Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Budallai koken si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se c'mall eshte.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 130 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Art :: Stan Dragoti, nė Shqipėri pėr tre filma hollivudianė
Postuar nga: Albo

Art Stan Dragoti nė Shqipėri pėr tre filma hollivudianė

Stan Dragoti mbėrrin nė Shqipėri. Producenti dhe regjisori i njohur hollivudian me origjinė shqiptare, ka mė se dy ditė qė ndodhet nė kryeqytetin shqiptar, i shoqėruar nga njė grup producentėsh dhe artistėsh tė tjerė tė mbretėrisė kinematografike.

Gjatė takimeve tė shumta ditėn e djeshme, Dragoti ėshtė takuar edhe me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Qėllimi i kėtij takimi mes tyre ka qenė jo vetėm kinematografi, por edhe lanēimi i Shqipėrisė nė Hollivud, lanēimi i turizmit shqiptar nėpėr botė dhe pse jo tė publicizohet edhe toleranca fetare, qė sipas artistit ėshtė mjaft e rėndėsishme. Regjisor i njohur me origjinė shqiptare, veēanėrisht pėr filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parė, 1979), njė komedi e zezė mbi temėn e Drakulės dhe “The Man with One Red Shoe” (Burri me njė kėpucė tė kuqe, 1985), njė komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi, i ka shprehur idenė kryeministrit shqiptar pėr realizmin e tre projekteve kinematografike tė rėndėsishme. Nga burime pranė Kryeministrisė mėsohet se Dragoti ka njė projekt nė bashkėpunim me producentė tė tjerė amerikanė, realizmin e tre filmave pėr Shqipėrinė. “Artisti prezantoi pranė kryeministrit tre projekte filmike pėr t’i ēuar nė Hollivud, qė janė njėri pėr historinė e Skėnderbeut, njė tjetėr projekt filmik pėr ndihmėn qė shqiptarėt u kanė dhėnė hebrenjve dhe njė tjetėr nė bashkėpunim me Peter Lucas, pėr Luftėn e Dytė Botėrore”, shprehen tė njėjtat burime. Kryeministri Berisha pėrshėndeti artistin e shquar dhe e pėrgėzoi pėr kontributin e madh qė ka dhėnė me punėn e tij nė ngritjen lart tė imazhit tė Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare, si dhe pėr interesimin e vazhdueshėm tė tij ndaj zhvillimeve dhe projekteve tė vendit tė tij tė origjinės. Por pėrveē projekteve kinematografike, regjisori i shquar, Stan Dragoti, ndodhet nė Shqipėri sė bashku me producentė dhe bashkėpunėtorė tė tij, nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr tė promovuar dhe nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar, njohjen e historisė dhe traditave tė Shqipėrisė mė gjerėsisht nėpėrmjet filmave historikė, dokumentarėve mbi vendin tonė dhe paketave tė spoteve televizive mbi turizmin dhe imazhin e Shqipėrisė turistike. Gjatė bisedės me Berishėn, Dragoti ka diskutuar pėr potencialet qė ka Shqipėria nė aspektin e turizmit dhe tė investimeve nė fusha tė ndryshme, si dhe pėr mundėsinė dhe rėndėsinė e zhvillimit tė njė strategjie efikase pėr promovimin sa mė shumė tė produktit “made in Albania” nė mbarė botėn. Gjithashtu artisti ka hedhur idenė e realizimit tė sa mė shuam spoteve pėr turizmin shqiptar, duke vėnė theksin qė tė publicizohet ana ekzotike, romantike e natyrės shqiptare, pse jo dhe toleranca fetare nė Shqipėri. Stan Dragoti njihet sidomos pėr videoklipet komerciale, shumė prej tė cilėve konsiderohen si vepra arti. Ka xhiruar gjithsej gjashtė filma artistikė, nė njėrin prej tė cilėve ka qenė edhe skenarist (filmi i tij i parė “Dirty Little Billy”, 1972). Ka xhiruar edhe filmat “Necessary Roughness” (1991), “She’s Out of Control” (1989) dhe “Mr. Mom” (1983). Regjisori shqiptar Stan Dragoti ėshtė sot 75 vjeē. Shqiptari qė “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu qė bėri rizgjimin e ėndrrave njujorkeze me filmin e famshėm “I love New York”, ėshtė lindur mė 4 tetor 1932 nė New York City. Artisti i njohur me prejardhje shqiptare vjen nga njė familje tepelenase, qė kanė emigruar shumė herėt nė SHBA. Babai i tij, Asllani, nga fshati me peizazh tėrheqės Dragot i Tepelenės, dhe nėna e tij Bahrie, nga qyteti i lashtė Tepelenė. Hapat e parė tė kėtij gjeniu filluan qė nė fėmijėri. Nė moshė tė vogėl ishte tepėr kureshtar dhe i interesuar ta shpenzonte kohėn pėrballė programeve televizive. Ēdo film qė shikonte ishte i pasionuar ta komentonte me motrat dhe prindėrit. Qė nė moshėn 7 vjeē filloi tė vizatonte, imagjinonte dhe shumė skicime tė moshės. Kėto ishin edhe ato qė bėnė realitet ėndrrėn e tij. Mbaroi njėkohėsisht kolegjin nė “Cooper Union”, New York dhe shkollėn e Arteve Vizuale. Ndėrsa bashkėpunon akoma qė prej vitit 1968 me kolegun e tij, Charli Moss. Stan bėri emėr qė nė hapat e parė, kur si drejtor i njė filmi pati sukses tė pabesueshėm. Disa nga shitjet kalonin shifrėn 200 milionė dollarė tė ēdo prodhimi tė kompanisė sė tij. Njėkohėsisht filloi tė realizonte reklama pėr gjigantėt e industrisė sė linjave ajrore dhe atyre tė prodhimit tė makinave. Njeri inteligjent dhe krijues, duke i vėnė njohuritė nė shėrbim tė kohės, u bė shpejt i njohur dhe i kėrkuar.

