Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dashuria e tepert del hidherim.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 100 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Letersi :: Shpallen fituesit e konkursit letrar "Albasoul"
Postuar nga: Albo

Letersi Konkursi letrar "Albasoul" i organizuar nga stafi i Forumit Shqiptar ngjalli njė interes tė madh tek tė gjithė krijuesit letrarė shqiptarė qė frekuentojnė komunitetin tonė virtual. Edhe pse ky ishte konkursi i parė i kėtij lloji qė stafi i forumit ndėrmori, interesi ishte i madh. Na kanė mbėrritur njė numėr i madh krijimesh edhe pasi dita e fundit tė pranimit tė krijimeve kishte kaluar.

E veēanta e konkursit tonė letrar ėshtė se konkurentėt janė vetė anėtarėt dhe vizitorėt e komunitetit tonė virtual. Kurse juria janė anėtarėt e regjistruar tė forumit shqiptar. Kushdo mund tė marri pjesė nė konkurs dhe kushdo mund tė jepte votėn e tij publike pėr krijimin qė i pėlqeu mė shumė. Mė poshtė mund tė njiheni me fituesit:

Sot ėshtė data 27 Dhjetor 2007 dhe po shpallim fituesit e Konkursit Letrar Albasoul pėr 2007. Pėrpara se tė japim emrat e fituesve duam tė pėrshėndesim tė gjithė krijuesit shqiptarė qė zgjodhėn tė marrin pjesė me krijimet e tyre. Faleminderit pėr emocionet e dhuruara nga pena juaj dhe mund tė themi me plot gojė se konkursi ishte njė sukses i vėrtetė falė pjesmarrjes suaj dhe interesit tė madh qė zgjoi tek anėtarėt e Forumit Shqiptar dhe Albasoul.

Konkursi filloi nė datėn 5sė Dhjetor 2007, dhe pėrfundoi nė datėn 25 Dhjetor 2007. Morėn pjesė 20 krijues me krijimet e tyre pė ndarjen poezi dhe 8 krijues pėr ndarjen prozė. Mė poshtė mund tė njihenime krijimet e anėtarve.

Ndarja Poezi (kliko)

Ndarja Prozė (kliko)




Fituesit e konkursit janė:

Ndarja Poezi:

1. Fėmijėria e Humbur - Lediana Kapaj (DI_ANA) - Vėndi i Parė
2. Burrat - Alma Papamihali (*Palma*) - Vėndi i Dytė
3. Seē m'u trėmbėn tė bukurat fjalė - Ardita Jatru (Ard) - Vėndi i Tretė


Ndarja Prozė:

1.Shpėrfytyrime - Mustafa Ferizi (STAFER) - Vėndi i parė


--------------------

Fėmijėria e humbur


Ti linde nga dy prindėr, qė bashkė kurrė si ke parė,
sa shumė qė tė munguan, nė fėmijėrinė e vrarė,
jo pėrkėdhelje s'njohe, se ndjeve kurrė ngrohtėsinė,
nė qoshe vetėm rrije, mendoje lumturine...

Shikoje moshatarėt me prindėrit tė rrethuar,
dhe ti gjithmonė e vetme,e strukur,e lėnduar,
si ta doje tė ishe, jo kaq e dėshpėruar,
njė mrekulli kėrkoje, pėr shpirtin e munduar...

Dhe luteshe ti e vetme, dikush tė tė dėgjonte,
njė shishe nė det hodhe, askush nuk e shikonte,
nga dallgėt seē u mor, nė thellėsi e futėn,
njė letėr me lot shkruar, rrymat diku e zhdukėn..

Dhe vitet po kalonin, po lotėt s'po shteronin,
mungesėn shumė e ndjeje, me ty ėngjėjt lotonin,
ata i kishe shokė, me ta ndaje hidhėrimin
njė botė imagjinare..asaj ja dhe besimin...

Dhe ėngjėjt tė mėsuan, se jeta tė ish dhėnė,
aty duhej luftuar, nė tokė pėr tė mos rėnė,
me forcėn tė pajisėn, dhe krahėt ty ti dhanė,
"vazhdo tė ecėsh para, gjithmonė do na kesh pranė"!

