Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Per njerezit qe nuk mund ta japin, nje dhurate ka cmim vetem kur ka vlere.
--- A.Dumas (i biri)

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: Bota pėrkujton 10 vjetorin e fjetjes nė Zot tė Nėnė Terezės
Postuar nga: Albo

Feja 5 shtatori 2007 shėnon 10 vjetorin e fjetjes nė Zot tė nėnės mė tė dashur tė mbarė shekullit tė XX, Nėnė Terezės.

Me kėtė rast, po iu sjellim njė seri artikujsh e materialesh lidhur me jetėn dhe veprėn e Nėnė Terezės.

I pėrjetshėm qoftė kujtimi i saj!

Album me foto nga Nėnė Tereza
Video tribut pėr Nėnė Terezėn


Gjithēka pėr "Nėnėn"

Ministria e Kulturės organizon njė bum aktivitetesh nė pėrkujtim tė Nėnė Terezės, nė 10-vjetorin e ndarjes nga jeta

Pėr tė famshmen "Nėnė Tereza", nė prag tė 10- vjetorit ndarjes sė saj nga jeta, Ministria e Kulturės, njofton pėr njė zinxhir aktivitetesh nė pėrkujtim dhe nderim tė gruas shqiptare, tė shndėrruar nė mit nacional pasviteve ‘90.


Nga kalendari i aktiviteteve, kuptohet qė personalitetit i saj nuk do tė lihet nė harresė, tė paktėn nė nivel institucional siē ka ndodhur e vijon tė ndodhė me shumė figura tė tjera tė artit e mendimit shqiptar, qė jo domosdoshmėrisht, kanė pasur ndonjė impakt ndėrkombėtar, si "Nėna" e tė vobektėve, Gonxhe Bojaxhi. Nga dikasteri i Kulturės, thuhet nė njoftim se ėshtė hera e parė qė nė Shqipėri, konceptohen dhe marrin jetė veprimtari kaq serioze me pėrfshirje tė madhe tė elementit historik, kulturor, intelektual dhe zhanreve tė ndryshme tė artit. Vendosja e njė pllakate te shtėpia ku jetuan nėna dhe motra e "Nėnės", ėshtė i pari akt pėrkujtimi pėr tė nė gamėn e gjerė tė aktiviteteve, qė pasohen nga ekspozita "Memorial pėr Nėnė Terezėn, hapur nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar. Ndėrsa nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, piktorė tė njohur hapin njė ekspozitė me veprat e tyre mė tė mira me temė: "Mrekullia e Dashurisė". Gjithashtu, Biblioteka Kombėtare, hap njė tjetėr ekspozitė tė quajtur "Nėnė Tereza dhe shenjtorėt e Shqipėrisė nė shekuj". Diku mė tutje, Qendra Kombėtare Kulturore e Fėmijėve dhe Qendra Kombėtare e Kulturės organizon njė performancė pikture, duke u dhėnė fėmijėve hapėsirėn tė hedhin nė telajo imazhin qė ata kanė pėr Nėnė Terezėn dhe veprėn e saj. Ndėrsa tė rinjtė do tė njihen me personalitetin e Nėnė Terezės nėpėrmjet disa koncerteve, filmave dokumentarė dhe interpretimeve tė trupės sė Teatrit Kombėtar. Njė koncert do tė mbahet dhe nė hollin e Teatrit Kombėtar, ku do tė luhet muzikė dhome nga instrumentistėt mė tė njohur shqiptarė. Tė gjitha kėto aktivitete do tė kulmojnė me Koncertin e Madh tė Paqes tė organizuar nga TOB nė Pallatin e Brigadave. Njė aktivitetet tjetėr do jetė dhe vendosja e monumentit tė Nėnė Terezės nė ambientet e Aeroportit me tė njėjtin emėr nė Rinas.


