Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė kėrcėnohet, rralėherė hakmirret
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 149 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Art :: "Eduard", shqiptari qė kėrkon Oskarin
Postuar nga: Albo

Art Flet Eshref Durmishi, aktori kryesor nė filmin greko–gjerman 'Eduard', i regjisores greke, Angeliki Antoniou. Shpreson qė emocionet qė njerėzit i shfaqėn gjatė shfaqjes sė filmit tė jenė tė sinqerta. Nė njė intervistė pėr Expres nė Prishtinė ai thotė se shpreson qė 'Eduard' tė nominohet pėr Oscar.

E ka pranuar vrasjen e bėrė dhe tashmė vuan dėnimin me burg. Megjithėse, jeta e tij ėshtė vėnė edhe nė shirit filmik. Filmi mban emrin e tij, 'Eduard'. Personazhi pėr tė cilin bėn fjalė filmi ėshtė shqiptari nga Shqipėria, i cili ėshtė duke vuajtur dėnimin pėr vrasjen qė e kishte bėrė nė Athinė. Edhe tregohet nė film po kjo gjė. Personazhin e Eduardit nė ekran tė madh e sjelli njė aktor kosovar, Eshref Durmishi. Filmi bėn fjalė pėr njė jetė shumė tė vėshtirė dhe me plotė kthesa tė njė refugjati shqiptar nė Greqi, jeta e tė cilit sjell emocione shumė prekėse edhe nė familjen e tij nė Shqipėri, por edhe nė burgjet shqiptare, sidomos ato tė para vitit 1997.

Filmi 'Eduard' e ka pasur premierėn edhe nė Greqi, ku kritikat pėr tė kanė qenė tė mira, sidomos ato pėr lojėn e aktorėve, pėrfshirė nė kėtė rreth edhe aktorin Durmishi, i cili luan rolin kryesor. Ndėrkohė, 'Eduard' tashmė ka nisur edhe njė garė, atė tė nominimit pėr Oscar. Se do tė ndodhė kjo gjė Durmishi ėshtė optimist, edhe pse pėr t'u kuptuar definitivisht duhet pritur mesi i janarit, kur nė Los Angelos do tė sqarohet e tėra. Reagimet qė vijnė nga Prishtina pas shfaqjes sė filmit nė KinoStudio, ishin tė mira, ndėrkaq Durmishi shpreson qė emocionet e pėrjetuara gjatė projeksionit tė paktėn tė jenė tė sinqerta.

"Po deri mė tani, nė shumė festivale ku kemi udhėtuar reagimet ishin tė mira. Mund tė pėrmendi, pėr shembull, se nė Festivalin e Selanikut, ku filmi e ka pasur premierėn, njerėzit nga kinemaja dilnin duke qarė", pohoi Durmishi. Ai tregoi se kur e kishte pranuar rolin, nga regjisorja e filmit kishte kėrkuar, gjegjėsisht shprehur dėshirėn, qė ta takonte Eduardin e vėrtetė. Mirėpo, mė vonė Durmishi kishte ndėrruar mendje dhe e kishte krijuar Eduardin vetė, nė kokėn e tij. "E krijova Eduardin qė unė e kam parė, andaj nuk kisha dėshirė mė qė ta takoja, sepse u frikėsova se mos po mė krijoheshin probleme. Ėshtė ndryshe kur e krijon njė imazh pėr dikė dhe kur e sheh atė. I frikėsohesha kėsaj dhe dėshiroja qė Eduardi tė ishte ashtu siē unė e kam krijuar", tha Durmishi. Durmishi pranon se ka qenė shumė e vėshtirė tė jesh nė lėkurėn Eduardit tė vėrtetė, duke e ditur se nėpėr ēfarė peripecish kishte kaluar.

"Gjatė njė darke me regjisoren nė Tiranė, ajo mė tregoi disa gjėra pėr Eduardin. E di se kam qarė rreth njė orė pėr Eduardin e vėrtetė. Prandaj, tė hysh nė lėkurėn e tij s'ka qenė aspak e lehtė. Kjo, ngase Eduardi njėmend ka kaluar mes pėrmes ferrit", tregon Durmishi. Ndėrkohė, meqenėse filmi 'Eduard' po provon tė nominohet pėr Oscar, Durmishi duket tė jetė optimist se do t'ia dalė.

"Nėse bazohemi nė kritikat qė kanė ardhur nė drejtim tė tij, atėherė kemi shanse edhe tė mira qė tė nominohemi", pohon ai. U rekomandon tė gjithė atyre qė nė fillim kanė pasur skepticizėm pėr filmin, qė tė hapin zemrėn dhe tė mendojnė mė gjerė, e jo vetėm shkurt dhe para syve. "Atyre njerėzve qė kanė pasur skepticizėm do t'ju kisha thėnė diēka shkurt. Le ta rrisin zemrėn dhe kokėn dhe mos tė mbesin zemėrngushtė, sepse do kėshtu gjithmonė do tė mesin ashtu si janė", pėrfundoi ai.

Eduart ka fituar 9 ēmime pėr kinemanė nga Ministria Greke e Kulturės

• Best feature film
• Best Director (Angeliki Antoniou)
• Best scri pt
• Best Set Design
• Best Costumes
• Best Music
• Best Sound
• Best Editing
• Best Make-up


Skenari

Skenari i filmit bazohet nė njė ngjarje tė vėrtetė. Eduardi ėshtė njė djalė nga Shqipėria e mesme. Ai kalon nė mėnyre tė paligjshme kufirin me Greqinė dhe vendoset tek njė punėdhėnės grek, ku edhe bėn punė nga mė tė ndryshmet. I moshuari grek njė ditė i kėrkon atij qė tė bėjė edhe punė tė cilat nuk pėrputheshin me moralin e Eduardit. Nė gjaknxehtėsi e sipėr ai vret punėdhėnėsin e moshuar dhe arratiset nė drejtim tė Shqipėrisė. Nė fshatin e tij ai endet gjatė pa punė dhe nė kushte tė rėnda vjedh dyqanin e fshatit nga ku merr 10 mijė lekė. Babai i tij (Ndriēim Xhepa), i cili gjatė komunizmit kishte qenė oficer i ushtrisė shqiptare, nuk mund ta suportojė kėtė veprim tė tė birit dhe e dorėzon vetė nė polici. Ngjarja zhvillohet nė kulmin e trazirave tė vitit '97. Tė gjithė tė burgosurit arrijnė tė dalin nga burgu pasi vrasin gardianin dhe shkatėrrojnė gjithshka brėnda tij. Kėtu nis njė jetė tjetėr pėr Eduardin. Atė e mundonte vazhdimisht fakti se dikur kishte bėrė njė vrasje. Vendos tė kthehet nė Greqi, por kėtė rradhė pėr tu dorėzuar vullnetarisht tek policia. Policėt grekė befasohen kur dėgjojnė rrėfimin e emigrantit tė penduar. Ai dėnohet me 15 vite burg, dėnim tė cilin vijon ta vuajė edhe nė ditėt e sotme. Kjo histori bėri bujė nė mediat greke. Regjizorja Antoniou e ka takuar disa herė nė burg autorin e vėrtetė tė kėsaj historie, dhe mbi rrėfimet e tij ka shkruar skenarin.

Kortezi e Shekull


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.