Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ka dy lloj femrash qe duhen evituar me cdo kusht: ne fillim, ato qe nuk ju duan , e pastaj, ato qe ju duan. Midis ketyre dy ekstremiteteve, ka me mijra femra terheqese, qe ne nuk dime t`i vleresojme.
--- Louys

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 91 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Emigracion :: Kėndvėshtrimi italian mbi emigrantėt shqiptarė nė Itali
Postuar nga: Albo

Emigracion “Plani italian pėr emigrantėt shqiptarė”

Giovanni Firera, konsull nderi pranė Presidentit tė Italisė, pėr marrėdhėniet me Shqipėrinė, rrėfehet nė njė intervistė pėr mediat vendase. Shpjegon si po ndihmohen tė burgosurit, viktimat e punės dhe tė gjithė emigrantėt shqiptarė nė Itali. Giovanni Firera, konsull nderi pranė Presidentit tė Italisė pėr marrėdhėniet me Shqipėrinė, shpjegon arsyet pėrse i ndihmon dhe i do shqiptarėt. Firera, njeriu i cili mund tė thuhet se ėshtė dashuruar vėrtet me shqiptarėt dhe Shqipėrinė, ėshtė njeriu qė ka kontribuar mė shumė nė njohjen dhe nė vlerėsimin e resurseve dhe vlerave qė ofrojnė shqiptarėt. Ai ėshtė njė njeri qė nė emėr tė autoriteteve tė shtetit italian punon pėr tė mbyllur mjaft probleme dhe pėr tė shkurtuar distancat mes autoriteteve dhe shtetit italian dhe emigrantėve shqiptarė, qė jetojnė e punojnė aty. Numri i lartė i tė burgosurve nė Itali, numri i lartė i emigrantėve, i tė vrarėve nė punė, por dhe shumė vlera tė shqiptarėve, konsiderohen si arsyet qė duhet tė afrojnė dy vendet.

Cili ėshtė imazhi aktual qė kanė italianėt dhe qė ekziston pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė nė Itali dhe nė Torino nė veēanti?

Mund t’ju them se puna e mirė e bėrė nė tėrė kėto vite nga shumė shqiptarė nė Itali dhe nga ne ka bėrė qė imazhi pėr shqiptarėt dhe pėr Shqipėrinė tė pėrmirėsohet ndjeshėm. Puna dhe dinjiteti kanė prodhuar tashmė njė rezultat mjaftė pozitiv, i cili po shėrben si njė element mjaft i mirė pėr tė pėrmirėsuar imazhin dhe klimėn nė pėrgjithėsi pėr shqiptarėt. Por, mė pėrpara nuk ka ekzistuar absolutisht njė imazh dhe njė opinion i mirė pėr shqiptarėt. Mendoni ēfarė mund tė ndodhė kur vijnė 50 mijė emigrantė shqiptarė pėrnjėherė nė njė rajon tė Italisė. Kjo ka ndodhur dikur edhe pėr vetė italianėt qė dihet qė kanė qenė njė popull emigrantėsh. Por Shqipėria dhe shqiptarėt nuk janė sot i vetmi problem pėr Italinė, kur dihet qė vendi ynė sot ėshtė njė portė qė pret refugjatė nga disa kontinente. Nė Itali jetohet mirė, ushqehesh mirė, i ke tė gjitha kushtet, e megjithatė ėshtė njė vend qė pa diskutim i ka shumė probleme, por jo pėr faj tė tė huajve. Por ajo qė duhet theksuar ėshtė fakti se sot nė Itali askush nuk i dhuron asgjė tjetrit. Ē’dua tė them. Nė Itali sot duhet punuar si nė ēdo vend tjetėr, demokracia ėshtė konsoliduar ndėr vite etj. Pikėrisht edhe unė nė punėn time si konsull nuk bėjė gjė tjetėr veē se ndihmojė kėtė zhvillim dhe kėtė avantazh. Po kėshtu, unė pėrpiqem qė tė bashkojė miqėsitė mes italianėve dhe shqiptarėve pėr tė favorizuar zhvillimin e vendit tuaj. Nė fillim kjo punė ishte shumė e vėshtirė, ku kujtoj pėr kėtė edhe punėn qė kanė bėrė mediat, pasi jam nga kjo fushė. Fillimisht edhe kolegėt e mi gazetarė italianė nuk kishin njė opinion tė mirė dhe nuk flisnin mirė as nė kronikat e tyre pėr kėtė vend. Por, kanė qenė shqiptarėt, qė me punėn dhe veprat e tyre demonstruan tė kundėrtėn. Nė kėtė kuadėr, edhe unė u pėrpoqa ta favorizoja kėtė proces, duke bėrė miqėsi me shumė shqiptarė, duke ndėrmarrė shumė iniciativa dhe duke bėrė mjaft aktivitete pėr shqiptarėt. Kjo edhe pėr njė arsye, pasi unė jam me origjinė siciliane, dhe sicilianėt si mentalitet dhe si karakter janė shumė afėr me shqiptarėt. Nisur nga kjo, unė arrija qė tė kuptoja mjaft mirė principet dhe vlerat njerėzore tė shqiptarėve. Nė kėtė mėnyrė, nisa qė ta ndihmojė fillimisht Shqipėrinė nėpėrmjet aksesit tim nė media. Mė pas, filluam qė tė krijonim raportet mes shqiptarėve dhe institucioneve tė shtetit tonė si prefekturat, kuesturat, komunat, gjykatat dhe deri tek institucionet politike dhe ato sociale. Unė mendova se zhvillimi social i Shqipėrisė do tė vinte edhe nėpėrmjet integrimit tė kėtyre njerėzve qė ishin nė Itali.