Nipi nga Dragoti

Vite mė parė, nė kohėn kur Kryeministri i sotėm, Sali Berisha, ishte nė pozicionin e presidentit shqiptar, Stan Dragoti ka ardhur nė Shqipėri. Gjatė atij udhėtimi, Dragoti ka qenė i shoqėruar nga Ekrem Bardha, Arthur Lika, Dino Erbeli, Geri Kokolari, Bardhyl Quku, njėkohėsisht dhe nga pushtetarė dhe zyrtarė tė lartė shqiptarė. Nė kėtė ardhje tė tij, Dragoti ka vizituar edhe fshatin e origjinės sė tij, vendlindjen e babait, Dragotin nė Tepelenė, njė fshat piktoresk qė shtrihet pėrballė qytetit. Gjatė kėsaj vizite nė Shqipėri, Dragoti e cilėsoi bregdetin e virgjėr shqiptar me atė kalifornian dhe malet me ato tė Zvicrės.

Kortezi e Panorama


Regjisori i njohur amerikan me origjinė shqiptare, Stan Dragoti thotė se Shqipėria vuan prej shumė vitesh nga mungesa e imazhit por ajo ofron shumė gjėra qė mund tė ndihmojnė pėr t’ja pėrmirėsuar pozitėn nė botė. Zoti Dragoti ka njė agjenci reklamash dhe ėshtė regjisor i 7 filmave, disa prej tė cilėve mjaft tė njohur nė Amerikė. Ai thotė se dėshiron qė me ndihmėn e dy shqiptaro-amerikanėve tė tjerė, Besnik Bezhi dhe Enver Jusufi, tė pėrsėrisė me Shqipėrinė suksesin qė pati njė reklamė e tij e viteve 70 e cila pėrmirėsoi imazhin e qytetit tė Nju Jorkut.

Zėri i Amerikės: Nė rastin e Shqipėrisė, sa rėndėsi mendoni se ka pėrmirėsimi i imazhit, sa mund ta ndihmojė vendin njė imazh i mirė pėr tė konkurruar me sukses?