Njė lutje e dalė nga zemra pėr Nėnė Terezėn

Lutje tė veēanta janė thėnė nė varrin e Nėnė Terezės me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė saj. Qindra njerėz morėn pjesė nė ceremoninė e rastit nė Kalkutė, ku shumė vetė bėn thirrje pėr shenjtėrimin e shpejtė tė murgeshės shqiptare. Nėnė Tereza ėshtė nderuar me ēmimin "Nobel" pėr punėn e bėrė nė Indi. Por korrespondentėt thonė se ka pasur dyshime lidhur me shenjtėrimin e saj pas botimit tė disa letrave, tė cilat Nėn Tereza kishte dashur t‘i hidhte. Nė kėto letra tregohet se ajo kishte dyshime pėr sa i takon Zotit gjatė kohės qė ka shėrbyer nė kasollet e Kalkutės. Nėnė Tereza ėshtė lumturuar, njė proces qė ėshtė njė hap pėrpara kanunizimit, siē quhet nga Kisha Katolike procesi i shenjtėrimit. Aktivitetet pėr shėnimin e pėrvjetorit tė vdekjes zhvillohen edhe nė Shqipėri dhe Maqedoni. Nė Kosovė katedralja
"Nėnė Tereza" nė Prishtinė do tė fillojė tė ndėrtohet mė 5 shtator tė kėtij viti, ka deklaruar Don Lush Gjergji. "Ipeshkvia e Kosovės ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet rreth organizimit tė ditės qė do tė shėnojė fillimin e punimeve tė Katedrales", tha ai. Sipas tij, edhe organizimi rreth fillimit tė punimeve pėr ndėrtimin e Katedrales, po hyn nė ditėt pėrkujtimore tė "Nėnės Terezė", nė 97-vjetorin e lindjes sė saj. Nė qytetin e lindjes, Shkup, Kryeministri Nikolla Gruevski, shpėrndau ēmimet e rastit "Mesazhe Nėna Terezė" - status dhe certifikatė fituesve, Universitetit "Shėn Qirili dhe Metodi" nė Shkup, Universitetit tė Tetovės, prof. Gėzime Starovės, Liljana Popovskės dhe dr. Muharren Nexhipit.


"Shpirti i dashurisė"

Shqiptarėt e Anglisė, memorial Nėnė Terezės nė manastirin e Manēesterit

Shqiptarėt e Manēesterit kanė bėrė realitet njė dėshirė tė tyren tė kahershme pėr tė pasur nė kėtė qytet njė monument tė Nėnė Terezės. Tashmė ky monument ėshtė vendosur nė oborrin e manastirit Gorton, nė zemėr tė kėtij qyteti verior anglez, ku jetojnė dhe punojnė njė numėr i konsiderueshėm emigrantėsh shqiptarė nga Kosova dhe Shqipėria. Monumenti 6 metra i gjatė, i quajtur "Shpirti i Dashurisė", ėshtė ndėrtuar nė formėn e dy duarve tė bashkuara bashkė, duke simbolizuar kėshtu Nėnė Terezėn. Nė inaugurim e monumentit, realizuar nga skulptori britanik Andrew Scantlebury, morėn pjesė drejtues lokalė tė Bashkisė sė Manēesterit, si dhe pėrfaqėsues tė besimeve tė ndryshme. Nga Kosova pėr kėtė ceremoni kishin ardhur famullitari dhe themeluesi i shoqatės bamirėse "Nėna Terezė", Don Lush Gjergji, si dhe zėvendėsministrja e Kulturės sė Kosovės, zonja Angjelina Krasniqi.

Nė fjalėn e saj pėrshėndetėse ajo tha se "Nėna Terezė, jeta dhe bėmat e saj janė dėshmi e vėrtetė se ėshtė nėnė jo vetėm e shqiptarėve, por e Nėna e Botės".

Ndėrsa shteti shqiptar u pėrfaqėsua nga sekretari i parė i Ambasadės sė Republikės sė Shqipėrisė nė Mbretėrinė e Bashkuar, zoti Myzafer Alushi.

