Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Morali eshte shpesh pasaporta e shpifjes.
--- Bonaparte

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 131 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: Gumball 3000, pėr herė tė parė edhe nė Shqipėri
Postuar nga: Albo

Lajme Berisha njė xhiro me “Gumball” te “Nėnė Tereza”

Makinat VIP “pushtojnė” Shqipėrinė

Ēmendet Tirana! “Lamborghini”, “Rolls-Royce”, “Ferrari”, “Bugatti”, “Fiat”, “Land Rover”, “Porsche” e deri te “London Taxi” pushtojnė Tiranėn.



Nė orėt e vona tė mbrėmjes, nė sheshin “Nėnė Tereza”, aty ku shqiptarėt kishin zaptuar ēdo cep, pėr herė tė parė mbėrritėn makinat luksoze VIP tė “Rrally Gumball 3000”. Tė apasionuarit e makinave, atyre makinave qė vetėm nė televizor janė parė, dje patėn mundėsinė t’i shihnin nga afėr, t’i fotografonin, e pse jo ata mė fatlumėt, qė mundnin t’ju kalonin shkarazi policėve, mundėn tė bėnin ndonjė foto pranė tyre. Mijėra njerėz, tė vendosur nga tė dyja anėt e bulevardit, duke nisur qė nga “Hotel Rogner Europark”, e deri te sheshi ku parkoheshin makinat luksoze, kishin orė qė prisnin tė shihnin “Gumball”. Njė koncert me kėrcimtarė tė vegjėl dhe po kėngėtarė tė vegjėl mbushnin orėt, derisa mbėrrin e para makinė, diku rreth orės 21:15 minuta. Drithėrima, fėrshėllima dhe kėnga “Tundu Bejke” e kėnduar nga Irini Qirjako nė sfond, shoqėronin xhiron e makinės sė parė, njė “BMV” e bardhė me tė kuqe, e cila drejtohej nga njė avokat lituanez. Rreth 15 minuta mė vonė njė “Lamborghini” e zezė, mandej njė “Porsche” e verdhė e tė tjerat me radhė. Euforia shqiptare shtohej edhe mė shumė, kur rrethi pėrshkohej nga ēdo makinė e re, qė kalonte hyrjen pėr nė shesh. Aq mė tepėr kur nga njė “Lamborghini” zbret stari i MTV, Xzibit (Pimp my ride). I veshur me tė bardha dhe varset e gjata e tė mėdha, tė cilat i mban gjithmonė, Xzibit i afrohen publikut, i cili ishte gati tė kalonte edhe hekurat qė rrethonin vendparkimin. Diku pas rreth njė orė, kur nė shesh kishim zėnė vend rreth shtatė makina luksoze VIP, mbėrrin kryeministri Sali Berisha, i shoqėruar nga ministri i Kulturės, Ylli Pango dhe kėshilltari Besnik Aliaj e pak minuta mė vonė vjen aty dhe bashkėshortja e tij, Liri Berisha e shoqėruar nga Edith Harxhi. Berisha takon Xzibit dhe tė ardhurit e tjerė hipėn nė njė “Porsche” tė zi, shoqėruar nga shoferi anglez dhe bėn njė xhiro rreth sheshit. Pas kėsaj shėtitje, Berisha largohet duke lėnė ministrin Pango nė rolin e tė zotit tė shtėpisė, pėr tė pritur ēdo personalitet qė shkel nė Tiranė. Deri nė orėn 23:20 nė Tiranė mbėrrijnė mė se 50 makina luksoze, njėra mė e mirė se tjetra, por mes tyre mund tė shihje dhe “BMV” tė thjeshta, ato qė shpesh gjen nė rrugėt e kryeqytetit. Megjithatė jo pak jehonė pati kjo gara “Gumball 3000”, e cila kėtė vit shėnon tė 9-ėn edicion. Itinerari i garės ka filluar me nisjen nga Londra dhe pėrshkon Evropėn, duke ndaluar nė mėnyre tė veēantė nė Amsterdam, Frankfurt, Stamboll, Selanik, Athinė, Tiranė, Dubrovnik, Bratislave, Berlin pėr tė pėrfunduar pėrsėri nė Londėr. Pas hyrjes sė djeshme nė pikėn kufitare tė Qafė Thanės, vargani i gjatė i makinave, tė shoqėruar nga forca tė ndryshme policore, ka tėrhequr vėmendjen e jo pak shqiptarėve. Udhėtimi i tyre deri nė kryeqytet ka kaluar nė Elbasan, Rrogozhinė, Durrės, e mandej ėshtė ndalur nė sheshin “Nėnė Tereza” nė njė atmosferė krejtėsisht festive. Pas mbėrritjes sė makinės sė fundit, njė Ferrari e kuqe, nė sheshin “Nėnė Tereza” tė gjithė tė ardhurit janė akomoduar nė hotel “Sheraton”. Mandej kryeministri Berisha ka bėrė njė pritje ceremoniale nė Pallatin e Brigadave, ku ėshtė shtruar dhe darka pėr pjesėmarrėsit nė “Rally Gumball”. Ndėrkaq, pritet qė mėngjesin e sotėm, makinat luksoze ta lėnė Tiranėn nė drejtim tė pikės kufitare tė Murriqanit, duke lėnė pas jehonėn dhe gjullurdinė shqiptare.


