Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Qejfi i hasmit eshte kur te sheh me fytyre te parruar dhe kepuce te pallustruara.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 167 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Ceshtje Kombetare :: Gėzuar 95 vjetorin e pavarėsisė
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare FJALA E PRESIDENTIT TOPI NĖ VLORĖ ME RASTIN E 95 VJETORIT TĖ PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ.

Vlorė, mė 28 nėntor 2007

Tė nderuar bashkėkombas,
Tė nderuar autoritete tė pranishme,
Miq, dashamirės, motra e vėllezėr shqiptarė kudo ndodheni.



Jemi mbledhur tė gjithė sot nė qytetin heroik tė Vlorės tė kujtojmė dhe tė festojmė 95 vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Mė 28 nėntor tė vitit 1912, populli shqiptar kurorėzoi ėndėrrat dhe aspiratat mijėvjeēare tė tij duke i dhėnė fund sundimit mė tė gjatė nė historinė e tij, sundimit osman dhe duke shėnuar kėshtu kthesėn rrėnjėsore dhe historike pėr fatet e kombit tė tij.
Me vendimin historik tė kuvendit tė Vlorės, Rilindja Kombėtare arrinte kulmin e saj, sepse pavarėsia kurorėzonte luftrat e pėrpjekjet heroike tė brezave tė tėrė pėr tė kthyer lirinė e humbur, pėr tė gėzuar tė drejtėn kombėtare dhe pėr t'i hapur vendit rrugėn e zhvillimit e tė pėrparimit. Pėr herė tė parė triumfoi kėshtu edhe nė Shqipėri parimi i kombėsisė i shpallur nga rilindasit tanė dhe nga demokracia ballkanike e evropiane qysh nė shekullin e XIX. Vendosej kėshtu nė vend njė e drejtė e njė kombi tė formuar nė territorin e vet, tė banuar pa ndėrprerje gjatė shekujve, me gjuhė, kulturė, histori e individualitet tė tij, e drejtė e fituar nė njė luftė tė gjatė e tė ashpėr, e drejtė qė i takonte edhe pėr kontributin e tij tė vyer, qė kishte dhėnė nė proceset ēlirimtare ballkanike dhe evropiane.

Tė dashur bashkėkombas,

Pavarėsia e Shqipėrisė nuk ishte thjesht vepėr e njė grupi patriotėsh qė ngritėn Flamurin Shqiptar nė Vlorė, ajo nuk ishte njė akt i veēuar. Ne tė gjithė nderojmė sot kujtimin dhe veprėn e madhe tė plakut tė menēur vlonjat Ismail Qemali dhe tė gjithė firmėtarėve tė dokumentit tė pavarėsisė. Ky dokument pėrbėn aktin juridik mė tė rėndėsishėm tė historisė sė popullit shqiptar, tė nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e kombit, atė akt tė pėrgatitur gjatė qindra e dhjetra vjetėve, me luftė, vuajtje e sakrifica nga ky popull nė tė gjitha trevat shqiptare. Prandaj Pavarėsia e Shqipėrisė nuk ka qenė njė dhuratė e Fuqive tė mėdha ndaj njė vendi qė nuk e priste dhe as njė krijesė ndėrkombėtare e kėtyre fuqive. Ajo ka qenė vepėr vetėm e kombit shqiptar.



Tė dashur motra e vėllezėr,
Tė nderuar pjesėmarrės,

95 vjet pas kėsaj ngjarje tė madhe, ne jemi dėshmitarė tė ndryshimeve rrėnjėsore nė Shqipėri, nė Kosovė, nė rajonin ballkanik, nė Evropė e nė Botė. Populli shqiptar ėshtė jo vetėm pjesė e kėtyre ndryshimeve, por edhe aktor i rėndėsishėm i tyre. Nė pėrfundimin e dekadės sė dytė tė demokracisė sė re shqiptare, populli shqiptar po pėrjeton historinė mė tė shpejtė tė integrimit tė tij nė Evropėn e qytetėruar. Shqiptarėt janė bėrė sot aleatėt mė tė sigurtė dhe tė besueshėm tė Perėndimit nė pėrballjen e sfidave mė tė vėshtira rajonale dhe globale. Ata po tregojnė prirje tė vėrteta civilizuese, emancipuese, nė ndryshim nga veprimet dhe mendimet ballkaniko-mistike qė vegjetojnė akoma nė mendje apo qarqe tė izoluara nė rajonin tonė.

