Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 103 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Histori :: Fjalimet historike nė Kuvendin e Kosovės Ditėn e Pavarėsisė
Postuar nga: Albo

Histori Mė poshtė do tė njiheni me fjalimet historike tė tre krerėve tė institucioneve demokratike tė Kosovės mbajtur nė Kuvendin e Kosovės pak minuta para shpalljes sė pavarėsisė mė 18 shkurt 2008.

Fjala e Presidentit dr. Fatmir Sejdiu nė Parlamentin e Kosovės nė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės

I nderuar Kryetar i Kuvendit tė Kosovės, z. Jakup Krasniqi, I nderuar Kryeministėr i Kosovės, z. Hashim Thaēi, Tė nderuar deputetė dhe ministra, E nderuara familje e Presidentit Rugova,



E nderuara familje Jashari,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė institucioneve tė Kosovės,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė misioneve diplomatike nė Kosovė,
Tė nderuar qytetarė tė Kosovės,
Poštovani poslanici,
Poštovani gradjani Kosova,
Zonja dhe Zotėrinj,

Dita e sotme e ndan historinė e Kosovės nė dysh: nė epokat para dhe pas pavarėsisė. Pavarėsinė e Kosovės e kanė krijuar breza tė tėrė me veprėn e tyre jetėsore, me punė tė palodhshme dhe me sakrificat qė kanė bėrė. Pavarėsinė tonė po e shpallim para dhe me bekimin e botės, nė mes miqsh tanė qė u gjetėn pranė nesh gjatė dekadave e sidomos para njė dekade kur e keqja kishte pėrfshirė kėtė pjesė tė Ballkanit. Po tė njejtit miq ishin me ne edhe gjatė rimėkėmbjes sė pasluftės, rindėrtimit tė vendit tė shkatėrruar nga lufta dhe okupimi.

Sot, kujtojmė shumė sakrifica qė i kanė paraprirė kėsaj dite tė jashtėzakonshme. I kujtojmė nėnat dhe baballarėt tė cilėt pėrjetuan vėshtirėsi tė papėrshkrueshme nė mėnyrė qė bijtė dhe bijat e tyre tė mund tė jetonin tė lirė. Sot, kujtojmė Presidentin Ibrahim Rugova, udhėheqėsin e madh dhe themeltarin e shtetit tone, i cili e nxorri Kosovėn nga kaosi nė rend demokratik. Sot, kujtojmė Adem Jasharin dhe Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės qė e ēuan tutje vullnetin e popullit tė Kosovės pėr tė qenė tė lirė. Poashtu kujtojmė edhe fqinjtė tanė tė tė gjitha pėrkatėsive etnike, ideologjike e religjioze tė cilėt na dolėn nė ndihmė gjatė viteve tė represionit dhe luftės. I kujtojmė tė gjitha kėto jo nė shenjė hakmarrjeje pėr tė kaluarėn e dhunshme, por pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme plot besim qė do tė ofrojė ambient pėr pajtim dhe falje.

Kėto ngjarje tė madhėrishme tė historisė sonė – sakrificat tona, si dhe shpresat dhe arritjet tona – na kanė sjellė sot kėtu pėr tė shpallur pavarėsinė tonė. Kjo shpallje e pavarėsisė ėshtė vullnet i popullit. Ėshtė rrjedhojė morale dhe logjike e historisė sonė dhe ėshtė nė pajtueshmėri tė plotė me rekomandimet e tė Dėrguarit Special Marti Ahtisari. Pavarėsia e Kosovės shėnon fundin e procesit tė gjatė tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Pas dy vitesh angazhimi nė negociata tė mirėfillta mbi statusin me Beogradin dhe pėrkundėr angazhimit serioz dhe konstruktiv tė Ekipit tė Unitetit tė Kosovės, arritja e njė zgjidhjeje tė pranueshme pėr dy palėt nuk ishte e mundshme. Prandaj, u desh tė vepronim pėr t’i ofruar popullit tonė njė perspektivė tė qartė me qėllim tė avancimit tė zhvillimit tonė politik, shoqėror dhe ekonomik.

Vizioni ynė pėr Kosovėn ėshtė shumė i qartė.

Dėshirojmė qė Kosovėn ta ndėrtojmė mbi parimet fundamentale demokratike. Kjo do tė thotė se Kosova do tė jetė njė shtet demokratik, shumetnik, i integruar nė rajon, me marrėdhėnie tė mira fqinjėsore me shtetet pėrreth, njė shtet qė lėviz shpejt drejt anėtarėsimit tė plotė nė Bashkėsinė Euro-atlantike. Populli i Kosovės ėshtė pėrcaktuar dhe dėshiron njė tė ardhme evropiane pėr vendin e vet.