Disa pjesėmarrės

Xzibit (star i MTV, ‘Pimp my ride’),
Haydan Christensen (aktor i Star Wars dhe Lord of the Ring),
Mike Figgis (regjisor filmash, Palma e Artė),
Danny Dyer (aktor kryesor ne ‘The Business’, ‘Severance’, ‘Out Law’),
Caprice (supermodel),
Tammer Hassan (prezantues nė TV),
Jan Paul Bednarz (drejtues TV),
Tom Conran (dizajner me famė ndėrkombėtare), etj.


Kortezi e Panorama




Gumball 3000 ne Shqiperi

Njė nga turet me prestigjoze te makinave luksoze dhe rally ne bote GUMBALL 3000, qe niset cdo vit nga Londra ne destinacione te ndryshme te Europes dhe Botes, ka shprehur deshiren qe te pėrfshije ketė vit ne turin e saj edhe Shqipėrinė. Sivjet kane konfirmuar deri me tani pjesėmarrjen ne gare emra te famshem si Robin Williams, Pamela Anderson, Exibit, Paul Allen (bashkėthemelues i kompanisė Microsoft, dhe njeriu i 5-te me i pasur ne SHBA), etj.

Zyra e shtypit prane Ministrise se Integrimit, njoftoi se gjate disa muajve rresht pėrfaqėsuesit e kėsaj gare VIP kane qene ne kontakt te vazhduar me stafin e Kryeministrit Berisha dhe kane vizituar 2 here Shqipėrinė pėr te diskutuar ne praktike ceshtjet organizative.

Javėn qe kaloi Kryeministrin Berisha dhe Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinise dhe Sporteve Z. Ylli Pango, priten organizatoret e kėsaj gare dhe konfirmuan mbėshtetjen e plote te Qeverise Shqiptare pėr organizimin me sukses te kėtij evenimenti ne Shqipėri ne datat 02-03 Maj 2007.

Gara Gumball 3000 do te zhvillohet sivjet pėr te 9-ten here ne datat 29 Prill – 05 maj 2007. Itinerari fillon me nisjen nga Londra dhe pėrshkon Evropėn, duke ndaluar ne mėnyre te veēante ne Amsterdam, Frankfurt, Stamboll, Selanik, Athine, Tirane, Dubrovnik, Bratislave, Berlin pėr te pėrfunduar pėrsėri ne Londėr.

Ne Shqipėri gara do te hyje ne piken kufitare te Qafe Thanės, dhe do te kaloje ne qytetet e Elbasanit, Rrogozhinės, Durrėsit, per te pėrfunduar rreth orės 17.00 - 20.00 te datės 02 maj 2007 ne sheshin Nene Tereza ne njė atmosfere krejtėsisht festive.

