 |
 |
Thenie-Proverba |
 |
|
 |
Thone qe Perendia e krijoi njeriun simbas vetes se vet. Ai na ka dhene me kete, nje ide te zbehte mbi sharmet e tij. Sa here qe takoj N..., qe ka nje bark te kercyer,kembe te shkurtra e nje koke me maje, kam deshire ti them: "A s`ke turp te perfaqesosh perendine ne kete menyre?"
--- Toulet
|
|
 |
 |
Reklama |
 |
|
 |
Menuja |
 |
|
 |
Vizitoret e castit? |
 |
|
 |
Kemi 471 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
 |
 |
Perkujtimore |
 |
|
 |
Nje dite si kjo ...
2008 Hafiz Abdullah Zėmblaku
Nė 5 korrik 1892 u lind kleriku atdhetar hafiz Abdullah Zėmblaku, i cili u mor me botimin e librave fetare dhe me pėrkthime. U persekutua nga diktatura. Vdiq nė vitin 1960.
Vexhi Buharaja
Nė 5 korrik 1987 mbylli sytė nė Berat Vexhi Buharaja, studiues orientalist, shkrimtar e pėrkthyes (nga persishjtja), firmėn e tė cilit e mbajnė veprat: "Endėrrimet" e Naim Frashėrit; "Interpreti i Lindjes" e Sami Frashėrit, mjaft punime tė Hasan Tahsinit, letėrsi orientale (nga Sadiu e Shirazi) etj.
Zhan Kokto
Nė 5 korrik 1889 u lind Zhan Kokto, poet dhe producent filmash, figurė e madhe e kulturės franceze. Ndėr filmat e tij mė tė mirė spikasin: "Orfeu", "E bukura dhe bisha" etj.
Festa Kombėtare e Venezuelės
5 Korriku ėshhtė festa kombėtare e Venezuelės, qė pėrkon me shpalljen e pavarėsisė sė kėtij vendi nė vitin 1811.
|
|
 |
|  |
 |
Ndahet nga jeta Artistja e Popullit Violeta Manushi
26 korrik 2007
Eshte ndare nga jeta sot ne moshen 81-vjecare nje nga ikonat e Teatrit Kombetar, Violeta Manushi. Artistja e Popullit e nderuar edhe me titullin qytetare nderi e Tiranes eshte shuar sot ne Tirane, ne shtepine e saj, pasi prej vitesh vuante nga nje semundje
Artistja e Popullit e nderuar edhe me titullin qytetare nderi e Tiranes eshte shuar sot ne Tirane, pasi vuante prej kohesh nga nje semundje e rende. Aktorja e njohur eshte shuar ne moshen 81 vjecare, duke lene pas emrin e aktores se madhe te skenes dhe filmit, gruan e shquar te Kombit, qe jeten dhe energjite ia kushtoi skenes dhe popullit qe e duatrokiti per 60 vite qe ajo interpretoi ne skene. Vjoleta manushi eshte ngjitur per here te pare ne skene ne 1946 dhe ne karrieren e saj artistike numerohen mbi 100 role ne teater dhe 16 role ne kinema. Aktorja do te mbahet mend per rolet e saj te spikatura, nder me te vecantet teto Ollga ne Zonja nga qyteti ku fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977, dhe teto ne komedine Pallati 176. Ajo ka shkelqyer dhe ne rolet protagoniste ne komedite Grate gazmore te Uindsorit, Morali i zonjes Dulska. Nga dramaturgjia kombetare vecojme intepretimet e suksesshme te saj ne rolin e Olimbise ne Karnavalet e Korēes, Zyhrane te Fytyra e dyte, Nicen te Gjenerali i ushtrise se vdekur. Vjoleta manushi lindi ne korce me 6 mars te 1926 ndersa prej vitesh jetonte ne tirane ku u nderua dhe me titullin qytetare nderi e tiranes me rastin e 80 vjetorit te lindjes se saj. Qe nga muajit tetor i vitit te kaluar,pas nje operacioni ne vesh,aktorja u diagnostikua se vuan nga nje semundje e pasherueshme. Kjo e detyroi aktoren e madhe qe te largohej nga skena
Jeteshkrimi: Violeta Manushi lindi me 6 mars 1926 ne Tirane. Ajo eshte nje nga ikonat e Teatrit Kombetar te Tiranes, aktive edhe pas 48 vjetesh! Aktore e madhe, qe ka shkelqyer njesoj si ne komedi (Ollga tek Zonja nga qyteti) ashtu edhe ne drame (Nica tek Gjenerali i ushtrise se vdekur). Numeron mbi 100 role ne teater dhe 16 ne kinema. Ne maj 2004 u rikthye me sukses ne skenen e Teatrit Kombetar, me tragjikomedine Streha e te harruarve. Ish-punetorja e tipografise, vetem 20 vjeēe u regjistrua ne shkollen e pare dramatike, te hapur prane Teatrit te Shtetit (sot TK), me 1946. U shqua menjehere per vertetesi, spontanitet e natyrshmeri te rralle, por edhe disipline e vullnet te hekurt. Ne dramen Oret e Kremlinit (1957) ajo luajti njeheresh tre role, duke shenuar keshtu nje rekord origjinal, ende ne fuqi. Me pas shkelqeu ne rolet protagoniste ne komedite Grate gazmore te Uindsorit (1959) dhe Morali i zonjes Dulska (1958). Nga dramaturgjia kombetare interpretoi me shume sukses Olimbine te Karnavalet e Korēes (1964), Zyhrane te Fytyra e dyte (1968), Nicen te Gjenerali i ushtrise se vdekur (1971), Ollgen te Zonja nga qyteti (1975) dhe teton te Pallati 176 (1985), duke u transformuar teresisht ne secilin prej tyre. Ka luajtur edhe ne 16 filma, qe nga Tana (1958) e deri tek Rrethimi i vogel (1989) dhe nje teledrame Gjenerali i ushtrise se vdekur (1976). Per rolin e teto Ollges tek Zonja nga qyteti fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977.
Filmografia Eja! - (1987) Rrethimi i vogel - (1986) Taulanti kerkon nje moter - (1984) Nje shoqe nga fshati - (1980) Pertej mureve te gurta - (1979) Zemrat qe nuk plaken - (1977) Zonja nga qyteti - (1976) Vitet e para - (1965) Debatik - (1961) Tana - (1958)
|
|
|
|