Si e trajtojnė imazhin e shqiptarėve mediat italiane? A ekziston akoma opinioni negativ pėr tė gjithė shqiptarėt?

Duhet bėrė njė diferencim ndėrmjet rajoneve tė ndryshme tė Italisė pėr tė kuptuar kėtė qė kėrkoni ju. Por, unė dua qė t’i referohem rajonit ku unė jetojė, Piemontes, nė tė cilin sot Shqipėria dhe shqiptarėt janė tė mirėpritur dhe tė dashur nga italianėt. Unė udhėtojė falė detyrės qė kam me shumė prefektė, kuestorė, gjykatės, tė cilėt janė njerėz qė kanė raporte direkte me cilindo, dhe mund tė them se opinioni i tyre pėr shqiptarėt nė Piemonte ėshtė shumė pozitiv. Mund t’iu kujtojė se vetėm nė shkurt tė kėtij viti, institucionet e shtetit italian nė Piemonte hapėn portat e tyre pėr tė pranuar dhe pėr tė regjistruar si qytetarė tė denjė mbi 200 shqiptarė. Unė mundėsova qė tė shkonim nė vizita zyrtare te prefekti me kėta shqiptarė, te kuestori, te kryetari i bashkisė dhe te drejtori i universitetit tė Ekonomisė nė Torino. Kurse, pėr sa i pėrket keqbėrėsve, ata nuk janė vetėm shqiptarė. Ata mund t’i pėrkasin ēdo lloj kombėsie, pasi keqbėrėsit nuk kanė as komb dhe as flamur. Por, unė dua tė flas mė tepėr pėr lidhjet, ku tani pėr mė tepėr kemi edhe njė linjė ajrore mes Shqipėrisė dhe rajonit tė Piemontes nė Itali, nėpėrmjet njė kompanie ajrore shqiptare.
Ky mund tė konsiderohet edhe si njė tjetėr sukses pėr qytetarėt shqiptarė qė duan tė shkojnė nė vendin e tyre, por edhe sidomos pėr investitorėt italianė dhe ata shqiptarė qė duan tė shkėmbejnė eksperienca dhe kanė gjetur urėn ideale pėr t’u lidhur.