Pas akomodimit ne hotel Sheraton, pjesėmarrėsit do te jene te ftuar te Kryeministrit Berisha ne njė pritje ne pallatin e Brigadave. Ne datėn 03 maj 2007 ora 08.00 e mėngjesit gara do te vijoje me nisjen nga Sheshi Nene Tereza, drejt Shkodres, ku pėrmes pikės kufitare te Murriqanit do te vijoje drejt Dubrovnikut.

Organizatoret kane testuar itinerarin e turit qe do te kryhet ne territorin shqiptar dhe ndihen mjaft entuziaste pėr angazhimin autoriteteve Shqiptare. Ky aktivitet do te shėrbeje si mėnyra me e mire pėr te lancuar sezonin e ri turistik veror, pa folur pėr impaktin e madh qe ka prezenca e kesaj gare dhe personave VIP, pėr imazhin pozitiv te Shqipėrisė. Gara shoqėrohet nga njė sere mediash nderkombetare perfshi: CNN, Financial Times, Channel 4, Vogue, Rolling Stone, Glamour, Maxim & Vanity Fair, Esquire, GQ, etj, dhe pasqyrohet ne mijra te tjera ne bote.

Gara ka mbi 3,000 klube fansash me 1.3 milionė anėtare, me njė audience ne rritje prej te paktėn 100 milion shikues ne mbare boten. Mbi 10,200 revista dhe gazeta ne mbare boten kane shkruar pėr garėn, nga te cilat 3,000 vetėm 2 vitet e fundit. Siti i saj (www.gumball3000.com) deri me sot ėshtė vizituar nga 4.5 milion pėrdorues te cilėt kane shkarkuar mbi 47 milion imazhe. Pėr garėn janė prodhuar mbi 3,000 filma dhe dokumentare televizive te cilėt janė shpėrndarė ne 171 vende te botes. Vetėm vlera e brand-it te garės ne burse shkon rreth 160 milion US $.

Ne shume raste mbi 0.5 milion kureshtare vizitojnė makinat e parkuara dhe VIP-at pėrgjatė ndalesave te garės. Gjate viteve te kaluara organizatoret kane bashkėpunuar ngushte me autoritetet vendase si: Mbreti Muhamed i Marokut, kryetari i Bashkise se San Franciskos (Willie Brown), i Parisit (Bertrand Delanoe), i Londres (Ken Livingstone), etj. Gara i angazhon personalitetet pjesėmarrėse edhe ne aktivitete bamirėsie, pėrfshi ndihmėn pėr Kryqin e Kuq, fushatat kundėr SIDA-s, etj.

Pjesėmarrėsit ne gare vijnė nga gjithė bota, dhe ngasin makina nga me te kushtueshmet dhe me te ēuditshmet, nga Ferrari dhe Lamborghini deri tek London Taxi, etj. Shumica e pjesėmarrėsve janė njerėz tė shquar nga bota e artit, kulturės, kinematografisė, modės, muzikės, sportit, biznesit, politikes, etj, si: ish-kampioni i F1 Damon Hill, anėtare te familjeve mbretėrore, fituesi i ēmimit Oscar Adrien Brody (The Pianist), Kate Moss, Paris Hilton, Johnny Knoxville, stari i hip-hopit 50 Cents, dhe mjaft te tjerė ku pėrfshihen 48 individė nga gjithė bota te listuar vitin e fundit nga “Furtune 500”.

Prezenca e kėtij evenimenti ne Shqipėri, dėshmon edhe njė here pėr imazhin ne rritje te vendit ne planin global. Ajo ėshtė indikator rritjeje pėr stabilitetin politik dhe social si pasoje e pėrmirėsimeve te ndjeshme ne ekonomi, infrastrukture dhe potencialeve turistike gjithnjė e me atraktive, te cilat ēdo vit e me shume po rikthejnė pėrsėri normalitetin dhe zhvillimin ne ketė vend.

Itinerari i 2007-es: http://www.gumball3000.com/rally/route


Per me shume informacion, vizitoni Forumin Shqiptar


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.