Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Urrejtja e te dobetve nuk eshte aq e rrezikshme se sa miqesia e tyre.
--- Vauvenargues

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 62 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Kuvendi i Junikut
Nė 21 maj 1912 u mblodh nė Junik njė tubim ku morėn pjesė pėrfaqėsues nga e gjithė krahina e Kosovės, Dibrės, Shkodrės, si dhe nga disa krahina tė Jugut. Ata shqyrtuan programin dhe masat pėr forcmin e mėtejshėm tė kryengritejs sė pėrgjithshme, si dhe paraqitėn kėrkesat pėr caktimin e kufijve tė vendit, vendosja e administratės shqiptare dhe caktimin e gjuhės shqipe me alfabetin kombėtar si gjuhė zyrtare. Ky tubim ka hyrė nė histori si Kuvendi i Junikut.

Iljaz Fishta
Nė 21 maj 1926 lindi nė Shkodėr prof.dr. Iljaz Fishta, studiues, i cili iu kushtua gjurmimeve nė fushėn e ekonomisė dhe pėrgatiti e botoi 11 vėllime pėr kėtė fushė, si dhe mbi 130 artikuj. Gjithashtu pati njė letėrkėmbim tė dendur pėr problemet ekonomike me rreth 30 qendra universitare e studimore tė Europės e Amerikės.

Mėsimi i gjuhės shqipe ne universitetin amerikan
Nė 21 maj 1932 , nė gazetėn "Besa" tė shqiptarėve tė Amerikės, u njoftua nė njė artikull se nė Universitetin e kolumbias tė SHBA-sė, filloi pėr herė tė parė mėsimi i gjuhės shqipe, si dhe u hap njė katedėr pėr gjuhėn shqipe.
Intimitet :: Cila ėshtė historia juaj e dashurisė?
Postuar nga: Albo

Intimitet Sot ėshtė 14 shkurt 2008, Dita e Shėn Valentinit ose siē njihet ndryshe si Dita e tė Dashuruarve. Pėrfitojmė nga rasti pėr tė pėrshėndetur tė gjithė vizitorėt tanė:

Gėzuar Shėn Valentinin!

Mė poshtė do tė mund tė lexoni disa histori dashurie tė disa prej shqiptarėve mė tė njohur dhe mė tė dashur pėr lexuesin shqiptar nė vite. Ashtu siē do tė gjeni edhe njė mundėsi pėr tė ndarė me komunitetin, historinė tuaj tė dashurisė.

Dashuritė e Kadaresė, Agollit, Lasgushit, Kutelit, Shuteriqit, Kokonės e Vrionit

Si dashuronin shkrimtarėt, historitė

Nėse tradita do qė dashuria t'i bėjė njerėzit mė tė bukur, nė kėtė rast janė ata qė e bėjnė mė tė bukur dashurinė. Dashuritė e njerėzve tė letrave s'mund tė jenė kurrsesi mė pak tė bukura se veprat e tyre. "Dhe ndryshim ndėrmjet teje dhe meje s'ka. Si tė ketė kur Zoti na ka falur pėr njėri-tjetrin qė nė fillim tė jetės sonė?! Je aq e ėmbėl sa mund tė shijojė zemra ime, e etuar pėr vashėn e vėrtetė shqiptare tė kėngėve tė mija", i shkruan Lasgushi nė qershor tė 1939-s yllit tė tij tė zemrės, vetėm disa ditė pasi ishte martuar me tė. Po aq e bukur ėshtė edhe shprehja e dashurisė, nga bashkėshortja e tij Nafija, njė poeteshė, leshverdhė, siē shkruan Lasgushi, qė asokohe ishte nxėnėse tek "Nėna Mbretėreshė". "Lasgush! Nuk mund tė tė quaj tė dashur sepse ti s'mė je i dashur, pėrbri emrit t'ėnd s'mund tė vė shpirt, i vyer, i shtrejtė… sepse s'mė je asgjė nga kėto… ajo qė dua tė vė pranė emrit Lasgush, d.m.th ajo fjalė qė ndjej tė ta pėrshtas nga dashurija nuk ekziston-ose nuk di ta gjej. S'dij tė gjej cila fjalė tregon ma shumė dashuri. Ti mund ta gjejsh cila ėsht?", i shkruan plot ndjenjė poetesha e re, gjeniut tė letrave shqipe. Njė dashuri shumė interesante ėshtė edhe ajo mes Ismail dhe Helena Kadaresė. Ajo njė vajzė e re, qė adhuronte shkrimtarin e madh, e guxon t'i dėrgojė edhe njė letėr atje nė Moskė, qė tė lexonte njė krijim tė saj. Ndėrsa ai, njė djalė modern, me famė e i paparashikueshėm. A s'ishte i tillė Kadareja, kur i shkoi Helenės sė bukur nė konvikt nė Qytetin Studenti dhe nxori njė brisk, e ashtu pa folur e papandehur i preu njė pjesė tė gėrshetit, dhe veprimin-habi e shoqėroi me fjalėt "e dua pėr kujtim". Apo kur i shkoi nė shtėpinė e prindėrve nė Elbasan dhe ndėrsa tė gjithė kujtuan se do t'i kėrkonte dorėn, ai ia kėputi gjumit pa e hapur fare muhabetin e shumėpritur. Dasma e tyre, nė vitin 1963 do tė lidhte pėrjetė edhe Dritėro e Sadije Agollin. I ftuari i dhėndrit dhe e ftuara e nuses do tė bėheshin dhėndėr e nuse vetė, vetėm dy vjet mė pas, nė vitin 1965, e natėn e parė tė martesės do ta kalonin nė kolltukun tresh nė ballkon, pasi e gjithė shtėpia ishte mbushur me njerėz.