Stan Dragoti: Shqipėria vuan prej shumė vitesh nga mungesa e imazhit. Njerėzit nuk dinė ēfarė tė mendojnė kur dėgjojnė pėr Shqipėrinė. Ėshtė njė rajon i vėshtirė qė njerėzit ta kuptojnė, pra kur ti flet pėr Shqipėrinė, ata nuk e kanė tė qartė nėse po flet pėr Kroacinė, pėr Malin e Zi apo pėr Kosovėn. Dua tė them se tė huajt nuk kanė njė ide tė qartė pėr shkak tė viteve tė gjata tė errėsirės, kur Shqipėria ishte e pėrjashtuar nga komuniteti botėror. Dhe kjo ėshtė e kuptueshme. Mirėpo sot, nėse njerėzit nuk flasin pėr ty, atėhere ti nuk ekziston. Prandaj, plani ynė pėrfshin disa aspekte dhe njėri prej tyre ėshtė aspekti kulturor. Shqipėria ka njė histori tė mahnitėshme pėr tė cilėn askush nuk di. Gjithashtu, Shqipėria ka burime natyrore tė jashtėzakonshme, ka male, ka njė bregdet tė bukur. Mendoj se njė nga burimet mė tė mėdha tė Shqipėrisė ėshtė elementi njerėzor, ajo ka njerėz tė rinj, tėrheqės, njerėz qė flasin anglishten, tė shkolluar dhe me njė etikė tė shkėlqyer pune. Mendoj se pėr tė gjitha kėto duhet folur, kėto duhet t'u tregohen tė tjerėve pėrmes mekanizmave tė komunikimit, si marketimi, reklamat dhe filmat, tė cilat duhet tė flasin pėr heronjtė tanė, pėr historinė tonė. Kėta filma duhet tė shėrbejnė si kurora kulturore nėn tė cilėn tė kalohet pastaj te reklamat dhe marketimi.

Zėri i Amerikės: Ju jeni njė personalitet i mėsuar me suksesin. Sa i sigurt jeni se nuk do tė dėshtoni nė projektin pėr Shqipėrinė?

Stan Dragoti: Nė radhė tė parė ne nuk mund tė dėshtojmė sepse tani pėr tani nuk ėshtė duke u bėrė ndonjė gjė nė kėtė fushė. Pra, ne po bėjmė diēka qė ėshtė mė e mirė se asgjėja. Dhe jemi jashtėzakonisht tė gėzuar qė kemi njė rast tė tillė

Zėri i Amerikės: Si do tė pėrhapet ky informacion, cili do tė ishte nė kėtė rast roli juaj si personalitet i artit tė reklamimit?

Stan Dragoti: Jemi ende nė fazat e bisedimeve por ideja ėshtė qė Shqipėria tė hyjė nė rrjetin televiziv amerikan History Channel dhe shpresoj se do t'ja arrijmė kėsaj. Kjo do tė bėjė qė Shqipėria tė futet nė shtėpitė e njerėzve kudo nė botė. History Channel mė ka premtuar se do tė lejojė transmetimin e projekteve tė mija pėr Shqipėrinė. Ky ėshtė njė rrjet i madh qė shikohet nga mbi 200 milion njerėz nė botė. History Channel ėshtė klienti im prej mė shumė se 10 vjetėsh. Kam punuar pėr njė kohė tė gjatė, qė nga fillimet e tij, pėr ta bėrė tė njohur kėtė rrjet. Kemi marrėdhėnie shumė tė ngushta me ta dhe ata u treguan tė gatshėm pėr bashkėpunim. Pra, ēfarėdo qė unė dėshiroj tė transmetohet, qė unė mendoj se ka rėndėsi pėr Shqipėrinė dhe qė ata e pranojnė, ne do ta realizojmė pėr t'ja paraqitur botės.

Zėri i Amerikės: Nė mos gaboj, ėshtė fjala pėr njė strategji komplekse e cila nė fund tė fundit ka pėr qėllim tė sjellė nė Shqipėri turizėm dhe biznes…

Stan Dragoti: Pėrpjekjet tona do tė funksionojnė ndoshta si njė fushatė marketimi tė drejtperdrejtė, pėr ta paraqitur Shqipėrinė si njė destinacion me vlera tė vėrteta. Por pėrpara kėsaj, plani ynė ėshtė tė bėjmė njė fushatė imazhi, pra t'u themi njerėzve tė biznesit se pėrse ata duhet tė shkojnė tė investojnė nė Shqipėri. Shqipėria do tė jetė ndėrkohė tėrheqėse pėr njė nivel tė caktuar njerėzish, qė ne i quajmė "backpackers", udhėtarė "me ēantė shpine", tė cilėt mund t'i karakterizojmė si nė gjendje tė mirė financiare dhe paksa tė moshuar, njerėz tė cilėve u pėlqen tė shkojnė nė vende pak tė vizituara nga tė tjerėt. Pra kjo ėshtė kategoria e parė qė ne do tė pėrpiqemi tė arrijmė me fushatėn e imazhit. Gradualisht, pasi infrastruktura e Shqipėrisė tė pėrmirėsohet, pėr shembull pas njė viti, ne do tė fillojmė tė bėjmė fushatė turizmi. Kjo fazė do tė jetė interesante sepse e di qė do tė kemi rezultate pasi Shqipėria ėshtė njė territor relativisht i pazbuluar. Kroacia po pėrjeton tani njė bum turistik dhe ne do tė pėrpiqemi t'ja marrim kėta turistė dhe t'i tėrheqim drejt jugut.