E vetme more rrugėt, ku shkoje as vetė s'dije,
me jetėn do luftoje, dhe fatin ti do gjeje,
shpresa tė shoqėronte, si hije pas gjithmonė,
jo s'kishe mė ti frikė, pėr lumturinė s'ish vonė..

Natyrėn shumė e doje, dhe sytė po tė shkėlqenin,
me hėnėn bisedoje, dhe yjet t'u rrėfenin,
nga dielli lart shikoje, dhe rrezet ty tė ngrohnin,
dhe ėngjėjt prapė me ty, vazhdonin bisedonin...

Papritur e kuptove, sa shumė qė ishe rritur,
sa shpejt vitet kaluan, nuk ishe mė e mitur,
po prapė sa do tė doje tė thoje fjalėn "nėnė",
te dy seē tė mungonin, dėshira s'tė kish lėnė..

Dėshira pėr ti parė, dėshira pėr ti puthur,
jo s'munde ti urreje dhe zotit i je lutur,
i'u lute qė ti njihje, i'u lute qė ti falte,
me zemėr i kėrkoje, asgjė nuk mund tė ndalte...

Larg vendit tėnd ti ike, kurbetin ti e njohe,
vazhdoje drejt njė rrugė, ku veten do e zgjoje,
njerėzit tė vlerėsuan dhe shumė tė pėrkrahėn
dhe prapė ėngjėjt tė flisnin,jo kurrė ata s'u ndalėn...

Kurbeti ty tė rriti, sa shumė gjėra mėsove,
njė ditė njė letėr erdhi, dhe befas prapė lotove,
"tė lutem bija ime,tė lutem tė mė falėsh,
mė jep ti sot njė ēast dhe ndjenjat mos mi ndalėsh,

jo kurrė s'tė kam harruar, fajtor pėr ty kam qėnė,
mė ler qė tė tė dua, sa shumė kam pėr tė thėnė,
mė ler qė tė tė prek, mė ler qė tė tė shoh,
tė lutem mos gjyko, sa dua tė tė njoh"...

Dhe letrėn fort shtrėngove dhe zemra fluturoi,
njė ēast harrove dhimbjet qė jeta tė shkaktoi,
i fale qė tė dy, sa shumė kishin munguar,
mos vallė po tė mos vuajmė, nuk dalim tė fituar?!.

Dhe befas ti e njohe, atė qė quhej "at",
sa tepėr e shtrėngove, sa tepėr atė natė,
sa shumė qė kish ndryshuar, sa shumė e kishe dashur,
pėrditė edhe mė tepėr, nė zemrėn fort tė plasur!

Dhe jeta s'tė la kohė, gėzimin tė shijoje,
njė ditė vdekja ta mori, dhe s'munde ta shikoje,
dhe shpirti prapė u vra, sėrish u pėrvėlua,
sa doje tė ish afer...ti thoje-"sa tė dua"!

E humbe,u trishtove dhe ėndrrat seē t'u zhdukėn,
nė thellėsinė e dhimbjes ato njė ditė u futėn,
dhe pėrsėri u struke, thėrrisje lumturinė,
atė qė ty tė mori, shpresat dhe fėmijėrinė...

Dhe pėrsėri u ngrite dhe pėrsėri luftove,
e doje ti pasionin, dashurinė ti doje,
e doje njerėzimin, doje gjithēka tė bukur,
se doje mė trishtimin, pėr jetėn ishe lutur...

Kur zemrėn tėnde shoh, me mijėra drita dalin..
"Akoma ke tė japėsh, akoma do tė falin,
mos ul ti kokėn sot, tė lutem fshiji sytė,
e fortė gjithmonė qėndro, mendo qė je e dytė.

Kur zemrėn tėnde shoh,ylberin e vėshtroj,
sa herė ndeshem me tė,mėrzitjen e largoj,
kur zemrėn tėnde has, dhe shoh sa tepėr vuaj,
ul kokėn dhe largohem..skur tė jem e huaj.

Kur ti fillon mė flet,mė dalin trėndafilat,
kur ti mė reciton, pėr vete bėn bilbilat,
kur sytė e tu i ndjej,shkėlqimi mė mahnit
kur lehtė tė vėshtroj vetevetja mė habit,

jo vetėm ti nuk je, dikush nga lart shikon,
ėngjėlli yt ėshtė bėrė dhe dhimbjen ta largon,
jo s'mund tė jetė i vdekur, se zemrėn ty ta dha,
diēka qe ka shume vlere, ai pėr ty e la"!

