Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burrat e mbajne zemren ne seksin e tyre, grate e mbajne seksin ne zemren e tyre.
--- de Chazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 129 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: Kush ėshtė Ina Rama, kryeprokuroria e re e Shqipėrisė?
Postuar nga: Albo

Lajme Kryeprokurorja Rama: Nuk e ndjej veten tė zgjedhur nga e djathta

Nė Shqipėri debati mbi Prokurorin e Pėrgjithshme vazhdon tė mbetet nė qėndėr tė vėmendjes. Ndėrsa pėrfaqėsuesit e tė djathtės nė pushtet por dhe vetė presidenti Bamir Topi kanė vlerėsuar emėrimin e zonjės Ina Rama, opozita nga ana tjetėr ka sulmuar ashpėr kreun e shtetit pėr mėnyrėn sesi ai veproi pėr shkarkimin e ish Prokurorit tė Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku.

Zonja Ina Rama, 35 vjeē u emėrua nė kėtė post tė enjten e kaluar, pas dekretimit tė emrit tė saj nga presidenti Topi. Zonja Rama vjen nga rradhėt e drejtėsisė. Sė fundmi ajo ka qėnė anėtare e Gjykatės sė Apelit pėr Krimet e Rėnda.



Zėri i Amerikės: Kur e morėt ju propozimin pėr postin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, a e prisnit ju njė propozim tė tillė?

Kryeprokurorja Rama: Duhet tė them se ishte njė propozim qė nuk e prisja, pavarėsisht se puna ime si juriste i ka shėrbyer karries sime, kisha investuar nė kėtė drejtim pėr tė bėrė njė karrierė nė profesionin tim por ky post, sinqerisht ishte jashtė alternativave tė mija. Propozimin e kam marrė nė rrugė tėrėsisht institucionale nga Presidenti i Republikės dhe mė duhet tė ndalem njė ēaste sepse e shoh tė nevojshme qė ta falenderoj rishtaz atė jo mė shumė pėr zgjedhjen se sa pėr motivet dhe qėllimet qė ai vuri nė prioritet tė zgjedhjes qė bėri.

Zėri i Amerikės: Pra, kur e morėt ju propozimin?

Kryeprokurorja Rama: Nuk mė duket se koha ėshtė shumė e rėndėsishme. Afėr momentit tė dekretimit.

Zėri i Amerikės: Gjatė momentit tė votimit tė kandidaturės suaj nė parlament nga opozita ka patur akuza se ju jeni pėrzgjedhur nga klanet brenda partisė demokratike. Cili ėshtė reagimi juaj ju lutem?

Kryeprokurorja Rama: Mua mė duket se kėto akuza mbeten tėrėsisht tė natyrės politike pėr sa kohė qė nuk kanė asnjė bazė tė vėrtetė, unė do t’i konsideroja hamendėsime. E vetmja gjė qė mund tė them ėshtė ajo qė pėrshkrova mė lart. Pavarėsisht nga ēfarė qendrimesh mund tė mbajė politika sot pėr motivet e saj, pėr mėnyrėn se si zhvillohet, mė duhet ta shpall se absolutisht nuk ekziston njė lidhje e tillė, absolutisht njė propozim i tillė nuk vjen nga asnjėri prej krahėve tė politikės.

Zėri i Amerikės: Atėhere ēfarė garancish mund tė jepni ju se do tė luftoni korrupsionin dhe se nuk do tė frenoheni apo ndikoheni nga fakti qė u zgjodhėt nga e djatha nė pushtet?

Kryeprokurorja Rama: Mė duhet tė precizoj pėr hir tė sė vėrtetės se nuk e ndjej veten tė zgjedhur nga e djathta, e ndjej veten tė votuar nga Kuvendi i Shqipėrisė, jo vetėm pėr shkak tė numrit tė votave, tė cilat sipas njė matematike tė thjeshtė tregojnė qė me tė vėrtetė ka patur njė votim pėrtej spektrit vetėm tė djathtė por njė votim akoma mė pėrfshirės. Por pavarėsisht nga kjo dhe sikur tė konsideronim kėtė qė thoni, unė mendoj qė nė themel tė gjithė punės sime, tė gjithė asaj qė kam bėrė deri mė sot dhe tė asaj qė unė mendoj se do tė bėj nė tė ardhmen ka qenė gjithmonė dhe do tė jenė profesionalizmi dhe doja tė thoja, jo vetėm unė, por mendoj se edhe tė gjithė njerėzit me tė cilėt unė do tė punoj sepse kjo ėshtė njė detyrė e cila nuk mund tė pėrballohet e vetme.

