Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Amerika tė jep njė thele dhe tė merr njė pelė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 161 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Histori :: Historia shqiptare ne fokusin e te huajve
Postuar nga: Albo

Histori Studiuesi i arkivave tė historisė, italiani Eugeni Buccioli, ka botuar kohėt e fundit albumin e ilustruar me fotografi "Shqipėria, fronti i harruar i luftės sė madhe"

Historia e Shqipėrisė nė fokusin e studiuesėve tė huaj
Parathėnia e kėtij albumi ėshtė bėrė nga studiuesi i njohur i Universitetit tė Venecias, Francesco Leoncini, dhe nė 153 faqet e tij pasqyrohet historia e Shqipėrisė dhe roli i saj nė vorbullėn e Luftės sė Parė Botėrore. Pjesėn mė tė madhe tė albumit e zėnė fotot qė publikohen pėr herė tė parė, tė cilat janė marrė nga arkivat e Vjenės, Pragės, tė Universitetit tė Kembrixhit, si dhe nga shumė arkiva private tė autorėve tė njohur


Dashnor Kaloēi

Historia e popullit shqiptar e fokusuar qė nga kohėt mė tė lashta e deri nė ditėt e sotme, vazhdimisht ka ngjallur dhe vazhdon tė ngjallė ende interesin e shumė studiuesėve, historianėve, publicistėve dhe albanologėve tė huaj, tė cilėt herė pas here kanė botuar libra voluminoze me studime me mjaft vlera duke pasqyruar me vėrtetėsi tė kaluarėn e Kombit shqiptar dhe rolin qė ai ka luajtur nė zhvillimet Ballkanike dhe Europiane, si nė planin politik ashtu dhe atė historik.

Njė nga botimet e fundit tė studiuesėve tė huaj pėr Shqipėrinė, ėshtė dhe Albumi i ilustruar qė titullohet "Albania fronte dimenticato grande guerra", (Shqipėria fronti i harruar i luftės sė madhe) i autorit italian Eugenio Buccioli, i cili ka pak kohė qė ka parė dritėn e botimit. Ky album ėshtė njė botim lukzoz i edicionit "Historia nė dimensionin e ri" dhe pėrbėhet nga gjashtė kapituj (bashku me fotot e ndryshme qė zėnė pjesėn kryesore tė Albumit, arrijnė nė 153 faqe) pėr tė cilat ėshtė pėrdorur njė bibliografi e gjerė si nė materialin e shkruar ashtu dhe nė atė fotografik. Pėr mbledhjen e fotove tė albumit janė shfrytėzuar arkivat e Vjenės, (Dr. Wladimir Aichelburg) tė Pragės, (Ing. Ladislav Hofbauer) tė Universitetit tė Gazetarisė tė Kembrixhit (Storia del mondo moderno. Vol. XII) si dhe disa arkiva private si ai i Dr. Maurizio Lucheschi, sig. Luigi Princivalli, sig Domenico Serafin etj. Parathėnien e kėtij albumi e ka shkruar studiuesi i njohur Francesko Leoncini qė aktualisht ėshtė pedagog nė Universitetin e Venecias.

Kush ėshtė autori i Albumit

Eugenio Buccioli, i cili ėshtė autori i Albumit "Shqipėria fronti i harruar i luftės sė madhe", ka lindur nė Piavone Diaderso tė Italisė nė vitin 1930 dhe ai ka jetuar pėr njė kohė tė gjatė nė kryeqytetin austriak, Vjenė. Buccioli ėshtė njė hulumtues dhe kultivues i kėrkimeve historike shumė i njohur jo vetėm nė hapėsirėn e apenineve por dhe nė Europė. Ai ka punuar pėr njė kohė tė gjatė pranė arkivave historike tė Italisė, Austrisė, Hungarisė etj, ku ka mbledhur tė dhėnė dhe lajme mbi bashkėatdhetarėt e tij italianė tė cilėt u rekrutuan forcėrisht nė ushtrinė Imperiale (Perandorake) tė Austro-Hungarisė, duke i pėrpunuar ato nė njė formė narrative dhe mė pas i ka botuar nė shtatė libra me tregime. Pėrveē tė tjerash studiuesi i arkivave historike Eugenio Buccioli ka botuar dhe albumet "Venecia nė objektivat Austro-Hungareze", Ballė pėr ballė fotot italiane dhe hungareze", Nga Moldavia nė Piave", "Legjionet ēekosllavake tė luftės sė madhe", etj. Nė parathėnien e albumit e cila ėshtė shkruar nga studiuesi i njohur i Universitetit tė Venecias, Francesko Leoncini, jepet njė pasqyrė njohėse mbi Shqipėrinė e cila ka qenė pjesė e Luftės sė Parė Botėrore, nė pozitėn gjeostrategjike qė u gjend ndėrmjet Balltikut nė Adriatik dhe Egje. Ndėrmjet tė tjerash nė atė parathėnie, autori shprehet: "Shqipėria ka qenė dhe ėshtė pjesė e Europės Qėndrore dhe nisuar nga ky fakt, punėt e saja e nė veēanti ato qė janė konstrukturuar nė kėtė volum (Album) me bollėk dokumentacioni fotografik, janė rishqyrtuar pikėrisht nėn kėtė dimension tė ri qė bashkon Veriun e Jugun e asaj qė mund tė quhet Europa e tretė"..