Si e shikoni ēėshtjen e vizave mes Shqipėrisė dhe Italisė? A mendoni se duhen lehtėsuar shumė burokraci qė pengojnė lėvizjen e lirė?

Pėr italianėt tashmė ka shumė lehtėsira, ku njėra ėshtė udhėtimi drejt Shqipėrisė vetėm me kartėn e identitetit pa nevojėn e pasaportės. Kurse, pėr sa i pėrket lėvizjes sė shqiptarėve nė drejtim tė Italisė, mendoj se nė fillim duhet tė jetė vendi juaj dhe qeveria shqiptare qė duhet tė kėrkojnė mė shumė dhe tė plotėsojnė sa mė shumė standarde tė vendosura nga BE-ja.

Ēfarė mendoni nė lidhje kujdesin qė qeveria italiane dhe ajo shqiptare duhet tė tregojnė pėr pensionet e emigrantėve?

Ėshtė e njėjta gjė qė ka ndodhur dikur edhe me italianėt kur shkonin emigrantė. Gjithsecili nga ne, dhe sidomos historia, duhet tė na mėsojė respektin pėr tė huajt. Pėr kėtė ēėshtje, kam zhvilluar bisedime edhe me palėn shqiptare pėr sa u pėrket sigurimeve shoqėrore. Duhet qė punėtorėve, dhe tė gjithė emigrantėve shqiptarė jashtė vendit dhe sidomos atyre nė Itali, t’u krijohet reciprociteti dhe e drejta pėr tė pėrfituar pension. Kėta njerėz qė jetojnė nė shumė vėshtirėsi kur janė jashtė vendit duhet tė paktėn tė kenė tė drejtėn e pėrfitimit tė mundit tė tyre nėpėrmjet pagesė sė kontributeve tė pensionit. Nė Itali kėta individė paguajnė kontributet shoqėrore pėr tė pasur njė pension nesėr, dhe shteti italian ėshtė i detyruar t’ua njohė ato. Mendoj se e njėjta gjė duhet tė ndodhė pėr ta edhe nė Shqipėri.

Nė Itali ka sot shumė shqiptarė tė dėnuar nė burgjet tuaja. Cilėt janė raportet qė keni me ta dhe ēfarė po bėni pėr tė lehtėsuar disi dėnimet e kėtyre njerėzve?