Zėri i Amerikės: Ju njiheni si realizues i njėrės prej fushatave mė tė mėdha tė marketimit nė botė, fushata pėr qytetin e Nju Jorkut nė fund tė viteve 70 kur qyteti kishte nevojė urgjente pėr tė pėrmirėsuar imazhin. Si lindi ajo fushatė dhe a ka kėtu njė analogji me Shqipėrinė?

Stan Dragoti: Njerėzit nė atė kohė e kishin marrė frikė Nju Jorkun. Ata vinin nga larg pėr tė parė teatėr dhe nuk ishin tė sigurt nėse bileta qė kishin rezervuar do t'u njihej, nuk ishin tė sigurt nėse do t'i gjenin tė lira dhomat e hotelit qė kishin rezervuar. Kudo dėgjonin tė flitej pėr dhunė. Pra ishte njė imazh mjaft negativ dhe shprehja "E urrej Nju Jorkun" ishte shumė nė modė. Sė bashku me partnerin tim, i bėmė njė vlerėsim anėve pozitive tė Nju Jorkut, i cili ofronte shumė gjėra tė mira: ai kishte Broduejin me tėrė ato shfaqje tė mahnitėshme si askund nė botė, kishte muzeume tė jashtėzakonshme dhe restorante tė mira, kishte Parkun Qendror dhe zonėn veriore, e cila ka njė peisazh tė mrekullueshėm. Dhe vendosėm qė shprehjen negative "E urrej Nju Jorkun" ta zėvendėsonim me frazėn "E dua Nju Jorkun" – "I love New York". Gjetėm njė muzikė tė bukur dhe realizuam reklamėn. Unė bėra filmimet dhe isha njėkohėsisht regjisori i saj. Reklama ishte njė sukses i menjėhershėm, njerėzit nuk ngopeshin duke e parė. Dhe solli pastaj njė reaksion zinxhir. Ajo u pėrhap si valė kudo nė qytet brenda natės. Aq i madh ishte ndikimi saqė ėshtė fakt se dikush nė atė kohė shkroi edhe nė Murin e Madh kinez fjalėt "E dua Nju Jorkun". Nuk besoj se ka ndonjė fushatė tjetėr reklamash qė tė ketė funksionuar me kaq sukses. Pra, ideja ėshtė qė tė bėjmė pėr Shqipėrinė atė qė bėmė pėr Nju Jorkun.

Zėri i Amerikės: Le tė flasim pak pėr filmat qė do tė bėni me temė nga Shqipėria. Njėri prej tyre trajton temėn tashmė tė njohur tė shpėtimit tė hebrejve gjatė luftės. Ē'farė do tė ketė tė veēantė filmi juaj?

Stan Dragoti: Nė shumicėn e filmave pėr Holokaustin, tė cilėt tė gjithė tregojnė skenat e rėnda dhe tė trishtueshme qė i kemi parė kaq herė, zakonisht flitet pėr njė njeri tė caktuar i cili ndihmon njė popull tė caktuar, siē ishin hebrejtė. Ndėrsa historia shqiptare ėshtė ndryshe, ajo dėshmon pėr njė popull qė ndihmon njė popull tjetėr. Tė gjithė shqiptarėt, me Besėn e tyre, u premtuan hebrejve se ata nuk do t'i prekte askush. Dhe ashtu ndodhi. Ėshtė njė histori tepėr frymėzuese. Nė film ju nuk do tė shikoni asnjė skenė nga Holokausti por aty flitet pėr njė familje qė vjen nga Hamburgu, u shpėton nazistėve, vjen nė Shqipėri, ku pritet ngrohtė dhe integrohet nė jetėn shqiptare. Tregohet se si pastaj vijnė gjermanėt por ata nuk mundėn t'i zbulojnė dot, sepse shqiptarėt u kishin vėnė hebrejve emra myslimanė. Ėshtė njė histori e fuqishme.