Zėri i Amerikės: Zonja Rama a ju shqetėson fakti qė ky post ka qėnė gjithmonė nėn presionet e politikės?

Kryeprokurorja Rama: Kjo ėshtė historia e kėtij institucioni. Nė tė vėrtetė unė nuk mund t’i heq asnjė presje asaj ēfarė ka ndodhur me kėtė institucion. Vizioni im lidhur me presionin apo ndikimin qė mund tė ketė politika mbi kėtė institucion i vetmi i tolerueshėm do tė thoja ėshtė deviza e pėrbashkėt pėr njė luftė kundėr kriminalitetit. Nė fund tė fundit edhe politika nė programet e saj aspiron pėr njė shoqėri tė pastėr, civile, tė ndėrtuar mbi norma demokratike dhe jo krimin. Nė kėtė drejtim edhe institucioni qė unė do tė drejtoj ecėn nė njė linjė. Ėshtė e vetmja mėnyrė me tė cilėn politika mund tė ndikojė mbi institucionin qė unė drejtoj.

Zėri i Amerikės: Megjithatė, ēfarė mungon nė drejtėsinė shqiptare ku ka ngecur puna kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit?

Kryeprokurorja Rama: Mendoj se lufta kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit nuk ėshtė njė luftė qė mund tė bėhet vetėm nga njė institucion. Ėshtė njė sfidė e gjithė shoqėrisė shqiptare dhe e gjithė shtetit shqiptar nė kohėt nė tė cilėn jetojmė. Nė kėtė kuptim mendoj se institucioni qė unė drejtoj, prokuroria pra, organi i akuzės, ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė bashkėrendojė punėn e saj, tė bashkėpunojė ngushtė me tė gjitha institucionet e tjera tė shtetit, duke i dhėnė prioritet Ministrisė sė Brendėshme dhe Ministrisė sė Drejtėsisė, organeve tė tjera tė drejtėsisė, shėrbimit informativ kombėtar si dhe institucioneve tė tjera homologe dhe organizmave tė huaja qė funksionojnė pėr tė njėjtin qėllim.

Zėri i Amerikės: Parlamenti ka kėrkuar qė prokuroria tė japė faktet dhe provat mbi akuzat e ngritura prej saj pėr ēėshtjen e rrugės Durrės-Kukės. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė ka marrė edhe njė ngarkesė tė madhe politike. A ju shqetėson fakti qė do tė merreni me njė ēėshtje kaq delikate qė nė fillim tė punės suaj?

Kryeprokurorja Rama: Jo. Mendoj qė kjo ėshtė pjesė e punės qė unė kam marrė pėrsipėr tė pėrballojė dhe normalisht nė lidhje me kėtė ēėshtje qė ėshtė njė ēėshtje konkrete nuk do tė preferoja tė flisja nė kėtė intervistė pasi qė njohja ime pėr tė ėshtė mediatike deri tani. Duhet t’ja lėmė kohės qoftė edhe njė pėrgjigje institucionale lidhur me kėtė ēėshtje.

Zėri i Amerikės: A ėshtė e saktė tė thuhet qė do tė merreni me kėtė problem, a ėshtė ky prioritet i punės suaj?

Kryeprokurorja Rama: Do tė merrem me tė gjitha problemet qė janė tė nevojshme dhe janė objekt i funksionimit tė institucionit tė akuzės, sigurisht pa lėnė asgjė jashtė trajtimit.

Zėri i Amerikės: Njė problem mbetet krimi i organizuar nė Shqipėri. Ēfarė mendoni ju se duhet tė bėjė prokuroria pėr t’u pėrballur dhe pėr tė qėnė nė krye tė kėsaj lufte.

Kryeprokurorja Rama: Prokuroria e Pėrgjithshme ėshtė maja mė e lartė e organit tė akuzės, por i gjithė organi i akuzės funksionon nė bazė tė normave ligjore qė pėrcakton kushtetuta dhe dispozitat e tjera tė dala nė zbatim tė saj. Organit tė akuzės nuk i duhet gjė tjetėr veēse tė zbatojė me pėrpikmėri ato tė drejta dhe ato detyrime qė ligji i ka pėrcaktuar pėr kėtė qėllim.

Zėri i Amerikės: Pėr ēėshtjen e prokurorit, a mendoni se duhet tė ketė njė mandat tė pėrcaktuar kohor?