Ideja pėr tė pasur njė monument tė tillė ishte e emigrantit nga Kosova, Osman Caka, i cili gjeti pėrkrahjen jo vetėm tė shqiptarėve tė Anglisė, por edhe tė shoqatės bamirėse "Nėna Terezė" nga Lucerna e Zvicrės dhe kryetari i saj Z.Pjetėr Gjonaj, duke kontribuar financiarisht.

Iniciativa e Osman Cakės, njė emigrant i besimit islam, ka tėrhequr vėmendjen e medias lokale. "Nėnė Tereza ndėrtoi paqen dhe dashurinė e botės. Pėr tre vjet me radhė arrita tė skalis germat shqipe nė pėrjetėsi nė Manastirin Gorton, nėn simbolin ndriēues tė Nėnės Terezė", ėshtė shprehur ai gjatė ceremonisė.

Ideja e ngritjes sė kėtij memoriali ishte transmetuar nga zoti Osman Caka te Manastiri i St. Francis dhe Gorton Trust, duke zgjedhur dhe oborrin e kėtij manastiri si vendin mė ideal, ku mund tė vendosje skulptura .

Danjel Rrocaj, pėrfaqėsuesi i shoqatės "Nėna Terezė" nė Lucern tė Zvicrės, tha se "ky pėrurim i kėsaj skulpture ėshtė njė ditė e veēantė jo vetėm pėr shqiptarėt e Manēesterit, por pėr tė gjithė ata anė e mbanė botės".

Famullitari Don Lush Gjergji, autor i mė se 13 librave, pjesa mė e madhe e tyre kushtuar Nėnė Terezės, u shpreh se "janė themeluar tashmė ditėt pėrkujtimore pėr shenjtoren shqiptare. 26 gushti si nata e lindjes dhe 5 shtatori vdekja ose kalimi nė amshim i saj. Ambasadorja e mirėsisė, siē e cilėsoi ai, pėrfaqėson vlerat dhe virtytet mė tė mira njerėzore. Vuajtja, shtoi Don Lush Gjergji, ishte shoku mė i ngushtė i Nėnė Terezės. Nėpėrmjet saj ndėrtoi dashurinė, durimin, dhuratėn dhe flijimin". Ky memorial korrespondonte edhe me 10-vjetorin e vdekjes sė Nėnė Terezės.


Myslimani Caka ēon Nėnė Terezėn nė manastirin e Manchesterit

Shqiptari nga Kosova Osman Caka ndjehet i lumtur. Pas disa vite pėrpjekje ai mundi tė bej realitet dėshirėn e tij qė shenjtorja shqiptare Nėnė Tereza nėpėrmjet njė skulpture tė qėndrojė nė oborrin e njė manastiri Anglez.

Cdo gjė ėshtė gati pėr datėn 30 Gusht 2007 ku banorė tė Manēesterit, pjestar tė komunitetit shqiptarė nė Angli, do tė inagurojnė kėtė skulpturė. Zbulimi i saj pėrkon me dhjetė vjetorin e ndarjes nga jeta tė shqiptares me tė famshme nė botė e cila ja kushtoi jetėn e saj tė varfėrve.
Me dy duart bashkuar duke u lutur si nė kohėn kur ajo ishte gjallė . Kėshtu ėshtė kompozuar kjo skulpturė e cila do tė bėhet pjesė e manastirit "Gorton Manastery.
Monumenti nėnė terėz ėshtė punuar nga artisti britanik Andrew Scantlebury me gjatėsi 1,50 cm dhe shėnime nė Shqip e Anglisht.
Autori e ka quajtur kėtė punim "The spirit of Love" (Dashuria e Shpirtit). Ideja origjinale pėr ta patur Nėnė Terėzn nė Manēester ishte e njė emiganti lufte nga Kosova vendosur nė kėtė qytet disa vite mė parė. Caka gjeti inspirimin e ndėrrmarjes sė kėsaj inciative pas humbjes sė djalit. Serbėt nuk kursyen tė vrasin Ilirin djalin e Omanit kur si ishte vetėm 17 vjeē.