Vedat dhe Niri Kokona

Njė histori pėrrallash ėshtė edhe ajo mes Vedat e Niri Kokonės. Ajo njė studente simpatike, e ai njė djalė tėrheqės qė nė "kthetrat e martesės" s'donte tė binte kurrsesi. Por kurthi i ėmbėl i dashurisė e rrėmbeu pikėrisht me atė vajzėn, qė aq e aq herė ia kishin sugjeruar motra me bashkėshortin e saj. "Mbrėmė kur rashė tė flija nė shtratin tim, pranė shtratit ku fjete ti, nuk ishte e mundur tė mė zinte gjumi. Jam kthyer dhe rrotulluar shumė herė nė shtratin tim dhe, mė nė fund, u ngrita dhe u shtriva nė shtratin tėnd, pėr tė marrė erėn tėnde dhe qė tė mė dukej sikur kisha ikur unė dhe jo ti dhe kėtė zbrazėtirė qė mė ke lėnė nė shpirt ta kesh ti e jo unė", shkruan Kokona pas atij takimi tė bukur, qė ishte parathėnia e martesės sė tyre nė vitin 1941.

Dashuritė e trishta

Njė dashuri e trishtė ėshtė ajo mes Mitrush Kutelit dhe korēares sė bukur Eftipisė. Njė vit pas martesės sė tyre, Kutelin e burgosėn. Ja ēfarė i shkruan ai, tė dashurės bashkėshorte tė tij: "Kaq afėr jemi, por kaq larg,/ Tė lutem mos mė prit/ Na ndajnė terre rreth e qark/ Dhe yll pėr mua s'ndrit". Eftipia dhe fėmijėt e tyre, ishin tė vetmit yje qė ndriēuan jetėn e shkrimtarit tė madh shqiptar. Po kėshtu edhe tek Petro Marko. "Heminguej" shqiptar dhe bashkėshortja e tij, Safo, do kalonte nė njė kalvar tė ngjashėm. Nė "Intervistė me vetveten" ai do tė rrėfejė gjithė historinė e dhimbshme tė dashurisė, e cila filloi bukur. Qė nė takimin e parė, Petro Marko i propozoi piktores sė bukur pėr martesė. Dhe s'u pendua kurrė. Ata ishin prerė pėr njėri-tjetrin. Kėshtu edhe Dhimitėr e Mynever Shuteriqi. Ēifti tipik, qė nėse do shikoje njėrin, duhet tė ktheje kokėn pėrqark pėr tė "gjetur" tjetrin. E pėr ēfarė tjetėr, nė mos pėr dashurinė, mund ta shesė njė shkrimtar makinėn e tij tė shkrimit, edhe kur kjo ėshtė e vetmja gjė qė i kishte mbetur nė kėtė botė? Dashuria i dha forcė Jusuf Vrionit, pėrkthyesi i letrave shqipe, i sapo kthyer asokohe nga internimi, tė vazhdonte pėrpara. Njė dashuri me emrin Agi, qė edhe nė moshė tė vonė, i fali ndjenjat mė tė bukura.