Kryeprokurorja Rama: Mendoj qė ky ėshtė njė problem qė i pėrket gjithė reformės, ėshtė pjesė e reformės nė drejtėsinė shqiptare dhe mendoj qė do tė jetė pjesė e diskutimeve dhe do tė jetė kuvendi i Shqipėrisė qė do ta zgjidhė atė pėrfundimisht. Nuk mendoj se jam personi adapt dhe pikėrisht nė momentin qė ne flasim pėr tė dhėnė njė pėrgjigje tė saktė nė lidhje me ēėshtjen.

Intervistoi Rudina Dervishi



Ina Rama, pasuria e Prokurores sė re

Kryeprokurorja nuk ka shtėpi, nuk disponon asnjė pasuri dhe tė ardhurat e vetme janė pagat e saj e tė bashkėshortit
Nė vitin 2003 ēifti ka marrė kredi pėr shtėpi por mė pas 25 mijė $ i ka investuar nė njė lokal

TIRANĖ- Kryeprokuroria e re shqiptare, Ina Rama, ėshtė e varfėr ashtu si pothuajse tė gjithė zyrtarėt dhe politikanėt shqiptarė. Madje ajo nuk ka as njė banesė nė emėr tė saj ose bashkėshortit Agron Nuredini, i cili punon nė Ministrinė e Brendshme. "Shekulli" disponon tė gjitha deklarimet e pasurisė tė bėra nga ish- gjyqtarja Ina Rama, e cila qė nga viti 2004, kur ka plotėsuar deklarimin e saj tė parė, e deri tek i fundit nė mars tė kėtij viti, nuk ka shėnuar asnjė pasuri tė sajėn. Tė vetmet tė ardhura tė ēiftit janė pagat e tyre dhe asgjė tjetėr. Madje edhe njė kredi qė ēifti Ina Rama e Agron Nuredini morėn pėr tė blerė njė shtėpi, e shpenzuan nė gjėra tė tjera. Kryeprokurorja shqiptare ka investuar nga maji deri nė korrik tė vitit 2004 25 mijė dollarė pėr tė rregulluar lokalin e babait tė bashkėshortit tė saj nė qytetin e Durrėsit.

Deklarimi i parė i pasurisė nga ana e kryeprokurores sė re, Ina Rama, ėshtė bėrė nė 13 mars tė vitit 2004, nė kohėn kur ajo ishte gjyqtare nė Gjykatėn e rrethit Lushnje. Nė deklarimin e parė, i cili ėshtė edhe deklarimi bazė, Ina Rama ka pohuar se ajo dhe bashkėshorti nuk disponojnė asnjė pasuri tė pėrbashkėt. E vetmja pasuri e pėrbashkėt e tyre ėshtė njė kredi e marrė nė gjashtė maj tė vitit 2003 pėr tė blerė njė shtėpi nė lagjen numėr 13 nė qytetin e Durrėsit. Nė atė kohė ēifti ishte nė dilemė pėr ta blerė apo jo kėtė apartament dhe kėtė e ka shėnuar edhe nė deklarimin e pasurisė sė saj. Nė kėtė deklarim pasurie Ina Rama ka shėnuar edhe tė vetmet tė ardhura, pagat e shtetit. Gjyqtarja e Gjykatės sė Lushnjes ka marrė atė vit 716.587 mijė lekė tė reja, tė cilave pasi u janė hequr taksat kanė pėrfunduar nė 672.296 mijė lekė tė reja. Pėr ēudi, saktėsisht aq ka marrė edhe bashkėshorti i saj Agron Nuredini, punonjės nė Ministrinė e Rendit Publik.

Por njė vit mė pas ata pėrfundimisht vendosėn qė nuk do tė blinin shtėpinė, tė cilėn e kishin zgjedhur nė lagjen numėr 13 tė qytetit tė Durrėsit. Paratė e marra kredi kyeprokurorja dhe bashkėshorti i saj vendosėn qė t'i investonin nė rregullimin e njė lokali, pronė e babait tė Agron Nuredinit. Mė dhjetė maj tė vitit 2004 ata kanė investuar duke ribėrė tavanin e lokalit me kartonxhes dhe rregullimin e sistemit tė ajrimit. Mė pas nė 17 qershor ata kanė investuar edhe 13 mijė dollarė duke bėrė veshjen e jashtme tė lokalit mė duralumin. Pjesa e fundit e para tė kredisė ėshtė shpenzuar nė 20 korrik pėr tė ndėrtuar edhe banakun e lokalit tė vjehrrit tė kryeprokurores, i cili ka kushtuar gjashtė mijė dollarė amerikanė. Gjatė kėsaj kohe me tė ardhurat e familjes ėshtė paguar njė pjesė e kredisė dhe pjesa tjetėr ėshtė shpenzuar pa kursyer asgjė nė fund tė vitit.