Njė sėrė aktivitetesh pėr 10-vjetorin e vdekjes sė shenjtores

Shenjtorja shqiptare do tė kujtohet me njė sėrė aktivitetesh me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes. Zyra pėr shtyp nė Ministrinė e Kulturės njoftonte dje nėpėrmjet njė komunikate se "Ministri Pango po drejton kėto ditė grupin e punės, i cili ėshtė ngritur pėr hartimin e programit tė aktiviteteve kulturore nė pėrkujtim tė 10-vjetorit tė vdekjes sė Nėnė Terezės". Grupi i punės ėshtė i pėrbėrė nga 15 zyrtarė tė lartė tė institucioneve kulturore dhe drejtohet nga ministri i Kulturės, Ylli Pango, me nėnkryetare zonjėn Liri Berisha dhe zv/ministren e Kulturės, Zana Turku. Nė mbledhjen e parė tė kėtij grupi pune ėshtė miratuar edhe axhenda e aktiviteteve nga data 5 deri mė 13 shtator. Aktivitetet pėr nder tė Nėnė Terezės nisin mė 5 shtator me hapjen e ekspozitės "Memorial pėr Nėnė Terezėn" nė Muzeun Kombėtar, pėr tė vijuar po kėtė ditė me njė koncert nė Katedrale. Mė 6 shtator nė Galerinė e Arteve do tė hapet ekspozita "Mrekullia e dashurisė" e piktorėve shqiptarė, kushtuar figurės sė Nėnė Terezės. Mė 7 shtator do tė ketė njė aktivitet nė Bibliotekėn Kombėtare i quajtur "Nėnė Tereza dhe Shenjtorėt e Shqipėrisė". Po nė kėtė ditė do tė ketė aktivitete me tė rinjtė nė ambientet e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės. Aktiviteti do tė zhvendoset mė 8 shtator nė Qendrėn Kulturore tė fėmijėve. "Njė penel pėr ty Nėnė Terezė", quhet aktiviteti nė kėtė qendėr. Ndėrsa mė 10 shtator, nė hollin e Teatrit tė Operės dhe Baletit do tė ketė koncert me muzikė dhome pėr nder tė saj. Mė 11 shtator do tė ketė njė koncert tė madh nė Pallatin e Brigadave. Ndėrsa mė 13 shtator do tė jetė ceremonia e vendosjes sė Monumentit "Nėnė Tereza" nė aeroportin ndėrkombėtar qė mban emrin e shenjtores. Sipas njoftimit tė Ministrisė sė Kulturės, nė kėto aktivitete pritet tė marrin pjesė artistė tė njohur nga rajoni, si dhe personazhe tė huaj qė kanė qenė tė lidhur me jetėn e shenjtores shqiptare.