Kur Kadareja i preu geėshetin Elenės

Dashuria me njė shkrimtar tė madh, duhet tė jetė dashuri e madhe. Dhe Ismail Kadare me Elena Kadarenė nuk e kanė prishur rregullin. As me faktin qė kontakti i parė mes tyre nisi nga njė letėr qė vajza adoleshente nga Elbasani ia dėrgonte studentit nė Moskė, afro 50 vjet mė parė, pėr t'i lexuar njė tregim tė saj nė gazetėn "Zėri i Rinisė". As kur ai e takoi pėr herė tė parė dhe ajo shtangu me tė folurėn snobe qė Ismaili tregoi nė sy tė njė kushėriri. As kur i shkoi nė konvikt nė Qytetin Studenti dhe nxori njė brisk, e ashtu pa folur e papandehur i preu njė pjesė tė gėrshetit, dhe veprimin-habi e shoqėroi me fjalėt "e dua pėr kujtim". As kur i shkoi nė shtėpinė e prindėrve nė Elbasan dhe tė gjithė kujtuan se do t'i kėrkonte dorėn, ndėrsa ai vetėm fjeti gjumė atje pa e hapur fare muhabetin e shumėpritur. As kur njė ditė tė bukur i dėrguan familjeve nga njė telegram ku njoftonin se ishin fejuar, njė veprim-ēudi i asaj kohe, e as kur bėnė ceremoninė e dasmės me kushtin qė tė gjithė tė ftuarit tė mos ishin me bashkėshortėt. Shumė varėn buzėt nga ky kusht, por beqarėt u kėnaqėn pa masė. Mes tyre ishin edhe Dritėroi dhe Sadija, dy miqtė e vjetėr tė ēiftit Kadare, qė u njohėn pikėrisht nė atė dasmė tė kolegut dhe mikut tė tyre. Ēifti ishte nga mė interesantėt. Ajo njė bionde e bukur rrėzėllitėse, ai njė shkrimtar race gjithnjė nė rritje. Tė dy tė njė ere qė frynte nė Shqipėrinė e viteve '60. Pak erė Moske, pak erė Perėndimi dhe me shumicė erė dashurie. Tė njė dashurie tė papėrsėritshme. Me tė bukurat dhe tė papriturat e saj. Me tallazet dhe emocionet plot ndjenjė. Pėr tė vėrtetuar pėrherė edhe tashmė qė Ismail Kadare ka kaluar tė 70-at dhe ajo tė 65-at, se dashuria me njė shkrimtar tė madh ėshtė njė dashuri e madhe.

Njohja e Dritėroit me Sadijen nė dasmėn e Kadaresė

Dasma e Ismail Kadaresė nė vitin 1963 ishte edhe fillimi i njė dashurie qė do t'i ēonte nė martesė Dritėro dhe Sadije Agollin. Ajo ishte e ftuara nga ana e nuses, Helenės, ndėrsa shkrimtari i madh, i ftuari i dhėndrit. "Ē'ėshtė kjo elbasanllie e bukur me bel tė hollė?", i ka thėnė Dritėroi vajzės me tė cilėn po prezantohej. "Nuk ėshtė elbasanllie Dritėro, por ėshtė shkodrane", ia ka kthyer aty pėr aty Naum Prifti. Dritėro Agolli ishte atėherė 32 vjeē, ndėrsa Sadija 21, njė diferencė qė ata s'e ndien kurrė tė krijonte distancė mes tyre. "Kishte filluar dasma dhe tė gjithė ngriheshin nė vallėzim, por Dritėroi ndryshe nga tė tjerėt nuk ngrihej", kishte vėrejtur Sadija atė tė diel. Nė atė kohė, Dritėroi sapo ishte ndarė nga gruaja e tij ruse, e cila kishte ikur nga Shqipėria pas prishjes sė marrėdhėnieve me sovjetikėt. "Unė shkova dhe e ngrita nė vallėzim, pas kėsaj ne filluam tė takoheshim dhe tė dilnim", kujton Sadija. Pas dy vitesh, ēifti vendos tė martohet. Njė dasmė tradicionale me tė afėrm e me dolli, ku aq shumė njerėz kishte sa ēifti s'kishte as vend ku tė flinte. "Atėherė morėm njė kolltuk trevendėsh dhe e vendosėm nė ballkon dhe aty fjetėm bashkė me Sadijen dhe kaluam natėn e parė zyrtare si burrė e grua derisa u zbardh mėngjesi", kujton shkrimtari i njohur, qė prej mė se 30 vjetėsh gdhihet e ngryset me dashurinė e tij, Sadijen.