Tė nderuar pjesėmarrės,

Shqipėria ndodhet sot shumė afėr qėllimit tė saj strategjik e kombėtar. Ajo po bėhet pjesė e asaj sė cilės i pėrket gjeografikisht, Evropės sė qytetėruar dhe Aleancės sė Atlantikut tė Veriut. Populli i saj dhe e gjithė klasa politike drejtuese ėshtė e vendosur dhe e palėkundur pėr tė kontribuar me tė drejta tė plota brenda kėtyre familjeve tė mėdha. Samiti i ardhshėm i NATO-s dhe ftesa qė ne presim nga Bukureshti, shfaq pėrballė nesh detyrimin madhor tė pėrshpejtimit tė procesit reformues tė shoqėrisė sonė, tė forcimit tė shtetit tė sė drejtės, tė ndėrtimit tė sistemeve tė pagabueshme nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, tė rritjes sė mirėqenies sė shtetasve tanė dhe tė kalimit nga fjalimet shterpė, nė programe tė zbėrthyera nė tė mira materiale. Koha qė humbasim me shigjetime politike majtas-djathtas e anasjelltas, harxhon energjitė tona, zhvlerėson angazhimet tona, humbet besimin ndaj partnerėve ndėrkombėtarė dhe zhgėnjen thellėsisht vetė popullin tonė.


Tė ndėrgjegjėsohemi pėr tė arritur sė bashku suksesin, frutet e tė cilit do t'i gėzojmė po sė bashku ose dėshtimin, pėrgjegjėsinė e tė cilit do tė na duhet ta ndajmė po sė bashku. Populli ka akoma besim tek politika.

Tė dashur bashkėkombas,

Nė historinė e gjatė tė tij, populli shqiptar ėshtė dashur tė pėrballet me shumė padrejtėsi historike. Ky mijėvjeēar, me sa duket, do tė rikthejė tė drejtėn e humbur tė kėtij populli.
Kosova, e cila pėrbėn nė thelb procesin e fundit tė shpėrbėrjes sė njė shteti tė ndėrtuar artificialisht, tė Jugosllavisė multietnike, do tė duhet tė japė shembullin mė tė mirė tė shpirtit evropian tė popullit tė vet. Viti 1999 e bėri Kosovėn, shembullin nė zemrėn e Evropės, tė fitores tė sė drejtės ndaj padrejtėsisė, tė vendosjes sė sigurisė ndaj pasigurisė, tė shpėrbėrjes sė diktaturės pėrballė parimeve tė demokracisė. Sot, Kosova, mė e pavarur se asnjėherė nė historinė e saj ndodhet nė procesin e pakthyeshėm tė mėvetėsisė sė saj ndėrkombėtare. Pėrshėndes nga ky tubim gjithė popullin e Kosovės pėr pjekurinė dhe pėrgjegjėsinė qė tregoi nė zgjedhjet e fundit kuvendore dhe vendore, duke dėshmuar se ka ardhur koha tė jetė zot i fateve tė vendit tė vet.

Akti i pavarėsisė, tė dashur motra e vėllezėr mbylli njė epokė tė shkėlqyer tė Rilindjes Kombėtare pėr t'u ēelur brezave tė ardhshėm rrugė tė reja. Si e tillė, ajo ka rėndėsi, jo vetėm pėr kohėn kur ndodhi e pėr kthesėn historike qė shėnoi, por edhe pėr vlerat pozitive qė la pas. Ajo ruan vlerėn e saj edukuese dhe evropiane pėr tė ardhmen. Prandaj kremtimi i pėrvjetorit tė saj, risjellja nė kujtesėn e brezave tė rinj tė veprave tė tė parėve tanė, vlerėsimi i tyre nė dritėn e dialektikės dhe tė sė vėrtetės pėrbėn njė detyrė, jo vetėm pėr historianėt, por pėr tė gjithė shoqėrinė shqiptare. Dashuria dhe respekti pėr tė kaluarėn e ndritur janė njė dėshmi shprehėse e patriotizmit dhe e vitalitetit tė popullit tonė.

