vecanta te saj dhe ka meriten e madhe se eshte bere e behet keshtu jo vetem nje vezhgues aktiv i saj, por edhe nje kontribues ne ruajtjen e perjetesimin e vlerave te historise e kultures se qytetit tone dhe te jetes familjare te qytetareve. Nje merite e Angjelin Nenshatit eshte se u ka trasheguar tre djemve te tij jo pasionin per fotografine dhe mjeshterine e ushtrimit te ketij profesioni me vlera, duke u dhene gjithcka nga perkushtimi e aftesite e veta. Kjo te bind se traditat e shkelqyeshme te fotografise ne Shkoder do te vazhdohen me dinjitet edhe ne te ardhmen.

Pjese nga ditari i fotografit Nenshati

"Diku ne shenimet e tij, Nenshati shkruan ato qe ndjen per qytetin dhe profesionin e tij. "E dua profesionin aq sa edhe veten. Dua qe qytetin ta shoh te bukur, perpiqem te fotografia me fiksue jo sensacionet, por nje realitet te gjalle qe interpreton nje mendim, nje ngjarje. Nepermjet fotografive "shkruaj" historine e qytetit tem. E ndjek jeten ne qytet, ne cdo qelize te saj dhe perpiqem ta fiksoj bukur. Sepse trashegimi ne breza vjen si ai gjaku nder damar, vjen me nje perzierje me te gjitha virtytet e mira qe trashegojme nga nje prind. Per me krijue, me ruejt, duhet mund, mend dhe kohe. Me shkatrrue asht kollaj. Fotografia don edhe mendim regjisorial. Edhe une si dhe paraardhesit e mi, si Marubi, Pici, Jakova, Rraboshta; ndoqa ate lloj ndertimi, formova fototeken qe perfshin punet e mia te 50 viteve me gjithe ngjarjet e qytetit tem. Ky eshte amaneti jem, testamenti jem per Shkodren. Keshtu lane para meje si V. Prendushi kur thote: "O kujtime flete te prarueme / shkoni e ndalnu ne male e kodra, / e me diftoni lumnine qe pat Shkodra". Apo Dom Ndre Zadeja: "O bir, e lumja Shkoder qe te lindi qe te ka, / Shkodra me dashte me lule ngre nje kala/ Shkodra lind e perendon si dielli/ e vdes, ngjallet. Nuk mund te them se nje dite me ka ik kot, por nuk mund te them qe gjendem ngushte ose nuk me ka kalue nje dite e kenaqshme, kur nuk kam fiksue nje ngjarje te qytetit tem. Kjo mangesi nuk me vjen prej vetes, por me vjen se nuk njoh nje ngjarje te dites. I them vetes: Si me iku kjo ngjarje? Se une ngjarjet i ndjek edhe pa ftese".

Lindur ne Shkoder me 12.12.1929, Angjelin Neshati mbaroi shkollen e mesme te pergjithshme ne gjimnazin "28 Nentori" dhe nga viti 1948 deri ne vitin 1957 ka punuar si mesues ne shkollat e Pukes dhe Shkodres. Qe ne rini ka pas pasion te madh per profesionin e fotografit, duke e ushtruar ate qe ne moshen 14 vjec, prane fotografit te njohur Rraboshta. Ne Puke ka krijuar laboratorin e pare fotografik ne vitin 1948. Me shtetezimin e repartit te fotografise, qe nga viti 1958 e deri ne vitin 1990 ka punuar fotograf profesionist dhe eshte shquar si i tille.


Historia

Ashti si paraardhesit e tij, edhe fotografi Nenshati s'mund te shkeputej prej misionit te madh, atij te fiksimit te ngjarjeve me te rendesishme te historise se qytetit. Madje, duke mos mbetur vetem ne Shkodren e tij, por edhe pertej saj. Ngjarjet te gezueshme ne jeten e njerezve, duke u bere keshtu "syri" dhe "kronisti" me i shquar i Shkodres. E objektivi i aparatit te tij u shnderrua ne "deshmitarin" e permbysjeve te medha, qe nisen si ne Shkoder ashtu edhe ne gjithe Shqiperine.

Kortezi e Koha Jonė


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.