Dashuria e Jusuf Vrionit pas internimit

Ishte aristokrati i fundit shqiptar. Njė personalitet magjepsės pėr tė cilin kolegėt kanė thėnė se rrallėherė i vjen letėrsisė shqipe. Ka qenė 43 vjeē kur gjeniu do tė njihej me Agin, nė verėn e vitit 1959, gruaja qė do tė kthehej mė vonė nė bashkėshorte. Nė kujtimet e saj Agi tregon se ėshtė njohur rastėsisht, njė ditė e diel korriku nė plazhin e Durrėsit. Mė pas tė dy do tė kalonin tė gjitha vuajtjet e sistemit dhe dėnimet qė iu dhanė Vrionit nga diktatura. I sapo kthyer nga internimi nė fshatrat e Fierit, Jusuf Vrioni shkruan nė kujtimet e tij pėr njohjen me Agin, se tashmė kishte njė arsye mė tepėr pėr tė punuar. Njė dashuri e ardhur vonė nė jetėn e aristokratit qė kish njohur sallonet mondane tė Italisė, Parisit dhe kryeqyteteve tė tjera tė Evropės, por qė do tė kishte jo mė pak pasion dhe ndjenjė. Pas gjashtė vitesh ēiftit i lind njė djalė, tė cilin e quajnė Alan. Por lidhja e Jusufit me Agin duket se i solli jo pak fat pėrkthyesit tė njohur. Pas martesės ai zhvendoset nga Fieri nė Tiranė, ku dhe nis punėn si pėrkthyes. Mė pas do tė njihej me Kadarenė dhe do tė realizonte pėrkthimin e librit tė tij tė parė nė frėngjisht "Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur". Pėr 40 vite Jusufi jetoi me Agin deri sa vdiq nė Francė, nė vitin 2001.

“Ylli i zemrės” sė Lasgush Poradecit

Historia e tyre e dashurisė ėshtė po aq e bukur sa lirikat e tij. Poeti i dashurisė e njohu Nafijen atėherė kur po shkruante gjithnjė e mė pak, pas Luftės sė Dytė Botėrore kur Shqipėria po zvogėlohej gjithnjė e mė shumė nga izolimi e nga pamundėsitė pėr tė udhėtuar nė botė. Njohja e tyre ėshtė bėrė shumė vonė publike, nga botimi qė bėnė vajzat e tyre tė letėrkėmbimit tė ēiftit tė viteve '40. Kėshtu nga to del qė Nafija dhe Lasgushi pėr herė tė parė takohen nė Shkollėn e Vizatimit nė Tiranė, nė vitin 1937. Njė grup poeteshash tė shkollės "Nėna Mbretėreshė" vizitojnė njė ekspozitė aty ku Lasgushi jepte mėsime vizatimi. Para kėtij takimi ai kishte lexuar poezitė e Nafijes. Drejtori i shkollės ia prezantoi. Ja ēfarė do t'i shkruante sė ėmės Llazari, zonjės Kostandina Gusho, pėr vajzėn qė do tė bėhej gruaja e jetės: "Nėna ime e dashur, duke dashur tė martohem me njė ēupė pe shkolle qė mė ka hije, kėrkoj lejėn t'ėnde. Eshtė njė lesh-verdhė e hollė, ashtu siē mė pėlqen mua, por mė shumė se kėto mė pėlqen mendja dhe shpirti i saj. Unė me ēupėn jam njohur pėrpara dy vjetėve kur ajo ishte nxėnėse nė klasėn e tetė...". U fejuan dhe nė qershor tė vitit 1939 vunė kurorė civile nė bashkinė e Durrėsit. Lindja e dy vajzave e lumturuan ēiftin. "Ime mė e ka adhuruar tim atė", tregon vajza e tyre. Bashkėshortja e poetit vdes nė Pogradec nė 3 gusht 1983, pesė vjet para tij. Ai ėshtė zgjuar i tmerruar tek ka parė se e shoqja po jepte shpirt. Ishin tė dy nė njė shtrat. Kur trupi u nda nga shpirti, ai, poeti i madh nuk reshtte sė puthuri kėmbėt e duart e sė shoqes.