Shqipėria nė Luftėn e Parė Botėrore

Nė gjashtė kapitujt qė pėrbėjnė kėtė album, tė cilat janė pėrgatitur nėn kujdesin e Mariano Rosit, kryesisht jepet njė pasqyrė e ngjarjeve ku u ndodh Shqipėria nė Luftėn e Parė Botėrore dhe rolin qė ajo luajti duke qenė si pjesė pėrbėrse e skakierės ku u zhvillua ajo luftė. Kapitullin e parė tė albumit, autori Buccioli e ka filluar me njė thėnie tė shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare, e cila ėshtė marrė nga libri i tij "Daullet e Shiut" ku thuhet: "Mendoj qė allahu duhet tė ketė qenė shumė i zemėruar kur krijoi atė vend". Mė pas nė atė kapitullin nė mes tė tjerash jepen disa tė dhėna mbi origjinėn e shqiptarėve. Lidhur me kėtė autori Buccioli shprehet: "Shqiptarėt quhen me kėtė emėr nė shtėpinė e tyre", dhe mė pas ai i bėn njė jehonė luftrave tė Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, duke thėnė se ai luftoi pėr 24 vjet nė krye tė shqiptarėve, kundėr 200 mijė trupave turke tė njėjtit sulltan. Nė kapitullin e dytė tė albumit autori ndalet gjerėsisht duke dhėnė informacione tė bollėshme mbi Kongresin e Berlinit dhe Luftrat Ballkanike e marėveshjet qė u bėnė nė atė kohė nė mes Rusisė, Turqisė, Austrisė dhe shteteve tė tjera Europiane. Nė mes tė tjerash nė atė kapitull autori shprehet: "Nė kėrkim tė origjinės tė Shpirtit Kombėtar Shqiptar, arrihen nė qėndrime apo shfaqjet e para nė Luftėn Roso-Turke tė vitit 1877 dhe ndarja e Kongresit tė Berlinit njė vit mė pas". Duke paraqitur rrjedhojat qė erdhėn pas Kongresit tė Berlinit, autori shprehet se Shqipėria mbeti njė provincė turke, jo pa e vuajtur copėtimin e saj territorial nė favor tė Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė e cila mori apo aneksoi njė pjesė tė Epirit qė ishte territor autokton shqiptar. Po aty autori ndalet nė Lidhjen e Prizrenit qė u mbajt nė vitin 1878 duke thėnė: "Aty u vendos pėr tė mbrojtur me armė integritetin toksor tė dhunuar nė Berlin dhe pas kėtij vendimi, kryengritėsit shqiptarė zėvendėsuan forcat otomane qė u tėrhoqėn nga territoret e nėshtruara. Kundėr vėllnetarėve shqiptarė tė Veriut, Turqia dėrgoi 30 mijė trupa qė tė thyenin Lidhjen e Prizėrenit dhe pas kėsaj ekspedite, krerėt e Lidhjes, u vranė apo u internuan dhe princi mė me peshė e ndikim tė madh tek shqiptarėt, Preng Bibė Doda u muarr peng". Pas kėsaj analize, autori i bėn njė pasqyrim ngjarjeve tė mėvonėshme duke u shprehur: "Pas pesė vjetėsh nga Lidhja shqiptare e Prizėrenit, fiset e Hotit, Kastratit e Shkrelit, u mblodhėn nė njė Lidhje tė re me qėllim pėr tė rivendikuar territoret shqiptare qė iu dorzuan Malit tė Zi. Manifestimet nacionaliste shqiptare u zhvilluan edhe nė sfondin e Luftės Ruso-Turke tė vitit 1897 dhe tė revolucionit tė xhonturqėve tė 1908. Pėr fat tė mirė tė shqiptarėve, pjestimi apo coptimi i territoreve tė tyre, binte ndesh me interesat e Austro-Hungarisė, qė tė dyja tė vendosura pėr zgjidhjen e Pavarsisė sė Shqipėrisė, kundėr planeve aneksioniste tė vėndeve fqinje tė cilėt pėr njė kohė tė gjatė kishin ushtruar ndikimin e tyre nė kėtė vėnd. Italia nėpėrmjet shkėmbimeve tregtare dhe Austro-Hungaria duke mbėshtetur me financime tė mėdha praninė e Kishės Katolike veēanėrisht nė provincat e Veriut tė Shqipėrisė". Mė pas nė atė kapitull flitet pėr fillimin e luftrave Ballkanike dhe synimet e fqinjėve si Greqi, Mal i Zi, Serbi e Bullgari, si dhe qėndrimet qė mbajtėn asokohe shtetet e ndryshme tė Ballkanit. Po ashtu aty jepet njė pasqyrė e ngjarjeve nė tė cilat u ndodh Shqipėria pas Shpalljes sė Pavarsisė dhe ardhjes sė Princ Vidit dhe zhvillimet politike qė ndodhėn gjatė asaj kohe.