Tė nderuar pjesėmarrės,
Miq, dashamirės, motra e vėllezėr shqiptarė kudo ndodheni,
I dashur popull i Vlorės,

Dėshiroj t'ju uroj tė gjithėve sot kėtė ditė tė madhe tė kombit shqiptar.

Dėshiroj tė pėrshėndes sot, nė kėtė ditė tė shenjtė tė historisė sonė kombėtare tė gjithė shqiptarėt, kudo ku ata ndodhen, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e Malin e Zi, nė Evropė, Amerikė e nė Botėn mbarė e t'u uroj atyre festėn e madhe tė Pavarėsisė e tė Flamurit.

Rroftė populli shqiptar !



Kryeministri Berisha: Vlora dhe Prishtina do tė jenė epiqendrat e pavarėsisė sė shqiptarėve

Kryeministri Berisha mori pjesė sot nė ceremonitė e organizuara nė qytetin Vlorės, me rastin e 95 vjetorit tė Ditės sė Pavarėsisė, ku ishin tė pranishėm Presidenti i Republikės Zoti Bamir Topi, Kryetarja e Kuvendit Zonja Jozefina Topalli, kryetari i Partisė Socialiste Zoti Edi Rama, personalitetet tė Kosovės, pėrfaqėsues tė Trupit Diplomatik nė Tiranė, etj.

Fillimisht Kryeministri mori pjesė nė ceremoninė e ngritjes sė Flamurit nga Presidenti i Republikės dhe mė pas vendosi njė kurorė nė varrin e Ismail Qemal Bej Vlorės. Mė pas, Kryeministri i shoqėruar nga personalitete tė tjerė bėri homazhe dhe vendosi njė kurorė me lule nė Varrezat e Dėshmorėve.

Kryeministri Berisha i uroi tė gjithė shqiptarėve Ditėn e Pavarėsisė duke e cilėsuar si ditėn e pėrjetėsisė sė njė kombi.

“Dita e Pavarėsisė ėshtė dita e pėrjetėsisė sė njė kombi. Nuk ka ditė mė tė rėndėsishme dhe mė jetike pėr qytetarėt sesa ditėlindja e kombit tė tyre, e cila festohet nė Ditėn e Pavarėsisė. Ndaj, unė pėrshėndes sot tė gjithė shqiptarėt, kudo qė ata ndodhen. Pavarėsia e shqiptarėve nė Shqipėri u shndėrrua nė shpresė dhe pėrkushtim pėr tė gjithė shqiptarėt, qė ata tė fitojnė tė drejtat dhe liritė e tyre, dhe Kosova pavarėsinė”, u shpreh Kryeministri Berisha nė mesazhin e Tij.

Nė vazhdim, Kryeministri shprehu mirėnjohjen pėr kontributin e Ismail Qemal Bej Vlorės dhe patriotėve tė tjerė, themelues tė shtetin tė pavarur shqiptar.

“Pėrkulem me nderim tė madh para veprės sė Ismail Qemalit dhe burrave tė shquar tė kombit qė themeluan, kėtu nė Vlorė, pavarėsinė e Shqipėrisė, shpallėn shtetin e pavarur shqiptar”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Kryeministri, duke vlerėsuar kontributin e tė gjithė atyre qė luftuan pėr ēlirimin e vendit, i uroi shqiptarėve dhe ditėn e ēlirimit, si njė ditė tė dytė tė madhe pėr kombin.

“Sot, ne pėrulemi edhe para atyre qindra dhe mijėra djem e vajzave, burrave e grave, qė nė njė pushtim tė vendit nė mė pak se tre dekada pas shpalljes sė pavarėsisė, morėn malin, rrokėn armėt, luftuan nė kushtet mė tė vėshtira dhe renditėn Shqipėrinė nė anėn e drejtė tė historisė, koalicionit tė madh antinazist. Ēliruan vendin nė ditėn e Flamurit, ditėn e pavarėsisė sė tyre”, tha Kryeministri.

Kryeministri Berisha, nė pėrgjigje tė interesit tė mediave, i uroi qytetarėve tė Kosovės qė tė kenė sa mė shpejtė pavarėsinė e vendit tė tyre, duke shprehur besimin se ky proēes do tė finalizohet sėshpejti.