Propozimi i Petro Markos nė takimin e parė

Ajo ishte njė piktore e bukur dhe e talentuar. Ai njė gazetar qė kishte luftuar nė Spanjė dhe drejtonte gazetėn "Bashkimi". Poeti qė kishte parė vuajtjet e luftės nuk kish si tė mos i bėnte pėrshtypje bukuroshja qė donte tė punonte nė gazetė. Ndaj nuk zgjati shumė, por nė takimin e parė, Petro Marko i propozon asaj pėr martesė. Ishte njė dashuri me shikim tė parė dhe dy tė rinjtė nuk do ta braktisnin njėri-tjetrin dhe nė ditėt mė tė vėshtira tė tyre. Nga kėtu do tė lindte njė histori qė u pėrjetua nė vargjet dhe prozėn e Petro Markos. Nė librin "Intervistė me vetveten", Marko rrėfen gjithė historinė e dhimbshme tė dashurisė sė tij me Safon. Njė dashuri qė Marko e ktheu nė monument letrar. Janė me dhjetėra poezitė qė Marko i ka kushtuar bashkėshortes sė tij me tė cilėn pati dy fėmijė, Aranitėn dhe Jamarbėrin. Si gjithė jeta e shkrimtarėve tė kohės sė diktaturės edhe historia e Petros me Safon do tė kalonte kalvarin e vuajtjeve. Kur Petro ishte nė burg nėn vėzhgim tė rreptė, Safo i dėrgonte letra tė fshehura nė ushqime apo mesazhe tė shkruara nė kapakėt e enėve.

Dashuria e dhimbshme e Dhimitėr Paskos

Njė dashuri qė i tejkalon masat e njerėzores, gati si nė prozėn e Kutelit (Dhimitėr Paskos) tė gėrshetuar mes reales dhe magjikes. Njė lidhje qė i provon tė gjitha, qė nga ditėt e lumtura dhe deri nė vuajtjet, burgosjet, internimet, qė do ta shoqėronin shkrimtarin gjatė jetės. Eftipi Skėndo ishte njė nga vajzat mė tė bukura nė Korēė dhe punonte si mėsuese nė gjimnazin e qytetit. Ndėrsa Dhimiri, veē sharmit djaloshar, ishte dhe ajka e elitės sė qytetit qė nė atė kohė cilėsohej si "Parisi i Vogėl". Tė lindur tė dy nė njė ditė, nė 13 shtator, Dhimitri dhe Eftipia ishin bėrė pėr njėri-tjetrin. Dashuria e tyre do tė kurorėzohej me martesė nė vitin 1946 dhe patėn tre fėmijė. Por si nė veprat e Paskos historia e tyre do tė ngjante me historitė e "Njė mijė e njė netėve". Njė vit pas martesės, nė 16 maj 1947, Mitrush Kutelin e burgosėn dhe e dėrguan nė kampin shfarosės tė Vloēishtit nė Maliq. Nė kėtė kohė Kuteli i dėrgonte gruas njė poezi ku i kėrkonte tė largohej nga ai. "Kaq afėr jemi, por kaq larg,/ Tė lutem mos mė prit/ Na ndajnė terre rreth e qark/ Dhe yll pėr mua s'ndrit". Pėr dy vite Eftipia e ndoqi Kutelin nė tė gjitha kampet ku ai vuajti dėnimin deri sa ai u lirua nė prill tė vitit 1949 dhe internimet qė e ndoqėn gjatė gjithė jetės.