Zėri i Amerikės: Keni thėnė se do tė bėni njė film pėr Skėnderbeun. A keni frikė se kjo mund tė ishte njė sipėrmarrje e kushtueshme dhe qė do tė kėrkonte kohė pėr t'u realizuar?

Stan Dragoti: Ėshtė njė film qė ne do ta bėjmė nė mėnyrė paksa tė ndryshme. Unė nuk mund tė bėj njė film si Braveheart, pėr tė cilin u deshėn 60-70 milion dollarė. Nuk kam dėshirė tė bėj njė film me shpata e mburoja. Skėnderbeu bėri shumė beteja dhe pėr kėtė do tė duhej njė film i gjatė 20 orė. Por jam i interesuar nė njė gjė: askush deri mė sot nuk ka pasqyruar nė njė film se cili ishte Skėnderbeu, ēfarė mendonte ai nė kokėn e tij, cilat ishin shqetėsimet e tij dhe ē'e shtyti tė vinte nga Turqia, ku u rrit si figurė ushtarake e tė kthehej nė vendlindje duke e ditur se ata do tė hakmerreshin me tė gjithė forcėn kundėr tij. Dhe ata vėrtet erdhėn por ai i mundi ata. Ėshtė historia e dikujt qė lufton me fatin, lufton kundėr atyre qė dikur kishin qenė miqtė dhe mėsuesit e tij. Pra tėrė kėta elementė janė aq dramatikė saqė mendoj se do tė ishin tė pėrshtatshėm pėr ēdo film nėse realizohet siē duhet. Njė film tjetėr bazohet mbi librin Zyra e Shėrbimeve Strategjike gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri. Ėshtė njė libėr shumė interesant shkruar nga Peter Lukas. Filmin do ta bazojmė mbi marrėdhėniet mes agjentit shqiptaro-amerikan Tom Stefan dhe Enver Hoxhės, se si amerikanėt e kėshilluan agjentin e tyre qė tė vriste Hoxhėn, gjė qė ai nuk e realizoi dot.

Zėri i Amerikės: A nuk do tė ishte pak e vėshtirė tė gjendej treg pėr filma tė tillė qė do tė kenė njė tematikė tė fokusuar te njė vend i vetėm, pra te Shqipėria?

Stan Dragoti: Bėni mirė qė mė pyesni. Unė jam jashtėzakonisht i interesuar nė atė qė quhet segmentim i tregut. Unė nuk synoj tė marr Tom Kruzin pėr tė luajtur Enver Hoxhėn, nuk po pėrpiqem tė bėj filma me buxhete gjigande. Dua qė kėta filma tė kenė njė buxhet modest dhe qė tė shpėndahen nė tėrė rajonin e Ballkanit ku jetojnė ndoshta 12 milion shqiptarė, duke pėrfshirė edhe ata nė Turqi. Pastaj ka njerėz tė tjerė nė rajon qė dinė pėr Skėnderbeun. Pra, shpresoj qė nė rajon tė ketė njė audiencė tė tillė qė kėta filma tė dalin me fitim. Nė rast se filmat vlerėsohen pozitivisht, atėhere ne mund ta zgjerojmė shpėrndarjen e tyre edhe nė Europėn Perėndimore. Mė pas, mund tė kalojmė edhe Atlantikun dhe t'i shfaqm ato nė pjesėn lindore tė Amerikės ku jetojnė shumė shqiptarė por ku ka edhe shumė njerėz me kulturė qė pėlqejnė filmat cilėsorė. Mė nė fund filmat mund tė shfaqen edhe nė pjesėn perėndimore tė Amerikės si nė Festivalin Sundance.

Zėri i Amerikės: Le tė flasim pak pėr jetėn tuaj. Jeni lindur nė njė familje tipike shqiptare dhe jeni rritur nė njė mjedis po aq tipik amerikan. Si do t'i pėrkufizonit raportet tuaja shpirtėrore mes tė dyjave?