Edhe nė deklarimin e vitit pasardhės Ina Rama nuk ka shėnuar asnjė tė ardhur tjetėr ose pasuri pėrveē pagave tė shtetit. Edhe pse ka investuar 25 mijė dollarė amerikanė nė lokalin e babai tė bashkėshortit tė saj, ajo nuk ka marrė asgjė nga fitimet e lokalit. Nė deklarimin e sa tė pasurisė tė dorėzuar nė vitin 2006 janė shėnuar vetėm tė ardhurat nga pagat, kursimi i gjashtė mijė dollarėve dhe pagimi i kėsteve tė kredisė me interes 5.4%. Nė deklarimin e fundit tė dorėzuar prej saj, nga kredia kanė mbetur pa paguar edhe 20 mijė dollarė amerikanė. Edhe nė deklarimin e fundit nuk ėshtė shėnuar asgjė pėr shtėpi, makinė, ndonjė pasuri ose tė ardhur tjetėr pėrveē rrogave tė shtetit. Nė total, nga tė gjitha deklarimet e pasurisė sė kryeprokurores sė re Ina Rama rezulton se ajo ka 20 mijė dollarė borxh nė bankė, gjashtė mijė dollarė dhe njė milionė lekė tė reja kursime.

Agron Nuredini ka marrė pagė nė Ministrinė e Brendshme 31.200 $ plus 18.800 $ pagesa pėr shpenzime nė Itali



Bashkėshorti i kryeprokurores, 50 mijė $ nė vitin 2006

Agron Nuredini ka marrė pagė nė Ministrinė e Brendshme 31.200 $ plus 18.800 $ pagesa pėr shpenzime nė Itali

TIRANĖ- Kryeprokurorja Ina Rama ka pasur njė karrierė shumė aktive nė sitemin gjyqėsor shqiptar, e cila ėshtė shėnuar me rritje nė detyrė por edhe me rritjen e pagės. Kėshtu, nė vitin 2003 ajo ėshtė paguar vetėm 672.296 mijė lekė tė reja si gjyqtare nė Gjykatėn e rrethit Lushnje. Njė vit mė pas ajo ndodhej sėrish nė Gjykatėn e Lushnjes por paga e saj ka pėsuar rritje dhe nė fund tė vitit ka marrė 750 mijė lekė tė reja. Mė 19 janar 2005 Ina Rama ka marrė edhe rritjen e saj tė parė nė detyrė duke nisur punė nė Gjykatėn e Apelit pėr Krimet e Rėnda. Kjo sjell edhe gati njė dyfishim tė pagės qė arrin nė mė shumė se 1.3 milionė lekė tė reja. E njėjta pagė ėshtė edhe pėr vitin 2006 ndėrsa tani me ngritjen e radhės nė detyrė, edhe paga e saj shkon rreth 2.4 milionė lekė tė reja nė vit. Por kjo pagė sado e lartė qė duket ėshtė sėrish e vogėl nė krahasim me atė tė bashkėshortit tė kryeprokurores. Bashkėshorti i saj Agron Nuredini ka marrė nė vitin 2003 njė rrogė tė barabartė por tashmė rroga e tij ėshtė pesė fishuar. Nė vitin 2004 ai ėshtė dėrguar nga shteti shqiptar nė Itali si oficer ndėrlidhjeje pėr Interpolin dhe paga ėshtė bėrė menjėherė nga 670 mijė lekė tė reja nė 28.300 dollarė amerikanė. Nė vitin 2006 kjo pagė ka arritur nė 31.200 dollarė amerikanė. Kėsaj shume i shtohen edhe 18.800 dollarė amerikanė qė ia janė dhėnė Nuredinit nga Ministria e Brendshme si shpenzime qė ai ka pasur atje. Pikėrisht nė vitin kur tė ardhurat e ēiftit Rama- Nuredini arritėn 4.2 milionė lekė tė reja, ēifti ka arritur qė tė kursejė njė prej tyre. Shuma prej 32 milionė lekėsh tė vjetra ėshtė shpenzuar nga kryeprokurorja e re pėr tė jetuar njė vit nė Durrės.