Makina e shkrimit qe shiti Shuteriqi per dashurine

Ata nuk ndaheshin kurrė nga njėri-tjetri. Nėse do shikoje Dhimitrin, duhet tė ktheje kokėn pėrqark pėr tė "gjetur" Myneverin. Tani qė ai s'ėshtė mė, ajo e ka gjetur njė mėnyrė qė tė jetojė sėrish me tė. Me kujtimet e tij, me librat dhe fjalėt e lėna nė ditar, fotografitė e vendosura nė ēdo cep tė shtėpisė dhe me dashurinė qė e ruan tė freskėt, ashtu si para 60 e ca vjetėve. Atėherė kur u njohėn ishin tė dy shumė tė rinj, por po ashtu mbetėn edhe shumė vite mė pas. Ja ēfarė shkruan shkrimtari i njohur pėr bashkėshorten e tij nė ditarin qė ka mbajtur mė 21 qershor tė vitit 2001. "Sot, Myneveri mbushi 77 vjeē. Dhe mua mė dukesh po e re! Memoria, humori, gjallėria e saj, po njėsoj. Ėshtė shėndoshur pak, po jo si njerėzit qė trashen e rėndohen me moshėn, pėrkundrazi, i vete. Kur vinte, nė rini tė saj, dita e lindjes tė saj, 21 qershori, - Dita e parė e Verės, kjo ditė, le tė ishin pjekur qershitė e mushmollat e fiqtė shėngjinės, i sillte pėrsėri freskinė e saj tė habitshme, veē e pėrtėrin sot, nuk e plak...". Dashuria e tyre bazohej nė miqėsinė e tyre tė fortė dhe nė sakrificė. "Kur isha shumė e re pata njė sėmundje shumė tė rėndė. Nė atė kohė nė Shqipėri nuk kishte ilaēe dhe gjendja ekonomike e vendit ishte shumė e rėndė. Pėr tė mė ndihmuar mua shiti tė gjitha gjėrat, madje edhe gjėnė mė tė shtrenjtė qė kishte, makinėn e shkrimit, qė e kishte marrė me vete nga Franca", tregon Myneveri nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn "Tirana Observer". Ēifti Shuteriqi kanė tre fėmijė, dy vajza dhe njė djalė.

Niri, dashuria nė Romė e Vedat Kokonės

Ishte viti 1940. Ai ishte mėsues i Shqipes dhe Frėngjishtes nė gjimnazin e Tiranės, ndėrsa ajo njė studente nė Itali. Vedatit i kishin hedhur prej kohėsh disa fjalė pėr Nirin, vajzėn e Toptanajve, por atėherė shkrimtari i njohur as qė mendonte tė martohej dhe tė flakte "lirinė". Por e gjitha kjo, para takimit tė rastėsishėm nė shatėrvanin e sheshit "Skėnderbej". "Nirin e kisha parė disa herė para nja katėr vjetėve, kur mund tė ishte nja 14 vjeēe. M'u duk sikur dikush mė dha njė flakurismė sa mė lėshuan sytė xixa, jo aq nga bukuria, por nga ajo jetė e gjallėri...". Kėshtu shkruan pėr takimin e parė nė librin "Endur nė tisin e kohės" Vedat Kokona pėr dashurinė e jetės sė tij. Pas kėtij takimi, ata udhėtojnė nė tė njėjtin avion pėr nė Romė, e madje flenė nė tė njėjtin hotel e nė tė njėjtėn dhomė. "Kur e pashė ashtu tė shtrirė, me ata flokė tė artė, atė fytyrė tė freskėt, ato llėrė gjysmėlakuriq...... Ndenja njė copė herė tė madhe duke e soditur me ėndje dhe me etje, si ai i djeguri nga etja pėrpara qelqit tė kristaltė me ujė tė freskėt, por tė cilėn ia kanė ndaluar ta pijė. U shtriva nė shtratin tim". Kėto janė disa copėza tė asaj nate, ku nė zemrėn e Kokonės u brumos dashuria pėr Nirin. Mė 3 gusht tė vitit 1941 ata martohen dhe kalojnė njė muaj mjalti, qė shkrimtari i pėrmbledh me fjalėt e poetit Ali Asllani, "Amore, felicita".

Dorina topollaj, Qamil Xhani

Kortezi e TiranaObserver


Ju ftojmė tė rrėfeni historinė tuaj tė dashurisė nė Forumin Shqiptar kėtu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.