Stan Dragoti: Mė lejoni t'ju tregoj kėtė fotografi ku kam dalė fėmijė i veshur me njė fustanellė shqiptarēe. Ēdo shqiptaro-amerikan, qysh fėmijė, e ka tė veshur kėtė rrobė thellė nė zemrėn e tij. Kaq besoj mjafton dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Natyrisht unė jam i lindur e i rritur si amerikan. Nuk flas shqip sepse kam patur diferencė tė madhe nė moshė me tre motrat e mija, dhe kjo na ndau disi nga pikpamja e gjuhės. Pastaj ndodhi diēka e jashtėzakonshme, erdhi Lufta e Dytė Botėrore. Amerika kaloi nėpėr disa ndryshime tė habitėshme nė kuptimin qė partiotizmi nė vend arriti kulmin. Pikėrisht ashtu siē pėrshkruhet edhe nė filmin "Shpėtimi i ushtarit Rajėn", ata djem bėnė sakrifica tė mėdha. Ishte njė kohė e jashtėzakonshme. Nė ato vite, unė isha i ri dhe ishte e pamundur tė mos ndjeheshe njėqind pėr qind amerikan. Si gjithė tė tjerėt edhe unė krijova nė vete shpirtin patriotik amerikan. E megjithatė, vazhdimisht e kam mbajtur atė fotografi nė zemėr. Natyrisht, kisha marrėdhėnie shumė tė afėrta nė familje, me prindėrit dhe me motrat. I kujtoj me mall ato vite. Babai im ishte njeri fisnik, nėna njė grua e vėrtetė shqiptare. Dhe si djalė i vetėm mes tri motrash nėna mė trajtonte si princ. Babai kishte njė sens interesant humori dhe gjithmonė i thoshte nėnės: "Grua, mos mė ēa kokėn me atė djalin", sepse i gjithė kujdesi ishte i pėrqendruar tek unė.

Zėri i Amerikės: Nė atė kohė duhet tė ketė qenė e vėshtirė pėr emigrantė shqiptarė si prindėt tuaj kur kanė mėsuar se djali i tyre i vetėm donte tė studionte art.

Stan Dragoti: Prindėt e mij psherėtinė thellė kur u thashė se doja tė studioja art dhe tė bėhesha artist. Nuk mė ndaluan por e dija se kjo ua shtoi stresin sepse ata e kuptonin se sa e vėshtirė do tė ishte. Dhe vėrtet qe e vėshtirė. Mirėpo duhet tė dini njė gjė: nė tė gjitha kėto histori, qoftė nėse je nė Hollivud apo je njė fėmijė i vogėl qė merresh me vizatime, ka njė faktor qė quhet fat. Pra duhet tė kesh njė farė fati, duhet tė qėllosh nė kohėn e duhur nė vendin e duhur. Unė isha me shumė fat nė tė dyja kėto.

Zėri i Amerikės: Prindėt tuaj mendonin se arti nuk tė sjell para?

Stan Dragoti: Natyrisht. Ata mendonin se nuk do tė fitoja asnjė kacidhe. Madje kishte momente kur unė thosha me vete "Cilin po pėrpiqem tė gėnjej? Kush ėshtė ai qė do tė donte tė paguante pėr kėto vizatime tė mijat?"

Zėri i Amerikės: Nė fillim tė viteve 90 ju u kthyet nė Nju Jork pėr t'u marrė eksluzivisht me artin e reklamės. Pėrse e latė Hollivudin i cili ėshtė aq i lakmuar nga artistėt?

Stan Dragoti: Nė atė kohė bėra njė film me titull "Necessary Roughness" me kompaninė Paramount. Ishte njė film i suksesshėm qė kishte si temė futbollin amerikan. Kur isha nė shkollė tė mesme luaja futboll prandaj gjithmonė kisha dashur tė bėj njė film me kėtė temė. Gjatė kėsaj kohe fillova tė shikoj ndryshime nė Hollivud: njerėzit e filmit po vinin tani gjithnjė e mė shumė nga shkolla tė shtrenjta si Harvardi dhe ēdo gjė diktohej nga fitimi. Pra qėllimi nuk ishte mė filmi por paraja dhe kjo nuk mė pėlqente. Megjithatė, unė e doja punėn si regjisor. Ishte pikėrisht kjo periudhė kur partneri im mė telefonon me njė ofertė tė jashtėzakonshme pėr t'u kthyer nė Nju Jork dhe pėr tė hapur njė kompani reklamash. Fillova tė mendohem. Nė vitin 1994, Kalifornia u godit nga njė tėrmet i madh. Unė vetė shpėtova por shtėpia ime e madhe u shkund mirė. Kurrė nuk kisha parė njė gjė tė tillė nė jetė dhe thashė me vete: "Zoti po pėrpiqet tė mė thotė diēka." Shita shtėpinė, paketova plaēkat dhe u ktheva nė qytetin tim tė lindjes.