Propozimi gjithėpėrfshirės pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės nė mars tė vitit tė kaluar ka marrė edhe pėrkrahjen e Kuvendit tė Kosovės. Kjo pako u jep serbėve por edhe pakicave tjera: turqve, boshnjakėve, romėve, ashkalinjėve dhe egjiptasve, garancė tė fuqishme pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tyre kulturore e politike, qė nė shumė pika tejkalojnė edhe standardet mė tė avancuara ndėrkombėtare pėr tė drejtat e pakicave. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės u garanton komuniteteve pakicė pjesėmarrje tė gjithanshme dhe kuptimplote nė vendimmarrje.

Tė nderuar pjesėmarrės tė kėsaj seance historike tė Kuvendit tė Kosovės,

Prioritet nacional pėr Republikėn e Kosovės nė javėt dhe muajt e ardhshėm ėshtė zbatimi i plotė i Planit tė Ahtisarit. Shumė shpejt synojmė tė miratojmė ligjet dhe Kushtetutėn e re tė Kosovės e cila mishėron edhe parimet e Ahtisarit. E gjithė kjo do tė pasohet me veprime konkrete nė terren pėr zbatimin e dispozitave qė pėrmban plani i Presidentit Ahtisari.

Kosova me aktin e sotėm poashtu po merr pėrgjegjėsitė qė i takojnė si shtet. Nė tė njėjtėn kohė, Kosova rithekson pėrkushtimin pėr bashkėpunim tė ngushtė me Bashkėsinė Ndėrkombėtare pėr ndėrtimin e njė shteti nė pajtim me normat dhe parimet mė tė avancuara tė demokracisė. Pėr kėtė qėllim Kosova mirėpret vendosjen e pranisė civile ndėrkombėtare, e cila do tė mbėshtesė zhvillimin e mėtejmė demokratik tė vendit tonė por, edhe do tė mbikėqyrė zbatimin e Planit tė Ahtisarit. Nė veēanti, vlerėsojmė gatishmėrinė e BE-sė pėr tė marrė njė rol mė tė madh nė Kosovė. Poashtu mirėpresim vazhdimin e pranisė ushtarake tė trupave tė NATO-s. Zotohemi se do tė bashkėpunojmė ngushtė me pėrfaqėsuesit civilė dhe ushtarakė nė Kosovė.

Jemi tė vetėdijshėm se pjesėtarė tė komuniteteve pakicė nė Kosovė e shikojnė pavarėsinė me frikė dhe skepsė. Ne do tė bėjmė ēmos qė tė sigurohemi se tė drejtat, kultura dhe prona e tyre do tė respektohen nė mėnyrė rigoroze nė Kosovėn e pavarur.


Poštovani gradjani Kosova,
Poštovani poslanici,

Još jednom želim da iskoristim ovu svec(anu priliku da ponovo pozivam sve gradjane Kosova, pre svega gradjane srpske zajednice na Kosovu da daju svoj doprinos u zajednic(koj izgradnji jednog Evropskog Kosova u kojem svaki gradjanin c'e se osec'ati u svojoj kuc'i. Kosovo je podjednako vaša kuc'a i vaša domovina. Vaša prava i prava pripandika drugih zajednica u nezavisnom Kosovu bic'e stalna obaveza naših državnih intitucija. Srpsko kulturno i religiozno nasledje bic'e potpuno zaštic'eno. Vas etnic(ki i jezic(ni identitet bic(e potpuno poštovan. A to c(emo ostvariti zajednic(kim radom u svakodnevnom životu i u institucijama Kosova.

Tė nderuar deputetė,

Duam tė theksojmė fuqishėm se Kosova dėshiron marrėdhėnie tė fqinjėsisė sė mirė edhe me Serbinė mbi bazėn e respektimit tė ndėrsjellė. Shpresojmė se synimi ynė pėr tė normalizuar marrėdhėniet me Beogradin sa mė shpejt qė tė jetė e mundur do tė pėrkrahet edhe nga Serbia.

Jemi mirėnjohės pėr rolin dhe punėn qė ka bėrė OKB-ja nė rindėrtimin e Kosovės sė pasluftės. OKB-ja do tė vazhdojė tė luajė njė rol nė Kosovė pėr aq kohė sa Rezoluta 1244 do tė jetė nė fuqi. Do tė vazhdojmė tė bashkėpunojmė me OKB-nė pėr tė avancuar qėllimet tona tė pėrbashkėta pėr paqe, siguri dhe zhvillim demokratik tė Kosovės deri nė anėtarėsimin e plotė tė Kosovės nė kėtė organizatė prestigjioze.

