Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ruajuni nga njerezit zoti i te cilit eshte ne qiell.
--- Shaw

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 162 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Muzika :: Aurela Gaēe fiton trofeun e “Kėnga Magjike”
Postuar nga: Albo

Muzika Fenomeni Aurela Gaēe rrėmben trofeun e “Kėnga Magjike”.

E rikthyer nga Amerika enkas pėr kėtė festival tė mrekullueshėm me kėngėn “Hape veten”, kėngėtarja e njohur vlonjate, me zėrin e saj potent, ka ngritur nė kėmbė sallėn e Pallatit tė Kongreseve. “Hape veten”, njė kėngė e shkruar nga Timo Flloko, orkestruar nga Darko Dimitrov dhe me muzikė tė Flori Mumajezit, ka rrėmbyer pėrveē ēmimit tė parė me 529 pikė edhe ēmimin e kritikės.

Nė vendin e dytė tė “Kėnga Magjike 2007” ėshtė renditur ēifti Soni&Flori me kėngėn “Fluturimi 3470” me 403 pikė. Me kėtė kėngė dy kėngėtarėt e njohur kanė rrėmbyer edhe ēmimin “Kėnga hit”. Ndėrsa me vendin e tretė me 384 pikė ėshtė vlerėsuar kėngėtarja Elvana Gjata, “Ku jeton dashuria”, me tė cilėn Gjata ėshtė vlerėsuar edhe me ēmimin diskografik. Dje nė sallėn e madhe tė Pallatit tė Kongreseve festivalin e njohur e ka nderuar edhe vetė Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, i shoqėruar nga bashkėshortja e tij, Liri Berisha. Gjithashtu kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, por edhe deputetė tė tjerė shqiptarė, si Blendi Klosi, Ben Blushi etj. Po dje nė natėn finale tė “Kėnga Magjike 2007” kanė qenė tė pranishme edhe dy vajzat e Presidentit tė Republikės, Bamir Topi, Nada dhe Etida. Mbi njė skenografi tė mjeshtrit Bashkim Zahaj, ku ngrihen tė larta porta kalash, me mure tė rėnda gri, ku ndėrthuren elementet e mesjetės dhe metropolitanen, pėr tri net me radhė kanė performuar rreth 40 artistė tė njohur mbarėshqiptarė. Spektakli i njohur “Kėnga Magjike 2007”, i cili ngriti siparin nė Pallatin e Kongreseve mbrėmjen e sė premtes, ėshtė pritur me mjaft duartrokitje tė zjarrta pėrgjatė tri netėve. Por gjatė gjithė spektaklit, regjisorėt Agron Vula dhe Astrit Idrizi, tė dy nga Kosova, kanė sjellė te publiku njė imazh pėr t’u admiruar. “Kėnga Magjike” ėshtė bazuar mbi skenarin e realizuar me mjaft finesė nga Aldon Lipe, mbi tė cilin spektakli ėshtė realizuar nga vetė konkurrentėt, nga kėngėt, performancat skenike dhe veshjet e zgjedhura tė artistėve. Kėngėt pjesėmarrėse nė “Kėnga Magjike 2007” pas prezantimit tre javor nė disa televizione shqiptare, nė Kosovė dhe nė Maqedoni, kanė qenė dyzet. Tė ndara pėrgjysmė 20 nė natėn e parė dhe 20 nė natėn e dytė tė garės. Gjatė garės 11 kėngėtarėt mė tė vlerėsuar kanė qenė NRG Band, Hana Cakuli, Besa, Soni& Flori, Jehona Sopi, Anjeza Shahini, Elvana Gjata, Aurela Gaēe, Gili, Leonora Jakupi dhe Albėria tė cilėt kanė marrė nga 100 mijė lekė tė reja. Festivali ėshtė drejtuar nga producenti i tij, Ardit Gjebrea. Ndėrsa nė panelin e tė ftuarve tė nderit ėshtė ulur kantautorja e njohur nga Maqedonia, Kaliopi, e cila ka qenė edhe pjesė e jurisė sė bashku me bashkėshortin e saj. Por njė nga surprizat e mbrėmjes sė djeshme ka qenė edhe njė kolazh i pėrgatitur enkas pėr nderim tė presidentit tė jurisė sė “Kėnga Magjike” mjeshtrin e muzikės Gaqo Ēako. Njė pėrmbledhje e kėngėve mė tė mira tė kėnduar ndėr vite nga artisti kanė ngjallur emocion nė skenė e Pallatit tė Kongresve nėn interpretimin e Ema Qazimit, Limoz Dizdarit, Liljana Kondakēit, Myfarete Lazes, Edit Mihalit, Luiza Papės, Gaqo Ēakos dhe Ardit Gjerbresė, shoqėruar me violinėn e Ibrahim Madhit. Por surprizė ka qenė edhe pjesėmarrja e Tanės sė “Katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėr” si dhe Xha Sulos nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve me nga episod tė tyre!