“Kam bindjen se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė proēes qė do tė finalizohet sė shpejti. Nė nė kėtė mėnyrė, Vlora dhe Prishtina do tė jenė epiqendrat e pavarėsisė sė shqiptarėve. Ndaj, i uroj qytetarėve tė Kosovės tė kenė sa mė shpejtė pavarėsinė e vendit tė tyre”, u shpreh Kryeministri Berisha.



MESAZH URIMI I PRESIDENTIT SEJDIU DREJTUAR QYTETARĖVE TĖ KOSOVĖS ME RASTIN E DITĖS SĖ FLAMURIT

Qytetarė tė nderuar tė Kosovės, 28 Nėntori, Dita e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė festohet kudo nė zemrat shqiptare si Ditė e Flamurit, ėshtė datė e shėnuar pėr kombin.

Gjysma e kombit shqiptar doli shtet mė vete pas shpalljes sė pavarėsisė shqiptare mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė, para nėntėdhjetė e pesė vjetėsh.

Pavarėsia e Kosovės, qė ėshtė nė prag, do tė shėnojė realizimin e ėndrrės sė parealizuar plotėsisht tė shqiptarėve pėr mėvetėsi, e cila ėshtė mbajtur gjallė edhe nga ditė tė tilla tė shenjta si Dita e Flamurit, qė ka shpalosur identitetin autokton tė popullit tonė. Tani, pavarėsia jonė do t’u shėrbejė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallim etnie.

Si shtet i pavarur e sovran, Kosova do tė ketė atributet e veta tė shtetėsisė, duke lėnė nė zemrat e tė gjithė neve dashurinė e madhe pėr Flamurin e Skėnderbeut, qė u rishfaq nė Vlorė me binomin Ismail Qemali e Isa Boletini.

Qyetarė tė nderuar, gėzuar festa e 28 Nėntorit! Gėzuar pavarėsia shqiptare! E gėzofshim sė shpejti pavarėsinė e Kosovės!


Presidenti i Kosovės

Dr. Fatmir Sejdiu




Telegram urimi me rastin e festės sė flamurit

Presidentit tė Shqipėrisė,

z. Bamir TOPI


Ju falėnderoj nga zemra pėr nderin qė mė keni bėrė duke mė ftuar qė tė jem pjesė e aktivitetit qė keni organizuar nė Pallatin e Brigadave, me rastin e Festimit tė Ditės sė Flamurit tonė Kombėtar.

Me gjithė dėshirėn e madhe pėr tė festuar sė bashku kėtė ditė tė shėnuar, mė lejoni t’ju them qė pėr shkak tė aktiviteteve tė ngjeshura politike nė pėrfundim tė procesit historik tė Pavarėsisė sė Kosovės, e kam tė pamundur tė jem nė Tiranė mė 28 nėntor. Por me mendje dhe zemėr do tė jem me Ju, te Flamuri, simbol i shenjtė ky qė na ka bashkuar gjithmonė.

Duke Ju uruar me gjithė shpirt Ditėn e Madhe tė Flamurit dhe Ditėn e Pavarėsisė, shfrytėzoj rastin qė t’ju falėnderoj pėr mbėshtetjen e madhe qė i keni dhėnė procesit historik tė lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės, nė tė gjitha etapat e tij. Ndihma e shtetit shqiptar pėr ne ka qenė vendimtare.

Nė kohėn kur Shqipėria po feston 95 vjetorin e pavarėsisė, Kosova po bėhet gati tė festojė pavarėsinė e saj. Kjo ditė po vjen dhe askush nuk mund ta ndalojė mė. Dhe pas kėsaj si dy shtete, do tė rrugėtojmė sė bashku nė rrugėn tonė euroatlantike dhe do tė zėmė vendin qė e meritojmė nė familjen e madhe evropiane. Ky do tė jetė shekulli ynė.

Urime edhe njė herė Ditėn e Flamurit dhe Ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Pėrshėndetje vėllazėrore,

Agim ĒEKU
Kryeministėr i Kosovės



Shenim: Mund te shprehni mbresat dhe urimet tuaja ne Forumin Shqiptar kėtu


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.