Integrimi ynė do tė rrjedhė natyrshėm sepse me vlerat e veta Kosova kulturalisht i ka takuar kėsaj familjeje gjithnjė, por tashti nė rrethanat e reja Kosovės i duhet integrimi politik pėr tė krijuar mundėsi tė reja nė mėnyrė qė resurset njerėzore dhe natyrore tė vihen nė shėrbim tė zhvillimit tė gjithanshėm shoqėror e ekonomik tė vendit tonė.


Zonja dhe Zotėrinj,

Republika e Kosovės sot kėrkon pėrqafimin e botės. Ndėrsa presim njohje tė shpejtė nga shumė vende tė botės, me pietet tė veēantė kujtojmė shumė personalitete tė mėdha botėrore qė qėndruan pėrkrah popullit tė Kosovės gjatė dekadave e sidomos gjatė orėve mė tė vėshtira tė tij.

Populli ynė do tė dijė t’u jetė pėrjetėsisht mirėnjohės Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, vendeve tė Bashkimit Evropian, NATO-s dhe vendeve tė tjera tė botės demokratike pėr pėrkrahjen e pazėvendėsueshme pėr vendin tone, Kosovėn.

Zoti e bekoftė popullin e Kosovės!

Zoti e bekoftė Republikėn e Kosovės!

Zoti i bekoftė tė gjithė miqtė e Kosovės!





Fjalimi i Kryeministrit Hashim Thaēi nė Ditėn e Pavarėsisė

E Diel, 17.02.2008 17:05

I nderuari Kryetar i Kuvendit,
Tė nderuar deputetė,
I nderuari President
Tė nderuar mysafirė,
Bashkėqytetarė tė nderuar;

Kėtė ditė e kemi pritur gjatė.

Shumė njerėz kanė dhėnė kaq shumė pėr ta bėrė realitet kėtė ditė tė pavarėsisė.

Sot, ne nderojmė ata qė na kanė nderuar neve me sakrificėn e tyre.

Ne i mbajmė mend emrat e tyre ndėrsa kujtimin pėr ta do ta ruajmė pėrgjithmonė nė zemrat tona. Ne jemi mirėnjohės miqve dhe aleatėve tanė nė vend dhe jashtė vendit tė cilėt na kanė ndihmuar tė mbėrrijmė deri kėtu.

I pėrshėndes tė gjithė ata qė janė sot kėtu me ne ndėrsa atyre qė janė duke na shikuar nė kėto momente, u shpreh mirėnjohjen mė tė thellė nė emėr tė popullit tim.

Kjo ditė erdhi, e nga sot e tutje Kosova ėshtė krenare, e pavarur, sovrane dhe e lirė.

Familja ime, sikurse tuajat dhe tė gjitha familjet nė tėrė Kosovėn nuk u luhatėn kurrė dhe nuk e humbėn asnjėherė besimin nė ne.

Besimin nė zot, drejtėsi dhe fuqi.

Duke filluar mė vėllanė qė la familjen e tij dhe shkoj pėr tė luftuar, nga bujku qė la tokėn e tij pa mbjellė, nga burrat dhe gratė qė hapėn portat e tyre dhe mėsuan fėmijėt tanė, e deri tek studentėt tė cilėt u ngritėn dhe thanė ‘mjaft’.

Tė gjithė atyre qė janė kthyer pėr tė ndėrtuar njė jetė mė tė mirė pėr fėmijėt e tyre: ‘ne nuk humbėm kurrė besimin nė ėndrrėn se njė ditė ne do tė qėndrojmė nė mėsin e shteteve tė lira tė botės.

Tė gjithė ne sė bashku e sollėm Kosovėn nė kėtė moment -dhe tė gjithė duhet te jemi shumė, shumė krenarė.

Ashtu sikur prindėrit dhe gjyshėrit e mi qė mė mėsuan mua pėr sakrificė, se ēka do tė thotė tė jesh i lirė, nga ju kėrkoj qė tė flisni me fėmijėt, nipat dhe mbesat tuaja qė t’ua shpjegoni domethėnien e ditės sė sotme.

Barteni kėtė rrėfim tek brezat tjerė pėr gėzimin dhe krenarinė qė ndiejmė ne sot dhe mos harroni asnjėherė t’ua pėrkujtoni atyre qė t’i kujtojnė sakrificat e mėdha tė brezave qė ishin para nesh.

Kosova, nė vitet e ardhshme, do tė pėrballet me shumė sfida.

Por, asnjė sfidė nuk do tė na zmbraps nga ecja jonė pėrpara nė njė frymė tė bashkuar tė njė populli tė bashkuar.

