Presidenti Topi viziton Selinė e Komunitetit Mysliman Shqiptar me rastin e festės sė Fiter Bajramit.
Me rastin e festės sė Fiter Bajramit, Presidenti i Republikės, Bamir Topi sė bashku me Zonjėn e Parė, Teuta Topi, vizituan sot Selinė e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku u pritėn nga Kryetari i kėtij Komuniteti, Haxhi ing. Selim Muēa. Urimet mė tė mira pėr besimtarėt myslimanė shqiptarė, Presidenti Topi i shprehu edhe nė pėrfundim tė vizitės, pėrmes mediave:
Nė kėtė ditė tė shėnuar, dėshiroj tė uroj tė gjithė besimtarėt myslimanė pėr ditėn e Fiter Bajramit, si njė ditė e paqes dhe e vėllazėrimit, ditė e mirėkuptimit, ditė e komunikimit. Besoj se ėshtė mjaft domethėnėse qė kjo ditė festohet nga tė gjithė shqiptarėt, nė respekt tė feve tė gjithėsecilit, qė ėshtė njė nga standardet mė tė mrekullueshme tė arritura nė Shqipėri, ai i harmonisė fetare. Kjo ėshtė njė ditė e bukur, ėshtė njė ditė faljeje, ėshtė njė ditė, kur tė gjithė inspirojnė pėr njė ditė tė re, pėr njė ditė mirėkuptimi dhe besoj se kjo ditė do tė frymėzojė tė gjithė shqiptarėt nė mirėkuptim social, mirėkuptim politik dhe njė mirėkuptim qė, tek e fundit, do tė jetė e ardhmja e Shqipėrisė.
Stafi i Albasoul, nė emėr e tė gjithė komunitetit, i uron tė gjithė besimtarėt myslimanė kudo nė botė, Gėzuar Ditėn e Bajramit!
|
|