Mund t’ju them se pėr mua ėshtė dhe njė arsye personale pėr t’u marrė pikėrisht me kėta njerėz, qė janė vėrtet shumė. Unė mundohem qė atyre t’u ēojė vėmendjen e autoriteteve dhe institucioneve italiane. Por, unė duhet tė jem afėr tyre, pavarėsisht nga ajo qė kanė bėrė, pasi nuk duhet tė mendohet se kush gabon duhet tė hidhet nė det. Vetėm nė burgun e Torinos kam takuar dhe vizitojė shpesh rreth 120 tė burgosur shqiptarė. Ka qytetarė shqiptarė tė burgosur qė do tė dalin nga burgu nė 2030, pra pas rreth 23 vjetėsh. Ose shqiptarė tė tjerė qė janė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm. Ka edhe njė shqiptar qė do tė dalė nga burgu i Torinos mė 19 korrik, dhe kėtė shqiptarė e kam bėrė mik dhe e kam ftuar pėr njė darkė ditėn qė do tė lėrė qelinė. E takova gjatė njė spektakli teatral nė burgun ku ai vuante dėnimin dhe qė aty u bėmė miq. Me anė tė kėsaj u mundova qė tė tregojė se institucionet e njė shteti duhet qė tė qėndrojnė afėr qytetarėve, veēanėrisht afėr atyre qė vuajnė njė dėnim.
Mua do tė mė pėlqente qė edhe konsujt e tjerė tė bėnin tė njėjtin veprim, por mbase ėshtė me tė ndjerė. Sensibiliteti dhe ndjeshmėria sociale dhe personale nuk janė njė gjė qė mund t’u mėsohen kollaj tė tjerėve, pasi ėshtė njė ndjenjė qė vjen spontanisht dhe jetohet. Po kėshtu, brenda burgut tė Torinos do tė organizojė edhe njė ndeshje futbolli, nė gusht, ku do tė luajnė tė dėnuarit shqiptarė me tė dėnuarit e tjerė. Kėtė ndeshje do tė vijnė pėr ta arbitruar dhe pėr tė qenė bashkė me tė burgosurit edhe dy lojtarė, njėri i Juventusit dhe tjetri i Torinos, Klaudio Sale dhe Bepe Furino. Kėto janė disa nisma, tė cilat mund tė bėjnė dhe do tė bėjnė krenarė tė dėnuarit shqiptarė. Ata ma kanė thėnė kėtė edhe kur kam nisur qė tė sjell nė Tiranė letra tė ndryshme nga tė dėnuarit qė vuajnė dėnimin atje. Kam sjellė kėsaj here letrėn e njė tė dėnuari, qė duhet tė heqė njė dėnim prej 15 vjetėsh nė Itali dhe ai mė tha qė t’i takoja familjarėt dhe t’u flisja atyre pėr tė. Nė kėtė mėnyrė do tė mundohem qė t’u shpreh familjarėve tė kėtij tė dėnuari se njė konsull italian ėshtė afėr tyre nė kėto momente dhe nga ana tjetėr kujdeset pėr tė afėrmin e tyre qė po vuan njė dėnim. Kjo, nė njė farė mėnyre, ėshtė dhe njėra prej detyrave qė unė kam.

Si janė kushtet e punės pėr emigrantėt shqiptarė qė punojnė nė Itali?

Kjo ėshtė njė ēėshtje mjaftė e mprehtė. Pėr kėtė unė kam shumė argumente qė mendoj se duhet tė konsumohen nė njė tjetėr intervistė. Pikėrisht pėr kėtė ēėshtje, unė jam takuar dy ditė mė parė me zėvendėsministrin shqiptar tė Punės, Kastriot Sulko, me tė cilin kam diskutuar pėr kėto tema. Aktualisht mund t’iu them se jam duke organizuar njė takim tė veēantė nė Torino, ku do tė diskutohet mbi punėn e emigrantėve dhe kushtet e saj. Mbi kėtė tezė, unė do tė pėrpiqem qė tė hap temėn e tė vdekurve gjatė punės, ose “vdekjen e bardhė”. Mund t’iu them se ka shumė raste tė tilla, ku vdesin shumė nėpėr kantieret e punės, si pasojė e mungesės sė masave tė sigurisė dhe pjesa mė e madhe e tyre janė emigrantė shqiptarė dhe rumun. Pėr kėtė ēėshtje kam ngritur zėrin kohėt e fundit, dhe kam biseduar dhe me Presidentin tonė tė Republikės, Napoletano, pėr tė rritur kujdesin dhe nivelin e masave tė sigurisė nėpėr kėto kantiere. Ėshtė e vėrtetė qė nė sajė tė punės sė emigrantėve po ndėrtojmė Italinė, por nuk kemi pse ta ndėrtojmė mbi trupin e tė vdekurve. Prandaj jam duke e pėrgatitur kėtė takim dhe deri tani kam marrė “okein” e qeverisė italiane, nga autoritetet e komunės sė Torinos, nga drejtori i Pėrgjithshėm i Sigurisė sė Punės pėr rajonin e Piemontes, si dhe nga autoritetet e qeverisė shqiptare dhe tė Ministrisė tuaj tė Punės. Kam takuar pėr kėtė ēėshtje shumė shqiptarė nė tė gjitha anėt e Italisė dhe mė kanė inkurajuar.


Kortezi e "Koha Jone"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.