CURRICULUM VITAE

Emri : Ina
Mbiemri : Rama
Atėsina : Haxhi
Amėsia : Violeta
Datėlindja : 21.11.1972
Vendlindja : Tiranė
Vendbanimi : Rruga "Prokop Meksi", Lagja nr; P4, Durrės
Statusi civil: E martuar

ARSIMI

987- 1991 Kam kryer Shkollėn e Mesme tė Pėrgjithshme "Naim Frashėri" Durrės, me rezultate tė larta (nota mesatare pėr katėr vitet 9.8)
1991-1995 Kam kryer Fakultetin Juridik pranė Universitetit tė Tiranės me rezultate tė larta ( nota mesatare 9.4)
1999-2002 Kam kryer Shkollėn e Magjistraturės nė tė cilėn jam klasifikuar e para ndėr kandidatėt e tjerė (si nė konkursin e pranimit ashtu edhe nė pėrfundim tė studimeve).


EKSPERIENCA NĖ PUNĖ

1996-1999 Kam punuar si Ndihmės Gjyqtare pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė Durrės
2001-2001 Kam punuar si Gjyqtare nė periudhėn e stazhit tė Shkollės sė Magjistraturės pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė Durrės.
2002-2004 Kam punuar si Gjyqtare nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė Lushnje
Janar 2005Punoj si Gjyqtare nė Gjykatėn e Apelit pėr Krime tė Rėnda Tiranė.
Prill 2005 Kam kryer dhe vazhdoj tė kryej funksionet e anėtarit tė Kolegjit Zgjedhor.
Janar 2007 Gėzoj statusin e "ekspertes" nė programin e trajnimit vazhdues pėr gjyqtarėt, tė realizuar nga Shkolla e Magjistraturės
Shkurt 2007 Pedagoge e jashtme nė Universitetin "Aleksandėr Moisiu" Durrės.



Vendimet e Ramės pėr VIP-at e krimit

Karriera nė Gjykatėn e Apelit pėr Krimet e Rėnda pėr 34 muaj e kryeprokurores sė re, Ina Rama

Gjashtė burgime tė pėrjetshme dhe shumė me 25 vjet burg. Kryeprokurorja dha 4 pafajėsi


TIRANĖ- Rruga drejt qelisė, pėr shumė emra tė njohur tė krimit nė vendin tonė ka kaluar nga salla e gjyqit tė Ina Ramės. Kryeprokurorja e re ka dorėzuar tashmė dosjet e saj si gjyqtare, pėr tė marrė nė dorė hetimin e ēėshtjeve tė nxehta, tė trashėguara nga Sollaku. Ndėrkohė, "Shekulli" ka siguruar vendimet e dhėna nga Ina Rama, pėrgjatė 34 muajve si gjyqtare nė Gjykatėn e Apelit pėr Krimet e Rėnda. Gjashtė dėnime me burgim tė pėrjetshėm, shumė tė tjera me 25 vjet burg, por edhe vendime pafajėsie pėrbėjnė karrierėn e Ramės si gjyqtare. Altin Arapi, anėtarė tė bandės sė Lushnjes, njė sėrė tė dėnuarish pėr shfrytėzim prostitucioni e mjaft tė tjerė pėr vrasje nė rrethana cilėsuese janė pėrballur me kryeprokuroren, duke marrė prej saj vendime tė rrepta.

***

Po t'iu hedhėsh njė sy vendimeve tė Ramės, pak ka ndryshuar nga verdikti i Gjykatės sė Shkallės sė Parė. Megjithatė, larmia e ēėshtjeve qė ajo ka pasur nė dorė ka edhe raste pėrjashtimi, ku Rama ka dhėnė edhe vendime pafajėsie, apo ka rikthyer ēėshtje pėr rigjykim. Nė dy raste, ajo ka vendosur prishjen e vendimeve tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė pėr Krime tė Rėnda, e cila i kishte dėnuar me vite burg, ndėrkohė qė Rama i ka shpallur tė pafajshme dy vajza tė akuzuara pėr shfrytėzim prostitucioni. Siē duket, nė 34 muajt e punės sė saj, ish-gjyqtarja ėshtė ballafaquar me shumė ēėshtje tė rėndėsishme, edhe tė ankimimeve tė masave tė sigurisė dhe atyre tė sekuestrimit tė pasurisė tė personave qė janė dėnuar apo akuzohen pėr kryerjen e trafiqeve tė ndryshme. Bie nė sy vendimi i sekuestrimit tė pasurisė sė Alfred Shkurtit, i njohur ndryshe si Aldo Bare. Edhe pse vendimi i sekuestrimit tė dhėnė nga togat e zeza tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė pėr Krime tė Rėnda u ankimua nga mbrojtėsit ligjorė dhe vetė familjarėt e Aldo Bares, ish-gjyqtarja Rama nuk ka ngurruar t'i hapė rrugė konfiskimit tė kėsaj pasurie dhe kalimin e saj nė llogari tė shtetit.