Sfidat tona, qė nga ekonomia, arsimi dhe shėndetėsia, infrastruktura dhe integrimi evropian, janė sfida tė mėdha, por nuk mund t’u bėjnė ballė frymės pozitiover tė qytetarėve tanė dhe fatit tonė.

Kosova, populli dhe territori, janė bashkuar sot nė njė moment historik pėr t’i pėrmirėsuar jetėrat e ēdo qytetari brenda kufijve tanė, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre etnike.

Shpresat tona nuk kanė qenė asnjėherė mė tė mėdha.

Ėndrrat tona janė tė pakufishme.

Sfidat para nesh janė tė mėdha por asgjė nuk mund tė na ndalė nga ecja jonė pėrpara drejt ēasteve historike tė cilat historia i ka ndarė pėr ne.

Sot, e gjithė bota ėshtė me ne-ne po behemi pjesė e barabartė e botė demokratike.

Deri tash kemi bėrė shumė pėr tė garantuar zotimin tonė para komuniteteve.

Nė kėtė ditė historike dėshiroj ta konfirmoj gatishmėrinė tonė politike pėr tė krijuar kushtet e nevojshme pėr respektimin dhe mbrojtjen e komuniteteve dhe pėr tė pėrmirėsuar raportet midis tyre nė Kosovė.

Kushtetuta dhe ligjet tona do ta pasqyrojnė kėtė sė bashku me njė strategji ndėrinstitucionale nė tė gjitha nivelet e shtetit.

Kėto zotime tonat do tė mishėrohen nė tri elemente kryesore:

E para, garantimi i fuqishėm dhe i pakthyeshėm me ligj i tė drejtave tė barabarta tė tė gjithė pjesėtarėve tė komuniteteve nė Kosovė;

E dyta, krijimi i mekanizmave tė pėrhershėm pėr tė garantuar qė komunitetet tė luajnė njė rol tė plotė dhe aktiv nė zhvillimin e sė ardhmes sė vendit tonė;

dhe e treta, ėshtė pėrgjegjėsia jonė pėr tė marrė masa efektive dhe tė menjėhershme pėr tė siguruar qė zotimet tona tė rezultojnė nė ndryshime pozitive pėr tė gjithė ata qė jetojnė nė Kosovė, e nė veēanti pėr pjesėtarėt e komuniteteve.

Kushtetuta jonė parasheh qė Kosova ėshtė shtet i tė gjithė qytetarėve tė saj.

Nuk ka hapėsirė pėr frikėsim, diskriminim ose trajtim jo tė barabartė pėr askėnd.

Ēdo praktikė diskriminuese do tė ērrėnjoset nga institucionet tona shtetėrore.

Nė vend tė kėsaj, tė gjithė pajtohen se shumėllojshmėria sjell pėrfitime pozitive pėr tė gjithė.

Dragi sugradjani,

Danashnji dan oznac(va kraj jednog dugog procesa.

Ovo je kraj zadnjih pretnji i zabluda da c'e Kosovom ikada više vladati Beograd.

Sami Kosovari, svih etnic(kih, verskih i jezic(kih pripadnosti c'e jedno nositi odgovornosti o svojoj zemlji.

Mi c(inimo Kosovo nezavisnim sa ciljem da slobodu i ostale blagodati naše zemlje uzivaju svi gradjani.

Neka ovo bude dan novog poc(etka.

Neka ovaj dan oznac(i poc(etak bolje budc'nosti za sve naše gra?ane države Kosovo.

Neka naš Dan Nezavisnosti bude slavljen u narednim godinama i vekovima u potpunom miru, pravdi i blagostanju.

I nderuari Kryetar i Kuvendit,
Tė nderuar deputetė,
I nderuari President
Tė nderuar mysafirė,
Bashkėqytetarė tė nderuar;

Kosova po e shpall pavarėsinė e saj nė pėrputhje me Propozimin Gjithėpėrfshirės tė Ahtisarit.

Pavarėsia e Kosovės shėnon fundin e shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė. Zbatimi i dispozitave tė Ahtisarit tė cilat janė inkorporuar nė Kushtetutėn e Kosovės janė prioritet nacional pėr ne.

Kuvendi i Kosovės do tė miratojė tė gjitha ligjet kryesore qė dalin nga dokumenti i Ahtisarit nė ditėt nė vijim.

Kosova ēmon rolin tė cilin e ka luajtur OKB-ja nė rindėrtimin e Kosovės dhe tė ndėrtimit tė institucioneve tona.

Presim tė punojmė me OKB-nė pėr tė avancuar pėrpjekjet tona tė pėrbashkėta pėr paqen, sigurinė dhe zhvillimin demokratik.