Shikimin ti mė hodhe, dhe dorėn mė shtrėngove,
"tė lutem shiko pak- dhe befas mė lėshove-,
je zėri qė mė flet, je zėri im i fshehtė,
je forca qė kam brenda dhe kur s'e kam tė lehtė".

Dhe njėsh me ty u bėra, siē kisha qenė gjithmonė,
me ty vazhdoj unė ecjen, jo s'mund tė jetė vonė,
pasioni, dashuria, ndjenja..sot po mungojnė,
e di qė do ti gjejmė, nuk mundemi ti harrojmė..

Krenare jam pėr ty, ashtu siē je pėr mua,
me ty unė linda mike, shumė fort sot une tė dua,
nuk ka jetė pa disfata, nuk ka jetė tė dhuruar,
tė gjithė po luftojmė, ē'do ditė pėr tė fituar..

Tė gjithė tė fortė tė jemi, jo dhimbja s'na rrėzon,
vėrtetė na lagėn syte, vėrtetė zemra loton,
vėrtetė ne vuajmė jetėn, vėrtetė ka padrejtėsi,
po vetėm njė jetė kemi, s'ia vlen tė rrimė nė zi!

Ia vlen qė ta shijojmė, jo ndjenjat mos harrojmė,
vėrtetė shenjė e kaluara, vėrtetė do ta mendojmė,
po jo tė na pengojė qė dritėn tė shikojmė,
po jo tė na pengojė me ėngjėjt tė vallzojmė..

Tė tashmen tė shikojmė, frikėn ne ta ndalim,
tė duam njerėzimin, gabimet ne ti falim,
gjykimet nuk kanė vlerė as vend nė zemrat tona,
tė ardhmen tė mendojmė, kjo botė ėshtė e jona!