Zėri i Amerikės: Krahasuar me atė kohė, si kanė ndryshuar sot shijet e Hollivudit?

Stan Dragoti: Kam frikė se Hollivudi po kalon nėpėr njė cikėl ku studiot po u pėrgjigjen mė tepėr shijeve tė adoleshentėve. Kur isha adoleshent, mė qėllonte tė shihja filma ku luanin Spencer Tracy apo Katherine Hepburn, filma qė nuk ishin pėr ndonjė audiencė tė caktuar dhe unė mėsoja shumė prej tyre. Po kėshtu shihja filma komikė dhe dramatikė tė njohur pėr kohėn. Sot, prozhektori ėshtė ngushtuar sė tepėrmi dhe ėshtė fokusuar tek adoleshentėt pėr shkak se ata janė konsumatorėt mė tė shumtė. Kėshtu qė sot shikon shumė filma banalė tė cilėt e kanė reduktuar kulturėn e filmit nė nivele tė ulta. Si pasojė, ėshtė i trishtueshmėm fakti qė shkrimtarėt po humbasin aftėsinė pėr tė bėrė skenarė, kjo formė arti po humbet. Ata nuk e njohin mė zhvillimin e personazhit, nuk njohin radhėn e shpalosjes sė dramės por vetėm u servirin adoleshentėve gjėra banale.

Zėri i Amerikės: Ju keni bėrė 7 filma nė njė industri shumė tė vėshtirė siē ėshtė Hollivudi. Mund tė mos ju pėlqejė epiteti "i famshėm" por ėshtė fakt qė keni lėnė gjurmė nė Hollivud. Si arritėt tė ēani nė fillim?

Stan Dragoti: Isha me shumė fat sepse filmi im i parė pati sukses. Ishte filmi "Dirty Little Billy" prodhim i vitit 1972, i cili mė dha kėnaqėsi tė madhe gjatė xhirimit. Bashkė me gruan e atėhershme shkuam nė Paris pėr premierėn e shfaqjes. Mė pritėn si hero dhe gruaja mė tha: "Pėrderisa e pėlqyen kėtu, mendo sa do ta pėlqejnė kur tė shfaqet nė Amerikė." Dhe me tė vėrtetė ishte njė sukses i madh. Industrialisti i famshėm i Hollivudit Jack Warner, i cili kishte investuar pėr filmin, mė tha: "Je djalė me shumė fat. Por asgjė nuk ka mė shumė sukses sesa dėshtimi. Prandaj ajo qė duhet tė bėsh ėshtė ta ndjekėsh filmin kur tė shfaqet nė gjithė vendin dhe tė pėrpiqesh ta kuptosh se pėrse njerėzit e pėlqejnė." Bėra ashtu siē mė tha ai dhe e ndoqa filmin pėr njė vit tė tėrė, dėgjova pėrgėzimet dhe kritikat e shikuesve. Shumica e regjisorėve nuk e bėjnė kėtė por sapo mbarojnė njė film hidhen te projekti tjetėr. Filmi im qė pasoi ishte "Dashuri nė Kafshimin e Parė", njė komedi qė pati sukses tė rrallė. Pėr atė u shpenzuan 2,5 milionė dollarė dhe fitimi ishte 100 milion. Pra ishte njė mėsim i mirė. Mė pas erdhi filmi Mr. Mom, i cili kushtoi 6 milion dhe realizoi 100 milion dollarė tė ardhura. Pėr njė film, kėto janė fitime tė konsiderueshme. Dhe duhet tė dini se Hollivudi ėshtė njė qytet aspak i mėshirshėm e ku konkurrenca ėshtė e tmerrshme. Janė vetėm katėr kompani qė ta blejnė filmin ndėrkohė qė ke katėr mijė autorė qė pėrpiqen tė tė ofrojnė skenarė.