Gjithashtu, ne mirėpresim misionin e ri ndėrkombėtar tė udhėhequr nga Bashkimi Evropian i cili do tė na ndihmojė nė zhvillimin tonė demokratik dhe do ta mbikėqyr zbatimin e planit tė Ahtisarit.

Me kėtė rast, dua t’i siguroj fqinjėt tanė se Kosova do tė bėjė ēmos qė tė vendos dhe mbajė raporte tė mira me tė gjitha vendet fqinje.

Ne aspirojmė tė kemi raporte tė mira tė ndėrsjella nė interesin e pėrbashkėt edhe me Beogradin me besimin se kjo ėshtė nė interesin tonė tė pėrbashkėt.

Qė nga sot, Kosova do tė jetė shtet demokratik dhe shumė-etnik i tė gjithė qytetarėve tė saj, nė rrugėtimin e saj tė shpejtė drejt integrimeve euroatlantike.

Ju faleminderit.




Fjala e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi

E Diel, 17.02.2008 17:38

Kosova po e hap sot njė faqe tė re tė historisė dhe po e ndėrron hartėn politike tė Evropės. Duke lėnė pas kujtimet e hidhura tė urrejtjes e tė konflikteve tragjike, ne po hyjmė nė epokėn e pavarėsisė, tė paqes dhe tė pėrparimit tė vendit tonė.

Paqe dhe liri tė vėrtetė mund tė ketė vetėm midis tė barabartėve. Kosova e pavarur do tė jetė atdheu i qytetarėve tė barabartė e tė lumtur, duke u ngritur mbi themelet e vlerave mė tė mira tė traditės sė saj dhe sipas parimeve tė demokracisė moderne.

Brezi i sotėm i Kosovės ka privilegj tė veēantė pėr kthesėn e madhe historike, qė i bėn nder, por bashkė me tė ka edhe pėrgjegjėsinė e lartė tė ndėrtimit demokratik e evropian tė atdheut tė vet dhe tė brezave qė do ta trashėgojnė.

Zotimi ynė solemn pėr Kosovėn shtet demokratik, ėshtė kontrata me qytetarėt e saj dhe partneriteti me bashkėsinė ndėrkombėtare, ėshtė premtimi i pėrkushtimit jetėsor pėr vlerat mė tė pėrparuara e themeltare tė shoqėrisė sė sotme njerėzore.

Kosova, asnjėherė nė jetėn e saj nuk ka pasur miq sa ka sot, por nesėr do tė ketė edhe mė shumė. Kultura dhe rendi demokratik, shteti ligjor, pėrkushtimi paqekrijues, fqinjėsia e mirė dhe fryma e dialogut, respektit dhe besimit, do tė jenė baza e zgjerimit tė miqėsisė dhe bashkėpunimit e partneritetit.

Shfrytėzoj kėtė rast solemn, tė shpreh ndjenjėn e pėruljes sė popullit tė Kosovės ndaj gjithė atyre qė u flijuan nė altarin e lirisė sė Kosovės.

Me respekt tė veēantė pėrshėndes gjithė miqtė tanė, qė me pėrkushtim ndihmuan Kosovėn nė ēastet vendimtare dhe historike. Populli shqiptar dhe qytetarėt e Kosovės do t’u jenė mirėnjohės pėrjetė.

Nė kėtė ditė tė shėnuar, ndihem i nderuar tė pėrshėndes pėrfaqėsuesin e familjes sė madhe Jashari, zotin Rifat Jashari. Familja Jashari ėshtė pėrfaqėsuese e gjithė flijimeve pėr liri tė popullit shqiptar, ėshtė institucioni mė shumė se moral qė ka dhe do ta ketė Kosova.

I nderuar zoti President i Kosovės
I nderuar zoti Kryeministėr i Kosovės
Tė nderuar deputetė tė Kuvendit tė Kosovės
Tė nderuar pėrfaqėsues tė prezencės ndėrkombėtare nė Kosovė
Tė nderuar miq dhe tė ftuar
Tė nderuar qytetarė tė Kosovės dhe bashkatdhetarė, kudo tė ndodheni

Zonja dhe zotėrinj

Kam kėnaqėsinė t’ju pėrshėndes nė emėr tė Kuvendit tė Kosovės dhe nė emrin tim, juve dhe tė gjithė ata qė po na pėrcjellin kudo nė botė nė kėto ēaste, duke ju dėshiruar mirėseardhje nė kėtė seancė solemne.



Albumi i Fotove nga mbarė bota shqiptare Ditėn e Pavarėsisė


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.