Aurela Gaēe
“Jam tepėr e emocionuar pėr ēmimin me tė cilėn jam vlerėsuar dhe pėr kėtė kėngė tė mrekullueshėm dua tė falėnderoj gjithė bashkėpunėtorėt e mi duke filluar me Timo Fllokon, Florin e Darko Dimitrov dhe familjen time. E vlerėsoj faktin qė kėngėtarėt e tjerė mė kanė vlerėsuar dhe mė kanė parė miqėsisht si njė mikeshė dhe jo si njė konkurrente. Padyshim edhe kėnga ka qenė e bukur”

Soni& Flori
“Jemi shumė tė emocionuar pėr ēmimet. Nuk dimė ē’tė themi dhe nuk mund tė themi se kush mbart mė shumė emocione. Padyshim qė ēmimet janė njė stimul, por e rėndėsishme pėr ne ėshtė qė kėnga jonė ėshtė cilėsuar si kėnga hit, dhe kjo do tė thotė qė ‘Fluturimi 3470’ ėshtė vlerėsuar shumė si nga publiku edhe nga artistė qė na votuan pėr tė qenė nė vendin e dytė”

Elvana Gjata
“Jam shumė e kėnaqur dhe padyshim shumė e vlerėsuar pėr ēmimin e me tė cilin mė vlerėsoi shtėpia diskografike. Ky ēmim sigurisht mė shtyn qė tė jem sėrish pjesė e “Kėnga magjike” nė edicionet ardhshme. Por gjithashtu jam shumė e kėnaqur edhe pėr renditjen nė vendin e tretė dhe pėr kėtė falėnderoj gjithė kėngėtarėt pjesėmarrės tė cilėt mė kanė votuar. Ndihem shumė e vlerėsuar”.


fituesit

Ēmimi i parė
Aurela Gaēe me kėngėn “Hape veten ti”

Ēmimi i dytė
Soni&Flori me kėngėn “Fluturimi 3470”

Ēmimi i tretė
Elvana Gjata me kėngėn “Ku jeton dashuria”

Ēmimi i televizionit
Rezarta Shkurtaj me kėngėn “Jo natėn”

Best alternativ
Erga Halilaj me kėngėn “Pa kthim”

Best dance
Julka me kėngėn “Bla, bla, bla”

Best rock
Grupi “Burn” me kėngėn “Nuk ja vlejti”

Magjia e parė
Rosela Gjylbegu me kėngėn “Pėr ne tė dy”

Kantautori mė i mirė
Albėria me kėngėn “Ik tani”

Best Group
NRG Band mė kėngėn “Hajde me mu njė natė”

Ēmimi i publikut
Leonora Jakupi me kėngėn “Njė herė nė jetė”

Ēmimi tendencė
Kastro Ziso me kėngėn “Gjinkalla qė dashurohet nė 2070”

Ēmimi Ēesk Zadeja
Gili me kėngėn “Mysafire nderi”

Ēmimi “Jon music”
Besa me kėngėn “Pa yllin tėnd”

Ēmimi i kritikės
Anjeza Shahini me kėngėn “Nxėnėsja mė e mirė”

Ēmimi internetit
Berkan me kėngėn “Dashuri kronike”

Ēmimi interpretimit
Aurela Gaēe me kėngėn “Hape veten ti”

Ēmimi diskografik
Elvana Gjata me kėngėn “Ku jeton dashuria”

Ēmimi paraqitja skenike mė e mirė
Ēiljeta dhe Endri& Stefi me kėngėn “Kur kėndoja serenatė”

Kėnga hit
Soni&Flori me kėngėn “Fluturimi 3470”

Ēmimi best vokal
Jehona Sopi me kėngėn “Fustani i bardhė”


Kortezi e Panorama


Dėgjoni kėngėn fituese

Komentet tuaja pėr Kėngė Magjike


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.