Lediana Kapaj



Shpėrfytyrime

Vallė nė kėtė kasaba nuk paska njeri i cili do tė mė ndihmonte pėr tė komunikuar me njerėz? Pse ti zonjė nuk di tė komunikosh me ta, nuk flet shqip? Ore njeri unė nuk i njoh njerėzit e traumatizuar nga lufta! Ē’tė duhen ty ata? Dua tė shkruaj pėr ta! Gabimisht tė kanė informuar, grua, kėtu nuk ka tė tillė. Si nuk ka? Ashtu nuk ka! Po mirė, a ėshtė ky vend i goditur mė sė shumti nga lufta? Ėshtė! A ėshtė e vėrtetė se kėtu mė sė shumti ka pasur vrasje, dhunime? Po, edhe tė masakruar ka pasur! Dhe ti mė thua se kėtu nuk ka tė traumatizuar! Ashtu ėshtė! Ore ti, si e pate emrin.? Emrin e kam Zenė, kurse mbiemrin Ziba!. Mirė e di ti ē’ėshtė trauma? Di ti zonjė ē’ėshtė lufta? Natyrisht se e di, nė tė kundėrtėn nuk do tė gjendesha kėtu. Sigurisht di nga filmat dhe romanet! Shiko ti...si e pate emrin...? Zenė, zonjė, emrin e kam Zenė kurse mbiemrin Ziba. E pra ti Zenė Ziba, nuk lejoj qė tė tallesh me mua! Zonjė, nuk ėshtė nė natyrėn time tė tallem me ata me tė cilėt pi kafe, e aq mė pak me njė zonjė te nderuar pėr tė cilėn njerėzit kėtu po flasin aq shumė. Pėr mua flasin? Sigurisht, sepse janė gėzuar qė gjendesh kėtu! Kurse unė me dėshirė do tė doja tė ikja sa mė parė nga ky vend i mallkuar. Mos po nxiton pak si tepėr zonjė... nė qytetin tonė ka gjera interesante pėr tė cilat do tė mund t’i hynin nė punė juve gazetarėve. Gjėra interesante thua? Po zonjė, madje edhe frymėzuese. Ore zotėri, nuk mė duhen mua frymėzimet, por rrėfimet e gjalla tė njerėzve tė traumatizuar, a po kupton! Mė vjen keq zonjė, tė thash, kėtu nuk mund tė gjesh as rrėfime, as njerėz tė tillė! Po mirė, kush ėshtė ai njeri nė fund tė restorantit qė vazhdimisht po shikon pėrtej dritares? Ai njeri, nė kėtė restorant vjen pėr ēdo mėngjes, ulėt, porositė njė kafe, dhe beso zonjė, terė ditėn e lume shikon diku jashtė! Ke e shikon ai i gjorė ? Ke, ke, fėmijėt gruan dhe nėnėn plakė qė ia vranė para syve! E ai tjetri afėr tij, qė po heshtė? Cili.. kėtu zonjė heshtin tė gjithė! Ai de ai me shall tė bardhė rreth qafės! Zonjė, tash behėn shtatė vite nga mbarimi i luftės, e herifi nuk e ka folur asnjė fjalė me askė. Si me askė? Ashtu...herė tė fundit foli me Radovanin , kur e luti qė ta vrisnin atė, e tė ia kursenin tė vetmin fėmijė qė kishte...Ēka ndodhi pastaj? Zezėdita...ia rrėmbyen vogėlushin nga gjoksi dhe nė praninė e tij, ia therėn thikė... E ai atje nė atė kėnd qė po flenė mbi tavolinė...? Zonjė ai atje nė kėnd mbi tavolinė nuk fle por qanė? Qanė? Po ulė kokėn dhe qanė nė heshtje, nuk do qė ta ia shohin njerėzit lotėt qė i dredh pėr familjen tė cilėn ia dogjėn, deri sa gjendej nė mal. Po ai njeri qė po flet zėshėm me dike, nuk e dalloj dot, me ke flet ai? Flet vetmevete zonjė? Mos edhe atij ia dogjėn shtėpinė? Jo zonjė, para se tė ia djegin shtėpinė, ia dhunuan gruan dhe motrat, pastaj i varėn nė manin e vjetėr, qė gjendej nė oborrit e shtėpisė! E ai, ku gjendej ai? Dihet nė mal, me armė nė dorė. Tmerr, tmerr! Prit, zonjė, prit se ka ende...e pave atė gruan sot nė mėngjes? Cilėn grua? Atė qė mihte! Po, por nuk ėshtė kurrgjė e jashtėzakonshme tė shihet duke mihur femra shqiptare, tė kujtohen gratė e Ēajupit, burrat e tė cilave rrinin nėn hije, deri sa ato punonin? E jashtėzakonshme ėshtė se ajo mihė nėpėr arat e huaja, nėpėr rrugė, madje edhe nėpėr kopshtet e fqinjėve me zarzavate mihė, duke i dėmtuar shumė...mihė, kėrkon burrin dhe tre fėmijė e mitur, varrin e tė cilėve nuk e gjeti kurrė. Po pse nuk e izoloni pasi qė po bėka dėme! Kemi konsideruar se nuk ėshtė e rrezikshme meqė ka filluar tė mihė nėpėr ujė! Po pse nėpėr ujė? E ka gjetur njė kėpucė fėmije dhe mendon se ėshtė i fėmijėve tė