Ditėlindja e shenjtores, India nderon Nėnė Terezėn

Nė Indi po zhvillohen festime dhe po mbahen mesha tė posaēme pėr tė nderuar bamirėsen me origjinė shqiptare, Nėnė Tereza, nė pėrvjetorin e 97-tė tė lindjes sė saj. Qindra mijėra njerėz iu bashkuan murgeshave misionare tė bamirėsisė nė njė meshė tė posaēme nė Kalkuta. "Mesazhi pėr njerėzit, nė ditėlindjen e Nėnė Terezės, ėshtė tė lutemi dhe tė falėnderojmė Zotin qė na dhuroi Nėnėn zemėrmadhe", tha njė nga murgeshat e misionit qė dikur udhėhiqej nga Nėnė Tereza. Shqiptarja Gonxhe Bojaxhi, e shndėrroi Kalkutėn nė shtėpinė e saj tė dytė dhe ia dedikoi tėrė jetėn e saj tė varfėrve dhe fėmijėve tė braktisur. Nėnė Tereza u lumturua nga Papa nė Tetor 2003, ēka edhe i hapi rrugėn shenjtėrimit tė saj. Ajo u lumturua pasi zyrtarėt e Vatikanit njohėn si mrekulli tė saj shėrimin e njė gruaje indiane qė vuante nga kanceri nė stomak. Pėr shenjtėrimin, duhet tė provohet edhe njė tjetėr mrekulli. Nėnė Tereza, qė vdiq mė 5 shtator 1997, nė moshėn 87-vjeēare, ishte shumė e njohur pėr shkak tė dashurisė sė saj tė madhe dhe dedikimit pėr tė varfrit, tė pastrehėt dhe njerėzit e sėmurė. Ajo erdhi nė Indi nė vitin 1929, nė moshėn 18-vjeēare dhe mori shtetėsinė indiane nė 1948-ėn. Ajo filloi tė punonte nė periferitė e varfra tė Kalkutės dhe ngriti atje misionin e saj, "Misionaret e Bamirėsisė", i miratuar nga Vatikani mė 1950. Organizata tani drejton 500 degė bamirėsie nė mbi 100 vende tė botės. Nė vitin 1979 Nėnė Tereza u nderua me ēmimin "Nobel" pėr paqe.



Liri Berisha jep intervistė pėr gazetėn italiane "Il Meridiano". Fetė nė Shqipėri jetojnė nė paqe

Berisha: Do tė realizoj muzeun e Nėnė Terezės

"E kam njohur dhe e kam pritur nė shtėpi nėnėn qė mallėngjeu botėn"

Do tė realizojė nė Tiranė muzeun e Nėnė Terezės. Pėr kėtė projekt ka vendosur tė punojė me mish e me shpirt. Bėhet fjalė pėr Liri Berishėn, mjeken dhe bashkėshorten e Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Kryetarja e fondacionit, qė u ndėrtua posaēėrisht pėr realizimin e muzeut, Liri Berisha, deri para pak ditėsh ishte nė njė vizitė nė Itali, Romė, pėr tė takuar Papėn dhe personalitete tė tjera katolike e tė fushės sė politikės. Qėllimi ėshtė pėrfshirja nė iniciativėn e tė gjithė atyre qė kanė nė zemėr mesazhin e Nėnė Terezės, e cila i pati rrėnjėt nė Shqipėri. Realizimi i muzeut ngjall interesin jo vetėm tė katolikėve, por tė tė gjithė atyre qė janė tė bindur nė dialogun mes njerke, nė mėnyrė tė veēantė nga tė gjithė pėrfaqėsitė fetare. Nė kėtė kuadėr, Shqipėria pėrfaqėson njė shembull sesi "besimet" mund tė bashkėjetojnė nė paqe brenda njė territori. Nė fakt, nė Shqipėri arrijnė qė tė bisedojnė gėzueshėm katolikė, ortodoksė dhe myslimanė. Liri Berisha ka njohur Nėnė Terezėn dhe nė takimin e saj me gruan qė mallėngjeu botėn i ka ofruar gazetės "Il Meridiano" njė dėshmi tė gjallė dhe tė fortė.

Zonjė, pėrse jeni kėtu nė Itali?

Jam kėtu pėr tė promovuar njė realizim shqiptar, nė Shqipėri, nė Tiranė, tė njė muzeu kushtuar Nėnė Terezės. Pėr tė arritur kėtė qėllim kemi themeluar qė nė 2006-ėn njė fondacion, nė tė cilin unė jam kryetare. Muzeu kushtuar Nėnė Terezės kemi menduar se ėshtė e drejtė tė krijohet nė tokėn qė lindėn edhe paraardhėsit e kėsaj figure. Ky muze do tė jetė edhe njė instrument dialogu midis disa lloje besimesh, qė nė Shqipėri, ndryshe nga vendet e tjera, bashkėjetojnė nė mėnyrė paqėsore.