Tragjedia e serbėve nė Shqipėri

Nė kapitullin e tretė tė albumit, autori i ka kushtur njė vėnd kryesor atė ēka ju ndodhi serbėve kur ata u mundėn nga austriaklėt dhe nė tentativė pėr tu shpėtuar atyre kaluan nėpėr malet shqiptare pėr tė dalė nė bregdetin Adriatik. Lidhur me luftėn e austriakėve me serbėt, autori Buccioli shprehet: "Tėrheqja e serbėve nėpėr Shqipėri konsiderohet si njė nga ngjarjet mė tragjike tė luftės sė madhe. Tė sulmuar nė fillimin e tetorit tė vitit 1915, nė veri nga austro-gjermanėt dhe nė lindje nga bullgarėt qė donin tė pengonin bashkimin me franko-anglezėt tė dislokuar nė luginėn e Vardarit, serbėt qenė tė shtėrnguar tė sprapseshin drejt perėndimit, tė mbėshtetur nga malazezėt. Para serbėve marshonin austro-hungarezėt e zėnė rob nė fazėn e parė tė luftės ku sipas burimeve italiane, ishin rreth 70 mijė vetė, tė cilėt tė ekspozuar ndaj ashpėrisve tė stinės sė ftohtė, tė paushqyer dhe tė goditur nga sėmundja e tifos, gjatė rrugės sė tėrheqjes ata ranė nė prehrin e vdekjes dhe vetėm 27 mijė e pėrfunduan kalvarin e tyre nė Shqipėri. Bashkė me ata ishte dhe oficeri ēek Rudolf Prohaska i cili nė kujtimet e tija tė botuara nė vitin 1928 nė Pragė, ka shkruar: "Gjatė atij udhėtimi raskapitės nga akulli, ngrica dhe uria, ne marshonim tė lodhur nėpėrmjet tė papriturave tė pyjeve. Pėr tė mposhtur urinė, ne detyroheshim tė shkėmbenim rrobat e trupit dhe bataniet qė kishim me vete, me ushqimin qė merrnim nė fshatrat shqiptare, si mish qingji apo patate." Shqiptarėt i dukeshin Prohaskės "tė paisur me njė instikt tė paepur pėr lirinė, por tė privuar nga sensi i disiplinės, nė rebelime tė pėrgjakshėme e tė vazhdueshme me autoritetet e veta, tė papregatitura pėr ēdo shkėndijė pranimi tė shtetit dhe tė ndarė nė klane (fise) pėrjetėsisht rivalizuese". Ata preferonin tė merreshin vesh me robėrit hungarezė, mė tepėr se me serbėt, qė i shihnin nė mėnyrė armiqėsore. Jo tė gjithė i rezistonin mundimeve mbi shtigjet me dėborė tė malsisė. Kush binte i raskapitur, vdiste pa asnjė mundėsi ndihme. Mė nė fund serbėt hodhėn nė lumin Drin gjithė atė ēka i pengonte pėr ecjen; kamionė, topa deri dhe automobilin e Mbretit Pjetėr".


Vlerėsimet e tė huajve

Nė kapitullin e katėrt tė albumit pasqyrohet Shqipėria e periudhės 1913-1918 e okupuar nga fuqitė e huaja dhe referencat janė marrė nga libri "Historia e administratės austro-hungareze nė Shqipėri (1916-1918) " i autorit gjerman Helmut Shvanke. Midis tė tjerash nė atė kapitull autori shprehet: "E bėrė e pavarur njė vit pėrpara shpėrthimit tė luftės sė madhe, Shqipėria u kthye pėr tė qenė gjatė konfliktit ashtu siē kishte qenė nė shekuj, e okupuar nė dy tė tretat prej austro-hungarezėve dhe nė pjesėn tjetėr prej italianėve dhe francezėve". Po ashtu nė atė kapitull jepen dhe vlerėsimet e shumė politikanėve tė huaj tė cilėt janė pasqyruar nė botime tė ndryshme si ai nė "Les peuples libres" (Lossana Prill 1918) ku thuhet : "Duket se njė fakt tė jetė sot i fituar nė histori dhe kjo ėshtė se kombi shqiptar ėshtė zgjuar dhe duhet tė dijė me ēmimin e sakrificave mė tė mėdha tė rimarrė vendin pėr tė cilin ka njė tė drejtė tė pakontestueshme mes popujve tė gadishullit Ballkanik". Nė pjesėn e gjashtė qė ėshtė dhe kapitulli i fundit, jepen dėshmi tė ushtarėve triestinė nga fronti serbo-shqiptar (si territor) duke i pasqyruar ato me faksimile autentike nga letra dhe kartolina tė dėrguara prej tyre familjeve. Pėrveē materialit tė pasur burimor historik i cili ėshtė marrė nga arkivat mė tė pasura europiane, ajo qė e bėnė mė interesant kėtė album, janė fotografitė e shumta tė botuara tė cilat janė njė dėshmi e gjallė e historisė sė popullit shqiptar qė flasin mė shumė se ēdo gjė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.