***

Me vendimin e saj, Laguna e Karavastasė sė bashku me rreth 12 300 metėr katrorė truall dhe dy apartamente nė Lushnje i kaluan shtetit, duke e detyruar organin e akuzės tė kėrkojė konfiskimin e tyre dhe nxjerrjen nė ankand pėr shitje. Po ashtu, nuk kanė munguar njė sėrė vendimesh pėr sekuestrimin e automjeteve tė personave tė ndryshėm dhe apartamenteve tė tyre, nė dosjet e saj si gjyqtare. Nė bazė tė kėtij vėzhgimi, si pjesė e punės sė pėrditshme, ish-gjyqtarja Rama ka shqyrtuar edhe njė sėrė ankimesh tė vendimeve pėr masat e sigurisė. Bie nė sy shqyrtimi i ankimeve tė masave pėr 10 tė arrestuarit e ditėve tė fundit pėr ngjarjen e majit tė vitit 1997 nė qytetin e Cėrrikut, ku mbetėn tė vrarė 6 gardistėt dhe u plagosėn 14 tė tjerė. Siē duket, shorti pėr shqyrtimin e ankimeve tė tyre i kishte rėnė gjyqtarės Ina Rama, e cilaqė nga dita e enjte, mban detyrėn e re tė Prokurores sė Pėrgjithshme tė Shqipėrsė. Ajo ka lėnė nė burg edhe tė cilėsuar VIP tė krimit si Arian Selimi, Fatjon Skėnderi, pronari i "Truck Servis", Gjergji Dervishi pronari i firmės sė hidrosanitareve "Globus", pjesėtarėt e "bandės sė Niklės" Petrit Lleshi e Ervin Belba e shumė e shumė tė tjerė.

DOSJET E INA RAMĖS

Altin Arapi, anėtar i organizatės "Hakmarrja pėr Drejtėsi"
Anėtarėt e "bandės" sė Lushnjės, Maksim Ēela, Dritan Vila, Erion Cici dhe Petrit Liēi
Altin e Andi Ismailati, tė dėnuar pėr "gjobėvėnie" tek disa dyqane nė Tiranėn e Re
Kastriot, Kol, Aleksandėr e Paulin Menga, tė dėnuar pėr vrasjen e dy policėve nė vitin 1998 nė Burrel
Edmond, Besmir e Fatmir Ēupi, tė dėnuar pėr vrasjen e policit me djalin nė Kurbin
Kujtim Bashkurti, i dėnuar pėr vrasjen e Riza Rustemit pėr hakmarrje
Kujtim Xhaferi, i dėnuar pėr shfrytėzim pėr prostitucion tė Servete Kullės nė Itali
Fetah Mullaymeri, i dėnuar pėr vrasjen nė Korēė
Pelivan Hysenaj, i dėnuar pėr vrasjen e vėllait, gruas sė tij dhe nipit 9 vjeē nė Elbasan
Pėllumb Perlika, i dėnuar pėr kanosje
Fatos Kapllani e Arben Osmani, janė dėnuar pėr trafik tė fėmijėve
Kreshnik Mazreku, i dėnuar pėr trafik tė femrave pėr prostitucion
Patriot Zyberaj pėr trafikdroge
Zabit Fisniku e Eduart Uka, tė dėnuar pėr trafik tė femrave pėr prostitucion
Hysni Hoxha, i dėnuar pėr trafik tė femrave pėr prostitucion

PAFAJĖSI

Teuta e Mirjeta Lika, tė akuzuara pėr shfrytėzimin e femrave nė Itali
Granit Arifi, i akuzuar pėr vrasje
Lefter Kozdina, i akuzuar pėr trafik droge
Artan Pjetri, i akuzuar pėr vrasje

SEKUESTRO

Pasuritė e Aldo Bares
Njė makinė e Baftjar Gjanės
Njė makinė e Roland Velikos

Kortezi e Shekulli


Shėnim: Pėr tė mėsuar mė shumė mbi Kryeprokuroren e re dhe pėr tė dhėnė pėrshtypjen tuaj pėr tė, vizitoni temėn pėrkatėse nė Forumin Shqiptar.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.