Nėnė Tereza lindi kėtu, mėsoi jetesėn nė paqe dhe diti si tė mėsonte dhe tė transformonte dashurinė njerėzore nė dashuri hyjnore. Unė besoj nė tė tilla vlera. Dua tė shtoj kėtu qė burrat dhe gratė shqiptare, pėr shkak tė diktaturės, kanė vuajtur nė mėnyrė tė veēantė, pasi u ishte ndaluar tė ishin praktikantė tė fesė. Pėr shembull, Nėnė Tereza pėr 40 vjet, gjatė periudhės sė diktaturės komuniste, nuk pati mundėsi tė vendoste njė tufė lule mbi varrin e tė dashurve tė saj.

Po ju, a e keni takuar Nėnė Terezėn dhe nėse po, ēfarė kujtimesh keni?

Po, e kam njohur Nėnė Terezėn. Ishte fundi i vitit 1991 dhe Nėnė Tereza kishte ardhur nė Shqipėri. Pata mundėsinė ta mirėprisja nė shtėpinė time. Mė bėri pėrshtypje se sa e vogėl ishte, e ngrohtė dhe e qeshur, e vogėl dhe e ndjeshme. Ajo ishte e vogėl, por dhe e fortė. Kur shkova mė vonė ta takoja nė shtėpinė e murgeshave ajo mė tha: "Liri, dhe ti mund tė bėsh atė qė bėjnė motrat e mia. Hajde kėtu me ne". Pėr fat nėna mė dha kohėn pėr tė reflektuar... E takova sėrish nė vitin 1993 nė Shkodėr dhe pastaj pėrsėri nė Tiranė. Nėnė Tereza ishte gjithmonė e gatshme pėr njerėzit, gjithmonė e pėrgatitur pėr t‘u dhėnė tė tjerėve, gjithmonė e gatshme pėr tė udhėhequr motrat e saj.

Kė keni takuar kėtu nė Romė?

Nė radhė tė parė kam pasur mundėsinė tė takoj klerikun. Ishte njė nder i madh pėr mua tė pritesha nga Papa Benedikti XVI. Nė atė pak kohė qė kisha nė dispozicion i thashė me njė frymė gjithēka qė kisha nė zemėr; ishte emocionuese. I solla Papės dy dhurata. Dhurata ime personale ishte njė penė argjendi dhe mė pas nė mozaik tė realizuar nga familja Cubi, qė pėrfaqėson imazhin e Giovanni Paolo II. Ky mozaik e ka njė histori. Zoti Cubi, i cili ėshtė njė artist shqiptar, ka vetėm njė fėmijė. Pas diplomimit ai pati njė moment tė vėshtirė dhe mendoi tė humbiste jetėn. I riu u hodh nga kati i 8-tė i njė ndėrtese, por njė mrekulli bėri qė ai tė mos vdiste. Ndėrsa ai po e bėnte kėtė veprim i ati i tij sapo kishte nisur tė realizonte mozaikun riprodhues tė Giovanni Paolo II. Sot, familja Cubi mendon se nė njė mėnyrė apo tjetrėn kleriku ndihmoi tė shpėtonte fėmija i tyre.

Por nuk kam takuar vetėm Papėn. Munda qė t‘i tregoj projektin tonė edhe kardinalit Paul Poupard, i cili mė vuri nė dispozicion shqyrtimin e dokumenteve nė adresė tė Nėnė Terezės. Kam bėrė edhe takime tė tjera me pėrfaqėsues tė politikės dhe tė Parlamentit. Nga kėta pėrmend zv/sekretaren Cristina De Luca dhe disa pėrfaqėsues tė kulturės e punėve tė jashtme. Kam pasur edhe njė takim me zv/kryetarin e Bashkisė sė Romės, Maria Pia Garaglia. Dua tė theksoj kėtu se takimi mė domethėnės ka qenė ai me senatorin Giulio Andreotti.

Kortezi e Shqip


Shėnim: Pėr mė shumė informacion klikoni ketu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.