saj! Megjithatė, do tė thotė se kėtu paska njerėz tė rrezikshėm, pse nuk mė the se ka njerėz tė tillė...?. Jo zonjė pėr ty ka kaluar rreziku, ndonėse dje e ke pasur punėn keq, veēsa nuk tė sulmuan! Pse dje e kam pasur punėn keq, nga kush, a bėn tė dihet? Nga njerėzit kėtu, mendonin se je Radojka e Radovanit...e shoqja e atij policit serb i cili masakroi shumė njerėz kėtu! Dhe? I binda disi, por kjo ngjyra e flokėve tua, nuk i lente tė qetė! Ngyra e flokėve tė mia po ua zeka rrugėn! Mos u brengos zonjė, sepse mė nė fund i binda se nė tė vėrtetė je mėsuesja e fėmijėve tanė, Drita! Dhe tė besuan! Jo menjėherė, sepse thonin: mėsuesja Drita megjithatė ishte brune, pse zonja Drita ke ndėrruar ngjyrėn e flokėve? Terė jetėn time kam pas kėtė ngjyrė tė flokėve! Jo zonjė, kanė tė drejtė vendasit e mi qė dyshojnė nė identitetin tėnd! Dyshon edhe ti! Unė, jo... por nuk mund tė kuptoj pse e braktise profesionin shenjtė tė mėsueses, pėr tu bėrė njė gazetare e thjeshtė? Shiko ti...si e pate at dreq emėr..?Zena jam, Zenė Ziba mė quajnė! E mė dėgjo mirė ti Zenė Ziba... sė pari nuk quhem Drita, por Dita; se dyti, nuk jam zonjė por zonjushe, besoj se din dallimin midis njėrės dhe tjetrės; se treti nuk jam gazetare as mėsuese por studiuese, shkencėtare, psikologe; sė katėrti, nuk di se kush ma mbushim mendjen tė vijė nė kėtė shkretinė sė cilės edhe zoti ia paska kthyer shpinėn; dhe sė pesti, nuk e kam tė qartė pse po ēaj dėrrasa mė ty? Kur ka ndodhur kjo zonjė? Cila? Kjo de qė po mendon qė nuk je mėsuese por shkencėtare. Nuk po kuptoj? Edhe veterinari ynė thoshte se ishte mjek njerėzish, madje edhe dentist, ndėrkohė qė shėronte kafshėt e sėmura! Cili veterinar ore njeri? Ai qė tė ngushėllonte? Pse mė ngushėllonte, mos vallė mė kishte vdekur kush? Maēoku, de maēoku tė kishte ngordhur, u sėmur dhe ngordhi... kurse njerėzit zunė tė flisnin pastaj...Ē’flisnin njerėzit a bėn tė dihet? Paj...thonin...ra maēoku e u martua mėsuesja me veterinarin? Unė me veterinarin? Pikėrisht me te, ndjesė pastė! Pse, paska vdekur? Nuk dihet ne ka vdekur, apo ėshtė zhdukur! A mė tregon ti mua Zen Ziba, kur ka autobus kėtu? Kėtu autobusi vjen njė herė nė javė. Nė herė nė javė the? Jo, desha tė them, njė herė nė muaj, por ēka tė duhet ty autobusi,? Dua tė ik sa mė parė qė ėshtė e mundur nga kjo ēmenduri, ja pse! Mėsuese Drita, mendoj se prapė po ngutesh, se...Ore njeri, edhe sa herė duhet tė them se nuk quhem Drita, por Dita, se nuk jam mėsuese por shkencėtare, a po kupton? Unė po tė kuptoj, por edhe ti duhet ta kuptosh hallin e fėmijėve tanė! The kėtu s’ka autobus para njė muaji? Unė thash ashtu? Ti me gojėn tėnde! Gabimisht paske dėgjuar mėsuese e nderuar... ē prej se ėshtė rrėnuar ura, kėtu kurrė nuk ka rentė ndonjė autobus! Gjepura....po unė si erdha kėtu, mendon se fluturova, apo pika nga qielli? Ti mėsuese, as qė ke ikur fare nga kėtu! Si nuk kam ikur? Ashtu, kėtu me ne ke qėndruar terė kohėn! Edhe gjatė luftės? Edhe gjatė luftės edhe para, edhe pas saj... Po ti, kush je? Veterinari jam, nuk mė njeh? Po nuk the se ėshtė zhdukur! Thash zonjė se nuk dihet ne ėshtė zhdukur, apo e kanė vrarė! Mirė, je ti i zhdukuri apo i vrari ? Jam yt shoq, dreqi e marrtė....!


Mustafa Ferizi



--------------------



Ēmimi pėr fituesit e dy zhanrave ėshtė publikimi i krijimeve tek Albasoul.com si dhe njė ēmim simbolik nga ana e stafit prej $50. Kemi menduar qė ēmimi tu jepet fituesve nė formėn e njė kartė-dhuratė nga Amazon.com ku fituesit mund tė blejnė librat e tyre tė preferuar.

Shpresojmė qė ky konkurs tė kthehet nė njė traditė nė vitet e ardhshme.


Suksese krijuesve,
Stafi i Letėrsisė


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.