Zėri i Amerikės: Filmi ėshtė patjetėr njė art dhe njė proces i vėshtirė. Nga pėrvoja juaj, cilat gjėra janė vendimtare nė kėtė proces?

Stan Dragoti: Para se tė shkoja nė Hollivud e njihja shumė mirė filmin. Askush nuk mund tė mė mėsonte ndonjė gjė tė re nė kėtė zanat. Dija si tė bėja montazh, si tė xhiroja, kisha njohuri pėr ndriēimin. Por nė realizimin e njė filmi duhet tė zgjidhėsh njė problem tė vjetėr, problemin e rrėfimit tė ngjarjes, pra duhet tė kesh njė skenar tė mirė. Po nuk pate njė skenar tė goditur, nuk ka rėndėsi se sa bukur ke xhiruar apo sa mirė kanė luajtur aktorėt. Dhe kjo nuk arrihet vetėm duke praktikuar tė shkruarit, por arrihet duke xhiruar dhe duke marrė reagimin e shikuesve, kur filmi shfaqet para tyre. Ėshtė njė cikėl i tėrė. Nėse shikuesit gjatė filmit lėvizin, nuk rrinė tė qetė ose ngrihen pėr tė blerė popkorn, kjo tregon se rrėfimi nuk ėshtė i mirė. Fimi duhet ta mbajė shikuesin tė gozhduar gjithė kohės dhe tė mos e lėshojė.

Zėri i Amerikės: Kur reflektoni pėr shqiptarėt dhe pėr marrėdhėniet e tyre me Amerikėn, ēfarė ju shkon sė pari ndėr mend?

Stan Dragoti: Shqiptarėt i duan amerikanėt. Jam i sigurt se kjo filloi me Presidentin Uillson, i cili e mbajti Shqipėrinė gjallė si shtet sepse ajo do tė ishte shpėrbėrė. Pastaj ėshtė edhe admirimi qė ata kanė pėr atė qė bėri Amerika nė luftėn e Dytė Botėrore, pėr ndihmėn e saj. Mė pas erdhėn vitet e tmerrshme nėn Hoxhėn dhe pas kėsaj periudhe Amerika u erdhi nė ndihmė shqiptarėve. Ja sepse shqiptarėt e duan Amerikėn. Atyre u pėlqen edhe mėnyra amerikane, se si amerikanėt pėrpiqen tė arrijnė ėndrrėn dhe aspiratat e tyre.

Ilir Ikonomi - "Zėri i Amerikės"

Stan Dragoti, ne Tirane per projektet filmike

E Diele, 20 Prill 2008

Ne pak muaj, regjisori hollivudian, Stan Dragoti, gjendet per te treten here ne Tirane. Bisedimet dhe projektet vijojne, por edhe koha shkon. Mbremjen e 18 prillit, Dragoti qe i pranishem ne ceremonine e certifikimit ISO te standardeve evropiane 9001-2000, te kompanise "Euro-Alba EA", ne mjediset e Piazza-s ne Tirane, ku tha edhe pak fjale per projektet e tij te ardhshme. Por, presidenti i kompanise, Kadri Morina, perpos marrjes se kesaj certifikate, permendi edhe fillimin e mbare te nje projekti me regjisorin Stan Dragoti. Cka e con ne dy numrin e projekteve filmike te Dragotit per Shqiperine. Njeri me fonde te qeverise shqiptare qe kalojne nga autoriteti kinematografik shqiptar, Qendra Kombetare e Kinematografise dhe tjetri nga Morina. "Via Albania" eshte i shumeperfoluri film qe do te kete ne qender hebrenjte ne Shqiperi dhe skenari mban firmen e Stan Dragotit dhe Fatmir Kocit. E tjetri flet per "Barbaret e Ballkanit". Dragoti u shpreh: "Jam ketu per te nenshkruar marreveshjen e dy filmave qe do te realizohen, dhe shpresoj shume qe, nepermjet tyre, te kemi nje tjeter imazh per Shqiperine ne bote". Fjalepake, Dragoti perfundoi duke pohuar: "Keto jane hapa teper te rendesishem qe duhen hedhur dhe une sapo vij nga Veriu i Shqiperise, Kosova dhe jam shume krenar sot per kete bashkepunim me mikun tim, Kadri Morina".

Kortezi e Koha Jonė


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.